A i përgjigjet sistemi i sotëm shumë-partiak në Shqipëri pluralizmit në shoqërinë shqiptare?
Prej kohësh i kthehem e i rikthehem kësaj çështjeje, sepse gjithnjë më bren dyshimi se mos partitë politike që ekzistojnë, për nga emrat dhe idealet që kanë përqafuar, nuk janë veçse një fasadë, ose vënie në skenë e një rituali kopjuar nga gjetiu.

Revista “Mapo” ia kushton numrin e kësaj jave çështjes së vizave, që po ua merr shpirtin qytetarëve të Shqipërisë; gati 20 vjet pas turbullirave të verës 1990, që çuan në rënien e regjimit Alia, e që në thelb u shkaktuan nga vullneti këmbëngulës i njerëzve për t’u lënë të lirë të hynin e të dilnin sipas dëshirës në Shqipëri.