• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« EMBRIONI I KASTËS
INSEKTOFOBIA »

SHQIPJA TOTALITARE (XXXI)

June 19, 2008 by Xha Xhai

Roli i formave dhe mekanizmave të mohimit në shqipen totalitare është vështirë të ndahet nga funksionet retorike të mohimit gjuhësor në përgjithësi, edhe pse ka disa ndërtime specifike që ndeshen veçanërisht shpesh brenda ligjërimit totalitar dhe mund të interpretohen lehtë si të përshtatshme për qëllimet e atij ligjërimi.

1. Ndërtimet e tipit pa…/nuk...

Këto ndërtime lejojnë të vendosen lidhje shumë të forta shkakësore midis dy pohimeve, duke përjashtuar zgjidhjet e ndërmjetme:

Fitoret nuk vijnë pa luftë, pa përpjekje, pa sakrifica.

Pa luftë nuk bëhet historia.

Klasa punëtore nuk mund të vijë në pushtet pa revolucion të armatosur.

Ndërtime të tilla janë të barasvlershme me ndërtime të tipit:

Klasa punëtore mund të vijë në pushtet vetëm me revolucion të armatosur.

Megjithatë, ndërtimet e tipit pa…/nuk… janë më dramatike, sepse duke ofruar dy alternativa pak a shumë artificiale, e ftojnë bashkëbiseduesin të përfytyrojë, qoftë edhe në trajta teorike-spekulative, se çfarë do të ndodhte sikur të mos plotësohej kushti i paraprirë nga parafjala pa.

2. Argumentimi me dordolec

Argumentimi me dordolec shtjellohet nëpërmjet kundërshtimit teatral të një premise të sajuar ad hoc, e cila përndryshe nuk ka ndonjë bazë reale. Për shembull, thënia e mëposhtme:

Problemet e gruas nuk janë të pazgjidhshme

Mund të riformulohet si:

Problemet e gruas janë të zgjidhshme

Vetëm se në thënien e parë pohimi, banal në vetvete, është kamufluar pas një polemike në miniaturë, por skenike, me të gjithë ata që pretendojnë se problemet e gruas janë “të pazgjidhshme”.

Një thënie si:

Pa zgjimin e gruas, pa pjesëmarrjen e saj aktive e të ndërgjegjshme, asgjë nuk mund të ecë drejt e siç duhet

Shtjellohet si polemikë me të gjithë ata kundërshtarë (imagjinarë) të cilët “predikojnë” se gjërat mund të ecin drejt e si duhet pa qenë nevoja të zgjohet gruaja e të marrë pjesë aktive e të ndërgjegjshme në jetën e vendit.

Argumentimi me dordolec, që ndeshet rëndom në ligjëratën politike dhe ideologjike, dëshmon se si ligjërata totalitare, për t’u shtjelluar, e ka të domosdoshme të ndërtojë dordolecin e kundërshtarit, ose të armikut – për ta zhbërë, ose zbërthyer gjymtyrë pas gjymtyre.

Në atmosferën ose kontekstin ku shtjellohej kjo lloj ligjërate, argumentimi me dordolec ishte praktikisht i pamundshëm për t’u kundërshtuar ose vënë në dyshim.

3. Ndërtimet e tipit nuk (jo)…/por…

Në këto ndërtime, mohimi i një atributi fals shërben për të përforcuar atributin pasues, të paraprirë nga operatori i vërtetësisë por:

Revolucioni nuk është dasmë, por luftë

Ja një shembull nxjerrë nga teksti i një fjalimi të Enver Hoxhës:

… Duhet të shtroheni këmbëkryq, t’i analizoni një për një punët dhe hallet e Partisë, t’i merrni e t’i zgjidhni ato frontalisht e me durim; jo përciptas, por thellë; jo njërën, por të gjitha; jo të shkëputura, por në kompleks; jo në mënyrë statike, por në dinamikën e tyre; jo vetëm në mënyrë imediate, por në perspektivë.

Në ligjërimin normal, jototalitar, ndërtime të tilla përdoren kryesisht në ato raste kur fjalia që përmban mohimin ka probabilitet më të madh t’i përgjigjet realitetit sesa fjalia që pason operatorin por, siç shihet nga proverbi i mëposhtëm:

Shqiptarin nuk e ka qitë lokja prej barkut, por huta prej çarkut

Ku forca e metaforës (huta prej çarkut) buron edhe nga kundërvënia me normën statistikore (shqiptarin e ka qitë lokja prej barkut).

Për këtë arsye, ndërtime të ngjashme brenda ligjëratës totalitare politike dhe ideologjike përmbajnë gjithnjë një element akuze, shpesh me pasoja serioze. Të thuash se:

Revolucioni nuk është dasmë, por luftë

Do të thotë të paravendosh se shumëkush, të paktën ndër të pranishmit, beson se ‘revolucioni është dasmë’ – çka do të mjaftonte për ta karakterizuar shumëkushin si armik të çështjes, tradhtar të kauzës, renegat dhe vegël të verbër të imperializmit dhe të lakejve të tij revizionistë.

Sipas së njëjtës procedure, folësi vihet në rolin e kalorësit të së vërtetës, korrigjuesit suprem dhe autoritetit të vetëm në fushën e demaskimit të kundërshtarit. Megjithatë, një efekt i tillë ka vlerë performative, meqë varet drejtpërdrejt nga identiteti i folësit – i cili mund të jetë udhëheqës i lartë i autorizuar për të pikasur dhe shpartalluar armikun, sikurse mund të jetë edhe një punonjës i thjeshtë, që përsërit në Formën e Edukimit formulën që ka ndeshur në veprat e udhëheqësit.

4. Mohimi plotësues

Mohimi plotësues është një lloj mohimi i dyfishtë i cili e mbulon krejt spektrin logjik të temës së ligjëratës, si në fjalinë e mëposhtme:

Kjo nuk do të thotë se nuk ka vështirësi

Si në shembujt e procedurave të tjera, edhe në këtë rast mohimi ndërfut një element dramatik në thënie, nëpërmjet kundërvënies ndaj një kundërshtari imagjinar, i cili pretendon të kundërtën – në rastin konkret, se ‘nuk ka vështirësi’. Kësisoj, edhe thënia më banale shtjellohet nëpërmjet dyluftimit fiktiv me armikun.

Ja edhe shembuj të tjerë, nga pena e Hoxhës:

Ne marksistët kurrë nuk duhet të jemi pesimistë, njëkohësisht nuk na lejohet edhe të jemi optimistë pa baza

Kjo nuk do të thotë se nuk kemi të meta

Në raste të veçanta, argumenti shtjellohet nëpërmjet kundërvënies ‘dialektike’ me vetveten:

Me këtë në asnjë mënyrë nuk dua të them të mos lexoni libra

5. Mohimi në porositë

Meqë ligjërimi totalitar është formë e ligjërimit autoritar, mohimi në porositë ndaluese do të luajë rol veçanërisht kritik, si kanali nëpërmjet të cilit përcillet autoriteti patriarkal i udhëheqësit:

Të mos e ulim për asnjë çast vigjilencën

Porositë totalitare kanë natyrë performative, meqë e ruajnë forcën ilokutive në bashkëlidhje me autoritetin e subjektit të thëniezimit. Në qoftë se është fjala për një subjekt abstrakt, si në rastin e një parrulle të shkruar në mur, atëherë është thënia i atribuohet vetë autoritetit totalitar të sublimuar, ose pushtetit folës.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm | Tagged shqipja totalitare, totalitarizmi | 1 Comment

One Response

  1. on June 28, 2008 at 7:34 am kapedani

    Xhaxha, kjo qe po te kerkoj nuk ka ndonje lidhje direkte me trajtimin e mesiperm, porse ndodhet te njejtin kontest.

    Mua me do te me pelqente sikur ti hyje psh. me shume lidhjes midis formave te reja gjuhesore ne gjuhen shqipe dhe zhvillimit te teknologjise dhe industrializimit ne Shqiperi. Midis psh. formes se prodhimit ne ekonomin e planifikuar, urbanizimit te kontrolluar, arkitektures dhe formave te qellimshme (intentional) te strukturimit te gjuhes shqipe. Une te bera nje nderhyrje spontane ne nje nga shkrimet e tua, ku u mundova ti kategorizoja ato perqasjet e tua gjuhesore sipas kesaj Theme ne koke (psh. duke te futur ate konstruktin e Fordismit, te rripit te transmetimit), porse mendoj se duhet qe cdo kush duhet te jete i ndergjegjshem per metoden qe ndjek, dhe prandaj ta sugjerova si typologji.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
    Read Me on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Himara 2 on RRETH KOLIQIT
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,080 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: