Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2009

MANIFEST I TEATRIT KRITIK

Me spond, jo vetëm ndaj artikullit të Papagjonit Kritika midis Teatrit dhe Publikut, tek “Shekulli”, por ndaj të gjithë atyre që dëshirojnë të mishërojnë një qëndrim kritik ndaj shoqërisë, dhe në formën e një manifesti të një teatri kritik, them se:

(more…)

Read Full Post »

NË EMËR TË POPULLIT

 

Armikut Bexhet V., këtij trockisti të tërbuar që kishte kërkuar t’i bënte varrin Partisë dhe t’ua shiste Shqipërinë hijenave imperialisto-revizioniste, gjyqi u vendos t’i bëhej i hapur, në kinema “Beteja”; madje edhe të transmetohej në radio dhe në televizion, që masat punonjëse anembanë vendit të mund të merrnin pjesë në dhënien e drejtësisë popullore.

(more…)

Read Full Post »

AUTORITARIZMI SHKENCOR

Një artikull i Roger A Pielke Junior, në Spiked Online (The Rise of Scientific Authoritarianism) më bëri të pyes veten nëse shkenca mund të shërbejë e të përdoret si model për veprimtarinë politike; dhe nëse gjykimi i ekspertit teknik ka vetvetiu përparësi ndaj gjykimit ose opinionit të dikujt të zgjedhur nga shoqëria për ta udhëhequr.

(more…)

Read Full Post »

LIGJËSIMI I PATRONAZHIT

Fotografisë publike sot i duhet të gjejë një identitet të dallueshëm nga imazhet video, të cilat tashmë regjistrohen, shumohen dhe shpërndahen shumë më lehtë se dikur; çka të kujton përpjekjet e djeshme të pikturës utilitare për të gjetur një identitet të dallueshëm nga fotografia.

(more…)

Read Full Post »

KOMA

Kur i ra hemorragjia e dytë cerebrale Diktatorit, mjekët i diagnostikuan komë të pakthyeshme dhe e vendosën në regjim mirëmbajtës, ku oksigjeni i dërgohej në mushkëri nëpërmjet makinës frymëmarrëse, ndërsa ushqimi i hidhej në vena me anë serumesh. Shtratin madhështor të të sëmurit no. 1 të kombit, së bashku me pajisjet e nevojshme për ta mbajtur gjallë, i vendosën në një dhomë të madhe të Klinikës së Republikës, të mbikëqyrur natë e ditë nga specialistë të reanimacionit dhe infermierë të besuar, të cilët dinin t’i mbanin sytë hapur dhe gojën mbyllur.

(more…)

Read Full Post »

Në literaturën mbi Skënderbeun merret zakonisht si e mirëqenë se kujtimi i tij, edhe pse mbeti shumë i zbehtë në trojet shqiptare në Ballkan, u ruajt mirë, përkundrazi, ndër arbëreshët e Italisë. Sot e kësaj dite kultura arbëreshe identifikohet fort me Skënderbeun.

(more…)

Read Full Post »

LIBER I RI

 

Dje doli në shitje në Tiranë libri im me artikuj dhe esé Folklori i elitave, botuar nga Botimet Morava. Lexuesit e Peizazheve të Fjalës do të gjejnë në këtë libër një pjesë të madhe të temave dhe të ideve të cilat i kemi shtjelluar së bashku në blog, por në një perspektivë më të organizuar.

(more…)

Read Full Post »

Vallë i duhet botës një Internet i ri?

John Markoff, i The New York Times, mendon se po.

Gjithnjë e më shumë inxhinierë dhe ekspertë të sigurisë, thotë ai, janë bindur tashmë se siguria dhe privatësia në Internet po bëhen kaq të paarritshme, sa e vetmja mënyrë për ta ndrequr problemin është të nisemi nga e para.

(more…)

Read Full Post »

ARS GRATIA ARTIS

 

Pas përfundimit me sukses të plotë të punimeve të Kongresit VI, shkrimtarin e madh Tahsin K. e thirrën në Drejtorinë e Propagandës, ku e priti vetë i plotfuqishmi i fjalës së lirë proletare, shoku Milto T., për t’i sugjeruar, me këmbëngulje të mirësjellshme, që të shkruante diçka për Kongresin VI, një vepër frymëzuese dhe optimiste, me partishmëri të lartë dhe të përshkuar fund e krye nga dashuria për popullin.

(more…)

Read Full Post »

DE RADA I PAFAN

 

Kritiku Behar Gjoka diskuton sot në “Gazetën Shqiptare” programet e reja orientuese të Letërsisë të Maturës Shtetërore, dhe veçanërisht në gjimnazin e profilit të përgjithshëm.

(more…)

Read Full Post »

FLETË-RRUFEJA

 

 

Në pranverë të vitit 196…, qytetarja Durije M., me profesion llogaritare në NSHRAK, afishoi një fletë-rrufe ku akuzonte floktoren lokale se i kishte kërkuar të paguante një çmim tepër të lartë për shërbimin e thjeshtë të larjes dhe të lyerjes së flokëve me bojë. E ngazëllyer nga fjalët e Diktatorit dhe nga fryma revolucionare e atyre ditëve, Durija e kishte përgatitur vetë fletë-rrufenë, duke shkruar me dorë, pa frikë dhe me shkronja të mëdha, mbi anën e pasme të një tabaku të madh kartoni që, më parë, kishte shërbyer si tabelë për t’u përkujtuar njerëzve që të mos pështynin përtokë.

(more…)

Read Full Post »

PUNË EMRASH

Një mjeke amerikane në Massachusetts më pyeti një herë nëse mund ta ndihmoja për të kuptuar më mirë një sëmundje, nga e cila vuakëshin shumë prej pacientëve të saj shqiptarë të moshuar; më dërgoi edhe emrin e sëmundjes, siç e kish dëgjuar të shqiptuar prej pacientëve, kur i pyeste nëse kishin vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike në të kaluarën.

(more…)

Read Full Post »

Debati për librin e Schmitt-it në mediat deri më tash nuk ka pasur të bëjë shumë me historinë si degë e dijes; por vetëm me historinë si minierë për mitet dhe ideologjinë kombëtare të shqiptarëve. Vetë Schmitt-i është historian, por përfundimet, interpretimet dhe hipotezat e tij mund të shërbejnë për ta revizionuar ideologjinë kombëtare, ose atë pjesë të saj që lidhet drejtpërdrejt me figurën e Skënderbeut dhe rolin e tij në historinë e kombit shqiptar.

(more…)

Read Full Post »

nga Edmond Çata

Në vazhdim të shkrimit të mëparshëm këtu dua të prek dy çështje: (1) Problemet që kemi ne si shqiptarë në përgjithësi me dijen, të vërtetën dhe debatin; (2) problemet me debatin më të fundit ndaj Schmitt.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: