U bë e po bëhet zhurmë shurdhuese për allish-verishet, matrapazllëqet dhe pisllëqet që çuan drejt katastrofës së Gërdecit; korrupsionin e qeveritarëve në Tiranë dhe të çakejve e lakejve të tyre në terren; gatishmërinë e pushtetarëve për të mashtruar publikun dhe alibinë e shëmtuar të interesave të “Amerikës”; kalbëzimin total të strukturës së normave dhe ligjeve që duhet të rregullojnë marrëdhëniet e institucioneve me botën e business-it në Shqipëri; përgjegjësinë e kryeministrit dhe të klikës së tij ndaj kësaj situate të patolerueshme.
Archive for March, 2008
EKONOMIA E BAJGËS
Posted in Politikë, tagged ekonomia e bajgës, hashashi, tregtia e armëve on March 29, 2008 | 21 Comments »
NË EMËR TË ZHGËNJIMIT
Posted in Politikë, Sociologji, tagged autoriteti, etika, legjitimiteti, pushteti on March 29, 2008 | 2 Comments »
“Berisha ik!” është shembulli i fundit i asaj marrëdhënieje të munduar të publikut shqiptar me autoritetin të cilën përndryshe e kanë përshkruar si fantazi të zhdukjes, ose shpresë se të gjitha problemet do të zgjidheshin, sikur elitat në pushtet të zhdukeshin pa lënë gjurmë.
GUXIMI NË DIJE
Posted in Histori, Kulturë, tagged albanologjia, antikonformizmi, dija, shkenca on March 27, 2008 | 3 Comments »
Para pak kohësh, në këtë blog u përmend gjesti guximtar i një grupi profesorësh grekë, të cilët kanë studiuar përndjekjen e popullsisë çame në Greqi, pas Luftës II Botërore, për të nxjerrë në shesh të vërtetën e shëmtuar të genocidit, të cilën publiku i atjeshëm nuk e njeh, sepse i është maskuar nga propaganda kombëtariste shurdhuese.
STRUCIZMI PËRBALLË LEVANTINIZMIT
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged armiku, struci, virgjer on March 25, 2008 | 4 Comments »
Duket se shprehja “e fut kokën në rërë si struci” – që tregon një lloj qëndrimi pasiv përballë problemeve dhe rreziqeve – nuk paska ndonjë bazë etologjike. Megjithatë, shprehja jo vetëm u shkon për shtat shqiptarëve, por edhe neologjizmi “strucizëm” mund të gjejë fare mirë strehim në gjuhën shqipe. (more…)
PROVOKIM APO PROVOKIM?
Posted in Media, tagged manipulimi nga mediat, publiku, reagime naive on March 23, 2008 | 15 Comments »
Ç’të bësh kur të hedhin në fytyrë akuza të pabesueshme, groteske, por megjithatë të tilla që të njollosin dinjitetin, të shkatërrojnë imazhin ose të rrënojnë reputacionin?
RITE TË IKJES
Posted in Antropologji, Politikë, tagged Berisha ik! on March 20, 2008 | 14 Comments »
Në qoftë se në demokraci pushteti i përket popullit, do të preferoja një regjim të mbështetur në Ligjin.
Mbi sovranitetin e ligjit do të themelohej dallimi midis popullit dhe turmës, logjikës dhe emocionit, autoritetit dhe abuzimit, disiplinës dhe linçimit.
RITE TË FRIKËS
Posted in Antropologji, Media, tagged Gërdeci, paganizmi, sakrifica on March 18, 2008 | 27 Comments »
Askush nuk e di si do të reagojë përballë katastrofës – çka i kthen katastrofat vetë në prova të së vërtetës. Frikën e pason një përjetim i përforcuar i ekzistencës, thuase vdekja e shmangur i shtohet, sipas një aritmetike absurde, jetës së kursyer. Tronditja ndaj humbjes përkthehet në dëshirë për të bërë diçka më tepër sesa thjesht të ikurit me vrap, ose të kthyerit e kokës në anën tjetër. Mendja ndërkohë lodhet së gjeturi arsye në një produkt të kulluar të rastësisë, sado fajtore.
SHQIPTARË DHE GREKË NË EPIR
Posted in Gjuhësi, Histori, tagged Epiri, grekët, shqiptarët on March 16, 2008 | 80 Comments »
Diskutimi për natyrën etnike të Shqipërisë së Jugut (ose Epirit të Veriut) në shekuj meriton hapësirë më vete, sepse nuk lidhet aq drejtpërdrejt me politikën e sotme që ndjek Greqia ndaj Shqipërisë.
SHQIPJA E ZYRTARIT
Posted in Gjuhësi, Kulturë, tagged gjuha shqipe, gramatika, shqipja, shteti shqiptar on March 14, 2008 | 4 Comments »
Le ta fillojmë me pyetje retorike: “Organet dhe institucionet shtetërore a duhet të komunikojnë midis tyre?” “A ka rëndësi forma e komunikimit në administratën shtetërore?”, “A duhet të shprehet qartë shteti?”, “A ka të drejtë qytetari t’u kërkojë institucioneve qartësi në mesazhet e tyre?”. (more…)
NOSTALGICA
Posted in Nostalgji, tagged muzikë klasike, Nostalgji on March 9, 2008 | 15 Comments »
Sonte ishte natë me hënë të hollë, prandaj m’u shkrep të sjell në blog një listë pjesësh muzikore pak a shumë klasike, që jo vetëm më pëlqejnë, por edhe gjithnjë më kujtojnë Shqipërinë transhendentale, ose thelbin. U kam shtuar nga një nyjë për në Amazon.com, dhe titujt ua kam lënë në anglishte. S’kam ndonjë parapëlqim kushedi çfarë për interpretimet; shumë nga CD-të e referuara mund të gjenden lirë.
STËRNIPA TË SHFYTYRUAR
Posted in Antropologji, Diaspora, Kulturë, tagged Arbëreshët, De Rada, kontakti on March 7, 2008 | 7 Comments »
Zhgënjimet në kontaktet spontane mes shqipëritarësh e kosovarësh gjatë viteve 1990, më kujtojnë çka ndodhi, gjatë po atyre viteve, në marrëdhëniet e shqiptarëve me arbëreshët e Italisë.
Kur zbarkoi vala e parë e refugjatëve nga Shqipëria në brigjet e Puglias, në pranverë të vitit 1990, një prej ideve të improvizuara nga autoritetet italiane ishte që t’i strehonin një pjesë të refugjatëve në komunitetet arbëreshe të Jugut të Italisë, duke arsyetuar se shqiptarët do ta kishin më të lehtë të ambientoheshin, po të rrethoheshin prej “bashkatdhetarësh”. Edhe komunitetet arbëreshe sikur u entuziazmuan disi nga ky propozim, sepse gjithnjë e kishin kundruar Shqipërinë së largu si atdheun e tyre imagjinar, por edhe ngaqë shpresuan se ashtu do t’u mbërrinin edhe ndihma financiare nga Roma.
KRIZË SHTYPI
Posted in Media on March 6, 2008 | 4 Comments »
Të gjithë e kanë vënë re se shtypi shqiptar ka filluar prej kohësh rënien e lirë. Kriza që po ia merr frymën është shumëpërmasore. Besueshmëria po shkon nën zero, cilësia është në kufijtë e turpit, përgjegjësia ka marrë malet, saktësia është neologjizëm, respekti për lexuesin është klandestin, privatësia nuk ekziston, e drejta për t’u informuar merret si kapriço, paanshmëria është fantazmë.
SHQIPËRI E MADHE, SHQIPTARË TË VEGJËL?
Posted in Politikë, tagged Kosova, Shqipëria e Madhe on March 3, 2008 | 187 Comments »
Shqipëria e Madhe s’është veçse një mit, shkruan analisti i pavarur Sam Vaknin, bashkëpunëtor i rregullt i International Analysts Network (Kosovars and other Albanians – Why Great Albania is a Myth.)
Vaknin, i cili merret shpesh me konfliktet politike në Ballkan në faqen e IAN duke u përpjekur të ruajë objektivitetin e studiuesit, tingëllon i bindur se Shqipëria e madhe nuk ka gjasë të realizohet, për shkak të diferencave të mëdha kulturore midis grupeve të ndryshme shqiptare dhe ngaqë vetë projekti i Shqipërisë së madhe u bie ndesh interesave të elitave politike, ekonomike dhe intelektuale në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri.
