Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2008

Në ato shoqëri ku mass mediat, për arsye të ndryshme, nuk i përmbushin dot nevojat e publikut për informacion, gjithnjë vlen të studiohen mjetet alternative të komunikimit publik. Për Shqipërinë, kryet e vendit mes këtyre mjeteve jo-standard të komunikimit do ta zinin thashethemet.

(more…)

Read Full Post »

Dëshira për t’u gjetur etimologjinë fjalëve është po aq e vjetër sa edhe kultura; madje teknikat e përdorura për etimologjizim dhe presupozimet teorike të përpjekjeve etimologjike e shprehin më së miri frymën filozofike ose ideologjike të epokës përkatëse.

(more…)

Read Full Post »

Për këtë shkrim u bë shkas një vërejtje e Hyllin, në një koment rreth një teme të vjetër, në lidhje me nëse ideologjia ose ndërmarrja kombëtariste shqiptare duhet të shohë nga e shkuara apo nga e ardhmja.

(more…)

Read Full Post »

Shoh sot në “La Repubblica” se Saimir Strati, të cilin Wikipedia e quan “një nga artistët më të njohur në botë të mozaikut modern”, po ndërton një afresk prej 96 m2, duke përdorur tapa shishesh, rreth 300.000 të tilla.

(more…)

Read Full Post »

Kur njihesh sado pak me përbërjen e ekipit qeveritar në Tbilisi (duke shfletuar Wikipedian), nuk mund të mbetesh indiferent ndaj moshës së re të anëtarëve të kabinetit, por edhe ndaj formimit të tyre universitar dhe pasuniversitar dhe natyrës së karrierës së tyre, sado të shkurtër, profesionale.

(more…)

Read Full Post »

KUNDËRTHESARI

Besoj do t’ju kujtohet historia e atij babait plak që, kur vuri kokën në krevat për të vdekur, mblodhi rreth të bijtë dhe u tha: “Bijtë e mi, ju kam lënë një qyp me florinj në kopsht, por nuk ua them se ku e kam groposur, dua që ta gjeni vetë.” Me këto fjalë në gojë dha pastaj shpirt, e nuk u la kohë të bijve t’ia nxirrnin sekretin me të lutura.

(more…)

Read Full Post »

Para pak kohësh bleva me kërshëri të madhe një libër të Roger D. Woodard (me bashkautorë), “The Ancient Languages of Europe”, i cili është në fakt pjesë e Enciklopedisë prestigjioze Cambridge të Gjuhëve të Lashta të Botës; edhe pse nuk e fsheh që isha kryesisht i interesuar për gjuhët e lashta të Ballkanit, mes të cilave duhet të ketë qenë edhe parashqipja, ose gjuha e stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm.

(more…)

Read Full Post »

Gazeta “Shekulli” njofton:

Këshilli i ministrave ka vendosur sot të heqë shërbimin ushtarak të detyrueshëm në kuadër të reformës në ushtri. “Rekrutimi i ushtarëve do të bëhet me pagesë dhe kjo do të bëjë të rritet profesionalizmi i ushtrisë shqiptare”– tha kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme.

Nuk e kam ndjekur këtë çështje nga afër, as jam në gjendje të them nëse heqja e shërbimit të detyruar ushtarak është ndonjë nga kushtet për t’u pranuar në NATO; e më në fund as e kuptoj se pse do t’i duhej Shqipërisë një ushtri “profesionale” – për të prodhuar çfarë? Liridemokraci?

(more…)

Read Full Post »

GOZHDA PËR ÇEKANËT

Kush merr pjesë në diskutime e debate, që nga salla hijerëndë e Parlamentit e deri në një dhomë chat adoleshentësh shqiptarë në Internet, do ta ketë ngjëruar argumentin e pozicionimit moral, edhe si marrës edhe si dhënës.

(more…)

Read Full Post »

Skema e përgjithshme e marrëdhënieve midis publikut, parive dhe mass mediave në Shqipëri mund të përmblidhet në formulën e mëposhtme: paritë vjedhin, “populli” është viktimë e politikave të këqia dhe të dështuara, mediat demaskojnë paritë dhe mbajnë anën e publikut.

(more…)

Read Full Post »

FJALË BURRASH

Dua të kthehem përsëri tek çështja e hipokrizisë imagjinare, reale ose të perceptuar të folësit ose ligjëruesit, si kriter zhvlerësues të argumentit. Këtë e bëj kryesisht ngaqë ligjërimi publik i shqipes së sotme praktikisht po mbizotërohet nga sulme të tilla të tipit ad hominem, shpesh edhe abuzive.

(more…)

Read Full Post »

KËRTHIZA E BOTËS (II)

Gazeta Shqiptare njofton sot, me gëzim të vetëkuptueshëm, për një zbulim që pritet të shkaktojë tërmet në dijen e Krishterimit të hershëm. Siç shprehet gazetari Fatmir Popja:

Një kryq i gjetur së fundi në një familje të njohur elbasanase nga koleksionisti i njohur privat i numizmatikës [Vangjel Kapedani], ka ngjallë interesin e studiuesve të kësaj fushe, të cilët mendojnë se ai i përket periudhës së lindjes së Krishtit.

(more…)

Read Full Post »

MURE, BURRA, GURË

Këto ditë Sadik Bejko, publicist dhe kritik letrar, ka botuar praktikisht të njëjtin artikull në disa gazeta të Tiranës (të paktën unë ia kam gjetur në “Panorama” dhe në “Shekulli”), ku merret me disa deklarata të Rexhep Qoses në Panairin e Librit në Ulqin.

(more…)

Read Full Post »

MËNGJES HERËT 1986

Mëngjes i një nisjeje për aksion filmuar nga terraca e Muzeut Kombëtar; ose edhe e Bankës së Shtetit, që duhet ta ketë pasur parapetin më të ulët. Autobusë në gjendje pune të shkëlqyer, shoferë të komanduar, që thithin ngeshëm cigaret “Partizani” të Shkodrës; një sekretar i Komitetit të Partisë së Rrethit me pallto ngjyrë granili duke parë hartën topografike të rrethinave të Tiranës.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: