Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2008

Nëse jemi dakord për rëndësinë që ka puna në jetën tonë, jo vetëm në planin e mbijetesës, atëherë pyetjet që lidhen me raportin që kemi me profesionin nuk duhet të tingëllojnë të çuditshme. Sipas një studimi të fundit, 6% e indianëve, 15% e gjermanëve, 17% e italianëve, 20% e amerikanëve, 29% e hungarezëve, 40% e turqve dhe 65% e meksikanëve, nuk bëjnë punën që do të dëshironin të bënin, d.m.th. “kanë gabuar” punë. Po shqiptarët? Statistikat nuk e thonë, por ne e dimë si “qëndron puna”. (more…)

Read Full Post »

LA STRONCATURA

Kështu e quajnë italianët kritikën e ashpër ndaj një vepre arti ose libri të botuar; atë lloj kritike që synon ta paragjykojë krejt pritjen e veprës, duke iu lutur publikut që të mos humbë kohë me të.

La stroncatura. Shkas dramash në gota uji, rrathësh poshtë syve, lotësh rrëke, paranojash, depresioni, abortesh spontane, ndonjëherë vetëvrasjesh të tentuara e rrallëherë edhe të kryera me sukses; sepse “artistët” madje artistët qëllon që janë shpirtra të brishtë, preken lehtë, lëndohen e plagosen thellë, vuajnë në heshtje e ndonjëherë me zhurmë; ose përgatitin hakmarrjen, i mbushin shtambat me urrejtje, këputin mish dhe shterpësohen përfundimisht.

(more…)

Read Full Post »

Diskutimi për identitetin e shqiptarëve, i nisur këtu, vazhdoi te Peshku pa ujë, duke më lejuar ta formuloj më mirë pozicionin tim ndaj çështjes së identitetit shqiptar; falë edhe shkëmbimeve që pata me kolegët Losttext, Vëmendje, Emigrant, Idris, Toko, Rob-Terneti, ThoughtPolice, Tironsi, Kapedani, Koth, Lulian Kodra, Qafir Arnaut, Edrus, Self Made Radio dhe Zotrules. Në vijim po parashtroj një përmbledhje të redaktuar të mendimeve të mia, siç i kam shprehur në debatet me këta kolegë të cilët me këtë rast edhe i falënderoj për stimulimin intelektual sikurse falënderoj edhe të gjithë ata që u përfshinë në debat këtu te “Peizazhet e fjalës”; por lexuesit që kanë interes për temën i ftoj të shkojnë e ta ndjekin diskutimin drejtpërdrejt në faqen e Peshkut, meqë besoj se ia vlen.

(more…)

Read Full Post »

Në zhargonin e toksikomanëve shqiptarë, “malli” dhe “mielli” janë tejet të përdorura. Më “specialistët” bëjnë edhe nënndarjet përkatëse: e kuqja (heroina), e bardha (kokaina) dhe bari (hashashi). Ky leksik, përfshirë ngjyresat krahinore, ishte krejtësisht i panjohur në Shqipërinë totalitare, e cila i kishte mbyllur kufijtë jo vetëm për bijtë e vet që të mos arratiseshin, por edhe për “veset” perëndimore. Vitet nëntëdhjetë shënuan edhe suksesin deri diku të pritshëm të drogës në Shqipëri. Po përse vallë konsumi i drogës vazhdon të rritet në vendin tonë progresivisht? (more…)

Read Full Post »

PRAPË IDENTITETI

Ismail Kadareja i kthehet përsëri, këtë herë në një intervistë botuar në gazetën “Shqip”, çështjes së identitetit shqiptar.

Meqë autori mbetet një figurë me ndikim shumë të madh në kulturën shqiptare, pikëpamjet e tij për këtë çështje gjithnjë meritojnë vëmendje të veçantë, edhe pse mund të jenë versione të ricikluara pikëpamjesh të shprehura më parë.

(more…)

Read Full Post »

Kriza tani së fundi e rrëzimit të dekreteve presidenciale për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë tregon se, kur mungon vullneti për mirëkuptim, nuk ka procedurë, dispozitë kushtetuese dhe standard që të mundësojë funksionimin normal të pushteteve.

Unë nuk e kam të qartë se çfarë ka shkuar pikërisht keq me këto dekrete, dhe as dua të lodhem për ta kuptuar duke u përpjekur të interpretoj propagandën që gjej në gazetat e Tiranës. Dua të shkruaj, përkundrazi, për reagimin e njërit prej gjykatësve të propozuar, Medi Bicit, ndaj rrëzimit që i bëri Kuvendi.

(more…)

Read Full Post »

INSEKTOFOBIA

Kush merret me publicistikë në letrat shqiptare, duhet të jetë gati të përballet me gjithfarë insektesh parazitare.

(more…)

Read Full Post »

Roli i formave dhe mekanizmave të mohimit në shqipen totalitare është vështirë të ndahet nga funksionet retorike të mohimit gjuhësor në përgjithësi, edhe pse ka disa ndërtime specifike që ndeshen veçanërisht shpesh brenda ligjërimit totalitar dhe mund të interpretohen lehtë si të përshtatshme për qëllimet e atij ligjërimi.

(more…)

Read Full Post »

Me kastë zakonisht nënkuptohet një grup social me rregulla të ngurta ku, pa i respektuar, është vështirë të futesh. Kastat, nga India deri në fiset afrikane, duke kaluar nga Evropa, shfaqen si grupe të privilegjuara në krahasim me qytetarët e tjerë. Shpeshherë, janë klasat politike ato që anojnë të shndërrohen në kastë, duke e bërë të vështirë hyrjen në këtë kategori. Si rregull, demokracia nuk duhet ta pranonte qenien e kastës, sepse në bazë të sistemit demokratik është ripërtëritja e klasës politike, nëpërmjet zgjedhjeve të drejta e të ndershme. Mirëpo realiteti në shumë vende tregon të kundërtën. Po në Shqipëri, po lindin vallë filizat e para të kastës? (more…)

Read Full Post »

Ligjërimi ballafaques ishte ai lloj ligjërimi totalitar me të cilin folësi i drejtohej tërthorazi armikut të jashtëm, ose atij armiku të cilin regjimi nuk e trajtonte dot njëlloj si armikun e brendshëm, duke e asgjësuar fizikisht ose duke e zhdukur nga sfera publike.

(more…)

Read Full Post »

SFIDA E TATUAZHIT

Në rininë time në Shqipëri, tatuazhe kishin ata që e kishin bërë shërbimin ushtarak në marinë – nga ku kishin trashëguar një spirancë shtrembake në parakrah, së bashku me vitin përkatës; edhe pse të tilla eksperimente krijuese ndërmerreshin edhe në burgjet, në shkollat e korrektimit, në kampet e punës së detyruar e kudo tjetër ku burrat e gratë detyroheshin të kalonin kohë së bashku ose të institucionalizuar. Dashur pa dashur, tatuazhi i atëhershëm, i ekzekutuar në mënyrë rudimentare e gjithnjë me bojë të kaltër në të gjelbër si gishtat e kalamajve të fillores, ishte një lloj shenje përkatësie, ose solidariteti të fituar gjetiu; ose në një hapësirë që pak kishte të bënte me hapësirën urbane të zakonshme.

(more…)

Read Full Post »

Pishak, shkrimi yt i fundit më kujtoi se në Shqipëri shahu vërtet nuk është luajtur kurrë me para, por këtu ku jam unë, në New York, shahu është luajtur dhe luhet rregullisht me shuma të vogla, në Washington Square e në Union Square Park; madje ka edhe një traditë të pasur për këtë farë kumari beninj, i cili ndryshon nga shahu i zakonshëm, meqë “profesionistët” (chess hustlers) specializohen në kurthe, ose në mënyra të sprovuara për të gënjyer dashamirësit syleshë të lojës, ata që ngrysen e gdhihen me emrat e Capablanca-s e të Fischer-it në gojë. Shahu në Washington Square Park gjithnjë ka qenë pjesë e peizazhit kulturor të Manhattan-it, ndërsa shumat e vogla të parave që e kanë shoqëruar, më tepër kanë shërbyer si përligjje për kohën e humbur për të luajtur, sesa për t’i pasuruar fitimtarët.

(more…)

Read Full Post »

Ndodh shpesh që shënimet e përgatitura për një eveniment çfarëdo nuk të hyjnë në punë. Mua më ndodhi ca kohë më parë, kur më kishin ftuar jashtë shtetit në një konferencë për Shqipërinë. Aktiviteti shoqërohej nga një sërë nismash dytësore, si p.sh. një turne shahu me një kampion të njohur vendor. Për mua përbënte detaj dytësor, sikurse ushtrimet me violinë të vajzës virtuoze me origjinë shqiptare. Mirëpo isha gabuar… (more…)

Read Full Post »

Kriza energjetike që ka pllakosur botën ka bërë që diskutimet për centralet bërthamore të shtohen dita ditës. Vetëm pak kohë më parë, propozimi i kryeministrit Berisha për të bujtur në Shqipëri centralet bërthamore italiane kapi lehtësisht faqet e para të gazetave, duke ndezur edhe më tej debatet për energjinë bërthamore. Mirëpo, deri më sot, kundërshtarët e atomit kanë diskutuar mbi baza kryesisht ideologjike, të diktuara nga frika të pavetëdijshme ose nga incidentet e llojit Çernobil. Por çfarë ndodh po qe se kundërshtarët e kapin problemin nga pikëpamja ekonomike?

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: