Më tërhoqi vëmendjen para disa ditësh një lajm i gazetës izraelite Haaretz, për fluturimin e parë komercial Shqipëri-Izrael.
Në lajm thuhet, mes të tjerash:
The first commercial flight from Albania to Israel, operated by Israir, will land at Ben-Gurion International Airport on Thursday. The flight from Albania’s capital, Tirana, will carry 175 passengers, mainly business and communications people from the Muslim state.
This is the first time Albania has allowed an Israeli airline to operate a commercial flight from its limits. […]
Albania in the last year has become a strategic tourist destination for Israel, as the two states work to strengthen their ties. The southeastern European state has some 3.5 million residents, 70 percent of them Sunni Muslims and 30 percent Christians.
Natyrisht, nuk është e saktë që Shqipëria të quhet shtet mysliman, jo sepse është turp të jesh i tillë, por sepse ky cilësim nuk i përgjigjet realitetit.
As është e saktë të thuhet se 70% e shqiptarëve janë myslimanë Sunni; së pari sepse nuk dihet as edhe nëse 70 përqind e shqiptarëve janë myslimanë apo jo, dhe së dyti sepse një pjesë e mirë e atyre që praktikojnë Islamin në Shqipëri nuk e mbajnë veten për sunitë. Sa për qind? Askush nuk e di. Qeveritë shqiptare, që e kanë mendjen te ceremonitë kur nuk e kanë te ofiqet, refuzojnë të bëjnë një regjistrim të rregullt të popullsisë, sikurse refuzojnë t’u vënë emra rrugëve e t’u japin njerëzve letër-njoftimi ose shtëpive adresa.
Më në fund, nuk e kuptova atë shprehjen sipas së cilës “Kjo është hera e parë që Shqipëria lejon një linjë ajrore izraelite të operojë një fluturim komercial…”. Lejon? Po kur i paska refuzuar ndonjë gjë Shqipëria e sotme ndonjë shteti? Ndoshta më e saktë do të ishte që për herë të parë një linjë ajrore izraelite i ka kërkuar Shqipërisë leje për të operuar brenda kufijve të saj.
Dua të them që morali i këtij lajmi – që Shqipëria, kinse vend mysliman sunit, lejon më në fund linja ajrore izraelite të operojnë brenda kufijve të saj – është krejtësisht i gënjeshtërt, madje toksik.
Lajmin e përcjell edhe Balkan Travelers, por të zhveshur nga pasaktësitë e mësipërme, ndërsa World News dhe një numër faqesh të tjera Interneti përsëritin verbatim lajmin e Haaretz, e para edhe duke e vënë krah për krah me përkujtimin e SHOAH-ut në Tiranë.
Nga ana e vet, The Front Page Magazine menjëherë e shfrytëzon tekstin e papërgjegjshëm të Haaretz për të bërë komentin e mëposhtëm:
Marking International Holocaust Remembrance Day on Sunday, the UN put on display an exhibit paying tribute to the Righteous of Albania who risked all to save Jewish lives during the Holocaust. The exhibit arrived at the UN from Yad Vashem, where it was on display for two months. While the Righteous of any nation indeed should be acknowledged and commemorated, the problem with the exhibit is its underlying agenda. Jews, along with the Albanian Righteous of WWII, are being used by the Albanians of today to advance a racially supremacist end game in the Balkans, where world wars start—and cost principally Jewish and Serbian lives.
Përkthej për ata që nuk lexojnë anglishten: “Edhe pse Të Drejtët e çdo kombi duhet të nderohen dhe të përkujtohen, problemi me ekspozitën (e OKB-së për ndihmën që u dhanë shqiptarët hebrenjve gjatë luftës) është axhenda e saj e nëndheshme. Hebrenjtë, së bashku me Të Drejtët shqiptarë të Luftës II Botërore, po përdoren prej shqiptarëve të sotëm për të çuar përpara një skemë racialisht supremaciste në Ballkan, atje ku fillojnë luftrat botërore, të cilat marrin kryesisht jetë hebrenjsh dhe serbësh.”
Artikulli, i shkruar nga Julia Gorin dhe i përshkuar tej e ndanë nga një antipati e hapur ndaj çështjes shqiptare në Ballkan, përfundon me përbuzje se hebrenjtë “historikisht të cekët” të Perëndimit u rreshtuan kundër Serbisë përkrah shqiptarëve në rastin e konfliktit për Kosovën, edhe pse Shqipëria “deri javën që shkoi nuk u lejonte linjave ajrore izraelite të kryenin fluturime komerciale brenda kufijve të saj.”
E njëjta autore komenton në blogun e vet Republican Riot:
The FIRST time Albania has ALLOWED an Israeli airline to operate a commercial flight from its limits. Hmm, I wonder why this is the first time. Could it be that, after all, Albania isn’t all that different from those non-secular Muslim states? Sure sounds like it. One also wonders what’s so special about now. Could it be Albania’s striving toward EU membership (the quieter way for Islam to more deeply penetrate Europe, since that other Muslim state Turkey is having such a hard time)? Could the timing also relate to Albania’s need for support for an independent Kosovo?
Përkthej: “E PARA herë që Shqipëria ka LEJUAR një linjë ajrore israelite të operojë një fluturim komercial brenda kufijve të vet… Hmmm, pyes veten pse vallë hera e parë. Mos vallë ngaqë, në fund të fundit, Shqipëria nuk është edhe aq e ndryshme sesa shtetet e tjera myslimane jo-shekullare? Kështu sikur kuptohet. Pyes veten edhe pse pikërisht tani. Vallë ngaqë Shqipëria po synon anëtarësim në BE (si një mënyrë më e qetë për Islamin të depërtojë thellë në Europë, sidomos qëkur Turqia nuk po arrin dot)? Të lidhet kjo edhe me nevojën që ka Shqipëria për mbështetje për Kosovën e Pavarur?”
Një frazë e vetme, në dukje e pafajshme, në një lajm gazete bëhet shkas për një përrua spekulimesh dhe intrigash. Të jetë vallë krejt rastësore kjo përrallë e re për intolerancën shqiptare? Për 70% sunitët në Shqipëri? Për një simotër të Arabisë Saudite që po futet tinëz në Europë? Mua po më duket më tepër si disinformacion i paguar prej një pale të tretë.
Pyetja që duhet bërë: cui prodest? Kujt i intereson që Shqipëria të pikturohet si vend mysliman sunit?
Në kontekstin e lajmit më sipër, edhe Israelit, për të treguar se ja, e kemi një vend mysliman që na do e na pranon.
Po insinuata që Shqipëria deri dje nuk ia hapte qiejt avionëve hebrenj kujt i hyn në punë?
Jo Israelit natyrisht. Është një insinuatë që fut pyka në miqësinë shqiptaro-israelite. Atëherë kujt?
Ndoshta po atyre që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës me argumentin se s’ka ç’na duhet një shtet sunit në Europë?
Ndoshta. Këta janë serbët dhe miqtë e tyre: grekët, rusët, madje edhe të tmerrshmit greko-qipriotë, që ku shkelin nuk mbin më bari.
Po pse në një lajm për linjat e avionëve israelitë?
Sepse duan të trazojnë përkrahjen që i bën pavarësisë së Kosovës lobi hebre në USA.
Më në fund, pse në “Haaretz”? Sepse kjo gazetë është pak si e majtë dhe e afërt me Partinë Demokratike në USA.
Lajmi kërkon të kilikosë hebrenjtë e majtë në USA, ata që janë kundër Bushit, që nuk e durojnë dot miqësinë amerikane me Arabinë Saudite, ata që thonë se lufta në Irak u bë për naftën.
Vetëm ashtu kuptohet rrena për 70% të Shqipërisë sunite, që as në Konferencën Islamike s’e ka parë kush në ëndërr.
Kohë për të pasur kujdes.
Statistika e lodhur e 70% muslimaneve ne RSH do vazhdoje te mbetet e te perdoret e te na merzise dhe bezdise edhe per shume kohe ne vijim. Ne perceptimin tim, mendoj se vec problemeve strukturore dhe infrastrukurore qe lidhen me nje regjistrim te cfaredolloj te popullsise, kutiza me pyetjen “perkatesia fetare” komplikohet jashtezakonisht shume nga skenari hipotetik (deri diku i vertetuar) se nje nr shume i madh shqiptaresh (kryesisht te jugut, por jo vetem) do te veteshpallen ortodokse, me arsyetimin makut e mjeran per te perfituar ndonje krodhe buke helene.
Nga ana tjeter, vras mendjen dhe them me vete qe se pari, ky far proselitizmi mund te ndodhe (realisht ka ndodhur dhe po ndodh edhe sot e gjithe diten) edhe pa shtysen e nje regjistrimi shteteror (ndonese nuk mund te mohohet nxitja e forte e ketij te fundit). Nje rritje ne kufijte e 2-3 fishimit te “vorioepiroteve”:) ne Shqiperi do te jete nje moment dhe shkak i mire per qarqet shoviniste greke ne Greqi dhe mbare boten, te cilat do te shtojne presionin e tyre ndaj qeverise shqiptare per tu dhene gjithfarelloj te drejtash “minoritetit prej qindramijera individesh”, deri edhe statusin e minoritetit shtetformues, greqishtja gjuhe zyrtare ne te gjithe vendin (mund te dalin “minoritare” edhe ne Tropoje e Kukes!!!) e keshtu me radhe (ndoshta po ekzagjeroj pak, po asnjehere si dihet me greket).
Nga ana tjeter (se dyti), ne dilemen mes genjeshtres se 70% muslimaneve dhe 40-50% ortodokseve, me oportunizem zgjedh kete te dyten (me dallimin e trishte se kjo nuk do te jete me genjeshter, por nr “i sakte” i nje regjistrimi “te sakte” nga nje shtet “i sakte”, qe gjithsesi, mund te remediohet ne nje kohe te dyte).
Sec kam nje lloj bindjeje qe ne rast te nje regjistrimi te ngjashem, ajo meseleja e shtetit musliman do te permbyset paq …
A thua kjo nuk do na beje me “special” per miqte tane USA?
Nga e dime ne qe Israeli s’ka kerkuar me pare te kete fluturime ne Tirane dhe nuk eshte lejuar? Sigurisht, une nuk besoj se nuk eshte lejuar per motive fetare, por mund te kete patur probleme teknike, kontraktore etj. qe e kane bere te pamundur realizimin e fluturimeve deri tani.
Po sikur artikullshkruesit te kishin thene “Shqiperia, vend me shumice myslimane, anetare e Konferences Islamike” pa u ngaterruar me perqindjet dhe etiketimet “shtet mysliman” “myslimane sunite” etj., a do qendronin argumentet e tyre? Cfare detyrimi na kane qe te jene perkrahes te ceshtjes shqiptare ne Ballkan dhe Europe? Apo ne jemi thjesht te shqetesuar per etiken gazetareske te tyre?
LG, kur vjen puna te përkrahja për çështjen e Kosovës, nuk është fjala për përkrahjen e Izraelit, sepse Izraeli nuk ngre peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fjala është për qëndrimin e lobit hebraik në SHBA, i cili është i fuqishëm, i pasur dhe me ndikim të madh në Washington DC e në politikën e jashtme amerikane. Deri më sot ky lob e ka simpatizuar shumë çështjen e Kosovës. Arsyet për këtë janë të shumta, vështirë të reduktohen në një ose dy: identifikimi me shqiptarët si popull i nëpërkëmbur, ndjenja e drejtësisë, neveria ndaj politikave serbe të spastrimit etnik, të cilat njëfarësoj u referohen politikave naziste të shfarosjes racore. Natyrisht, nuk duhen shpërfillur as arsyet pragmatike – ose përpjekjet e këtij lobi për të kundërshtuar politikat e tanishme imperiale të Rusisë së Putinit në Ballkan dhe kudo tjetër. Kjo analizë do të na çonte larg dhe, gjithsesi, nuk ka shumë lidhje me problemin tonë si shqiptarë. Një gjë është e qartë: që kur ka ardhur puna për çështjen e Kosovës, Bushi e ka pasur mbështetjen bipartizane, d.m.th. edhe nga krahu i demokratëve, ku ndikimi i lobit hebraik është më i fortë e më kapilar. Që këtej, objektiv i një fushate serbe hipotetike për ta sabotuar përkrahjen amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës nuk mund të mos jetë pikërisht krahu i majtë e ndonjëherë pacifist i lobit hebraik në SHBA, i cili është tashmë në kundërshtim të hapur me Bushin dhe republikanët për shumë çështje të tjera. Blogu i Julia Gorin më vërteton pikërisht që pretekstet për një përmbysje të qëndrimeve amerikane nuk është se mungojnë, sidomos në rast se demokratët i fitojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Premisa e diskutimit ishte qe lobi pro-serb po dizinformon per te realizuar qellimet e veta antishqiptare-kosovare. Perderisa kur flitet zyrtarisht per Shqiperine (siti i CIA-s), referimi eshte gjithnje 70% myslimane (sipas Britannicas edhe me nen-ndarjet perkatese me shumice sunite dhe me pakice bektashije), pyetja mbetet: per cfare po dizinformohet?
Jam dakord qe ky nuk eshte realiteti shqiptar sot dhe qe duhej te ishte bere nje regjistrim i popullsise, por nuk na e kane fajin pro-serbet per kete. Jam dakord edhe qe gazetaret zgjedhin te vene ne dukje ato “te verteta” qe i sherbejne argumentit te tyre. Mund te jem gabim, por nuk me duket se ka diziniformim.
L., ka dizinformim të padiskutueshëm kur popullsia e Shqipërisë deklarohet 70% sunite - meqë kjo është haptazi e gënjeshtërt, ndryshe nga të dhënat për myslimanët atje, të cilat edhe mund të falen. Nuk ma merr mendja që CIA, në faqen e vet, ta ketë ashtu. Unë mbetem i bindur se edhe insinuimi që Shqipëria, deri dje, ia kish mohuar linjave ajrore izraelite të drejtën për të përdorur hapësirën e vet ajrore është i gënjeshtërt, por këtë nuk ta vërtetoj dot.
Une lashe koment tek faqja e Haarez dhe doja te lija koment dhe tek front page magazine. Per kete fillova te lexoj artikullin qe e citon ketu dhe xhaxhai. Ne fund te leximit me ishte hapur goja nga habia pa e kuptuar vete. Aq tendencioz ishte shkrimi. Thashe po e le per neser te jem pak me i qete kur te shkruaj. Ju keshilloj dhe ju qe sipas kohes te shkruani komente sa me te argumentuara tek front page magazine.
eshte pjese e strategjise te Serbeve qe Shqiptaret (te pakten ne shtypin e Anglosferes) ti pershkruaje si kandidate ideale per fondamentaliste islamike, dhe kontigjente te Al-Qaidas.
Tema e mos-regjistrimit te perkatesise fetare nga shteti i shqiperise eshte dicka tjeter. Statistika 70% i perket viteve 30, sidoqofte pavaresisht nga shekullariteti, shqiptari po te pyetet do te thote ‘mysliman se ashtu e kam prejardhjen, por jo sepse besoj’.
Shqiptaret kane perkufizim tjeter fetar nga ai anglosferik.
Natyrisht që shërbimet sekrete serbe kanë fonde dhe njerëz të specializuar për të dëmtuar imazhin e Kosovës në Perëndim. Dizinformimi është një nga mënyrat si mund të realizohet dëmtimi dhe pikërisht:
- Duke e paraqitur popullsinë në Kosovë si fundamentaliste islamike, me klerikë të infiltruar nga elementë të dyshimtë prej Arabisë Saudite, të cilët rekrutojnë jo vetëm besimtarë vahabitë por edhe terroristë për xhihadin islamik kundër Europës, NATO-s dhe Amerikës.
- Duke e paraqitur territorin e Kosovës si potencialisht bazë të terrorizmit islamik ndërkombëtar.
- Duke e paraqitur territorin e Kosovës si qendër të braktisur në duar të trafikantëve të drogës, të armëve, të njerëzve dhe të kriminelëve të tjerë, të spastruesve të parave të pista e sidomos të të tmerrshmes “mafie shqiptare” që tashmë sundon kriminalitetin e organizuar në Europë.
- Duke e paraqitur udhëheqjen e UÇK-së si njerëz që vijnë nga bota e krimit dhe që e kanë çarë rrugën në krye nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
- Duke e paraqitur madje edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si të nxitur edhe nga përpjekja e CIA-s për të krijuar një El Dorado të drogës në atë territor.
Ky informacion viral ka arritur të depërtojë në një pjesë të madhe të forumeve “alternative” në Internet, ku diskutimet politike pleksen me diskutime teorish të komplotit dhe të tjera problematika të errëta. Diskreditimi i arsyeve amerikane për Luftën në Irak ka ndikuar edhe në dobësimin e përligjjes morale për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë; shumë njerëz që nuk pajtohen me politikën e jashtme të administratës Bush në Lindjen e Mesme besojnë se edhe ndërhyrja në Kosovë ka qenë e të njëjtit lloj. Kuptohet që në rrafshin strategjik, Kosova për SHBA dhe NATO-n s’mund të jetë veçse mjet, jo qëllim; Dhe në rrethanat e tanishme ky mjet u ka mbetur në dorë republikanëve e veçanërisht Bush-it. Meqë politika në SHBA pas 2008-ës nuk mund të jetë veçse distancim i ngutshëm nga gjithçka që i referohet presidentit të tanishëm amerikan, edhe Kosova rrezikon të sakrifikohet, në emër të “ndryshimit”; serbët, të cilët e dinë këtë, janë përpjekur që çështjen e pavarësisë ta shtyjnë, me çdo kusht, deri sa të vijë një qeraxhi i ri në Shtëpinë e Bardhë…
Vetem nqs fiton Obama (partizan i divorcimit te Mitrovices nga Kosova) mund te behet ndonje gje e tille. Perndryshe si McCain si Clinton jane mbeshtetes te njohur te nderhyrjes te NATOs ne Kosove.
Kreshnik Bejko:
“Vetem nqs fiton Obama (partizan i divorcimit te Mitrovices nga Kosova) mund te behet ndonje gje e tille.”
Njehere kam takuar nje gjyqtar teper te njohur amerikan…
Ne nje bisede te lire, e pyeta me kureshtje lidhur me qendrimin qe do te mbante Bush (atekohe i sapo ardhur ne Shtepine e Bardhe) ndaj Kosoves, me shqetesimin nese politika e re republikane do te ndryshonte krahasuar me ate te adoptuar nga Klinton dhe demokratet.
Pergjigja e tij ishte:
“ShBA nuk ka memorie individuale, por institucionale, vecanerisht ne politiken e jashtme”
Nje shenim i vogel per perkthimin, fjala e anglishtes ‘’secular” nuk perkthehet ne shqip si ‘’shekullar” por me fjalen ”laik”, te pakten ne mungese te nje fjale me te pershtatshme. Se ‘’shekullar” eshte direkt nga anglishtja, jo thjesht nje neologjizem, pa le qe mund te ngaterrohet me ‘’shekullor”.
Gjithsesi, me shqetesimet jam dakord.
Tannhauser, të falënderoj për këshillën gjuhësore, por megjithatë “shekullar” është po aq fjalë shqipe sa edhe “laik”, të paktën sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (botim i vitit 1984). Nuk më duket të jetë marrë “direkt” nga anglishtja sikurse thua; përkundrazi, duket si e italishtes mesjetare. Ndonjë filolog me siguri do të gjejë përdorime të saj në shqipen e autorëve të vjetër.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
REPUBLIKA E KOSOVËS –
”SHTETI KOSOVAR” –
SHTET LAIK APO SHEKULLAR?
” Lufta midis mosbesimit dhe besimit është tema më kryesore në historinë botërore.”
- Goethe
Republika e Kosovës, deri më sot, shteti më i ri në botë, ka një kushtetutë, kushtetutë e cila është e ”smutë”, prej të cilës të vlojnë trutë…
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi me 15 Qershor 2008, ka 14 kapituj dhe 162 nene, ku shumçka është shtjelluar, përcaktuar, por me shumë gabime e mbuluar…
Për Kushtetutën e Republikës së Kosovës shumçka është shkruar…Është shkruar si është hartuar, si është miratuar, por për një nen nuk është shkruar, i cili jetën Kosovës ka me ja ngatërruar…
Kushtetuta është ligji më i lartë i një shteti. Po ky shtet, Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës, çfarë shteti është ?
Çfarë është ”shteti kosovar”-
shtet laik apo shekular?
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli I,
Dispozitat Themelore, nën nenin 8 – shkruan:
Neni 8 (Shtet Laik)
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet fetare.
Kështu është përcaktuar Kosova… Kështu, pra, Kosova kreshnike, në gjuhën shqipe, sipas Kushtetutës, është laike…
Kurse në versionin anglisht shkruan:
Article 8 ( Secular State )
The Republic of Kosovo is a secular and neutral in matters of religious beliefs.
(Republika e Kosovës është shtet shekullar dhe në çështjet e besimeve fetare është asnjënëse.)
Kështu është përcaktuar Kosova… Kosovo, pra, në gjuhën angleze, në Kushtetuten “kosovare” është shekullare…
Ky dallim, ky ndryshim, ky ngatërrim a është bërë me qëllim apo është ndonjë lëshim…?
Për këtë çështje, një një ditë, një mik, njeri me mend-punon në Kuvend, i cili është është jurist, deri dje ishte enverist, tani evropian, por që e kam jaran, më tha: ”…more Mexhid, sido që të jetë, Kosova është shtet, shtet i pavarur dhe sovran, a po më kupton, more jaran…! ?
Ç’ është laicizmi ?
Termi laicizëm rrjedhë nga greqishtja, nga fjala laie, që do të thotë: njeri i kësaj bote, i rëndomët, mesatar, jo i ditur…
Shumë gjuhë evropiane termin laicizëm e kanë huazuar nga gjuha latine, nga fjala laicius, që do të thotë: ai që nuk është fetar, nuk është i lidhur për fe, nuk është antar i klerit…Kështu e shpjegojnë fjalorët e ndryshëm të gjuhës angleze…
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, faqe: 937, termin Laik e shpjegon kështu:
Laik: Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare, që nuk merret me fenë, që nuk i përket fesë dhe klerit…
Kurse Fjalori i Shqipes së Sotme, që ka rreth 35.000 fjalë, hartuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botim i dytë i ripunuar, Botoi: Toena, Tiranë, 2002, në faqën 1231, për termin Laik, përveç atyre shpjegimeve të lartshënuara, shkruan se laik do të thotë: kundër fetar…
Duket qartë se tek Fjalorët e Gjuhës Shqipe, si nën diktaturën komuniste-ateiste dhe pas saj, në shpjegimin e termit Laik mbisundon fryma komuniste-ateiste…
Në të vërtetë, Laicizmi është një koncept francez për një shoqëri shekullare, që do të thotë: mungesa, largimi, mënjanimi, mosndërhyrja e çështjes fetare në çështjet qeveritare apo çështjet qeveritare në çështjet fetare…Pra, Laicizmi ka për themel lirinë e mendimit, lirinë e besimit. Kështu e shpjegojnë leksikografët evropian…
Por, gjatë shekullit njëzet, Laicizmi merr një kuptim të ri: që do të thotë: Barazi ndaj të gjitha feve… Por, me gjithë këte, viteve të fundit, për shkaqe politike, shpjegimi, interpretimi i termit Laicizëm po tkurret…
Kjo tkurrje e termit Laicizëm e detyroi edhe kreun e Vatikanit, Papën, Gjon Pali i Dytë, të ndërhyjë, ndër të tjera, me këto fjalë:
“Shekularizmi nuk duhet të ngatërrohet me Laicizmin. Laicizmi është kur shteti pretendon të injoron dimensionin shpirtëror të individit ose të shoqërisë…” Fjala e Papës, Gjon Pali i Dytë, para ipeshkëve francez, Vatikan, 27 shkurt 2004…
Gjatë vizitës së Papës Benedikti XVI-të në Francë, me 12 Tetor 2008, Papa, ndër të tjera, tha:
”Është koha të rishikohen marëdhënjet ndërmjet kishës dhe shtetit, duke shtuar edhe këto fjalë, “duhet një formë e shëndetshme e laicizmit…”
Në ceremonin e pasditës në Pallatin Elysie, me 12 Tetor 2008, para kryetari të Francës, Nicolas Sarkozy, Papa Benedikti XVI-të, ndër të tjera, tha:
” Jam plotësisht i bindur se tani është e nevojshme që laicizmi të ketë një kuptim të ri…”
Lind pyetja: Pse i tha Papa Gjon Pali i Dytë këto fjalë, rreth Laicizmit dhe Shekullarizmit, para ipeshkëve francezë, me 27 Shkurt 2004?
Pse i tha Papa Benedikti i XVI-të këto fjalë në Francë, me 12 Tetor 2008, para hundëve të Kryetarit të Francës, Nicolas Sarkozy, në Pallatin Elysie?
I kanë thënë këto fjalë të nevoshme, të domosdoshme, krerët e Vatikanit, Papa Gjon Pali i Dytë dhe Papa Bededikti i XVI-të sepse ishte Franca, e para në Evropë, pikërisht ajo, e cila e miratoi ligjin për Laicizëm, shtet laik, që në vitin 1905…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kushtetutën amerikane, nuk përdoret termi Laik apo Laicizëm, por përdoret termi Sekular apo Sekularizëm…
Ç’është Sekularizmi?
Në gjuhë shqipe, sipas Fjalorëve të Gjuhës Shqipe apo Fjalorit të Shqipes së Sotme, Tiranë, 2002, nuk përdoret termi Sekular apo Sekularizëm por shënohet fjala: Shekullar, që do të thotë:
”Klerik katolik që nuk bën pjesë në ndonjë urdhër e nuk jeton në kuvend…” , (Faqe: 1231.)
Ky është jo vetëm një shpjegim i gabuar, por ka edhe një qëllim, një qëllim të caktuar, të paragjykuar,:
Në vend se të ndriçon, të errëson…
Këtu jo vetëm që mbulohet e vërteta, por del në sipërfaqe gënjeshtra…
Këtu fyhet Kisha Katolike apo Katolicizmi, kurse injorohet, përjashtohet, feja Islame apo Islamizmi…
Kur ndodhi kjo në kohën e diktaturës komuniste-ateiste kishte një arsye të pa arsyeshme, por ky Fjalor i Shqipes së Sotme, botuar në Tiranë, 2002, dëshmon se komunizmi-ateizmi vdiq, por në kokat e akademikëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të gjuhëtarëve të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, që hartuan këtë Fjalor, ky Fjalor dëshmon se komunizmi-ateizmi ende jeton…
Sipas fjalorëve të ndryshëm amerikan, termi Shekular apo Shekullarizëm ka disa kuptime, por këtu po i veçojmë, po i shënojmë vetëm disa:
Shekullarizëm do të thotë: me qenë i lirë nga cilësitë fetare ose shpirtërore…
Këshillohet që besimi ose mosbesimi të injorohet nga administrata shtetërore. Kjo nuk do të thotë përjashtim apo mohim i fesë…
Shekullarizmi ngulmon në lirinë fetare, dhe lirinë nga feja.
Shekullarizmi në çështje shtetërore është asnjënës në çështje fetare dhe nuk privilegje apo nënçmim ndaj feve…
Në shkollat shtetërore nuk duhet të mësohet për fenë, por as për ideologji ateiste…
Shkurt, Shekullarizëm nuk do të thotë anti-fetarizëm…
Në përfundim – një krahasim
Ndër dy të këqija duhet të zgjidhet e keqja më e vogël…
Kosova, me Kushtetutë, është shtet laik, pra e ka zgjedhur të keqen më të madhe, ndonëse, sikur e shënuam më lartë, në versionin anglisht të Kushtetutës shkruan se Kosova është Shekullare…
Me Kushtetuten e Kosovës injorohet, diskriminohet shumica, besimet e shqiptarëve, që i takojnë Fesë Islame dhe Kishës Katolike, kurse priviligjohet, favorizohet pakica serbe dhe Kisha Orthodokse…, por, për këtë kemi shkruar disa herë…
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shtet laik, nuk përmendet askund fjala Zot…
Në të gjitha kushtetutat e 50-të shteteve të Amerikës, që përbëjnë Shtetet e Bashkuara, (USA), përmendet Zoti, madje Ai falënderohet, lavdërohet, madhërohet me cilësitë, atributet më të bukura…
Në Kushtetutën e shtetit Arkansas, për shembull, në nenin 19, shkruan:
”Asnjë person i cili e mohon Zotin nuk duhet të mbajë asnjë post në departamente civile të këtij shteti, as të jetë kompetent të dëshmojë në çfardo gjykate…”
Qeveritarët dhe kuvendarët e Kosovë nuk e përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve, sepse në zgjedhjet e fundit, me 17 Nëntor 2007, votuan më pak se 40 % …
Kuvendarët dhe qeveritarët e Kosovës në vazhdimësi e përsërisin një fjali: Jemi në miqësi të përherëshme me Amerikën…
Amerika, qe pra, është shekulare… E di fort mirë Amerika që ka punë me laika… Kur nuk besoni, si t’ju besohet?
Në politikë, more laikë, me trashëgimi titiste dhe enveriste, nuk ka miqësi, simpati, dashuri, por ka interesa kombëtare, shtetërore, njerëzore…
Kosova laike vetveten e bëri armike…! Kosova me këtë kushtetutë veç po duket se është e smutë…
Është koha, sikur thanë dy papat, Papa Gjon Pali i Dytë dhe Papa Benekikti i XVI-të, të rishikohet laicizmi, të ketë një formë të shëndetëshme, një kuptim të ri….
Kjo është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme…
Është koha, që për hirë të interesit njerëzor, shtetëror e kombëtar, Kosova të jetë jo shtet laik, por shekullar…
Përndryshe, kështu qysh jemi, pa fe, pa besim në të madhin Zot – çdo gjë shkon kot…! Kosova bëhët me e kja me lot… !
Mos o i Madhi Zot…!
(Autori është studiues i religjioneve)