Gjithnjë e më dendur dëgjon lexues të shqipes të ankohen për cilësinë e dobët të shqipes të përdorur jo vetëm në shtypin e përditshëm dhe në mediat e folura (TV), por edhe në librat e botuar sot në Shqipëri, me autorë shqiptarë dhe të përkthyer. Jo vetëm që shqipja e shkruar po i shërbehet lexuesit me gabime shtypi, gramatikore, sintaksore dhe gjithfarë barbarizmash, ose fjalësh të huaja të panevojshme; por edhe krejt tekstet tingëllojnë të shkruara keq, pa shije dhe me struktura të ngecura, nga njerëz të cilët nuk e përdorin dot mirë gjuhën e tyre, as e njohin mjeshtërinë e të shkruarit për publikun. Meqë letërsia e shkruar keq është vetvetiu letërsi e keqe, edhe problemi gjuhësor shndërrohet në problem letrar e në përgjithësi kulturor.
Archive for July, 2008
MOLLË TË PABËRA
Posted in Kulturë, tagged letërsia, redaktori, stili on July 31, 2008 | 9 Comments »
VIKTIMAT SOVRANE
Posted in Media, Sociologji, tagged mediat, sentimentalizmi, viktimat on July 29, 2008 | 2 Comments »
Mes shumë prapësive që mediat e Shqipërisë, pas 1990-ës, mësuan prej simotrave të tyre në Perëndim, ishte edhe interesimi i tepruar për viktimat – të krimeve ordinere, të sëmundjeve të rënda, të aksidenteve të ndryshme, të sëmundjeve profesionale dhe industriale, të keqtrajtimeve politike dhe ekonomike, të vetëvrasjeve, të dhunës në familje, të abuzimeve seksuale, të trafikut njerëzor, të drogës, të gjakmarrjes, të vetëvrasjeve, të pleqërisë e kështu me radhë; duke përfshirë këtu edhe familjarët përkatës.
Për të dënuarit me limonti të përkohshme, Tirana e atëhershme kish vënë mënjanë disa prej sekreteve të veta më ngashënjyese. Kur kujtoj muajt që kaloja me Irmën, më vijnë para sysh ditë të përdiellura, madje verbuese dhe ca shëtitje të pafund nëpër rrugët e rrugëzat e qeta të mëhallës midis rrugës së Elbasanit dhe Bulevardit të madh; e gjithë ajo pjesë e Tiranës që më pas do të shkallmohej pamëshirshëm prej traktorëve e ekskavatorëve, për t’i bërë vend “piramidës” ase mauzoleut Enver. (more…)
JEPNI PËR RININË
Posted in Kulturë, Sociologji, tagged rinia, risia on July 21, 2008 | 32 Comments »
Nëse adhurimi i lashtësisë nuk na afron tek e vërteta, kjo nuk do të thotë se duhet doemos t’i falemi idhullit të përkundërt – rinisë, edhe pse kësaj të fundit i përkitka, siç e thotë edhe klisheja, “e ardhmja”.
Kultura shqiptare është vërtet kulturë konservatore, në thelb patriarkale; por bash për këtë arsye, të gjithë ata që nuk pajtohen me të sotmen, priren t’i besojnë argumentit rinor, ose shpresës se shpëtimi do të vijë nga e reja e nga të rinjtë, ose nga të dyja këto forca së bashku. (more…)
JEPNI PËR LASHTËSINË
Posted in Histori, Kulturë, tagged historia, vjetërsia on July 19, 2008 | 15 Comments »
Si çdo kulturë e një populli të vogël që historikisht priret ta gjejë identitetin e vet në teknikat e mbijetesës, edhe e jona i jep rëndësi të veçantë të vjetrës, e cila praktikisht shndërrohet në virtyt të institucioneve, objekteve kulturore dhe monumenteve.
Nuk ka asgjë të keqe në këtë adhurim të së vjetrës, ose të përparësisë në kohë; sepse ky është një mekanizmat me të cilët përcillet tradita kulturore nga një brez në tjetrin, duke u riprodhuar por edhe duke u përsosur.
PËRRUA 1983
Posted in Nostalgji, tagged Nostalgji on July 17, 2008 | 7 Comments »
Vend arketipal nga ku nuk dal dot as dua të dal: plazh (Durrës) korrik pas mesnate lokal me pistë vallzimi i vjetër i drunjtë i zvetënuar për nga ata që e frekuentojnë duke mos na lënë jashtë as ne; natë e ngrohtë me shije si bajame e kripur e pjekur në pllakë balte dëgjohet deti që i lëpin nga pak shtyllat e errëta të kalbura të veshura me midhje dhe gjithfarë leshterikë parazitarë të kohës së Italisë; (more…)
QASJE NDAJ KANUNIT
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged kanuni on July 14, 2008 | 12 Comments »
Megjithë cektësinë karakteristike të trajtimeve, tema e Kanunit është gjithnjë e pranishme në ligjërimin publik shqiptar, aq më tepër kur Kanuni sillet si mekanizëm që përligj disa vrasje veçanërisht të shëmtuara ose dukuri të tjera shoqëruese, si ngujimi, të cilat janë tashmë pjesë e kronikës së zezë.
GJAKMARRJA NË MEDIAT
Posted in Media, tagged gjakmarrja, mediat on July 12, 2008 | 18 Comments »
Ditët e fundit, befasisht, dy media globale të peshës së rëndë botuan artikuj që trajtonin plagën sociale të gjakmarrjes në Shqipëri.
E filloi Spiegel Online, me artikullin e Jeffrey White, të titulluar “Shqipëria kërkon t’i japë zgjidhje problemit të gjakmarrjes”; e vazhdoi The New York Times, dy ditë më pas, me artikullin e Dan Bilefsky-t “Gjakmarrjet shqiptare i futin familjet në izolim”.
PASAPORTIZIMI I FJALËS
Posted in Gjuhësi, tagged dialektet, Gjuhësi, leksikografia on July 11, 2008 | 2 Comments »
Një tjetër iluzion i parapëlqyer nga amatorët e gjuhës dhe marifetçinjtë e tribunave populiste ka të bëjë me prejardhjen krahinore të fjalëve shqipe. Këtij iluzioni i referohen edhe ata që ankohen se shqipja standard dhe shprehimisht Fjalori i vitit 1980 ka lënë jashtë një numër të madh “fjalësh të gegërishtes”.
Iluzioni ushqehet nga një interpretim i shtrembër, herë qëllimisht herë nga padija, i prejardhjes së fjalëve shqipe. Në të vërtetë, përtej dallimeve të natyrës fonetike ose qartësisht historike, është shumë e vështirë të sqarohet nëse një fjalë specifike i përket vetëm gegërishtes, vetëm toskërishtes, apo është e përbashkët për të dy dialektet.
NUMËRIME FJALËSH
Posted in Gjuhësi, tagged gjuha shqipe, leksikografia on July 9, 2008 | 11 Comments »
Sado të mira t’i kemi dëshirat dhe qëllimet, faktet gjuhësore tregojnë se teoria që shqipja e njësuar e kohës së komunizmit u varfërua qëllimisht prej policisë gjuhësore totalitare, e cila përjashtoi forcërisht prej përdorimit dhe fjalorëve një pjesë të madhe fjalësh të vyera s’është gjë tjetër veçse legjendë urbane.
PËRDHOSJA E DHIMBJES
Posted in Media, Sociologji, tagged mediat, sentimentalizmi on July 7, 2008 | 2 Comments »
Shumëkujt do t’i ketë rënë në sy tashmë sa i sundon sentimentalizmi mediat në mëmëdhe, kur është fjala për të përcjellë kronikën e zezë, ose ngjarje të tjera të jetës së përditshme.
Lajme për fëmijë që vuajnë, prostituta të gjetura masakruar buzë xhadesë, ose emigrantë të kallkanosur në borë e të mbytur në det luajnë me dobësinë e publikut për ata të tjerët, që vuajnë përtej – sepse nuk i kanë privilegjet “tona”.
Për t’u çliruar nga kjo ndjenjë faji që i përhihet prej lajmeve, publiku nuk ka rrugë tjetër përveçse ta përvetësojë lajmin në mënyrë sentimentale, duke iu dorëzuar kështu manipulimeve.
ME MIELL HUA (II)
Posted in Gjuhësi, Sociologji, tagged anglishtja, gjuha shqipe, huazimet on July 5, 2008 | 18 Comments »
Ndoshta duhet ta sqaroj më mirë idenë e shprehur në shkrimin e mëparshëm, se trysnia e anglishtes ndaj shqipes ia rrezikon strukturat gjuhësore kësaj të fundit shumë më tepër sesa trysnia tradicionale prej gjuhëve neolatine si italishtja dhe frëngjishtja.
