Feeds:
Posts
Comments

Archive for April, 2008

Shumëkush do të ketë lexuar tashmë për zemëratën e pakufishme që nga ngjallur në masat e besimtarëve myslimanë romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”; pa dyshim, numri i atyre që kanë dëgjuar për këtë zemëratë është shumë më i lartë se numri i atyre që janë zemëruar vërtet dhe numri i atyre që janë zemëruar vërtet shumë më i lartë se numri i atyre që e kanë lexuar romanin.

(more…)

Read Full Post »

Numri avokatëve në Shqipëri është rritur tej mase vitet e fundit. Po ashtu i noterëve. Shifra të sakta nuk gjeta, por dihet nga të gjithë se juridiku shqiptar diplomon zinxhir, ditën dhe natën, me mijëra studentë. Nuk jam ekspert i jurisprudencës, por disa gjëra, nga pozita e qytetarit, edhe mund t’i them. Me dëshirën dhe ftesën që dikush tjetër të hedhë dritë mbi një situatë, sipas meje, të ndërlikuar.

(more…)

Read Full Post »

Kush ia lëviz botës fijet? Grupi i Bilderbergëve? Komisioni Trilateral? Vatikani? Opus Dei? Priorati i Sionit? Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë? Bankierët? Illuminati? Masoneria? The Majestic 12?

Të mençmit të thonë se botën e komandon kush ia komandon komandantët.

(more…)

Read Full Post »

Ka një kategori bashkëbiseduesish nga Shqipëria që, herët a vonë në muhabet, do të të thonë: “Këtu do të plasë një ditë”. E kanë fjalën për revoltën popullore kaotike, të ngjashme me atë të vitit 1997 për nga patosi në mos për nga pasojat. Dhe meqë ngjarjet e 11 vjetëve më parë u shkaktuan, në thelb, nga kolapsi i shoqërive financiare ose “piramidave”, ndoshta është vendi të pyetet nëse ka ndonjë dukuri sot që kërcënon t’i ngjajë në përmasa dhe dramë asaj katastrofe, në qoftë se nuk ndërhyhet në kohën e duhur.

(more…)

Read Full Post »

EPIKA E ARRATISJES

Brenda mureve të një shteti si Shqipëria totalitare, modeluar sipas institucionit arketipal të burgut, invokimi i arratisjes do të shndërrohej vetvetiu në një nga ato tre ose katër rituale imagjinare të kujt ende shpresonte e kërkonte t’ia gjente vetes identitetin në kundërvënie ndaj regjimit gjithshtypës. Si ndërmarrje e konsumuar e tëra brenda mitit, i shkatërronte protagonistët me dramën që sillte me vete; teksa njëlloj si tragjeditë klasike nyjëtohej e tëra rreth dilemave të jetës dhe të vdekjes, të egoizmit dhe të vetëmohimit, të lirisë dhe të përgjegjësisë, të thyerjes dhe të përkuljes. Edhe pse relativisht pak njerëz orvateshin përnjimend të kalonin përtej, herezia e arratisjes kish bërë vend në mendjet e të gjithëve, qoftë edhe vetëm hajmali për t’u mbrojtur ndaj përçudnimit prej diktaturës.

(more…)

Read Full Post »

Zhurma shurdhuese rreth disa rrëfimeve të Carla del Ponte-s në librin e vet të fundit “La Caccia”, për kinse trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga UÇK-ja, nuk lejon që të kuptohet mirë se për çfarë është fjala pikërisht; meqë si edhe herë të tjera, një takëm pseudo-patriotësh duan ta shfrytëzojnë edhe këtë rast për të treguar se sa të gatshëm janë për t’u kacafytur me mullinjtë e erës, në favor të çështjes shqiptare. Ndërkohë, memi i mbjellë nga Del Ponte tashmë ka depërtuar në kaosin primordial të informacionit, dhe publiku e ka pranuar si të vërtetë diçka që as gënjeshtër nuk e quan dot; ose një amebë narrative që po shtohet e shumohet falë edhe inercisë perceptive të ligjërimtarëve publikë shqiptarë, shpesh robër skemash interpretative naive, pothuajse aritmetike.

(more…)

Read Full Post »

Pak ditë më parë, më tërhoqi vëmendjen fushata që një e përditshme e njohur argjentinase filloi për futjen e shkronjës “ñ” në lëmenjtë (domain) e internetit. Slogani i fushatës ishte: “No es lo mismo un panal que un pañal”. Siç mund të parashikohej lehtë, mua më vajti mendja tek “ë”-ja shqiptare. E jo pa të drejtë. (more…)

Read Full Post »

BATHORJA E EUROPËS

Sipas një studimi kontinental të kryer tani së fundi nga GfK Austria (vetëm këtë nyjë arrita të gjej sot për studimin në fjalë; në një kohë që të dhëna më të vjetra mund të gjenden këtu), Shqipëria zë vendin e fundit në Europë për përdorim të Internetit, me vetëm 1% të popullsisë në moshë të rritur, të lidhur në linjë. Që kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët, e vërteton edhe fakti që, përveç Maqedonisë me 5%, të gjitha vendet e tjera të Europës kanë përqindje përdorimi dyshifrore, duke filluar nga Turqia me 14%, Bosnjë-Hercegovina me 21%, Mali i Zi me 32%, Serbia me 37%, Greqia me 46% e kështu me radhë, deri te Islanda, ku pothuajse 90% e popullsisë së rritur e shfletojnë Internetin rregullisht.

(more…)

Read Full Post »

Gazeta “Shqip” njoftonte sot hareshëm se Stan Dragoti do të bëjë një “film” për Kosovën, edhe pse nga teksti kuptohej qartë se ishte fjala për një fushatë turistike-komerciale ose reklame; por nuk është për t’i vënë shumë faj gazetarit atje, të cilit do t’ia kenë marrë mendjen kërkesat e shumta, kohët e fundit, për një film shqiptar për Skënderbeun, mundësisht me regji të Mel Gibson dhe me Russell Crowe në rolin kryesor.

(more…)

Read Full Post »

Një diskutim për periudhën paralatine të shqipes nuk mund të shpërfillë enigmën e huazimeve nga greqishtja e vjetër në shqipe. Edhe pse nuk jam specialist i greqishtes së vjetër, as etimolog, do të përpiqem ta shtjelloj shkurt këtë çështje, i mbështetur në rezultatet e arritura prej specialistëve përkatës, të cilat njihen mirë.

(more…)

Read Full Post »

Forumet e diskutimeve në Internet janë në thelb komunitete virtuale, të cilat realizohen dhe riprodhohen, sikurse komunitetet reale, në bazë rregullash, herë eksplicite herë të nënkuptuara.

Forumet janë si rregull të hapura për këdo, dhe shumë pjesëtarë të komunitetit përftohen si të tillë duke e ndërtuar reputacionin në bazë të veprimtarisë së tyre brenda forumit – çfarë thonë, kujt i drejtohen, kur flasin e kur, përkundrazi, heshtin; çfarë gjuhe përdorin (dialekt apo formale); në çfarë temash specializohen etj. Në këto rrethana, është afër mendsh që barazitizmi, në trajtën e vet si mostolerim i pabarazisë, të vijë e të shndërrohet në një tipar themelor të forumeve.

(more…)

Read Full Post »

Tani që ftesën për t’u futur në NATO e kemi në xhep, tani që festat e organizuara për këtë ngjarje të shënuar përfunduan, mund të flasim lirisht për disa probleme paksa “tabu” për opinionin publik shqiptar. Premisa qartësuese mbetet kjo: hyrja në NATO përbën një ngjarje thellësisht pozitive për kombin shqiptar, aspirata kulturore e të cilit ka qenë gjithnjë integrimi në strukturat perëndimore.

(more…)

Read Full Post »

Siç pritej, entuziazmi me të cilin u prit ftesa që i është bërë Shqipërisë për të hyrë në NATO është në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e të kuptuarit të përgjegjësive që vijnë me këtë anëtarësim, ose të pasojave të drejtpërdrejta e të tërthorta në jetën shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Lajmet e këtyre ditëve të fundit për eksperimentin që do të kryhet së shpejti në Zvicër në një përshpejtues të nëndheshëm grimcash subatomike (Large Hadron Collider), më kujtuan rolin e rivlerësuar të vrojtuesit ose të eksperimentuesit në shkencën moderne.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: