• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MURE, BURRA, GURË
FJALË BURRASH »

KËRTHIZA E BOTËS (II)

August 5, 2008 by Xha Xhai

Gazeta Shqiptare njofton sot, me gëzim të vetëkuptueshëm, për një zbulim që pritet të shkaktojë tërmet në dijen e Krishterimit të hershëm. Siç shprehet gazetari Fatmir Popja:

Një kryq i gjetur së fundi në një familje të njohur elbasanase nga koleksionisti i njohur privat i numizmatikës [Vangjel Kapedani], ka ngjallë interesin e studiuesve të kësaj fushe, të cilët mendojnë se ai i përket periudhës së lindjes së Krishtit.

Një kryq që i përket periudhës së lindjes së Krishtit është vërtet objekt i rrallë, sidomos po të kihet parasysh se gjatë asaj periudhe Krishti ende nuk ishte kryqëzuar.

Vazhdon Popja:

Koleksionisti Kapedani ka prezantuar në këtë fillim gushti këtë relike të rrallë, ndërsa specialistët që sapo kanë nisur të njihen nga afër me këtë gjetje, pohojnë se ai mendohet të jetë punuar në kohën kur ekzistonte vetëm fjala e shenjtë, pra shumë më herët sesa të lindte shkrimi.

Mirëpo shkrimi, si teknologji, është shumë i vjetër sesa lindja e Krishtit; p.sh. në Mesopotami shkrimet e para datohen si të mijëvjeçarit të katërt para lindjes së Krishtit, çka do ta bënte kryqin e zbuluar në Elbasan edhe më të vjetër akoma, në llojin e vet.

Siç vëren edhe Popja:

Ky kryq mendohet se ka vlera të jashtëzakonshme historike për krishtërimin dhe përbën një nga objektet më çmuara për të gjithë historianët për të pasuruar këtë periudhë shumë të hershme të njerëzimit.

Më pas, artikulli përmban një përshkrim të shkurtër, por profesional, të objektit në fjalë:

Në mes të kryqit ndodhet një monogram i Krishtit, e cila është një shenjë e padeshifrueshme kriptologjike e emrit të fshehtë të Krishtit në fillimet e krishtërimit. Po kështu, në të ka zbukurime e vizatime të shumta të krishterimit, ku përfshihen dhe disa shenja të Zodiakut.

Lexuesi kureshtar do të pyeste, në këtë rast, se si u arrit të lexohej ky monogram, në qoftë se është fjala për një “shenjë të padeshifrueshme kriptologjike të emrit të fshehtë të Krishtit”; por pas botimit të romanit “Kodi Da Vinci” të krishtologut të madh Dan Brown, gjëra të tilla janë pritur të ndodhin, madje jo vetëm në Shqipëri.

Lexuesi kureshtar do të pyeste, gjithashtu, se si i bëhet që ky kryq përmban mbishkrime (monogramatike), edhe pse është punuar “shumë më herët se sa të lindte shkrimi”, me ç’rast do të përfaqësonte – në mos qofsha i gabuar – provën e parë materiale të diçkaje të shkruar, për mbarë planetin Tokë.

Por ka edhe më. Zbulimet e mëdha vijnë zakonisht në grupe, siç e ka thënë edhe Evariste Galois:

Që mosha e këtij kryqi është e kohës së lindjes së krishterimit, e përforcon fakti që Shën Pali e preku hapësirën ilire pasi ajo ishte pjesë e hapësirës burimore biblike.

Natyrisht; sa kohë që Shën Pali ka prekur hapësirën ilire, atëherë çdo kryq që gjendet brenda katër mureve të asaj hapësire do të jetë i kohës së lindjes së Krishterimit. Këtij argumenti nuk ke se ku t’ia gjesh të çarën. Pa përmendur pastaj edhe “hapësirën burimore biblike”, e së cilës paska qenë pjesë Iliria.

Udhëtimi apostolik i [Shën Palit] lidhej me bashkësitë hebreje, që ekzistonin në hapësirën ballkanike pasi mbi të gjitha hapësira iliro-biblike gjendej brenda asaj që quhet hapësirë biblike.

Ja edhe një nocion i ri: hapësira iliro-biblike, e cila, logjikisht, gjendet brenda asaj që quhet hapësirë biblike. Çfarë horizontesh i hapen njeriut nga një objekt i vetëm, i zbuluar në kohën dhe në vendin e duhur…

Shpërthen Popja:

Po ajo që e bën edhe më të çmuar këtë kryq është fakti se ai i përket kohës kur Shën Pali bëri udhëtimin e tij apostolik në hapësirën iliro-biblike, ku krishtërimi mbretëronte më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Fakti se? Si u kalua kështu nga një hipotezë fare e pambështetur, te datimi faktik? Nëpërmjet argumentit të hapësirës iliro-biblike, ku “Krishterimi mbretëronte më shumë se në çdo vend tjetër të botës”. Po si mbretërokësh ky Krishterim, në kohën e udhëtimeve të Shën Palit, ose kur edhe Shën Pali vetë nuk e dinte që ishte Shën Pal?

Pyetje të tilla më mirë të lihen pa përgjigjen e merituar.

Ja dhe arsyetimi mbyllës, që njëkohësisht u mbyll gojën të gjithë atyre që ende nuk i zënë besë hapësirës iliro-biblike:

Shën Pali sipas historisë, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Apolloni ku ka shuguruar Shën Çezarin, prandaj kryqi i zbuluar nga koleksionisti elbasanas do të ngjallë diskutime të shumta në radhët e historianëve, por sidomos te shkencëtarët për hershmërinë dhe origjinën e tij.

Mua ky artikull, kaq zbavitës, nuk di pse më kujtoi një pasazh besoj të Umberto Eco-s, i cili flet me shpoti për një kishëz në Spanjë, ku ruhej i paprekur trupi i mumifikuar i foshnjes Jezu…

Përndryshe, krahas mbishkrimit të Mesaplikut, kryqi elbasanlli që i paraprin jo vetëm kryqëzimit të Krishtit, por edhe vetë përdorimit të shkrimit, përbën një tjetër fitore të lavdishme të albanologjisë shqiptare, e cila ka marrë flatra që me zbatimin me sukses të reformave në strukturat e Akademisë, të cilat reforma ia kthyen shkencën shqiptare atij që e punon – tha.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Histori, Humorr | Tagged kryqi i ELbasanit | 6 Comments

6 Responses

  1. on August 6, 2008 at 1:41 am J.

    “”"”"Koleksionisti Kapedani ka prezantuar në këtë fillim gushti këtë relike të rrallë, ndërsa specialistët që sapo kanë nisur të njihen nga afër me këtë gjetje, pohojnë se ai mendohet të jetë punuar në kohën kur ekzistonte vetëm fjala e shenjtë, pra shumë më herët sesa të lindte shkrimi.”"”"”

    Duhet ta ketë llafin për “fjalën e shenjtë” në paralelizim me shkrimin e shenjtë. Sepse Librat e…”shenjtë” me një llaf janë shkruar më vonë se të përhapej tradita.

    Dmth ndoshta (se e ka bërë çorbë gjithë artikullin) ka dashur të thotë se kryqi është punuar para shkrim-përkthimit të ungjijve.

    Në fakt edhe nëse do e kishte linjën e shkrimit si më lart, nuk është rasti të mendohet se ka të drejtë gjithsesi.
    Adhurimi për kryqin duhet të ketë filluar llogjikisht rreth viteve 300 e.s. Se gjetja e “kryqit të shenjtë” nga perandori Kostandin dhe e ëma Helena rreth atyre viteve është bërë. Si objekt-simbol nuk besoj të ketë qënë adhuruar më parë.
    Që nga ajo kohë, dolën pastaj legjenda urbane me copë druri “të shenjtë” prej kryqit. Ka manastire psh që kanë pjesë kryqi…me gjithë vrimën e gozhdës. :D Eh…Xha xha, të dije ça bëhet në anët këtej, të tillë artikuj do shkrujshe gjithë ditën e nuk do të dilte kohë për gjë tjetër.

    ***
    Gjithsesi vërej një ankth për të përfshirë me “dhunë” argumentash biblikë disa të dhëna, të cilat nuk mund të ngelen jashtë shkrimit për raste të tilla. Janë si mishi që në dasëm nuk mund të mungojë. Psh çe deshi zënien në gojë të Shën Palit dhe se ka kaluar në Iliri në këtë mes? Apo përmendjen se Iliria ishte tokë biblike? Këto të dhëna që thotë ky nuk janë koherente as të vërteta.


  2. on August 6, 2008 at 11:16 am qafirarnaut

    E pashe kryqin ne nje kronike te ballkanweb. Kapedani ishte nje batakci e gjysem. Kur kryqi u be simbol i te krishtereve, krishterimi kish 300 vjet. E pashe ate kryq. Gje e rendomte e mesjetes te vone.


  3. on August 7, 2008 at 3:58 am Koth

    Xhake,

    qafiri i bie ne menyre intuitive qe Kapedani eshte batakci, ndersa une e konfirmoj jo ne te njeten menyre. Po nuk eshte aq rastesore dalja e atij dallkauku ne media dhe nuk e para here qe percjell mesazhe te facifikuara kjo media.

    Une konstatoj disa gjera me shume se lajmi i kryqit te Kapedanit.

    Disa media po e bastardojne kete punen e shqiptareve kristiane me te hershem se Krishti.

    Ne Top News jepte nje media kombetare qe 17 kosovare u konvertuan ne fene e te pareve te tyre. Mos qesh po deshe me sharlatanizmin e medias tone dhe mos e klasifiko dhune mediatike po deshe. Shkurt kemi per te qare dhe per te qeshur.

    Nje tjeter media jepte se Kishen e Lacit e vizituan 1 000 000 besimtare katolike. Ngataron numrat

    Nard Ndoka del ne TV dhe thote qe u largu nga qeveria i vetmi minister katolik ndersa mumja Jozefine deklaron lart e poshte se qenia e saj si Kryetare Parlamenti lidhet me faktin se gjyshi i saj ka pas te paren parti me baze fetare ne Shqiperi e qe quhej Partia e Katolikeve.

    Xhake,

    media e italianit Bolino eshte nje nga mediat me antishqiptare dhe e keqja e kesaj eshte se ajo ka status qe i mbrohet nepermjet ligjit shqiptar. Kjo gazete soli per here te pare termin “shqiptari” ( qe gjithmone ka bere ndonje krim ) a thu se botohet ne Vatikan .

    Deziformim konstant, manipulim konstant i kane dhene kesaj mediaje ne syte e mij ( dhe jo vetem ) statusin e nje pacavureje dhe keta ma verteton edhe tirazhi i printit qe eshte katandisur me 700 kopje ne dite dhe tani konkuron vetem me Tirana Observer qe shet 90 kopje ne dite. :)

    Media e pasinqerte ne raport me shqiptaret eshte ky biznes i Bolinos.

    P.S. Ne jemi per t`u qare me llahinka ! :P


  4. on August 7, 2008 at 11:21 am qafirarnaut

    media e italianit Bolino eshte nje nga mediat me antishqiptare

    Ne fakt ashtu m’u duk edhe mua, por thashe se mos ishte mendim pa buke. Libanizimi po na afrohet, ndonese nuk mendoj te paraqese te njejtin rrezik. Thjesht po na afrohet se siperfaqesisht, ketyre batakcijve u duket Shqiperia e ngjashme me Libanin. E verteta eshte ndryshe


  5. on August 8, 2008 at 8:31 am gery

    Kam te njejtin mendim per gazeten shqiptare. Por kujtoja se e kisha vetem une kete mendim dhe ndonjehere beja veten me faj qe e paragjykoja. Kjo gazete i ka hequr kuptimin lajmit si koncept


  6. on August 8, 2008 at 1:31 pm J.

    Po mirë unë nuk e kuptoj, nuk ka ndonjë aty të dalë e të shkoqisë dy gjëra për së mbari tak e tak, dy tre gjona të vogla janë ato të shkretat, si thoshte Xhufi në një emision: Prift dhe hoxhë shkonin kallëzonin te kadiu gjithë shqiptarët që donin të shkruanin në gjuhën shqipe.

    Sistemi i miletit i kishte rregullu punët, kë donte ushtar e bënte myslyman, kë donte bujk e linte ortodoks-katolik.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    dr.paradoks on PROMETEU NË FARMACI
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Cyprinodon diabolis on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    nakleonardo on RRETH KOLIQIT
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,749,331 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: