Feeds:
Posts
Comments

Archive for September, 2008

OPERETAT MULTIKULT

 

Pavarësisht nga origjina, kultura pop gjithnjë synon të jetë globale; por shpesh këtë e realizon vetëm duke imituar modele që i kujton si globale por që shpesh janë krijuar dhe kolauduar në SHBA – p.sh. muzika rap, ose moda e adoleshentëve ose teknikat e montazhit në televizion. SHBA rrezaton anembanë globit edhe produkte kulturore që nuk kanë origjinë amerikane, p.sh. muzikën salsa ose tatuazhin ose përdorimin e teknologjive të reja të dëfrimit (p.sh. MP3). 

(more…)

Read Full Post »

KONTRAPUNKTI NË KULTURË

Si ta ruajmë kulturën shqiptare nga kërcënimi që i vjen prej globalizimit kulturor dhe super-mediave?

Lajmet që vijnë përditë nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare në Ballkan janë shpesh dëshpëruese – libri nuk shitet mirë, autorët mbeten të panjohur, televizioni detyrohet t’u falet reality shows dhe të tjerave karagjozllëqe, gazetat merren me skandalistikë dhe kultivojnë celebrities, teatrot mbeten të zbrazëta, filmat shqiptarë shfaqen vetëm në festivale ndërkombëtare, muzikantët shpesh të kalibrit u bien qemaneve në dasma…

(more…)

Read Full Post »

TRAKTORË DHE BENZA

Një frazë e Kiço Blushit dhe një koment i Cyprinodon Diabolis u bënë shkas që ta përpunoja më tej mendimin tim, meqë më duket se lufta e heshtur midis traktorëve dhe Benzave është duke e shkatërruar fshatin shqiptar, lidhjen e shqiptarit me tokën dhe vetë konceptin e Shqipërisë si hapësirë gjeografike, që duhet mirëmbajtur dhe riprodhuar nëpërmjet punës.

Vizitorë, gazetarë dhe turistë të huaj gjithnjë janë habitur, së paku, me morinë e Benzave që shohin në rrugët tona, në kontrast grotesk me nivelin e përgjithshëm të ekonomisë shqiptare dhe në veçanti të transportit rrugor të atjeshëm. Benzi është shndërruar, gradualisht, në një simbol grotesk të gjithçkaje të shëmtuar që ka prodhuar i ashtuquajturi tranzicion, sëmundje që, për nga efektet plastike, i ngjan së tepërmi leprës.

(more…)

Read Full Post »

 

Ideologjia

            “Pozita e naltë i mbështjell me nji vel të shkëlqyem të gjithë njerzit: edhe të paaftin. Gabimisht popujt e shkretë mendojnë se kur nji njeriut i jepet pozita e naltë e fuqisë shtetnore, ai pajiset patjetër me të gjitha vetitë e mira që duhen, e sidomos me dije e me urti. Sido që të veshet njeriu, mbetet ai që ishte: nji kurrkush.”

                        [At Zef Pllumi, Rrno vetëm për më tregue]

 Një sistemi ekonomik tërësisht shfrytëzues si ky që ekziston sot në Shqipëri, në frontin politik i duhet patjetër një ideologji që t’i vijë për shtat. Ideologjitë mbizotëruese si socializmi, komunizmi dhe kapitalizmi modern kanë për kusht ekzistence interesin e përbashkët dhe kërkojnë pjesëmarrje publike të të gjithë shoqërisë, çka është pothuajse e pamundur për t’u arritur, po të kihet parasysh e kaluara shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

“Deri vonë, midis tregtarit dhe piratit nuk ekzistonte asnjë lloj dallimi….Edhe në ditët tona struktura morale e merkantilizmit nuk është gjë tjetër përvecse një përpunim i moralit piratesk.”

Friedrich Nietzsche

Si fillim dy sqarime paraprake: 1) ideja që vijon me poshtë nuk bazohet në populizëm. Besoj pa rezerva tek elita intelektuale dhe jam i bindur në aftësinë e saj për t’u gjetur zgjidhjen pyetjeve me të rëndësishme për njerëzimin. Nuk ka mjet me të fuqishëm se aftësia e njeriut për të krijuar. 2) argumentet e mëposhtme nuk bazohen mbi metoda të sakta shkencore; janë thjesht një përmbledhje e vezhgimeve të mia personale. Si të tilla, presupozimet e tyre mund të debatohen lirisht pasi nuk bazohen në fakte të patundshme. Megjithatë, presupozimet që vijojnë janë të rralla, kështu që së paku zvogëlojnë mundësinë e rënies në gabime logjike.

(more…)

Read Full Post »

 

 

Komentet në temën e mëparshme më shtynë të cek disa çështje të cilat në të vërtetë e kanë vendin në një diskutim për trajtimin e pasurive të fundme, sidomos në kuadrin e perspektivave të zhvillimit të Tiranës dhe të zonave bregdetare në Shqipëri.

Çështja është nëse politikat e frymëzuara nga ekonomia e tregut mund të funksionojnë si duhet në hapësira të cilat vështirë se mund të prodhohen sipas nevojave ose dëshirave të individëve dhe të tregut vetë – p.sh. toka, ose zonat urbane; e lidhur me këtë është çështja tjetër nëse ndërhyrja e një autoriteti në këto fusha duhet parë apo jo si kufizim i lirive të aktorëve të tregut.

(more…)

Read Full Post »

FE DHE BESËTYTNI

 

 

Cili prej nesh nuk e ka pëshpëritur, së paku me vete, një dëshirë kur ka parë një yll natën të këputet? Cili nuk ka hedhur një monedhë në hauzin e shatërvanit që i ka pëlqyer? Cili nuk është përpjekur, në mëngjes, ta lexojë ëndrrën që sapo iu ndërpre, sikur të ishte fjalë e orakullit?

(more…)

Read Full Post »

 

 

Një histori që e rrëfejnë ndonjëherë, për të provuar se shkëmbimi i informacionit, në vetvete, është pasurim: kur unë kam një mollë dhe ti ke një mollë, po ti shkëmbejmë përsëri mbetemi me nga një mollë secili; përkundrazi, kur unë kam një ide dhe ti ke një ide, po t’i shkëmbejmë mbetemi me nga dy ide secili.

(more…)

Read Full Post »

KOSTA

Publiku shqiptar, pa përmendur autoritetet, duket se është tronditur thellë nga vdekja e Kosta Trebickës, dëshmitarit “të artë” të skandalit madhor të shitjes së armatimeve dhe municioneve të vjetra të ushtrisë shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

TEKNOLOGJIA E PLAÇKITJES (II)

 

 

Lexoja para disa ditësh në “Shekulli” për fatin e një ikonostasi në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Shkrim i trishtuar, jehonë e një rrëgjimi vlerash që po na shkatërron, mes së tjerash, edhe me monotoninë e vet.

Sipas artikullit, ikonostasi kishte qenë ekspozuar prej vitesh në pavijonin mesjetar të Galerisë, por pastaj, pas gjase me vendim të drejtorit Rubens Shima, u çmontua, për t’u vendosur në një kënd të Galerisë, dhe tani mendohet të riekspozohet gjetiu, pas ristrukturimit të Galerisë.

(more…)

Read Full Post »

Steve Jobs, CEO i Apple Inc., i pushtoi të gjithë titujt e lajmeve sot, me të dhëna për veten dhe mallrat ekompanisë së vet. Produktet Apple, si telefoni iPhone, lexuesi MP3 iPod dhe shërbimi muzikor iTunes, gëzojnë shëndet të plotë dhe mbeten të preferuarat e publikut.

(more…)

Read Full Post »

Teksa ne këtu humbnim kohë me makinacione gjeneticienësh kozmopolitë si Dienekes, nga Tirana mbërrijnë lajme për një qasje revolucionarisht të re ndaj problemit kyç të racës shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

HARRIM PËR T’U LAVDËRUAR

 

Lexoj në “Shekulli”:

 

Nënë Tereza “e harruar”, në 11 vjetorin e vdekjes

Njëmbëdhjetë vjet pas ndarjes nga jeta të Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza, Shqipëria nuk bën asnjë aktivitet në përkujtim të saj. Për këtë ka reaguar Partia Demokristiane e Shqipërisë, përmes nënkryetares Aida Joanidhi, e cila e quan të pavend heshtjen në përkujtimin e kësaj figure nga ana e shtetit shqiptarë e në veçanti të Ministrisë së Kulturës. Sipas demokristianëve, çdo komb në botë do të ishte krenar për përkatësinë kombëtare të Nënë Terezës, ndërsa vendi ynë, sipas nënkryetares së PDK, vazhdon të mbajë në institucionet më të rëndësishme individë që kanë sulmuar përkatësinë kombëtare të Nënë Terezës duke e quajtur atë vllehe të Maqedonisë.

Lajme të tilla janë aq topitëse, sa ta shndërrojnë trurin në masë tutkalli.

(more…)

Read Full Post »

Në një hartë gjenetike të popullsive të Europës, propozuar tani së fundi, vura re se shqiptarët e Shqipërisë (AL) dhe shqiptarët e Kosovës (KS) ishin pozicionuar relativisht larg njëri-tjetrit, në një kohë që shqiptarë AL, grekë dhe maqedonas gjendeshin praktikisht të stivuar së bashku; madje binte në sy që grekë dhe shqiptarët AL rezultonin veçanërisht të afërt.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: