Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2007

GJUHA JONË E SHPRISHUR

Tema e gjuhës që flasin fëmijët e imigrantëve shqiptarë në Perëndim gjithnjë më ka ngacmuar: personalisht, meqë edhe unë jam prind; por edhe si çështje e përbashkët e shumë shqiptarëve të mërguar si unë.

Si gjithmonë, temës i shoqërohen dy dukuri që, në thelb, janë krejt pa lidhje me njëra-tjetrën: më një anë drama e prindërve që nuk arrijnë dot të komunikojnë mirë me fëmijët e tyre e që u duket sikur nuk po ua përcjellin dot trashëgiminë kulturore që normalisht i jep prindi fëmijës; më anë tjetër shqetësimet kombëtariste për “humbje” të identitetit kombëtar të këtyre fëmijëve nëpërmjet asimilimit në kulturat pritëse (vendëse), së bashku me kërkesat për “shkolla” ku fëmijët të mësojnë shqipen.

(more…)

Read Full Post »

SCANDERBEG IS MY HOMEBOY

Ndërkohë që pushtetarët, dijetarët, ideologët e gazetarët kullojnë djersë nga barra e rishikimit/rishkrimit të historisë (e lagu s’e lagu me 28!) e të tjerë hamendesojnë ta hedhin në këtë mal apo në atë mal albanologjinë ,diaspora virtuale në gjithë seriozitetin e zakonshëm e ndërgjegjen e shëndoshë patriotike ka përveshur mëngët për të dhënë kontributin e vet. Peticioni drejtuar Hollywood-it dhe Warner Bros, që bota të ‘njohë’ legjendën e Skënderbeut si mish­ërimin e historisë, kulturës e traditës shqiptare nëpërmjet një filmi mbi heroin kombëtar (kujtoni “300“), ka mbledhur mbi 340 firma tashmë. Në videot që shoqërojnë peticionin rishikimi i historisë lidhet ngushtë me shqisën e shikimit, për t­ë përligjur vërtetësinë e historisë me “sytë tanë.” Dhe pastaj, sikur bota të shohë atë që dimë ne …..do të na dilnin ëndrrat !

(more…)

Read Full Post »

TREGU I ALBANOLOGJISË

Adri Nurellari del sot me një shkrim në “Panorama” ku diskuton për pasojat e shkrirjes së Akademisë së Shkencave, dhe veçanërisht për identitetin e një disipline të tillë si albanologjia.

Shkruan Nurellari:

Vetë termi albanologji ngjall debat për vlefshmërinë e saj, pasi hamendëson një disiplinë shkencore më vete, sikurse janë sociologjia, psikologjia e kështu me radhë. Pra, niset me premisën që shqiptarët, pra albanët, janë aq të veçantë, aq sui generis, sa meritojnë të bëhen subjekt i një shkence me një emër të sajin të quajtur albanologji. Kjo gjë mbase i shkonte për shtat regjimit të shkuar totalitar në Shqipëri, i cili qëndroi për dekada me radhë si një rast klasik i autarkizmit, aq sa ende sot Shqipëria përmendet në tekstet mësimore të marrëdhënieve ndërkombëtare si manifestimi më tipik i autarkisë. Në kushtet kur vendi ishte krejtësisht i izoluar dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm, qoftë të armikut të jashtëm dhe qoftë të armikut të brendshëm, regjimi e shikonte të volitshme që të improvizonte një shkencë safi shqiptare të quajtur albanologji, si për të certifikuar e legjitimuar shkencërisht atë që regjimi kishte shkaktuar politikisht.

(more…)

Read Full Post »

Një nga efektet e fortifikimit të ligjërimit publik me parrulla gjithfarësh ka të bëjë me kontrollin e folësit, cilitdo folësi, ndaj ligjërimit të vet. Të shprehesh “beso e kontrollo, ka thënë Stalini” do të thotë t’ia lësh Stalinit kontrollin ndaj ligjërimit tënd; po cili shqiptar do të guxonte pastaj të hynte në debat publik me Stalinin? Me fjalë të tjera, nuk ishte folësi që e kontrollonte ligjërimin, por ligjërimi që kontrollonte folësin; dhe akti ligjërimor (ose thëniezimi, siç e quajnë në gjuhësi) publik shpesh shndërrohej në një instancë të riprodhimit të pushtetit totalitar – sa kohë që e bënte subjektin e këtij pushteti subjekt të thëniezimit; çka mund të parafrazohet edhe kështu: individin e fliste pushteti, duke e asgjësuar në proces e sipër.

(more…)

Read Full Post »

Një tjetër mënyrë për të parë korruptimin e gjuhës nga totalitarizmi është të konsiderosh shkallën e lirisë në gjuhë. Duke e shtjelluar mendimin tim këtu më poshtë, unë do të përpiqem t’i rrij larg zhargonit teknik, me aq sa të mundem.

Kur duam të themi diçka, jemi të lirë të zgjedhim disa elemente të thënies, ndërsa të tjera elemente nuk i zgjedhim dot. Për shembull, mund ta quajmë barin të gjelbër ose të blertë; ose në vend të mbiemrit i gjelbër të përdorim një folje e të themi bari gjelbëron. Nga nënsistemet e gjuhës, leksiku është ai që lejon shkallë më të madhe të lirisë – i vetmi kufizim pak a shumë i detyruar është që duhet të përdorim fjalë të cilat i njeh edhe bashkëbiseduesi (ose që të paktën duhet t’i njohë, normalisht).

(more…)

Read Full Post »

Tema e transformimit të shqipes gjatë 50 vjetëve totalitarizëm më ka tërhequr gjithnjë; ndoshta një ditë do të arrij të ulem dhe t’i kushtoj vëmendjen e duhur, përtej vërejtjeve sporadike dhe analizave të rastit shpërndarë poshtë e lart.

Zakonisht kritikët e shqipes totalitare e kanë përqendruar zjarrin mbi politikat gjuhësore totalitare: njësimin e përshpejtuar të shqipes standard, përjashtimin e gegërishtes letrare dhe të kulturës gjuhësore katolike, purizmin leksikor e kështu me radhë.

Këto politika lanë pa dyshim gjurmët e tyre në strukturën dhe në funksionimin e gjuhës; por këto gjurmë nuk mund të zbulohen me rrugë, si të thuash, “ideologjike”.

Të tjerë kritikë tërheqin vëmendjen se politikat totalitare çuan në varfërimin e qëllimshëm të leksikut të shqipes, meqë nxitën ndërhyrje të tepruar në fjalorët e shqipes, ose për zëvendësimin e fjalëve të huaja.

Megjithatë, fjalorët janë ose fotografi të gjendjes së leksikut për një kohë të caktuar, ose instrumente për të ndërhyrë në strukturat leksikore; dhe nuk kanë ndonjë ndikim të madh në mënyrën si shfaqet ose si shtjellohet gjuha.

Prandaj unë besoj se ndikimin më të madh e më dëmprurës totalitarizmi e solli në mënyrën e përdorimit publik të shqipes; dhe analiza e rrethanave të përdorimit publik të shqipes nuk mund të jetë thjesht gjuhësore.

(more…)

Read Full Post »

VENDE DHE POPUJ

Enveri në Zululand

NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesburg. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve. Ai u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Susan. Emrin  Anwar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës, ndërsa emrin Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu. (Gazeta Shqiptare)

(more…)

Read Full Post »

FJALË TË RRALLUARA

Po e nis, edhe këtë herë, me një përrallë:

Na ishte një herë një tregtar vazosh porcelani. E kish dyqanin në qendër të qytetit, shiste shumë vazo dhe me kohë u pasurua. Kishte edhe një grua të mbarë e të mirë, që e ndihmonte me dyqanin. Njëditëzaj u ngrit një furtunë e madhe në det dhe anija e ngarkuar me vazot që kish porositur tregtari u mbyt. Tregtarit i mbeti dyqani pa mall, dhe s’kish më as para që t’u paguante borxhet kreditorëve. U mbyll në mes të rafteve të zbrazëta, mallkonte fatin e vet dhe nuk gjente ngushëllim. Tek e pa ashtu, e shoqja iu afrua, e mori për krahu, dhe e ftoi ta ndiqte nga pas në bodrum të dyqanit. Kur hyri në bodrum, tregtari nuk u besoi syve: në raftet e bodrumit kishte me qindra vazo të bukura e të shtrenjta, të njëjta me ç’kish shitur ai vetë gjithnjë. Unë i kam mbledhur vitet e shkuara, i tha e shoqja; çdo ditë hiqja nga një vazo mënjanë, dhe ja ku i kemi tani që na duhen për të dalë nga balta.

(more…)

Read Full Post »

ARTI I TMERRIT (II)

Pyetje: Keni pasur ndonjë pikëpamje të kundërt me atë që të hynte literaturë?
Përgjigje: Unë kam deponuar në hetuesi, deponoj edhe këtu se midis neve të gjithëve që jemi këtu dhe midis ish anëtarëve të pleniumit të KQ dhe kuadrove kryesorë të aparatit të Ministrisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim parimor për çështjen e literaturës. Ka pasur çështje kush të drejtojë marrjen.
Pyetje: Në dosje ndodhet një informacion që i ka bërë Ilo Prifti Beqir Ballukut. Je në dijeni të këtij relacioni?
Përgjigjje: Jam në dijeni.
Pyetje: D.m.th. ideologjinë marksiste-leniniste ta shartosh me atë revizioniste?
Përgjigje: Pikërisht në këtë qëndron edhe pikëpamja ime antiparti.
(more…)

Read Full Post »

QYRKU I FAJIT

Prej kohësh kam shkruar se problemi kryesor me sistemin e sotëm politik në Shqipëri është se elitat e pas 1990-ës e importuan e adoptuan të gatshëm nga Europa, duke shpresuar se përparimi, mirëqenia dhe mbarësia sociale do të vinin vetvetiu, ose si me magji.

(more…)

Read Full Post »

BALLË PËR BALLË

“Shekulli” online hapet sot me një intervistë të Inva Mulës, këngëtares lirike tashmë të afirmuar; që e nisi rrugën drejt majave të artit operistik duke fituar, në 1992, Grand Prix në konkursin “Madama Butterfly” në Barcelona.

Nga ana e vet, në një intervistë të djeshme përsëri në “Shekulli”, artisti global Anri Sala e përshkruan kështu njërën prej veprave të veta të fundit:

Unë zgjodha një arie nga Madame Butterfly e Pucinit, që është një duet midis Madame Butterfly dhe Pinkerton. Por në vend që të këndohej tradicionalisht, aria u këndua nga tetë Butterflies, që “këndojnë” në të njëtën kohë, por pa krijuar një efekt kori, pasi ndonëse të teta Butterflies lëvizin buzët sikurse të ishin duke kënduar me të vërtetë, duke lëshuar ajrin jashtë, në çdo moment vetëm një Butterly këndon duke lëshuar zërin me të vërtetë. Si rrjedhim duke qenë se sopranot janë të pozicionuara në mënyrë pak a shumë statike në skenë dhe në salle, zëri udhëton nëpërmjet tyre “duke kaluar” nga buzët e një sopranoje te buzët e tjetre, sikur personazhi të jetë zëri që udhëton duke marrë herë pamjen e një Butterfly e herë pamjen e një Butterfly tjetër.

A nuk ju duket se Anri duhet t’ia lërë Invës këto punët e operas?

Read Full Post »

ANEJA

Kam pasur fatin e mirë ta kaloj fëmininë me stërgjyshen time, një grua plakë që, në thelb, kish mbijetuar nga një epokë tjetër. Lindur nënshtetase e Perandorisë Otomane, kish njohur me radhë Sulltan Hamidin, xhonturqit, Ismail Qemalin, Princ Vidin, Esad Pashën, Sulejman Delvinën, Avni Rustemin, Kongresin e Lushnjes, Fan Nolin, Ahmed Zogun, Mussolini-n, Metaksanë, Hitler-in, Titon, Hrushovin, Maon dhe Enver Hoxhën. Para se të vdiste, përjetoi edhe momentin epokal të zbritjes së LEM-it amerikan në Hënë, të cilin e ndoqi jo nëpërmjet televizorit, por drejtpërdrejt nga veranda e shtëpisë. Debatet më të mëdha me mua i kishte për punë të Turqisë – sepse unë i shpjegoja sesi turku na kish “pushtuar” e na kish “vrarë” e na kish “rrafshuar”, ndërsa ajo ma kthente: “jo, jo, turqit janë të mirë.” Ishte koha kur Shqipëria përkujtonte me solemnitet të madh 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

(more…)

Read Full Post »

NJË ART PËR TMERRIN

Në një ese të shkruajtur në vitin 1949, filozofi Theodor Adorno u pat shprehur se “Të shkruash një poemë pas Auschwitz-it është diçka barbare”. Atyre viteve bota po zbulonte, pak nga pak e dëshmi pas dëshmie, tmerrin e persekutimit të hebrenjve evropianë nga Nazizmi dhe eliminimin e tyre masiv në kampet hitleriane të shfarosjes. Ndonëse edhe sot e kësaj dite komentatorët nuk janë marrë vesh për ç’ka dashur të thotë pikërisht Adorno me atë aforizëm, shumëkush mendon se kuptimi ka të bëjë disi me pamundësinë për të krijuar dhe shijuar art optimist, pas katastrofës njerëzore të Luftës II Botërore.

(more…)

Read Full Post »

FITORE E PIRROS

Edhe pse e ndjek me vëmendje krizën energjetike në Shqipëri, më kishte shpëtuar kjo intervistë e Demetrios Papathanasiou të Bankës Botërore (Kryetar i Grupit të Punës për Projekte Energjetike në Zyrën për Shqipërinë), dhënë gazetës “Korrieri” (të cilën e gjeta tani vetëm në anglishte). Veçanërisht më tërhoqën vëmendjen pyetje-përgjigjet e mëposhtme [përkthimi im]:

Ka fjalë se Banka Botërore po e ndërpret financimin për TEC-in e Vlorës. Çfarë po ndodh pikërisht?

Nuk është e vërtetë. Banka Botërore s’e ka thënë kurrë këtë.

Kemi dëgjuar se ekspertë të Bankës Botërore do të hetojnë çështjen e TEC-it të Vlorës. Pse do të kryhet ky hetim dhe kush e kërkoi këtë?

Përfaqësues të një OJQ-je shqiptare [Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës?] depozituan një Kërkesë për Inspektim pranë Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore dhe Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore e miratoi inspektimin e çështjeve që ngriheshin në atë dokument. Hetimi do të nisë së shpejti…

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: