Feeds:
Posts
Comments

Archive for December, 2008

URIME 2009

Urimet më të mira për vitin 2009 të gjithë atyre që na shoqërojnë në këtë aventurë të Peizazheve të fjalës, por edhe vizitorëve më sporadikë, madje edhe atyre që u ka rënë rruga këtej sot për herë të parë. Gëzuar Vitin e Ri, dhe u mbledhshim së bashku më shpesh.

(more…)

Read Full Post »

STREHA E FUNDIT VIRTUALE

Na ishte njëherë një forum shqiptar diskutimesh online, i quajtur Alb-Club, i cili që prej themelimit në 1999 e ndoshta deri në fund të 2005 ishte më i ndriçuari, më i gjalli dhe më liberali i forumeve të shqiptarëve në Internet, ku u kultivuan fryma e lirisë së fjalës dhe dialogut dhe ku pjesëmarrësit u bënë të ndihen krejtësisht të lirë për të shprehur vetveten.

(more…)

Read Full Post »

Lexova në gazetën “Shqip” parathënien që ia ka shkruar Ismail Kadareja një drame të Mithat Frashërit, “Foleja Kombëtare”, botuar këto ditë nga Onufri.

(more…)

Read Full Post »

I IKURI

Duhet të ketë qenë fundi i viteve 1970, kur erdhi një kosovar, Dardan K., për të cilin thanë se ishte arratisur nëpërmjet Malit të Zi ose Malajzisë. Për një farë kohe, e njihnim nga era e pastës së rrojes ose e kolonjës që përdorte, të ndryshme nga ato të parfumerive tona shtetërore; pastaj dikur do t’i kenë mbaruar rezervat, siç iu zbërdhyl edhe xhupi prej lëkure qingji dhe iu lodhën kravatat vezulluese; prandaj e njihnim vetëm ngaqë ishte bërë yni, ose i mbuluar nga e njëjta cipë pluhuri të hollë të verdhë si edhe të gjithë ne të tjerët.

(more…)

Read Full Post »

ÇANAKU AMERIKAN

Nuk di të ketë pasur shqiptarë që të kenë humbur paratë në piramidën financiare të ndërtuar prej mashtruesit Madoff; por jam i sigurt që të gjithëve, tek kemi dëgjuar për këtë katastrofë të re në Wall Street, na ka shkuar mendja te skemat tona piramidale të viteve 1990, të cilat dogjën rreth 2/3 e prodhimit kombëtar bruto të Shqipërisë.

(more…)

Read Full Post »

EXCELSIOR

Pas infarktit të dytë, mjekët filluan t’ia ndalojnë Diktatorit disa gjëra, mes të cilave edhe të ngjiturit e shkallëve, të bindur se zemra e tij e uritur për oksigjen tashmë nuk do t’i funksiononte dot si më parë dhe mund të ngjante ndonjë aksident sa i padëshirueshëm për kombin, aq edhe i evitueshëm e i parandalueshëm.

(more…)

Read Full Post »

Një artikull i Rexhep Shahut, botuar sot në “Gazeta 55”, me titull “Kush paguhet për të sharë udhën e shqiptarëve”, më duket tipik për të ilustruar mendësinë e disa segmenteve të caktuara të së djathtës pseudo-kombëtariste, populiste shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Më në fund më mbërriti libri “Skënderbeu” i Oliver Jens Schmitt-it, dhe i gjeta arsyet, ndoshta “arsyet”, pse Gjon Kastriotit i është sllavizuar emri në Ivan.

(more…)

Read Full Post »

APOLOGJIA E MOSDIJES (VII)

Dija kërkon që të ruhet drejtpeshimi midis vëllimit të të dhënave të përdorshme dhe efektshmërisë së metodave të interpretimit, por në realitet kjo zakonisht nuk arrihet dot, sidomos sa herë që mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhen sipas një pikësynimi të përcaktuar në bazë të një teorie ose hipoteze paraprake.

(more…)

Read Full Post »

APOLOGJIA E MOSDIJES (VI)

 

Mosdijes në komunikimin artistik dua t’i qasem, kalimthi, edhe nga pikëpamja e procesit krijues, ose të raportit që kërkon ose dëshiron të vendosë artisti me veprat e artistëve të tjerë, bashkëkohorë ose në histori.

(more…)

Read Full Post »

MUTANTE POLITIKE

Rrëfejnë sot gazetat për një përplasje të re midis dy kryekrerëve të politikës shqiptare: Berishës dhe Ramës. Duke folur në parlament për të ashtuquajturin “Ligj të spiunëve”, Berisha ka sulmuar Ramën si pinjoll të një familjeje të lidhur ngushtë me regjimin komunist, meqë i jati Kristaq Rama ka qenë anëtar i KQ të PPSH dhe skulptor i njohur i realizmit socialist madje i Enverit vetë; ndërsa e jëma mbesë e Spiro Kolekës, një nga fytyrat më të njohura në oborrin politik të Enver Hoxhës.

(more…)

Read Full Post »

MISHI TRETET, KOCKA MBETET (II)

 

Revista MAPO boton një përgjigje më të plotë e më të gjatë të Eqrem Çabejt, ndaj çështjeve të ngritura në tri fletë-rrufetë e arkeologëve. Përgjigjja meriton të lexohet e gjitha, sepse përveç vlerës shkencore, lejon të kuptohet edhe në ç’mënyrë dija përpiqej t’i rezistonte sadopak trysnisë për mashtrim, që vinte nga ideologjia; kjo e fundit duke u shprehur konkretisht si përzierje e maoizmit me kombëtarizmin vulgar.

(more…)

Read Full Post »

Disa ngjarje të ditëve të fundit më kanë bërë të mendoj shpesh për mangësitë e atdhetarizmit shqiptar, të cilat përthyhen pastaj si simptoma të kombëtarizmit primitiv.

(more…)

Read Full Post »

PUCRRA URBANE ADOLESHENTE

Trazirat e fundit në Greqinë fqinje nisur për shkak të vrasjes së një të riu ndoshta edhe aksidentalisht gjatë një loje që bënte ky i fundit me policinë, apo  ndoshta edhe kjo e fundit me të, kanë të bëjnë gjithnjë e më pak me shkakun e fillimit të tyre dhe po tregojnë çdo ditë e më tepër krizën sociale në të cilin gjendet kjo shoqëri evropiane relativisht demokratike. Për shkak se Greqia është shndërruar jo me dashjen e çdokujt në modelin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në të ardhmen, do të ishte e mirë që zhvillimet në Greqinë e sotme shqiptaret t’i shikonin si një formë profecie për zhvillimin e shoqërisë së tyre. (more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: