Feeds:
Posts
Comments

Archive for September, 2007

Shteti totalitar i fliste publikut nëpërmjet një sistemi ligjërimesh ideologjike që përfshinte organet e shtypit të përditshëm (“Zëri i Popullit”, “Bashkimi”), mjetet elektronike të komunikimit (radiotelevizioni), të ashtuquajtura “dokumente të Partisë” (fjalimet dhe veprat e Enver Hoxhës, dokumente të tjera programatike) dhe materiale të tjera më të specializuara (revista “Rruga e Partisë”). Synimi i këtyre mesazheve nuk ishte vetëm të edukonin njeriun e ri duke i ofruar modele të të menduarit dhe të vetëdijes publike, por edhe t’i jepnin këtij njeriu të ri modele të gatshme ligjërimore, për ta mësuar si të fliste në publik. Ideja ishte, në thelb, që individi të shndërrohej në instrument amplifikues të ligjërimit burimor, ose të fjalës që vinte “nga lart”.

(more…)

Read Full Post »

TË VRASËSH LAJMËTARIN

 

Shprehjen don’t shoot the messenger (“mos e vraj lajmëtarin”) thuhet se e ka përdorur për herë të parë Shakespeare; edhe pse që në lashtësi palët kundërshtare zakonisht i respektonin lajmëtarët që u dërgonte armiku, sepse vetëm ashtu mund të sigurohej ndonjë lloj komunikimi.

Edhe Sofokliu thotë te Antigona se “askush nuk e don sjellësin e lajmeve të këqia”.

(more…)

Read Full Post »

LIGJI I GODWIN-IT

I formuluar nga Mike Godwin në 1990, ligji i Godwin-it thotë:

Sa më shumë që të zgjatet një diskutim në Internet, aq më shumë shtohet probabiliteti që dikush të përdorë një krahasim me nazistët ose Hitlerin.

Ligji ka të bëjë më tepër me përdorimin e argumenteve të fryra dhe hiperbolike në debate të hapura, por nuk vepron në rast se debatet lidhen drejtpërdrejt me nazizmin, Hitlerin, genocidin, ose tema të tjera të ngjashme.

(more…)

Read Full Post »

Zbehja deri në zhdukje e autorit nga ligjërimi publik, veçanërisht nga ligjërimi me natyrë ideologjike dhe politike, pati edhe një pasojë të papritur e të padëshirueshme në ligjërimin jo doemos ideologjik.

Brenda 30-vjeçarit 1960-1990 u shkruan e ndonjëherë edhe u botuan një numër shumë i madh tekstesh me natyrë shkencore, shkencore-aplikative, teknike, didaktike-pedagogjike dhe shkencore-popullarizuese.

(more…)

Read Full Post »

Në vitet 1970-1980, kur totalitarizmit shqiptar i kishte rënë hovi revolucionar, dhe po preokupohej çdo ditë e më tepër me mbijetesën e vet, edhe ligjërimi publik do të rimodelohej për t’iu përshtatur këtyre rrethanave.

Njësimi i gjuhës, i zyrtarizuar në vitin 1972, ishte akti i fundit kulturor i fushatës maoiste-radikale për revolucionarizimin e vendit, e cila ishte shtjelluar pothuajse e tëra në dhjetëvjeçarin e mëparshëm (emancipimi i gruas, antipatriarkalizmi, industrializimi i përshpejtuar, përfundimi i kolektivizimit).

(more…)

Read Full Post »

Gjeneratorët? Automjetet luksoze? Plehrat nëpër rrugë? Kafenetë plot? Karroca e famshme me kuaj? Gomari i ngarkuar? Asnjë nga këto nuk më bëri përshtypje kësaj vere në Shqipëri. Edhe pse telekamerat dhe aparatet fotografike i kthenin vazhdimisht objektivët nga sendet e mësipërme, duke i shndërruar pashmangshmërisht në kulte mediatike, mua personalisht nuk më thoshin asgjë të re.
(more…)

Read Full Post »

KUSHTRIMI I RUMUNËVE

Lajme të mira për të gjithë ne që kemi ndjekur kronikat e zgjimit kombëtar të bullgarëve në Shqipëri.

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, George Miku, i paska thënë gazetës “Shqip” se:

Në Shqipëri nuk ka popullsi bullgare. Mund të ketë ndonjë familje bullgare tek-tuk, por jo aq sa të përbëjë dukuri demografike.”

(more…)

Read Full Post »

GJUHA E NAIMIT

Gjatë një diskutimi në këtë blog, u prek shkarazi edhe çështja e gjuhës së poezive të Naimit, madje edhe vetë gjuhës amtare të Naimit.

Një koleg, pasi pohoi se “Naim Frashëri ishte grek për nga gjuha,” vërejti:

nëse lexon poezinë e Naimit greqisht, do të konstatosh se çfarë fuqie shprehimore mbeti e p[a]përkthyer në shqipen e tij. Kush e kishte fajin për atë, shqipja apo poeti?

(more…)

Read Full Post »

Kush nuk e mban mend citatin e shokut Enver, me të cilin duhej hapur çdo temë diplome, çdo referat në konferencë, çdo artikull reviste e çdo disertacion… ?

Edhe sikur tema jote e diplomës të ishte për vaksinimin e bagëtisë të imët kundër sëmundjes së plasjes, përsëri do të gjendej citati i përshtatshëm.

Të kujdesshmit mes nesh i kishin bërë gati citatet prej kohësh, duke i kopjuar me bukurshkrim në skeda kartoni e duke i renditur sipas tematikës, gjatësisë, nënvizimit ose kriteresh të tjera më enigmatike.

(more…)

Read Full Post »

TJETËR KRYPORE

Krypa është kthyer me projektin Epigraphica, të cilin mund ta ndiqni këtu. Projekti është i hapur, dhe do të pasurohet me vizatime të tjera ditët dhe javët e ardhshme. Vizitojeni faqen shpesh!

Read Full Post »

GJASHTË VJET

Diell i freskët i ndritshëm; ajër i kthjellët i kulluar si ujë; dëshirë për ta ngrirë momentin pezull, në emër të përjetimit. Kështu nisi për mua dita e 11 shtatorit 2001, në orën 8:30 të mëngjesit, tek hiqja këmbët zvarrë ende i përgjumur, për të mbuluar distancën e shkurtër midis pallatit ku banoja dhe hyrjes së stacionit të metrosë, në rrugën 205 të Bronx-it. Pasi hyra e zura vendin tim të preferuar në vagon, bëra çka kisha bërë rregullisht çdo ditë, qëkur isha përfshirë në rutinën e mëngjesit: mbështeta kokën në qelq të dritares dhe dremita. Linjës D i duhen rreth 40 minuta për të arritur në Times Square, ku edhe punoja atë periudhë; dhe 40 minuta janë kohë e mjaftueshme për të rekuperuar sado pak gjumë nga nata gjithnjë e pamjaftueshme. Gjithsesi, atë ditë m’u bë sikur treni u vonua pak diku nën Central Park; dhe lajmërimet e mbytura për vonesat ma trazuan pak gjumin, përndryshe aq të mirëpritur.

(more…)

Read Full Post »

SHQIPTARI QË HËNGRI QENIN

Imazhi negativ që gëzojnë shqiptarët në mediat italiane tashmë njihet nga të gjithë. Në qoftë se nga një anë ne u japim shkas për ta mbushur kronikën e zezë, nga ana tjetër nuk është se gazetarëve u mungon zelli për të luajtur me gjithfarë cilësorësh dhe titujsh mistifikues.

Arsyeja që më ra në sy lajmi me titull “Një djalë i ri ha qenin e komshies” (botuar në disa media italiane) ishte se përkonte për çudi me një maksimë të gazetarisë moderne. Sipas kësaj, kriteri i lajmshmërisë e kërkon medoemos elementin e pazakontë, të habitshëm, bizar. Thuhet në çdo manual gazetarie, se kur një qen kafshon njeriun nuk përbën lajm, por e kundërta, pra kur njeriu e kafshon qenin, këtu kemi të bëjmë me një lajm mediatikisht të pastër.

(more…)

Read Full Post »

KOMENTET NË BLOG

Ditët e fundit ka pasur disa reagime, irritime, protesta dhe keqkuptime për trajtimin që u kemi bërë komenteve në këtë blog.

Komentet janë një hapësirë që u jepet lexuesve për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me temat e trajtuara në blog.

(more…)

Read Full Post »

DY NALTMADHNITË

Këto ditë u njoftua kudo në lajmet se Presidenti i Republikës Shqiptare, Bamir Topi, vizitoi Familjen Mbretërore të Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me pretendentin për fronin, Leka Zogun.

Është prerogativë e Presidentit të takohet me qytetarë privatë dhe të shkëmbejë me ta mendime për çështje që e shqetësojnë atë vetë, ose shtetin i të cilit është titullar.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: