Feeds:
Posts
Comments

Archive for October, 2007

KAPENI SKIZOFRENIN!

Krimi i rëndë i kryer këto ditë në Peshkopi, ku një i sëmurë mendor, Shpëtim Ziza, vrau një fëmijë 10-vjeçar, u dha edhë një herë mundësinë mediave të Tiranës ta ngasin biçikletën pa duar.

Alarmi, 6 mijë skizofrenë të lirë: me këtë titull hapet sot Gazeta “Shekulli”, duke ia ngritur monumentin padijes, madje idiotizmit kolektiv në leximin e raporteve midis sëmundjes mendore, krimit dhe lirisë individuale.

(more…)

Read Full Post »

Nuk e gjej dot se ç’është më absurde: megalomania e regjimit të djeshëm, që kur vinte puna për marrëdhëniet ndërkombëtare matej me hijen e mëngjesit, apo indiferenca e mediave të sotme ndaj gjithçkaje joshqiptare që ndodh në botë. Nuk e gjej dot as edhe nëse ka ndonjë lidhje midis këtyre dy qëndrimeve skajore, që do të shprehte, njëfarësoj, pamundësinë e shqiptarëve për t’u orientuar me pjekuri në një mjedis të rriturish.

(more…)

Read Full Post »

Si forma gjuhësore e një përpjekjeje për ta vënë shoqërinë shqiptare në shërbim të riprodhimit të kastës politike, ligjërimi totalitar rrekej t’i bindte njerëzit se po e sakrifikonin të tashmen në emër të së ardhmes. Që këtej, kryemetafora e progresit do të luante rol kyç në organizimin e atij ligjërimi, sikurse do të luante rol kyç në racionalizimin e realitetit social, përndryshe të pakëndshëm, në mbarë vendin. Në gojën e pushtetarëve, progresi ishte një lëvizje sociale dhe shpirtërore drejt socializmit si sistem ekonomik, politik dhe kulturor superior, e cila furnizohej me energji nga lufta e klasave.

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA TOTALITARE (XI)

Komunistët e kanë pasur gjithnjë një histori dashurie me dritën, duke u paraqitur në skenë të historisë si vazhdues të natyrshëm të iluminizmit dhe zbatues të bindur të diktatit të Arsyes.

(more…)

Read Full Post »

XHUNGLA VIRTUALE

Liria në internet është një nga temat më të debatuara aktualisht. Debatohet në vendet perëndimore për ta kufizuar, debatohet në vende jo demokratike për ta shtrirë ose shtrënguar më tej lirinë e përdorimit. Polemikat e shumta janë rrjedhojë e formave moderne të komunikimit, të cilat përdoren rregullisht edhe nga organizatat kriminale. (more…)

Read Full Post »

NJERËZIT ATJE

Të thonë: njerëzit atje janë shumë larg këtyre gjërave që të shqetësojnë ty. Nuk kanë drita as ujë, janë të sëmurë e nuk gjejnë dot spital ku të vdesin as parcelë në varreza ku të treten, kanë frikë për fëmijët që po u dalin duarsh, e mbajnë të ndezur ëndrrën për të ikur, jetojnë me sot me nesër, mësohen me varfërinë, urrejnë fqinjin.

(more…)

Read Full Post »

Vizita në galeritë e kryemetaforave të ligjërimit zyrtar në Shqipërinë totalitare është edhe një mënyrë, sado alternative dhe e tërthortë, për të kuptuar si riprodhohej regjimi nëpërmjet riprodhimit të ideologjisë sunduese. Kjo e fundit, edhe pse kërkonte të ishte marksiste, në të vërtetë shpesh modelohej sipas formave trashamane dhe primitive të një ligjërate manipulative në thelb fetare, e gjithnjë me synimin për të mbajtur në kontroll “shpirtrat” e njerëzve.

(more…)

Read Full Post »

AUTOEROTIZËM PATRIOTIK

Letërsia e huaj ka zënë tradicionalisht kryet e vendit në bibliotekat private të shqiptarëve, për të provuar se, kur vjen fjala për vëmendjen ndaj botës, kultura jonë qytetare ka qenë përgjithësisht kureshtare, e interesuar, e hapur ndaj komunikimit dhe e ndjeshme ndaj vlerave estetike të mirëfillta.

(more…)

Read Full Post »

LILIPUTË ME DINJITET

Bipolarizmi i trashëguar nga Lufta e Ftohtë u rrëzua bashkë me murin e Berlinit. Vitet nëntëdhjetë u përshenjuan nga njëpolarizmi, i mishëruar nga superfuqia e vetme e mbetur në planet: Shtetet e Bashkuara. Mirëpo vitet dymijë nënvizuan protagonizma të reja në arenën ndërkombëtare. Nga një anë Kina dhe India, nga ana tjetër Rusia që dalëngadalë filloi të kërkonte një rol më domethënës në botë. Gjithsesi, bipolarizmi i dikurshëm nuk u rishfaq më dhe, sipas gjasës, nuk do t’i imponohet dot planetit në të ardhmen e afërt, pavarësisht deklaratave të fundit për riarmatimin e Rusisë.

(more…)

Read Full Post »

TË FIKEN DRITAT

Kemi folur disa herë këtu në blog për gjendjen e studimeve albanologjike në Shqipëri.

Intervista që i ka dhënë dje “Gazetës Shqiptare” Jorgo Bulo, drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, ndihmon për të ndriçuar disa rrethana kritike të këtyre studimeve, të cilat jo gjithnjë mbahen parasysh, veçanërisht nga kritikët e Akademisë.

(more…)

Read Full Post »

GJUHË DHE GJAK

Shumëkujt do t’i jenë dukur të tepruara, në mos foshnjore, pretendimet e përsëritura të sllavo-maqedonasve për lidhje të posaçme të tyret me maqedonasit e lashtësisë dhe lavdinë e Aleksandrit.

(more…)

Read Full Post »

Në një analizë të shqipes totalitare, nuk lihet dot pa përmendur ligjërimi subversiv, i cili edhe pse nuk është pjesë e ligjërimit totalitar, trupëzohet duke iu kundërvënë dhe duke e sfiduar.

(more…)

Read Full Post »

Në historinë e albanologjisë studiuesit e huaj zënë medoemos një vend thelbësor, sepse kanë hedhur themelet e saj. Është e tepërt të thuhet se ky kontribut ka një vlerë të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare. Mirëpo, në qoftë se kontributi historik i albanologëve paraqitet sot i padiskutueshëm, kam frikë se albanologjia aktuale, që buron nga qendrat e ndryshme studimore jashtë Shqipërisë, nuk gjendet në pozitë të pacenueshme. (more…)

Read Full Post »

ME VALË TË SHKURTRA

Kam një radio me valë të shkurtra, por s’më bëhet ta ndez.

Jetoj në NYC, një qytet që shndrit kaq shumë, sa edhe yjet natën në qiell mezi duken, dhe fare lehtë mund ta ngatërrosh Jupiterin me ndonjë aeroplan të vonë të American Airlines, që rreket t’i afrohet aeroportit në La Guardia.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: