Feeds:
Posts
Comments

Archive for January, 2009

Pak ditë më parë, Papa Benedikt ua revokoi shkishërimin katër peshkopëve ultra-tradicionalistë, lajm ky që do të ishte pritur nga publiku jokatolik me indiferencë të plotë, sikur një prej këtyre katër peshkopëve, Richard Williamson, të mos njihej edhe si “mohues i Holokaustit”, për shkak të deklaratave të tij të përsëritura se kampet naziste të përqendrimit nuk kanë shërbyer si qendra të shfarosjes në masë të hebrenjve.

(more…)

Read Full Post »

SIMFONIA E TRETE

 

Vizita që grupi i Kontrollit Punëtor dhe Fshatar ia bëri Orkestrës Simfonike të Operas së Tiranës koincidoi me një periudhë intensive provash të kësaj orkestre, për premierën e Simfonisë së Tretë të Beethoven-it, të mbiquajtur “Heroike”.

(more…)

Read Full Post »

Unë nuk jam historian; por as libri i Schmitt-it nuk u drejtohet vetëm historianëve. Si shqiptar, unë jam i interesuar të njoh të vërtetën për mesjetën arbërore; si njeri, dua të kuptoj më tepër arsyet që e nxitën dhe frymëzuan Skënderbeun t’i kundërvihej, për 25 vjet, superfuqisë më të madhe të kohës: Perandorisë Osmane.

(more…)

Read Full Post »

Dikur në fillim të viteve 1970, Ismail Kadareja botoi romanin Dimri i vetmisë së madhe, ku Shqipëria dhe bashkëkohësia e saj pikturoheshin me një paletë të paparë ngjyrash, tonesh dhe dritëhijesh. Aq u tronditën masat tona punonjëse nga ky roman, sa nuk mbeti tornitor e mjelëse e dalluar, në mbarë vendin, pa i shkruar letër “të madhit” e pa u ngritur në mbledhje, për të kërkuar ndalimin e veprës dhe dënimin e autorit, që kishte guxuar të hidhte baltë mbi realitetin socialist.  

(more…)

Read Full Post »

HASMI S’FLE

 

Sot, më dt. 11 nëntor 1974, u paraqit në zyrën time qytetari Zamir L., 36 vjeç, i pamartuar, me arsim të mesëm, me profesion gjeometër pranë Pasurisë së Shtetit të Lagjes 3, Tiranë, i cili më kishte kërkuar takim paraprakisht, për të më deklaruar vullnetarisht sa vijon:

(more…)

Read Full Post »

Çështjet e analizuara në katër seksionet e mëparshme nuk janë të shkëputura, madje kuptohen më mirë kur i shërbejnë njëra-tjetrës si kontekst; dhe ja pse.

(more…)

Read Full Post »

VIGJILENCE

 

Kur pacientja Hrisulla L. i kërkoi dentistit Rrok F. që t’i përgatiste këllëf floriri për dy dhëmballë, Rrok F. i kërkoi që t’ia sillte vetë arin, meqë klinika dentare ofronte vetëm këllëfë tradicionalë prej argjendi. Hrisulla L. i tha se kishte në shtëpi një monedhë të vjetër që dukej si prej floriri; të cilën edhe ia solli dentistit vizitën e ardhshme, duke iu lutur që të merrte prej andej aq ar sa ç’duhej për dhëmbin, dhe pjesën e mbetur t’ia kthente.

(more…)

Read Full Post »

PARABUZUKU

Gazeta Tirana Observer e datës 21 janar 2009, nëpërmjet një artikulli të Qamil Xhanit, njofton lexuesit e vet se albanologët austriakë mund të kenë zbuluar një libër shqip para Buzukut.

(more…)

Read Full Post »

 

Duke iu kthyer raportit midis mediave dhe teknologjisë së regjistrimit dhe të përpunimit të informacionit, Manjoo vëren se sot, si kurrë ndonjëherë, teknologjia lejon regjistrimin pothuajse total të fakteve; e megjithatë, sa më shumë shtohet numri dhe përdorimi i fotokamerave, videokamerave dhe regjistruesve zanorë, aq më shumë shtohet pasiguria e publikut dhe ndonjëherë e ekspertëve vetë, për çfarë ka ndodhur.

(more…)

Read Full Post »

 

Çështjen e dijes dhe të padijes këtu në blog e kemi diskutuar në dy aspekte: më një anë arsimi, më anë tjetër informacioni. Besoj se të gjithë jemi të një mendjeje, që arsimi i përgjithshëm duhet të na nxitë kuriozitetin ndaj botës, respektin për të vërtetën, virtytin dhe besimin në forcën njohëse të arsyes; si dhe të na japë instrumentet e duhura jo vetëm për të marrë dhe përpunuar informacion, por edhe për të përzgjedhur se çfarë informacioni na duhet dhe çfarë jo. Përkundrazi, prej arsimit profesional presim që të na mësojë dije ose mjeshtëri konkrete dhe të dobishme, të cilat të gjejnë zbatim praktik të menjëhershëm. Që këtej, disa flasin për education dhe training.

(more…)

Read Full Post »

FATI I KORISTIT

 

Për Ramadan G., mësues i lëndës së muzikës në shkollën tetëvjeçare “Fitorja e Kongresit”, thuhej se sillej jashtëzakonisht ashpër me fëmijët e pabindur, kryeneçë, të padisiplinuar, gojëprishur dhe trazovaçë, jo në sy të të tjerëve, por kur i fuste në një kthinë të vogël që ia kishin dhënë për të mbajtur dy tre mandolina të pluhurosura herë me tela e herë pa tela, dhe një fizarmonikë pak të shpuar, së cilës edhe nuk i punonte njëra prej Fa-ve.

(more…)

Read Full Post »

Një temë të ngjashme me çka po diskutojmë në rrjedhë të shkrimit të Stanley Fish, por këtë herë duke u përqendruar në përhapjen e epidemisë së frikshme të padijes (ignorance) ndër amerikanët, e prek edhe Mark Slouka, në editorialin e numrit të fundit të Harper’s (shkurt 2009).

(more…)

Read Full Post »

TURPI

 

Supermarketin e parë shqiptar e hapën, në fund të viteve 1960, te Rruga e Kavajës në Tiranë, përballë ish Kishës Katolike, në një dyqan të vogël njëkatësh, të cilin e pagëzuan “Vetëshërbim”.

(more…)

Read Full Post »

Në një artikull të botuar dje në blogun e vet në NYT (“The Last Professor”), Stanley Fish analizon të ardhmen e kulturës në mjediset akademike amerikane, si sferë të pavarur nga përfitimi praktik dhe dobia materiale.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: