Feeds:
Posts
Comments

Archive for January, 2008

KRENOHEMI QË JEMI KRENARË

Paul Flieder dhe Manfred Mayrhofer, dy artistët austriakë që drejtuan vënien në skenë të operetës “Die Fledermaus” të Johann Strauss-it kanë shkruar një artikull për eksperiencën e tyre të frikshme në Tiranë dhe kalbëzimin e institucioneve dhe të kulturës shqiptare. Artikulli të bën me turp kur e lexon, sepse përshkruan një Shqipëri që as në ëndërr të keqe nuk do të dëshironim të shihnim – të kapur peng prej kusarëve, mashtruesve, derrave dhe batakçinjve; një Shqipëri të braktisur nga kultura, shija, zotimi publik, shpresa për t’u ngritur mbi kënetën e allish-verishit politik, ekonomik dhe njerëzor.

(more…)

Read Full Post »

Në radhët e Shqipërisë totalitare, përballë dyqaneve të zbrazëta, çdo gjë mund të vihej në pikëpyetje: trasta e vjetër, copa e tullës, qesja e dalëboje, gazeta ZP, shishja anonime, personi vetë. Kur makina e qumështit vinte për furnizim, në rrëmujën që pasonte, mund të ndodhte gjithshka. Nga i pesti mund të kaloje i dhjeti, trasta radhëmbajtëse mund të shndërrohej në copë tulle, dy litrat që fillimisht do blije bëheshin pesë. Vetëm një rregull mbetej i padiskutueshëm: ndarja e radhës sipas gjinive. (more…)

Read Full Post »

Pas 1990-ës, të gjithë e kemi zëvendësuar besimin me tolerancën, aq më tepër ne shqiptarët që e kemi edhe në traditë: trifetarizmi, etj.

Po çfarë është toleranca pikërisht?

(more…)

Read Full Post »

Entuziastët e ekonomisë së tregut të shpjegojnë se sa më shumë të përhapet një produkt i konsumit të gjerë, aq më shumë i ulet kostoja relative. Kjo vlen edhe për shërbimet që kanë të bëjnë me risitë teknologjike, p.sh. Interneti, ose telefonia celulare, ose kompjuteri personal.

Po këta entuziastë shpesh të shpjegojnë edhe se teknologjizimi i jetës së përditshme e përmirëson jetën demokratike – meqë televizioni ose Interneti lidhen me lirinë e të shprehurit, telefonia me lirinë e shoqërimit, vetura private me lirinë e të lëvizurit e kështu me radhë.

(more…)

Read Full Post »

EKSPERTIZË APO PËRVOJË?

Meqë po flasim për emërime e poste, ndoshta duhet të përmendim edhe emërimet e kohëve të fundit, në poste të larta të drejtësisë, të dy personave me moshë shumë të re: Ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj (i datëlindjes 1973), dhe Prokurores së Përgjithshme Ina Rama (e datëlindjes 1972).

(more…)

Read Full Post »

BUKË ME EMËRIME

Në një farë kuptimi, raporti midis opinionit publik dhe mediave i përngjan formulës së konsumuar “veza pulën apo pula vezën”. Në këtë pikë, Shqipëria nuk bën përjashtim. Fije të padukshme zgjaten nga baret, kafenetë, trotuaret, zyrat, për të shkuar drejt redaksive të gazetave. Dhe anasjelltas. (more…)

Read Full Post »

Diskutimi për paskajoren e gegërishtes dhe marrëdhëniet e gegërishtes, si variant letrar dhe si dialekt, me shqipen standard vetvetiu të shtyn të reflektosh rreth së ardhmes së standardit.

Megjithatë, unë mendoj se problemi kryesor i shqipes së sotme publike nuk lidhet aq me marrëdhëniet e saj me gegërishten, sesa me varfërinë e saj në leksik, në sintaksë, në stile e regjistra të shprehuri.

(more…)

Read Full Post »

Hapësira publike, nga pikëpamja urbanistike, është në radhë të parë një vend fizik, relativisht i lehtë për t’u identifikuar. Pak më i vështirë paraqitet përcaktimi i kritereve që e dallon hapësirën publike nga hapësira ku publiku mund të ndërveprojë në kushte të caktuara. Sidoqoftë, hapësira publike e Tiranës ka pësuar transformime rrënjësore vitet e fundit. (more…)

Read Full Post »

LOJËRA MAJMUNËSH

Kam lexuar diku për një teknikë të çuditshme që përdorin gjahtarët e fiseve primitive, për të kapur të gjallë majmunët. Marrin një kungull të zbrazët, i hedhin brenda pak oriz, e vulosin nga sipër dhe i hapin një vrimë në anë, aq të madhe sa të nxërë një dorë majmuni. Pastaj e lënë kungullin në xhungël, afër vendit ku vërdallosen majmunët. Këta herët a vonë e pikasin kungullin, e nuhatin që ka oriz brenda; më i guximshmi afrohet, kall dorën në vrimë, e mbush me oriz, bën ta nxjerrë… por nuk e nxjerr dot. Dora e mbyllur grusht, me gjithë orizin brenda, është bërë më e madhe se vrima dhe nuk del dot më. Megjithatë, majmuni refuzon ta lëshojë orizin dhe vazhdon të shpresojë se duke tërhequr, do të arrijë ta nxjerrë dorën me oriz prej kungullit njëlloj sikurse e futi. Aq e madhe është grykësia e majmunit, sa edhe kur i afrohen gjahtarët, ky nuk e hap grushtin kurrsesi që të lëshojë orizin, por preferon që ta kapin rob.

(more…)

Read Full Post »

Flitet shumë për paskajoren e gegërishtes dhe për dëmin që i qenka shkaktuar standardit duke e lënë jashtë sistemit foljor të shqipes normative, por shumë nga ata që flasin, për fat të keq, nuk e kanë shumë idenë se për çfarë po protestojnë.

(more…)

Read Full Post »

VIJA E DORËS

Në rrethinat e Firences, vazhdon të jepet shfaqja “Blues (Balkan) & C”, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Laboratorio Nove”, me regjinë e Luca Camilletti-it. Por nuk kam ndërmend t’ju flas për shfaqjen në vetvete, edhe ngaqë është bërë gjetiu. Desha të flas për fotografinë me të cilën kjo shfaqje teatrale i paraqitet publikut. Nga një pikëpamje e caktuar, fotografia rrëfen më shumë se spektakli vetë, madje e bën në autonomi të plotë. Si rregull, jashtë kornizës së spektaklit, fotografia do të shprehej edhe më lirshëm; mirëpo ky lloj spektakli eksperimental nuk i shkakton asnjë lloj ndrydhjeje. (more…)

Read Full Post »

Agron Tufa, i cili i prezantohet publikut si “poet, prozator, përkthyes, pedagog i Letërsisë së Huaj të Shekullit XX në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës” ka botuar një artikull të gjatë te “Shekulli”, me titull “E drejta e krijuesit në diskursin mbi gjuhën”, ku polemizon kryesisht me një specialiste të kulturës së gjuhës, Kristina Jorgaqin, për çështje të standardit dhe të gegërishtes. Artikulli prek shumë çështje dhe disa pikëpamje të autorit, sidomos për nevojën e studimit të monumenteve të gegërishtes letrare në shkolla, më duken të drejta dhe të mbështetura. Megjithatë, e veçanta e këtij shkrimi është se Tufa kërkon t’i qaset problemit të standardit nga këndvështrimi i shkrimtarit, jo i ekspertit; këndvështrim që është legjitim në vetvete, por që në rastin konkret më duket se abuzohet.

(more…)

Read Full Post »

DHURATA ME XIXA

Në vijim të dhuratës për vitin e ri, që Presidenti shqiptar i bëri azilit të pleqve në Kamzë, pati dy lloje reagimesh. I pari ishte debati nëse gjeneratori i ishte dhuruar azilit (si ndërtesë dhe institucion), apo pleqve (si banues të azilit). Diskutimet e zjarrta prekën edhe rrafshe filozofike për përkohshmërinë e jetës, përjetësinë e shpirtit dhe raportin e njeriut modern me objektet e teknologjisë së lartë. (more…)

Read Full Post »

BREAKING NEWS

Nga “Korrieri” i sotëm:

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te zhvilloje nje vizite ne Itali ne muajin shkurt te ketij viti. Presidenti ka marre nje mesazh te perzemert urimi nga homologu i tij italian, Xhorxho Napoletano, per festat e fundvitit. Napoletano, sipas Presidences, thote se eshte i kenaqur qe do te takohet me homologun e tij shqiptar. Nderkaq, Presidenca njoftoi se kryetarit te shtetit i jane uruar festat nga Presidenti i Tunizise, Zine El Abidine Ben Ali; Emiri i Shtetit te Kuvajtit, Sheik Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah; Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad dhe drejtori i Pergjithshem i FAO-s, Zhak Diuf.

 

Tani s’u mbetet veç të njoftojnë që Presidenti u gdhi në mëngjes dhe u ngrys në darkë, tha.

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: