Feeds:
Posts
Comments

Archive for October, 2008

SKANDALI I SKANDALEVE

 

Një mysafir i mërzitshëm është ulur këmbëkryq në gazetarinë shqiptare: skandali. “I mituri në qeli me të rriturit”, “QSUT paguan qera për pronën e vet”, “asnjë ministër nuk shoqëron Presidentin Topi në Itali”, “noterja e Fazlliçit pa licensë”, “policët rrezikojnë jetën e një të sëmuri”, “dosjet e UDB-së humbin në Shqipëri”, “Berisha e quan 97-ën rebelim komunist”, “poeti trafikon drogë në Itali”, “deputetët në parlament shahen me fjalë të ndyra”, “në ARMO mungojnë 100 milionë dollarë”… Secila palë në betejat politike ka skandalet e veta për t’ia derdhur publikut në vesh me megafon.

(more…)

Read Full Post »

Si sistem politik, demokracia është gjithnjë e hapur ndaj zhvillimit teknologjik, edhe pse jo çdo teknologji i shërben vetvetiu demokracisë. Problemi vjen e bëhet specifik në kushtet e Shqipërisë, ku risitë teknologjike nuk shoqërohen me ndonjë kritikë ose reflektim të ndikimeve të teknologjisë në funksionimin e institucioneve dhe të vetë sistemit.

(more…)

Read Full Post »

You know i love Bling-Bling
Telefonin me roaming
Bvlgari Perfume, makinën pink…

Bleona Qerreti – Mandarinë


Pyetja shtrohet kështu: Përse një shqiptar/e me të ardhura mujore prej $300 shpenzon $150 për një palë çizme? Dukuri të tilla njihen me emrin “konsum për dukje”, dhe zakonisht nënkuptojnë blerjen e mallrave luksoze nga konsumues me të ardhura të kufizuara, për sigurim statusi. Kjo është një formë reklame nga ana e konsumatorit për t’i trumbetuar botës se reklamuesi i mallit në fjalë është pjesëtar i një shtrese të lartë të shoqërisë. Dëshira e shqiptarëve për të bërë pjesë në familjen europiane është menyra më e thjeshtë për ta shpjeguar këtë fenomen në aspektin social/kulturor, një shpjegim jo shumë i ekzagjeruar ky po të kemi parasysh izolimin dhe zvetënimin e kulturës shqiptare. Me këtë dua të them që shqiptarët i ka kapluar një dëshirë për t’i përngjarë një shoqërie e cila sipas tyre është e denjë për imitim.

(more…)

Read Full Post »

 

Alma Mile, në Shekulli, pyet se pse filmin shqiptar nuk shkon ta shohë njeri në kinema.

Arsyeja e këtij shkrimi duket të ketë qenë publiku i paktë që ndoqi premierën e filmit Koha e kometës, me regji të Fatmir Koçit, në qytetet kryesore të Shqipërisë: gjithsej 2100 spektatorë.

(more…)

Read Full Post »

 

 

Sipas një njoftimi që lexoj në International Herald Tribune, Shtetet e Bashkuara do t’i japin Shqipërisë një ndihmë prej 15.7 milion dollarësh, e cila do të përdoret për të luftuar korrupsionin dhe forcuar sistemin gjyqësor, në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Financave në Tiranë.

Që korrupsioni mbetet plagë e hapur për shoqërinë shqiptare, këtë nuk ka nevojë të na e kujtojë kush; por shtrirja e tij dhe mënyrat për ta luftuar mund të diskutohen.

(more…)

Read Full Post »

Ekonomistët, politikanët dhe analistët financiarë do të diskutojnë edhe shumë kohë akoma për shkaqet e krizës që paralizoi tregjet financiare anembanë botës e që ende kërcënon të thellohet, duke u shtrirë edhe në ekonominë reale. Të majtët do të bëjnë me faj kapitalizmin, libertarianët do të tregojnë me gisht ndërhyrjen e tepruar të shtetit, konservatorët do të flasin për huatë e pagarantuara që iu dhanë imigrantëve për të blerë shtëpi, keynesianët do të akuzojnë entuziastët e ekonomisë së tregut dhe të filozofisë së laissez-faire, moralistët do të përmendin grykësinë e pasosur të financierëve në Wall Street, populistët do të denoncojnë grabitjen e re masive të parave të taksapaguesve.

(more…)

Read Full Post »

GARANCI PREJ VESESH

Para pak ditësh, në një fjalim në Parlament, kryeministri shqiptar Sali Berisha i kërcënoi haptazi kundërshtarët e vet se, po të vazhdonin sulmet politike ndaj tij në lidhje me çështjen Fazlliç, do të detyrohej të kundërpërgjigjej duke bërë publike disa video, regjistrime ose materiale të tjera komprometuese për protagonistët e kësaj fushate sulmesh.

(more…)

Read Full Post »

SHTIGJE TE ALFABETIT SHQIP

Pavarësisht ndeshtrashave historike që shtrënguan rrjedhën e përdorimit publik të shqipes letrare qyshse ajo doli nga prehistoria duke u shfaqë si gjuhë e shkruar, mund të thuhet plot gojë se deri në fillim të gjysmës së dytë të shek. XX, korpi i kësaj gjuhe kish mundur të naltohej vetëm si rezultat i kompromiseve të mëdha të elitave që e lavronin atë. Në themel të këtyre ujdive me rëndësi jetike për gjithë shqiptarët, afërmendsh qëndronte çështja kombëtare. Parsat e lëvizjeve të mëdha kulturore në trevat arbënore jo rrallë lëshuan pjesë nga bindjet e pëlqimet e veta, për ta lënë kulturën shqiptare të rritej pa humbur kohë në ato momente tepër delikate për ardhmëninë e trevave tona, ndër më delikat e historisë së re. Një nga shembujt më domethanës të këtyre kompromiseve kombëtare qe pikërisht Kongresi i Manastirit, për të cilin nuk e teproj po të them se nuk do t’ish përmbushë pa tolerancën historike të Gjergj Fishtës.

(more…)

Read Full Post »

Sot më tërhoqi vëmendjen një shkrim satirik (spoof ose parodi) i Self Made Radio, me titullin “Si të bëhesh një analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshëm”, kushtuar të ashtuquajturve ‘analistë’ në mediat e sotme shqiptare, i cili u afishua pastaj edhe në faqen Peshku pa ujë.

(more…)

Read Full Post »

Në një shoqëri të sunduar nga ekonomia e tregut, publiku do të dashurohet pas evoluimit teknologjik të mallrave të konsumit të gjerë, por do të shohë me dyshim çdo përpjekje për shkencë të kulluar ose që nuk përligjet dot lehtë nga pikëpamja praktike. Eksplorimi i hapësirës përtej orbitës së Tokës, ose organizimi i misioneve me astronautë në Hënë e më tej i përkisnin kësaj kategorie të dytë, sepse askush nuk priste që të tilla përpjekje të financuara me fonde publike të sillnin ndonjë përfitim praktik për konsumatorin.

(more…)

Read Full Post »

Për të kuptuar marrëdhëniet e shkencës me opinionin publik ose vendin e shkencës në Zeitgeist ndihmon edhe analiza e prirjeve në letërsinë fantastiko-shkencore, si dhe në kinemanë dhe video-lojërat me temë fantastiko-shkencore, gjatë 50-60 vjetëve të fundit.

(more…)

Read Full Post »

Para pak vjetësh, dhe pikërisht më 15 janar 2004, presidenti amerikan Bush u parashtroi qytetarëve të vet një plan të ri ambicioz për eksplorimin e hapësirës, i cili parashikonte, ndër të tjera, ndërtimin e një baze të përhershme në Hënë dhe organizimin e një misioni me astronautë drejt planetit Mars. Nëse ideja e Bush-it ishte që të ngjallte në publik po aq entuziazëm sa edhe plani i dikurshëm i presidentit Kennedy, për të çuar astronautët amerikanë në Hënë, atëherë mund të thuhet se ishte një ide e llogaritur keq, meqë publiku e priti këtë vizion me kaq indiferencë dhe skepticizëm, sa strategët e public relations të Shtëpisë së Bardhë nxituan që ta heqin nga qarkullimi para se popullaritetit të presidentit t’i shkaktoheshin dëme të tjera të pandreqshme.

(more…)

Read Full Post »

DIJE TE IMAGJINUARA

 

 

E kam ndjekur me kërshëri pritjen që u ka bërë opinioni publik lajmeve për përshpejtuesin LHC (Large Hadron Collider, ose Goditësi i Madh i Hadroneve), afër Gjenevës, në Zvicër.

Ky përshpejtues është, në thelb, një tunel në trajtë kamerdareje biçiklete, me gjerësi prej 3.8 metrash dhe perimetër prej 27 km, i gërmuar në një zonë shkëmbore midis Zvicrës dhe Francës. Tuneli shërben për të përshpejtuar protone deri në shpejtësi të afërta me shpejtësinë e dritës, dhe pastaj për t’i përplasur këto protone të përshpejtuara me njëri-tjetrin. Qëllimi i këtyre eksperimenteve me përplasje është që të verifikohen disa hipoteza në lëmin e fizikës së grimcave subatomike, si dhe të tjera hipoteza dhe teori të fizikës kuantike.

(more…)

Read Full Post »

 

Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe kriza globale në tregjet financiare nuk kanë ndonjë lidhje shkakësore mes tyre, por edhe nuk thua dot se u përkasin dy universeve të kithëta, përkundrazi.

Humbjet e rënda në bursat anembanë botës, por veçanërisht në Wall Street, janë gozhdët e fundit në arkivolin e politikave neoliberiste të administratës Bush dhe të shpresave se tregu i lirë jo vetëm mund të vetërregullohet e të vetëkorrigjohet, por edhe të shërbejë si model dhe bazë për proceset politike demokratike.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: