Feeds:
Posts
Comments

Një temë ndoshta me interes për t’u debatuar këtu më vete: cilat do të ishin pasojat e gjithanshme të një bashkimi të mundshëm të trojeve shqiptare në Ballkan?

A do të kishte ky bashkim ndonjë impakt në institucionet e shtetit?

A do prisheshin gjë baraspeshat fetare dhe kulturore, që e mbajnë në këmbë Shqipërinë sot?

Çfarë do ta bindte Europën që ta njihte këtë shtet të madh, të varfër, të prapambetur dhe të sëmurë, në një zonë tradicionalisht burim konflikti, si Ballkani?

A do të rrezikonte ky bashkim baraspeshat mes gegëve dhe toskëve në demografi dhe në kulturën e shtetit të ri?

Continue Reading »

BASHKOHU SHOKË

Një koleg, në debatin për çështjen e bashkimit kombëtar, më kujtoi se, sipas sondazheve të fundit, ka një shumicë dërrmuese qytetarësh shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, që janë në favor të bashkimit.

Ndërkohë, një artikull i Muhamer Pajazitit në gazetën Shqip, më kujtoi se qytetarët shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, madje edhe në Maqedoni (mbi 95%), janë në favor të integrimit në Bashkimin Europian, ose të një bashkimi të një lloji tjetër.

Në vështrim të parë duket sikur shqiptarët, për nga natyra, janë krejt të apasionuar pas idesë së bashkimit ose të zgjerimit, e cila duhet kuptuar – besoj unë – si një shprehje e turbullt e dëshirës për të shpëtuar nga zgjedha e pushtetarëve që kanë tani mbi krye.

Continue Reading »

PASTRIM APO PASURIM?

Vitet e fundit, duket sikur interesi për çështje të gjuhës shqipe është gjallëruar, po të gjykosh nga reagimet dhe komentet e lexuesve në mediat dhe forumet e debatit në Internet. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e diskutimeve sillen rreth ligjërimit të mediave, duke u bërë edhe vetë pjesë e atij ligjërimi e duke trashëguar të mirat dhe sidomos të këqijat e tij, në një kohë që elitat herë pas here i kthehen themeleve të standardit, por jo rrallë nga pikëvështrimi i një revanshizmi krahinor, që ndodh më tepër në sociologji sesa në gjuhësi, dhe që herë-herë merr ngjyra të ndezura lokaliste, siç e kemi zakon ne shqiptarët.

Continue Reading »

A NEW KID IN TOWN

Për AKZ-në, si ngjyrë të re në spektrin e politikës shqiptare kemi folur dhe do të kemi rast të flasim sërish.

Sa herë mendoj për këtë lëvizje, e shoh veten të ndarë më dysh: (1) nga një anë nuk pajtohem dot me identitetin e saj të shpallur si parti kombëtariste, që ka në krye të programit të vet bashkimin kombëtar dhe çështje të tjera të dashura për të djathtën nacionaliste; meqë mbetem i mendimit se “kombëtarizmi” duhet t’i karakterizojë të gjitha partitë politike – kryesisht në trajtat e gatishmërisë për shërbim publik; se asnjë forcë politike nuk mund ta monopolizojë atë, pa ngjallur dyshime të forta për demagogji dhe populizëm; (2) nga ana tjetër, e kuptoj se, sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste.

Continue Reading »

KAMERA SHPIFËSE

nga Zampanò

A kanë një pikëlidhje urimet e kryeministrit Berisha për vitin e ri të “dekriminalizimit të shpifjes” me telekamerat që transmetojnë live mbledhjet e Këshillit të Ministrave? Po. Ekziston një pikë ku këto dy fenomene piqen e nuk është e vështirë të zbulohet.

Të gjithë e mbajnë mend se Berisha sapo erdhi në pushtet premtoi, në emër të transparencës, se do të lejonte mediat të transmetonin mbledhjet e qeverisë së tij edhe drejtpërdrejt. Që atëherë është bërë zakon që mbledhjet qeveritare të transmetohen pothuajse tërësisht nga televizionet, edhe pse me kalimin e kohës pakkush i ndjek. Është vallë ky xhest në të mirë të transparencës e të demokracisë në Shqipëri? Them që jo, sepse veprimi është më shumë populist se funksional.

Continue Reading »

Herë pas here në lajmet televizive, më shpesh kur redaktorët duan të ndërrojnë tonin ose të freskojnë atmosferën, dëgjon për incidente të vogla në paserelat e modës, ku modelat rrëzohen, u zbërthehen rrobat, u ikin fijet, u bien pantallonat, u thyhen takat e këpucëve.

Lajme të tilla i ndesh tashmë në të njëjtat rubrika me ato për kafshët që ushqejnë të vegjël të një specieje tjetër, rekordet Guinness të artistëve proletarë si Saimir Strati ynë dhe ndonjë gol që bëhet nga mesi i fushës ose me shkelm ridërgimi, zakonisht në kampionatin e kategorisë së dytë në Emiratet Arabe ose në Korenë e Jugut.

Continue Reading »

MUSKUJT E KAPITENIT

Që natën kur u mbyt (ndoshta duhet thënë “u mbyt,” meqë aty s’kishte aq ujë sa të zhytej) anija italiane e pasagjerëve Costa Concordia, vetëm dy hapa larg bregut, më shkoi menjëherë në mendje se kjo anije e bukur, që ngecte në rërë dhe vithisej, kaq pa arsye dhe pa domethënie, më shumë sesa anije ishte një metaforë e përkryer për Italinë e sotme, që lufton të dalë nga kriza ekonomike, e shkaktuar, mes të tjerash, edhe nga një kapiten i marrë: Berlusconi.

Continue Reading »

TRIUMFI I TARTABIKUT

Videot janë bërë tani monedha politike kryesore në Tiranë: amatoriale, të fshehta, të hapura, nga kamera të sigurisë ose të televizioneve, me aktorë dhe pa aktorë.

Ekspertë të FBI-t amerikan paskan bërë nuk di ç’magji me serverin famëkeq të Kryeministrisë, duke shpëtuar pamjet e fshira sipas disave, ose duke vërtetuar që ka pasur pamje të fshira sipas disa të tjerëve, aq sa tani pritet që të lëshohet një fletë-arresti për vetë serverin – si hera e parë, në histori, që do t’i hidhen hekurat një sistemi kompjuterik.

Continue Reading »

nga Pancho Villa

Ndoshta nuk do të kisha qenë kaq e ndjeshme ndaj një dukurie të tillë nëse nuk do të më kishte ndodhur mua vetë.

Sot më datë 19 janar 2012 lexova një shkrim të rekomanduar nga një miku im. Shkrimi më interesoi pasi ishte një reagim kundër ligjit të arsimit të lartë dhe kryesisht ishte i përqëndruar te TOEFL-i. Duke qenë se edhe këtu në blog para disa muajsh e kam shprehur nëpërmjet një shkrimi qëndrimin tim ndaj kësaj çështjeje, u interesova të lexoja këtë trajtim.

Shkrimi ishte botuar te gazeta “Zëri i Popullit” nga Romir Hadëri, një djalë që studion master në Universitetin e Tiranës. Duke ditur që para disa ditësh studentë te fakulteteve të ndryshme të universitetit të Tiranës organizuan një protestë lidhur me ligjin e arsimit të lartë, shkrimi më entuziazmoi pa e lexuar ende, një shkrim që ishte në mbështetje të kërkesave të studentëve. Duhet ta pranoj që u nisa ta lexoja me një paragjykim pozitiv. Continue Reading »

GJENERALI I DY USHTRIVE

Ka një pasazh, te Dimri i madh i Kadaresë, ku fshesaxhiu Rremë urinon mbi pemën simbolike që kish mbjellë Hrushovi gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe, teksa e shoqërojnë në makinën e policisë, thërret: “Poshtë Hrushovi!” Meqë ishte koha kur Shqipëria po prishej përfundimisht me Bashkimin Sovjetik, kalimtarët nuk i jepnin dot dum kësaj skene – meqë, në ato rrethana, logjika e donte që dikush të shoqërohej në polici po të thërriste “Rroftë Hrushovi!”, jo “Poshtë Hrushovi!”.

Continue Reading »

OPSIONI I BUTË

A ka luajtur psikiatria shqiptare, gjatë viteve 1945-1990, ndonjë rol të spikatur, qoftë edhe vetëm instrumental, në persekutimin politik të shtresave të padëshiruara të regjimit?

Kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem dot me siguri dhe saktësi, meqë më mungojnë të dhënat. Megjithatë, pyetjen ma solli në mend një koment për një shkrim timin të mëparshëm, ku autori shkruante:

Continue Reading »

UJË I NDENJUR

Enver Robelli tek gazeta “Tema” kishte komentuar mbi ngjashmërinë e deklaratave të Sali Berishës në vitin 1997 në revistën “Spiegel” dhe atyre të Ministrisë së Jashtme së Shqipërisë mbi nismën e Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore për mallrat serbe në datë 14 Janar 2012.

Më poshtë po japim intervistën e shkurtuar, me të vetmin ndryshim që problematikat janë aktualizuar. Përndryshe intervista është përshtatur në shqip siç është transmetuar nga Spiegel (http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-8672181.html).

Continue Reading »

VITI SHPIF SE LIROHESH

Shumëkush do të ketë ngritur vetullat, kur kryeministri Berisha, në një pritje-koktej për gazetarët, botuesit dhe drejtuesit e mediave në Shqipëri, uroi që viti 2012 të jetë vit i “dekriminalizimit të shpifjes.”

Continue Reading »

GJUHA PASTËRTORE

Dëgjon shpesh të flitet për “pastrim dhe pasurim të gjuhës shqipe”, pa çka se në shprehjen vetë ka një kontradiktë, sa kohë që, në rastin më të mirë, pastrim-pasurimi e lë leksikun po aq të pasur sa ç’e ka gjetur: hiq finok e fut marraq të ëmbël; hiq çikore e fut radhiqe.

Më shpesh, siç e kemi parë, pastrimi e varfëron gjuhën, sepse fjalën e huaj e zëvendëson duke mbingarkuar, me kuptimin përkatës, një fjalë shqipe ekzistuese.

Për ta konfirmuar këtë, mjaft t’i hedhësh një sy fjalorit Për pastërtinë e gjuhës shqipe, me autorë Androkli Kostallari, Emil Lafe, Jani Thomai, Engjëll Angoni, botuar në Tiranë 1998, nga Akademia e Shkencave; i bazuar në rubrikën “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”, të botuar në revistën “Gjuha jonë.”

Continue Reading »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,078 other followers