Feeds:
Posts
Comments

Archive for May, 2008

Po e nis me një barceletë:

Një grua i telefonon rajonit të policisë. “Fqinji im përballë,” ankohet ajo, “zhvishet lakuriq që ta shoh unë nga dritarja përballë. Bëni diçka për t’i dhënë fund kësaj maskarade, ju lutem!” Pas pak, ia mbërrin makina e policisë, dhe një detektiv vjen e i troket zonjës në derë. “Sa mirë që erdhët tani,” i thotë gruaja. “Do ta kapim qenin në flagrancë, se është duke u zhveshur.” Të dy bashkë i afrohen dritares nga ku, sipas gruas, dukej dritarja e fqinjit përballë, dhe vetë fqinji cullak. “Po unë nuk shoh asgjë, zonjë!” thotë detektivi. “Natyrisht që nuk sheh,” i shpjegon gruaja. “Për ta parë, duhet të hipësh mbi këtë dollapin këtu.”

(more…)

Read Full Post »

Njëlloj si korporatat e sotme, edhe totalitarizmi nuk mund ta përfytyronte ekzistencën e vet përveçse si rritje: të prodhimit, të kontrollit, të arrestimeve, të të dhënave ekonomike, të librave të botuar, të popullsisë, të lindjeve, të numrit të nxënësve dhe të studentëve, të traktorëve, të sipërfaqes së tokave të reja, të rimorkiove, të kilometrave të hekurudhës, të rendimentit të grurit. Të marra në vetvete, proceset nuk kishin ndonjë domethënie të tyren, përtej shkallës së akumulimit të rezultateve, të arritjeve, të sukseseve ose të fitoreve – sikurse e kërkonte edhe vetë parimi i përgjithshëm i revolucionarizimit të jetës së vendit.

(more…)

Read Full Post »

Çështja e anëtarësisë së Shqipërisë në Konferencën Islamike është nga ato çështje që mbeten në qendër të vëmendjes së opinionistëve; sidomos të atyre që e konsiderojnë praninë shqiptare në atë konferencë si lëshim të pafalshëm ndaj Orientit Islam. Kohët e fundit, një trajtim kësaj çështjeje ia bëri edhe Skënder Shkupi, i cili përveçse publicist, ka përvojë diplomatike, meqë ka shërbyer ca kohë si ambasador i qeverisë Meksi në Turqi.

(more…)

Read Full Post »

AUTOPSIA E ZHURMËS

Ngjarja: Dritan Hoxha, themeluesi dhe presidenti i grupit mediatik privat “Top Media”, humb jetën në një aksident automobilistik në mes të kryeqytetit Tiranë.

Miti: Dritan Hoxha, një ëndërrimtar i pandalshëm, fluturues në krahët e ambicies së vet, njeriu që “me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri”. Mishërim i businessman-it shqiptar të suksesshëm, shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë se diçka mund të bëhet në atë vend, përtej politikës dhe hajdutllëqeve (but I am repeating myself).

(more…)

Read Full Post »

Diskutimet për t’i gjetur një zgjidhje kaosit të sotëm në jetën shqiptare zakonisht përfundojnë me nota optimiste, sa kohë që zgjidhja i delegohet “brezit të ri”, ose atij brezi që, ndryshe prej prindërve të vet, është rritur i lirë prej dhunës policore të shtetit dhe, së paku teorikisht, nuk ka pasur nevojë të dyzohet për të mbijetuar.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë një vizite që ia bëri “rajonit juglindor” në mars 2008, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi “konstatoi toponime të huaja”, për të cilat kërkoi ndryshime të shpejta. Siç njoftoi në atë kohë Panorama:

(more…)

Read Full Post »

Një mënyrë tjetër për t’iu afruar temës së dyzimit të personalitetit nën totalitarizëm do të ishte analiza e pritjes që i është bërë, në vite, shkrimtarit kombëtar Ismail Kadare nga lexuesi shqiptar.

Edhe këtu qasja ime do të jetë fund e krye spekulative, sepse Kadareja është jo vetëm ende aktiv si shkrimtar dhe shumë i pranishëm në jetën shqiptare; por edhe ka ndryshuar ai vetë në kohë së bashku me lexuesin e vet dhe me Shqipërinë vetë.

(more…)

Read Full Post »

Kërkesa për shfuqizim të ligjit që u garanton imunitetin deputetëve në parlamentin e Republikës Shqiptare, kohët e fundit e rimarrë deri edhe nga ambasadori i SHBA në Shqipëri, prek një nerv të zbuluar. Papritur, duket sikur një shumicë e paanshme njerëzish të ndershëm kanë zbuluar se është pikërisht imuniteti që po i ruan pushtetarët tanë nga përndjekja penale për krimet e tyre të shumta, veçanërisht korrupsionin gjithëpërfshirës.

(more…)

Read Full Post »

Nuk jam as i pari as i fundit që e vras mendjen për shkaqet e maskarallëkut që mbizotëron çdo sferë e çdo instancë të jetës shqiptare sot – private dhe publike, të elitave dhe të masës, të qytetit dhe të fshatit. Varfëria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e një feje të konsoliduar, mendësia e ashtuquajtur “anadollake”, varfëria shpirtërore, lëvizjet e mëdha të popullsisë, paranoja e izolimit… është e lehtë të ngatërrohesh në këtë labirint shkaqesh që shpesh përfundojnë të reduktuar në pasoja shkaqesh të tjera.

(more…)

Read Full Post »

KRYEVIRTYTI

Besa është një nga ato virtyte që përbën, sipas mitit shqiptarist, thelbin e të qenit shqiptar, ose burimin e të gjitha virtyteve të tjera kombëtare; aq i rrallë e unik, sa edhe fjala përkatëse të konsiderohet e papërkthyeshme.

Koncepti është, në vetvete, romantik sikurse të gjitha elementet përbërëse të mitit kombëtarist; por sikurse gjithçka tjetër romantike me të cilën mëkojmë sedrën kombëtare, e ka të vështirë të ballafaqohet me të tashmen.

(more…)

Read Full Post »

Ka pasur disa të reja në çështjen e trafikut të organeve nëpërmjet territorit shqiptar dhe vrasjes së serbëve pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, që u aktualizua pas disa pohimeve të ish prokurores të Hagës Carla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia”. Për fat të keq, këto të reja i gjen kudo në lajmet, me përjashtim të mediave shqiptare në Internet, të cilat kanë mbetur në duar të strucëve.

(more…)

Read Full Post »

E kam përmendur edhe herë tjetër që ligjërimi totalitar dallohet për një përdorim të veçantë të modifikuesve të ndryshëm në fjali, i cili ka të bëjë zakonisht me nevojën për t’ia dhënë thënies rregullisht konotacionin gjithëpërfshirës.

(more…)

Read Full Post »

Në botën që jetojmë, të paktën në Perëndim, muzika si art praktikisht do të thotë të dëgjosh muzikë; meqë të bërët muzikë është profesionalizuar tashmë deri në atë shkallë, sa edhe karaoke po respektohet si zanat artistik. Sa të vetëdijshëm jemi për natyrën e vërtetë të këtij revolucioni, dhe për impaktin e tij ndaj individit?

(more…)

Read Full Post »

Një tastierë elektronike e paraprogramuar e mban ritmin shumë më mirë e më saktë se edhe më skrupulozi i muzikantëve; por veshi, madje edhe i pastërvitur, e dallon natyrën e ftohtë, mekanike, aritmetike të kësaj saktësie nga pasaktësitë dhe lëkundjet e ritmit të përftuar nga dora e një muzikanti çfarëdo. Edhe pse çdo pjesë muzikore do luajtur me saktësi, njëtrajtësi dhe koherencë, përsëri janë luhatjet e vogla, ulje-ngritjet, dridhjet, vonesat infinitezimale dhe lëkundje të tjera njerëzore që e shndërrojnë interpretimin muzikor në komunikim midis muzikantit dhe publikut.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

%d bloggers like this: