Feeds:
Posts
Comments

Archive for November, 2008

Kisha pasur në mend t’i përdorja shembujt nga arti vetëm për të ilustruar pikëpamjen time për raportet midis njohjes dhe informacionit, por disa degëzime të diskutimit meritojnë të trajtohen veçmas.

Pata përmendur dikur, në një temë tjetër, si e kisha kërkuar në Romë kishën San Pietro in Vincoli, për të parë dhe admiruar atje statujën e Moisiut nga Michelangelo – vetëm e vetëm ngaqë pak kohë më parë kisha lexuar një ese të Freud-it për atë statujë. Kishën e gjeta, statujën e pashë, eksperienca më ka mbetur edhe sot e gjallë në mendje, madje në trajta vizuale. Megjithatë, sot kam të drejtë të pyes nëse kënaqësia që ndjeva atëherë ishte kënaqësi intelektuale e dikujt që arrin të bashkërendojë informacionin që ka marrë nga librat me informacionin shqisor; por nuk kishte të bënte me përvetësimin estetik të statujës prej meje.

(more…)

Read Full Post »

 

Shpesh shqipen e drunjtë e ndiejmë para edhe se të mund të tregojmë me gisht se çfarë pikërisht në thënie na e ka shkaktuar ndjesinë.

Natyrisht, këtu nuk kemi të bëjmë aq me një faktor të vetëm për t’u identifikuar dhe mënjanuar nëpërmjet një formule të lehtë, sesa me një mendësi shprehëse e cila trupëzohet në mënyra të ndryshme.

(more…)

Read Full Post »

APOLOGJIA E MOSDIJES (III)

 

 

Po i kthehem diskutimit se çfarë dhe sa duhet të dijë publiku, për të shijuar veprën e artit; meqë jam i bindur se saktësia ose virtuoziteti i interpretimit nuk varen nga sasia e informacionit, dhe se informacioni përtej një caku të përcaktuar nga vetë vepra më tepër e dëmton, sesa e ndihmon përvetësimin e veprës.  

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA E KRIMBUR

 

“Shekulli” i sotëm boton një dokument të rrallë të shqipes, të përgatitur nga studiues të UNYT-së, dokument i cili përbën një dëshmi unike të kësaj gjuhe siç do të flitet në të ardhmen e largët.

(more…)

Read Full Post »

SHKALLET BOSH

 

Ju bëjnë edhe ju përshtypje fotot e ndeshjeve të futbollit të superligës shqiptare ku duken shkallët e stadiumeve gjithnjë të zbrazëta? Jo gjysmë të mbushura, ose me pak spektatorë, por bosh fare, xhan-xhin, aq sa futbollistët të ankohen se po i bezdis zhurma e trafikut nga përjashta.

(more…)

Read Full Post »

Shqipja e shkruar këto 100 vjetët e fundit është ndikuar shumë nga gjuhët neolatine, veçanërisht italishtja dhe frëngjishtja. Ky ndikim nuk ka qenë gjithnjë negativ, sepse shumë herë ka ndihmuar për të përpunuar struktura gjuhësore të përshtatshme për mendimin e nyjëtuar abstrakt; megjithatë, shumë herë të tjera është bërë shkak që në shqipe të futen elemente të panevojshme, si përdorimet shpesh të tepërta të nyjës joshquese një.

 

(more…)

Read Full Post »

APOLOGJI E MOSDIJES (II)

Imagjinoni një orë historie të Shqipërisë ku fëmijëve t’u thuhet, mes të tjerash, se shqiponja që kemi në flamur është simboli i Perandorisë Bizantine; se himni ynë kombëtar ngjan si dy pika uji me një pjesë muzikore rumune dhe se teksti i himnit është shkruar nga një poet që pas gjase shqipen nuk e kishte as gjuhë amtare…

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA E DRUNJTE (VI)

 

Pleonazma

Pa u futur në hollësi semantike që nuk i interesojnë kujt përveç gjuhëtarëve, po mjaftohem të them se pleonazma krijohet atëherë kur përdorim disa fjalë për të shprehur diçka që mund ta shprehnim me një fjalë të vetme (ose, teknikisht, kur në një togfjalësh çfarëdo, elementi përcaktues rimerr një tregues kuptimor të elementit të përcaktuar.)

(more…)

Read Full Post »

Të gjithë flasin për librin e historianit zviceran Schmitt për Skënderbeun, por pakkush duket ta ketë lexuar. Kjo farë zallahie duket se do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, sidomos e shndërruar në përplasje midis mbrojtësve dhe detraktorëve të mitit kombëtarist të Skënderbeut.

(more…)

Read Full Post »

GJON APO IVAN?

Si e ka pasur emrin i jati i Skënderbeut? Gjon, siç e ndeshim në tekstet zyrtare të historisë dhe në të gjitha dokumentet e kulturës sonë kombëtare, apo Ivan, siç po pretendohet tani së fundi?

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA E DRUNJTE (V)

Ky seksion u kushtohet shprehjeve parafjalore të panevojshme dhe mënyrave për t’i zëvendësuar.

Ndryshe nga parafjalët e zakonshme, shprehjet parafjalore përmbajnë edhe elemente emërore, të cilat me kohë e kanë humbur kuptimin dhe funksionet e tyre gramatikore, për t’u bërë pjesë e një grupi funksional të vetëm. Për shembull, shprehja parafjalore me anë përmban parafjalën me dhe emrin anë, dhe ndiqet nga rasa gjinore.

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA E DRUNJTE (IV)

 

Drunjëzimi i shqipes shprehet veçanërisht nëpërmjet pranisë së fjalëve si çështje, problem, fakt, proces, gjë që nuk kanë ndonjë kuptim në vetvete, por vetëm përdoren në thënie për shkak të sintaksës së keqe, vesit të imitimit, ose thjesht pakujdesisë.

(more…)

Read Full Post »

APOLOGJI E MOSDIJES

 

 

Kur ende fëmijë më tërhiqnin me zor në vizita galerish arti dhe ekspozitash pikture, gjithnjë doja t’u afrohesha pikturave aq shumë sa t’i perceptoja më shumë duke ua thithur me hundë erën e athët të bojërave të vajit, sesa me sy.

Meqë në atë kohë vizatoja pak edhe vetë, isha më kureshtar të mësoja diçka për teknikën e të pikturuarit, sesa për të shijuar pikturën vetë. U qasesha kuadrove me po atë zell pak të vrazhdë të fëmijës që kërkon të dijë se ç’kanë insektet dhe kërminjtë “brenda”, ose të atij fëmijës tjetër, që lodrat i shijon vetëm në momentin kur i lejohet t’i zbërthejë mbi qilim.

(more…)

Read Full Post »

SHQIPJA E DRUNJTE (III)

Folja shqipe ka disa forma që quhen të pashtjelluara, meqë ndryshe nga format e tjera të foljes nuk zgjedhohen sipas numrit, vetës, kohës dhe mënyrës.

Mes formave të pashtjelluara, vlejnë të përmenden pjesorja (punuar), përcjellorja (duke punuar), paskajorja (për të punuar), forma e pashtjelluar mohore (pa punuar); por ka edhe forma të tjera më pak të përdorura, si me të punuar, një të ardhur, etj.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: