Feeds:
Posts
Comments

Archive for November, 2007

KOHË MONSTRASH

Po t’u besosh gazetave të Tiranës, që nga dita e sotme Shqipëria mund të krenohet me të paktën tre “monstra”:

  1. Shpëtim Ziza, ose monstra i Peshkopisë;
  2. R.H., ose monstra i Beratit;
  3. Ferit J., ose monstra i Gramshit, i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie incestuoze me të bijën 15 vjeçare e ta ketë lënë këtë shtatzënë me një vajzë-mbesë.

(more…)

Read Full Post »

Dhuna politike, si shpirt i sistemit totalitar, inskenohej simbolikisht edhe nëpërmjet kultit të vdekjes.

Të rënët ose dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare ishin kudo të pranishëm: në hagjiografitë zyrtare, në letërsi dhe në arte, në tekste këngësh, në skulptura dhe pllaka përkujtimore publike, në muzeumet, në emërtime rrugësh, lagjesh, shkollash, kinemash, anijesh të flotës tregtare, objektesh industriale dhe kooperativash bujqësore të tipit të lartë.

(more…)

Read Full Post »

Ideologjia totalitare çonte detyrimisht në përçarje të shoqërisë në grupe dhe forca me interesa të kundërta, në luftë të pakompromis mes tyre; madje sipas teorisë marksiste-leniniste ishte kjo luftë që e çonte shoqërinë përpara, teksa vetë vinte duke u ashpërsuar. Një nga mënyrat për ta zbutur disi impaktin social dhe psikologjik të një doktrine të tillë kaq përçarëse ishte natyralizimi i konfliktit nëpërmjet sistemit metaforizues shëndet-sëmundje, i cili e projektonte luftën e klasave mbi aksin elementar të mirëqenies fizike, duke e paraqitur si të domosdoshme për mbarëvajtjen, madje për vetë mbijetesën e së përditshmes. Me fjalë të tjera, shoqëria totalitare ishte shoqëri e shëndetshme, ndërsa armiqtë e saj ishin faktorë të sëmundjes ose të patologjive të ndryshme sociale, kur nuk ishin vetë të sëmurë.

(more…)

Read Full Post »

nga Timothy Garton Ash

marrë nga numri i Shkurtit 2007 i revistës Prospect

përkthimi në shqip nga Bujku

BE lypset të tregojë urgjentisht veten nën një dritë të re. Narracioni i madh, i modës së vjetër, dhe Euromiti nuk bëjnë më fajde. Si do t’ju dukej një histori e vërtetë dhe vetëkritike, e thurur rreth gjashtë qëllimesh?

Timothy Garton Ash është profesor i studimeve Europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Botës së Lirë” (botuar nga Penguin). © Timothy Garton Ash

Europa e ka humbur tharmin intrigues. Ndërsa i afrohemi 50 vjetorit të traktatit të Romës më 25 Mars të 2007 — datëlindja e 50-të e bashkësisë ekonomike Europiane, që u shndërrua në Bashkimin Europian — Europa nuk di më se çfarë historie të tregojë. Narracioni i përbashkët politik mbështeti gjatë tre brezash projektin e pasluftës për integrimin Europian (perëndimor), por ky u shkërmoq pas fundit të luftës së ftohtë. Shumica e europianëve sot pak ja kanë idenë prej nga vinim; shumë më pak jemi ne që ndajmë bashkë të njëjtin vizion të asaj se ku duam të shkojmë. Nuk dimë pse kemi një BE ose pse ia vlen ta kemi. Ndaj na lypset urgjentisht një narracion i ri.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë totalitarizmit fjala “oportunist” tingëllonte si akuzë për burgim shumëvjeçar. Për shkak të ngjyresës që kishte marrë, rrallë herë përdorej jashtë kontekstit politik. Në fakt, fjalori i vjetër i shqipes konsideronte oportunist “atë që është i lëkundshëm dhe i pavendosur, që tradhëton marksizëm-leninizmin dhe ndjek rrugën e pajtimit dhe të bashkëpunimit klasor me borgjezinë, që përçon ideologjinë borgjeze në lëvizjen punëtore…”. Edhe në kuptimin më “laik” të fjalës, ngjyresat negative linin shtigje të mundshme referimi përtej sferës psikologjike: “ai që nuk është parimor, ai që bën lëshime për të mos u prishur me të tjerët…”. (more…)

Read Full Post »

Fjalori e quan rrobalarëse, ose makinë larëse, por ne popullorçe i kemi thënë gjithnjë lavatriçe. E emërtuar me term të huazuar ose jo, rrobalarësja nuk është objekt çfarëdo. Së pari, nuk duhet harruar se është elektroshtëpiake, pra një objekt që ndërvepron intensivisht me njeriun dhe mjedisin e tij. Rrobalarësja qëndron në udhëkryq të disa fushave semantike: ajo lidhet me familjen, punën, modernitetin, gruan. Ta shohësh historinë tonë sociale nga dritarja e rrumbullakët e rrobalarëses, e këtij syri konkav shtëpiak, do të ishte përnjëmend interesante. (more…)

Read Full Post »

TË VJETRA APO TË RRALLA?

Një fjale i bashkëlidhen vlera të ndryshme – për shembull vjetërsia, numri i rrokjeve, aftësia për të formuar fjalë të tjera, prejardhja, valenca gramatikore, ngjyrimi emocional, e kështu me radhë. Mes këtyre vlerave rëndësi të posaçme ka denduria e përdorimit të fjalës në ligjërim, e cila tani së fundi mund edhe të llogaritet më lehtë, falë përdorimit të kompjuterit.

(more…)

Read Full Post »

Shtimi i krimit makabër nga njëra anë, korrupsioni i shfrenuar nga ana tjetër: tundimi për t’i trajtuar së bashku, si aspekte të ndryshme të së njëjtës dukuri, mbetet i fortë. Megjithatë, disa nga ngjarjet e fundit të kronikës së zezë nuk mund t’i kuadrosh lehtë në analiza sociologjike: sepse në to përfshihen, si autorë ose si viktima, njerëz të gjymtë mendërisht, të cilët me përkufizim i përkasin zgripit të shoqërisë.

(more…)

Read Full Post »

Kapeni skizofrenin, Xha Xhai preku në një plagë që është më e thellë se ngjarja në Peshkopi. Nuk jam shumë e bindur me argumentin që ofron kur thotë që shthurja sociale vjen prej mungesës së burrave, për faktin që emigracioni kryesisht është familjar ose nga meshkuj beqarë dhe ka qenë më i fortë në zonat rurale. Jam dakord që largimi i meshkujve ka patur nje efekt çrregullues por ma ha mendja që edhe sikur struktura familjare të mos ishte trazuar nga emigracioni keto probleme do të shfaqeshin gjithsesi. Dua të them që mungesa e burrave maskon mungesën e autoritetit qoftë edhe ‘patriarkal’ që gjithmonë e më shumë ndihet në strukturat shtetërore e administrative, sesa në ato shoqërore ku femra (nëna, mësuesja) vazhdon të luajë nje rol aktiv, edhe pse ky rol nuk më duket aq ekskluziv sa në disa shoqëri të tjera kur femra është kryesore.

(more…)

Read Full Post »

Një nga mënyrat më tinëzare të manipulimit të gjuhës nga ideologjia totalitare ishte modifikimi deri në shpërfytyrim i kuptimit të fjalëve kyçe të ligjërimit politik, të huazuara si leksema ose si koncepte nga ligjërimi politik perëndimor.

Semantizmi i ligjërimit totalitar gjithnjë e kërkonte dyzimin, ose polarizimin e koncepteve, në pajtim me vizionin manikeist të konflikteve sociale, ideologjike dhe kulturore. Kështu, internacionalizmi proletar gjithnjë do t’i kundërvihej kozmopolitizmit borgjez, sikurse patriotizmi do t’i kundërvihej nacionalizmit (shovinizmit).

(more…)

Read Full Post »

Duke i qëndruar besnik emrit të vet, totalitarizmi shqiptar u shtri në mënyrë kapilare në jetën sociale, duke mos lënë aspekt e nivel pa prekur e shndërruar; që nga veprimtaria shtetërore dhe administrative, deri në jetën e përditshme. Në aspektin gjuhësor kjo gjithëpërfshirje u pasqyrua jo vetëm në homogjenizimin gjuhësor të vendit, ose të ashtuquajturin standardizim të gjuhës, por edhe në një depërtim masiv të leksikut të ligjërimit publik nga një mori termash e shprehjesh të reja, të cilat u referoheshin praktikave, institucioneve dhe kategorive të reja sociale që kishte sjellë në ekzistencë regjimi komunist.

(more…)

Read Full Post »

TË FSHEHTAT E SEKRETIT

Nëse teknologjia, e martuar me mendësinë dhe pasionet voyeuriste, i fut në krizë raportet midis privates dhe publikes, kjo shpie jo në ndonjë triumf të tejdukshmërisë (glasnost), siç mund të shpresojnë optimistët, por përkundrazi, në ngadhënjim të sekretit si teknikë e administrimit të pushtetit.

(more…)

Read Full Post »

Jetojmë në një kohë kur publiku po shndërrohet në një masë voyeuriste, teksa kufijtë midis privates dhe publikes vijnë e ndërdepërtohen deri në atë shkallë, sa as privatja e kulluar, as publikja e kulluar nuk mund të ekzistojnë më.

Teknologjia e ndihmon këtë qilizëm social, duke i përsosur e miniaturizuar e komodifikuar mjetet e përgjimit, të regjistrimit dhe të transmetimit të informacionit.

(more…)

Read Full Post »

Konflikti midis Ministrit të Drejtësisë Rusmaili dhe Drejtorit të Burgjeve Shehri përfundoi me dorëheqjen e të dyve, pas akuzave të ndërsjellta për korrupsion. Veçanërisht Shehri, pasi dha dorëheqjen, bëri publike biseda të regjistruara që implikonin vëllain e ministrit në përpjekje për të ndikuar rezultate të një tenderi dhe të tjera allish-verishe dhe marifete, të cilat janë bërë tashmë markë tregtare e qeverisjes dhe e prokurimeve në Shqipëri.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: