Eseja e Ba Báit për artin e të gënjyerit, më kujtoi se gënjeshtra, mes shumë gjërash të tjera, është edhe akt ligjërimor, ose diçka që mundësohet vetëm e vetëm nëpërmjet përdorimit të gjuhës.
Posted in Antropologji, Gjuhësi, tagged arti, gënjeshtra, ligjërimi, miti on April 10, 2009 | 6 Comments »
Eseja e Ba Báit për artin e të gënjyerit, më kujtoi se gënjeshtra, mes shumë gjërash të tjera, është edhe akt ligjërimor, ose diçka që mundësohet vetëm e vetëm nëpërmjet përdorimit të gjuhës.
Posted in Politikë, Sociologji, tagged ideologjia kombëtare, kombëtarizmi on April 10, 2009 | 12 Comments »

Shinasi A. Rama pyet, nëpërmjet një artikulli botuar në “Shekulli”, pse s’kemi parti nacionaliste në Shqipëri.
Posted in Antropologji, Sociologji on April 9, 2009 | 3 Comments »
[shkrimin e mëposhtëm e ka dërguar në blog Ba Bái]
Origjina e gënjeshtrës – ashtu si ajo e rrotës, busullës apo barutit – zhduket thellë në muzgun e lashtësisë; përmendim këtu fraza, autorësia e të cilave nuk dihet dhe që janë trashëguar nga njëri brez në tjetrin, si: “E dashur, nuk është ashtu siç duket!” apo “Këto kanë qenë tokat e gjyshit tim!”
Posted in Nostalgji on April 8, 2009 | 7 Comments »
Publicistin Bedri L. na e kishin prezantuar si shkrues të fjalimeve të Kryeministrit, prandaj nuk u habitëm kur identifikuam në sjelljen e tij, në manierizmat, tonin e zërit, të qeshurit sarkastik, gjestet e duarve, shprehjen e fytyrës, deri edhe tikun aq simpatik të kapsallitjes së pavullnetshme të syrit të majtë, po ato tipare që i njihnim mirë nga performancat televizive të shefit të vet, një nga politikanët më elokuentë të regjimit, nxënës dhe mik i ngushtë i vetë Diktatorit, burrë shteti i shquar në mbarë Ballkanin por edhe polemist i rreptë, tmerr i tryezave të rrumbullakëta dhe debatuesve publikë.
Posted in Politikë, tagged konformizmi, ligjërimi publik, NATO, profkat on April 7, 2009 | 12 Comments »

Tirana e festoi aderimin përfundimtar të Republikës së Shqipërisë në NATO, mes të tjerash, edhe me një pllakat gjigand të afishuar në fasadën e Teatrit të Operas, me mbishkrimin anglisht ”This is the miracle of freedom,” i cili i drejtohej, pas gjase, publikut global anglishtfolës.
Posted in Politikë, tagged partitë politike on April 6, 2009 | 2 Comments »
Blendi Kajsiu sot në “Panorama” shkruan për amerikanizimin e sistemit politik në Shqipëri dhe dobësimin e rolit të dy partive politike kryesore, PD-së dhe PS-së.
Posted in Media, Sociologji, tagged ekzibicionizmi, protesta, teatri i rrugës, voyeurizmi on April 5, 2009 | 32 Comments »

Sikurse e kemi marrë vesh gjerësisht nga mediat, dy ngjarje të rëndësishme javën që shkoi – mbledhja e G20 në Londër dhe mbledhja për të përkujtuar 60 vjetorin e krijimit të NATO-s në Strasburg. Përsëri mediat na kanë lajmëruar se këto dy takime të krerëve planetarë u shoqëruan me protesta të zhurmshme nga ana e “të rinjve”.
Posted in Sociologji, tagged bixhozi, parazitizmi on April 3, 2009 | 19 Comments »
Sipas një raporti të bërë publik javën që shkoi, gjatë vitit 2008 shqiptarët shpenzuan për lojëra fati dy herë më shumë se gjatë vitit 2007.
Duke përfshirë edhe bastet sportive, shqiptarët lanë në këto lojëra rreth 100 milion dollarë amerikanë; shifër që nuk përfshin bixhozin e paligjshëm.
Posted in Nostalgji on April 2, 2009 | 5 Comments »
Andi F., profesor i oboes dhe i kornos angleze në Institutin e Lartë të Muzikës, ishte shqetësuar shumë, edhe pse pa arsye, nga vala e spastrimeve pas vetëvrasjes së kryeministrit Mumtaz G.; i dilte gjumi herët në mëngjes, i dukej sikur një pllakë e rëndë hekuri i rëndonte mbi gjoks dhe nuk përqendrohej dot për asgjë, meqë pa pushim ripërtypte në mendje skenarë në të cilët emri i tij përmendej diku, në zyra hetuesie ose bodrume torturash ose gjatë ridëgjimit krahasimtar të ndonjë përgjimi të vjetër.