• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« SHKENCA SHQIPTARE?
ME VALË TË SHKURTRA »

ARTI MIGRANT

October 12, 2007 by Pishak Zhgaba

Arti është pazgjishmërisht i lidhur me humanitetin, sepse realizohet nëpërmjet dhe brenda tij. Porse gjithshka fillon nga humaniteti i artistit, ajo magmë e papërcaktuar ndjenjash, ndjesish, intuite, emocionesh, që kërkon një rrugëdalje nga thellësitë e shpirtit; për t’u derdhur e për të marrë formë më pas në copë, gur, mermer, letër, ekran. Ka një lidhje të pamohueshme ndërmjet historisë, jetës, provave, gëzimeve, dashurive, zhgënjimeve, vuajtjeve, në pak fjalë ndërmjet anës humane (njerëzore) të artistit dhe prodhimit të tij artistik. Ndonëse vepra e tij, pasi firmoset, rrëshqet fatalisht larg, mes mjegullnajave të së panjohurës, si anija e përuruar me shishen tradicionale të shampanjës, diçka i mbetet brenda nga krijuesi i saj; diçka e pareduktueshme, përjetësisht e skalitur, diçka personale.

Përcaktimi “migrant” stonon për artistin, si çdo etiketë për çdo jo-artikull, si çdo cilësor për artin e pastër. E megjithatë qenia e tij midis shumë botëve, pezull midis kulturash, bashkëekzistenca me e në shumë dimensione, ka vetëm një zgjedhje: të shndërrohet në ngjyra, përvijime, profile, imazhe, fjalë, tinguj. Është proces artistikisht spontan, i rrjedhshëm, i domosdoshëm për ekuilibrin e shpirtit. Gjithshka merr jetë në atë zonë ku artisti dhe migranti takohen, shkrihen, bashkohen. Është univers i veçantë, ku ndryshmëria kuptohet vetëm si pasuridhe forcë krijuese.

Është fuqia e takimit. Midis njerëzve dhe kulturave. Është thyerja e qetësisë, e rutinës, e së parashikueshmes. Migrimi i shpirtit mbështetet nga karakteri fizik i takimit. Avantazh i mirë për artistin që dëshiron të zbulojë horizonte të reja. Por edhe përgjegjësi e madhe. Sepse dora e tij duhet të hedhë vija të reja, por më forcën e rrënjëve dhe krenarinë e përfaqësimit. Përndryshe magjia e shkëmbimit përhumbet në gjysmëhijet e mimetizmit. E gjithë kjo ndodh ndërsa kupa qiellore ndryshon, busulla çmendet, koordinat ndërthuren, ndër tundjesh identitare, të pakapshme e të padërprera njëkohësisht.

Veprat artistike janë shpesh fryt i takimit midis historive, ndjeshmërive, ideve të ndryshme. Shumë prej këtyre nuk i rezistojnë impaktit me Tjetrin, por të tjera pasurohen për të shkuar më tej. Artisti është gjithnjë në kërkim të emocioneve të reja për të komunikuar, çka del e vështirë dhe e lehtë njëherazi. E lehtë sepse në vorbullën e vrullshme ku piqen përvojat e ndryshme, midis mijëra gjuhësh, stilesh, kodesh, mund të zbulohen gjithnjë projekte stimuluese, shkëndija të njëmendtta. E vështirë sepse të jetosh në e mbi kufi, midis përkatësive të turbullta, midis gumëzhitjes së babelit dhe zhurmës së modernitetit, mund të shkaktojë konfuzion çoroditës. Artisti i vërtetë dallohet pikërisht sepse ecën në telin e tendosur të identitetit, i sigurt në artin e vet, pa frikë se bie, me forcën e atij që e dashuron thellësinë. Vetëm kështu, midis detajeve dhe diferencave, kontrasteve dhe ngjashmërive, ngjyrave dhe nuancave, do të zbulojë se sfondi është gjithnjë i njëjtë, i përtrajtësuar me humanitet, me njerëz që duan të jetojnë. Në paqe. Artisti është vetëm një prej tyre.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Kulturë | 3 Comments

3 Responses

  1. on October 12, 2007 at 11:53 pm losttext

    Arti(sti) migrant me kujtoi gjykatesin-pendestar te Kamyse ke “Renia”. Tangent, me sakte.

    Po e dashuroi kaq shume thellesine artisti i vertete, sic thua, Pishak, pse do ju dashka te ece ne telin e tendosur te identitetit me kaq kembengulje? E thua me kuptimin qe nuk e braktis identitetin e tij/saj? Por a nuk eshte artisti edhe me i ndjeshmi midis humaneve te tjere? Me duket se nuk je shume i qarte ne ate qe don te thuash, ose une s`po te kuptoj…

    Them se nese i vertete, artisti eshte shkaterrimi (metaforik ose jo) i vetes (se vet) dhe “berja” e te tjereve (humaneve qe duan te jetojne ne paqe).


  2. on October 13, 2007 at 2:22 am edrus

    Artisti, si krijues, do ta preferoja brënda ‘atmosferës’ së tij dhe larg tundimit për të ndjekur rrymën ose modën e momentit.
    Mvaret pastaj se sa Ai dhe dishepujt e tij janë në gjëndje që të krijojnë një ‘rrymë’ të re, me një identitet të konturuar dhe njohshëm prej gjithukujt si ‘dora’ e tij.
    Sot është më e vështirë që të ndjekësh artin pa u njohur paraprakisht me artistin nëpërmjet makinës së reklamës dhe automatikisht, veprat e tij duhen ose urrehen, në funksion të asaj se kush e sponzorizon dhe jo nëpërmjet vlerësimit të veprës si vepër në vetvehte (kuptohet, nëse mund të quhet e tillë).
    Ndoshta iahte pa vënd komenti im, por krijimet e një shoku tim kur ishte ‘tapë’ gjithnjë më kanë pëlqyer shumë më tepër se sa ato kur ai sforcohej për të bërë diçka për të qënë brënda kontekstit të kërkesave të kritikës dhe të atyre që ‘kujtojnë se dinë gjithçka’.


  3. on October 14, 2007 at 3:09 pm lulian kodra

    Teksti i Pishakut duhet lexuar me ne mendje konceptin modernist te ndryshimit perhershem, si inerci e momentit te fuqishem baudelairian, shperthimit vullkanik marksist, tensionit abismal nitzchean, apo ne frymen reaksionare moderniste te gjendur ne postmodernizem. Sidoqofte Pishak, kjo tendence duhet te konstatohet, provohet dhe shqyrtohet me shembuj konkrete nga arti i aplikuar sot, ne menyre qe te lere gjurme.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Q
    Bashkimi on Q
    rinstinkt on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Q
  • Enzima

    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,743,554 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (16)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,036 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: