Mediat dhe opinioni publik anembanë botës nuk duket ta kenë pritur mirë shpalljen e Pavarësisë nga Kosova. Një pjesë e mirë e kritikave lidhet me frikën e shumë elitave në pushtet se zhvillime të ngjashme me këtë pavarësi mund të ndodhin edhe në shtetet e kontrolluara prej tyre; të tjerë analistë i druhen prishjes së drejtpeshimit gjeopolitik global ose parimit të mosndryshimit jokonsensual të kufijve; të shumtë janë ata që e kundërshtojnë pavarësinë sepse duan të kundërshtojnë Amerikën dhe veçanërisht Bushin. Më në fund, një rol në këtë fushatë negative dhe tepër kritike do ta ketë luajtur edhe Serbia vetë, ose njerëz të shtyrë ose të frymëzuar prej interesave serbe. Për fat të keq, pala shqiptare praktikisht e ka humbur këtë luftë mediatike, megjithë përkrahjen që i ka ardhur nga disa pena të fuqishme e me gjithë të drejtën morale që Kosova e ka pasur pa dyshim me vete.
Archive for February, 2008
FUSHËBETEJA NË MEDIAT
Posted in Media, Politikë, tagged Kosova, mediat, propaganda antikosovare on February 28, 2008 | 35 Comments »
IDENTITETI KOSOVAR (II)
Posted in Antropologji, Kulturë, Sociologji, tagged diversiteti, identiteti kosovar, identiteti shqipëritar, ortodoksia në Ballkan, vllehët on February 25, 2008 | 25 Comments »
Po i kthehem përsëri çështjes së identitetit kosovar dhe marrëdhënieve të këtij identiteti me identitetin shqiptar.
Po ta pranojmë identitetin kosovar si manifestim konkret të identitetit shqiptar, atëherë duhet të pranojmë, dashur pa dashur, edhe identitetin “shqipëritar”, term që e kam dëgjuar të përdoret ndonjëherë. Në këtë rast kosovarët do të ishin shqiptarë të Kosovës njëlloj sikurse shqipëritarët janë shqiptarë të Shqipërisë.
MIDIS SKAJEVE
Posted in Histori, Kulturë, Sociologji, tagged kontakti, kultura, tradhtia on February 24, 2008 |
nga Ardian Vehbiu
botuar në Shekulli më 2 korrik 2006, por që sot fare mirë mund t’i kushtohej guximit qytetar të një Vladimir Arsenijevic-i
Në skicën me titull Rrëfenja e luftëtarit dhe e robinjës, përfshirë në vëllimin me tregime “El Aleph”, Borges përmend historinë e pazakonshme të Droctulft-it, barbar longobard, fisi i të cilit kish shkelur e plaçkitur Italinë e Mesjetës së Hershme dhe kish rrethuar qytetin e Ravenna-s. Droctulft-i, thotë Borges-i, ishte i bardhë, zemërak, i pafajshëm, besnik i prijësit dhe i fisit të vet. Por lufta e solli në portat e Ravenna-s, dhe atje pa diçka që s’kish parë kurrë… Pa ditën, qiparisat dhe mermerin. Pa një tërësi të shumëfishtë, por jo të çrregullt; pa qytetin, një organizëm prej statujash, tempujsh, kopshtesh, banesash, shkallaresh, urnash, kapitelesh, hapësirash të rregullta e të gjera. Pas kësaj, Droctulft-i i braktisi të vetët dhe u bashkua me ravenasit, duke luftuar krah tyre në mbrojtje të mureve që deri dje i kish mësyrë, deri sa mbeti i vrarë. Ravenasit, që gjithnjë çmeriteshin me pamjen e tij të frikshme e mjekrën që i derdhej mbi gjoks valë-valë, e varrosën në një tempull dhe i vunë te varri një shënim mirënjohës: “Na deshi ne e gjakun e vet përbuzi, duke e bërë Ravenna-n atdheun e vet.” Nuk ishte tradhtar, thotë Borges-i, se tradhtarëve nuk u mbishkruhen epitafe përdëllyese; ishte një i ndriçuar, një konverso.
KOSOVA IMAGJINARE
Posted in Politikë, tagged gjeopolitika, Kosova, separatizmi on February 21, 2008 | 6 Comments »
Shtetit të porsalindur shqiptar në Ballkan një palë po i gëzohen si të ishte xhol që u mbiu papritur në dorë – duke investuar në të kuptime, projektuar dëshira e ëndrra, mbishkruar vlera dhe porosi planetare të shenjta; një palë tjetër i tuten lemerishëm, sikur të ishte shkarpa e fundit që do t’ia thyekësh shpinën e lodhur mushkës së stabilitetit global.
MIRË PËR TË GJITHË
Posted in Politikë, tagged Ballkani, Kosova, politika e jashtme on February 20, 2008 | 5 Comments »
Pavarësia e Kosovës i lumturoi të gjithë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri e në mërgim. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe pas realizimit të ëndrrës shumëshekullore. Në të njëjtën masë u pikëlluan serbët (apo një pjesë e tyre?) dhe disa qarqe që mbështesin idetë shoviniste. Më pak të matshme janë shqetësimet dhe frika primordiale e disa mediave nëpër Evropë e gjetiu. E megjithatë, mjaftojnë disa llogari të thjeshta, jo detyrimisht gjeostrategjike, dhe del qartë se pavarësia e Kosovës është në të mirë të të gjithëve.
IDENTITETI KOSOVAR
Posted in Kulturë, Sociologji, tagged identiteti kosovar, Kosova, kosovarishtja on February 19, 2008 | 32 Comments »
Pyetja e parë në lidhje me identitetin kosovar është nëse ekziston apo jo veçmas, si alternativë ndaj identitetit shqiptar.
Shkëputja e Kosovës prej Serbisë – fitore historike nga ato që është fat t’i përjetosh – e lypte madje ia vlente një farë mjegullimi të raporteve të banorëve shqiptarë të Kosovës me Shqipërinë. Nga ana tjetër, për shumë kosovarë pyetja nëse të jesh kosovar është diçka e ndryshme nga të jesh shqiptar është pa kuptim.
DITA E SHPRESËS
Posted in Politikë, tagged Kosova on February 18, 2008 | 15 Comments »
Kosovës ia uroj këtë ditë, siç nuk ia kam uruar kurrë Shqipërisë.
Ua kam zili të gjithë atyre që e jetuan për së gjalli, pasi e kishin shpresuar për dekada. Ua kam zili të gjithë atyre të tjerëve që mund t’i fillojnë punët mbarë.
DIKTATURA E BERBERËVE
Posted in Antropologji, Politikë, Sociologji, tagged arbitri, autoriteti, demokracia, perandoria zero on February 15, 2008 | 12 Comments »
Po e nis përsëri me një gjëzë logjike – të ashtuquajturën “Paradoks të berberit”:
Berberi i fshatit ka urdhër të rruajë vetëm ata që nuk rruhen vetë. A duhet të rruhet vetë berberi?
BUKË, KRIPË, ZEMËR
Posted in Antropologji, Humorr, tagged buka, kultura shqiptare, ushqimi on February 13, 2008 | 7 Comments »
Shumë gjëra na u thanë këto ditë për rritjen e çmimit të bukës. Na folën për uljen e kostos, lehtësirat fiskale, skemat e kompensimit, ndikimet e globalizimit, ngrirjen e çmimeve, importimin e grurit, kartelin e furrave, krizën ekonomike, e kështu me radhë. Ajo çka mbeti në hije është pesha simbolike e bukës në kulturën shqiptare.
KUR TKURRET MIRËBESIMI
Posted in Antropologji, Sociologji on February 9, 2008 | 34 Comments »
Dilema e të arrestuarve
Ka disa variante të dilemës së të arrestuarve (“the prisoners’ dilemma”), një nga më të studiuarat në teorinë e lojrave; në vijim po i përmbahem versionit të Robert Wright, në Non Zero, The Logic of Human Destiny, Pantheon Books, New York, 2000.
PA HILE
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged fair play, free-riders, loja, mashtrimi on February 6, 2008 | 1 Comment »
Që prej kohëve homerike, hileja njihet si ekuivalenti intelektual i dhunës – meqë për çdo Ajaks që mësynte ballazi, do të gjendej një Uliks, për të ndërtuar kalin prej druri.
Diskutimi për hilenë bëhet më intrigues në ato situata kur fitorja me çdo kusht nuk është çështje për jetë a vdekje – ndonëse gjithnjë ka pasur kultura ku edhe vdekja është detyruar të ndjekë rregullat përkatëse.
MËRGIMTARËT E PËRDORUR
Posted in Diaspora, tagged Diaspora, emigracioni, emigrantët, mërgimi, migrantët, Shqipëria on February 5, 2008 | 10 Comments »
Emigracioni shqiptar po shkon dalëngadalë drejt të njëzetave, ndaj koha për një bilanc nuk mund të konsiderohet e papërshtatshme. T’i shohësh emigrantët si një trup i vetëm është natyrisht kundër logjikës. Megjithatë, në raste të veçanta, me saktësimet e nevojshme, disa arsyetime përgjithësuese edhe mund të bëhen. Në qoftë se do ta shikonim mërgatën shqiptare si tërësi të veçantë, me atdheun si qendër gravitacionale, pikëpyetjet për raportet me këtë të fundit do të ishin mëse të ligjshme. Një nga pyetjet më problematike do të ishte kjo: “Shqipëria është sjellë në mënyrë instrumentale me emigrantët e vet?”. Me fjalë të tjera: “Në vendin tonë emigrantët janë parë thjesht si mjet apo jo?”. (more…)
GJARPRI I DIZINFORMIMIT
Posted in Media, Politikë, tagged dizinformimi, Kosova, myslimanët, Shqipëria on February 3, 2008 | 20 Comments »
Më tërhoqi vëmendjen para disa ditësh një lajm i gazetës izraelite Haaretz, për fluturimin e parë komercial Shqipëri-Izrael.
