Feeds:
Posts
Comments

Archive for May, 2009

Sakrifica individuale si mesazh ndaj publikut, popullit, shtetit ose institucioneve gjithnjë përfaqëson një dilemë morale; edhe pse heronjtë gjithnjë i admirojmë dhe përpiqemi t’ua sjellim brezave të rinj si role models, askush nuk shpreson vërtet se këtyre brezave mund t’u kërkohet, seriozisht, që të sillen heroikisht në rast nevoje.

(more…)

Read Full Post »

TUNNEL- Ilir Butka

(more…)

Read Full Post »

Sot praktikisht askush prej nesh nuk paguan më për informacionin; meqë e merr të gatshëm në Internet ose nëpërmjet televizionit komercial. Gazetat, që dikur konsideroheshin si pushteti i katërt, ose një nga shtyllat e demokracisë, janë në krizë ekonomike, meqë vijnë duke humbur edhe lexues, edhe të ardhura nga reklamat.

(more…)

Read Full Post »

Ka dy mënyra madhore për t’i dhënë individit shtetësinë e një vendi: në bazë të prejardhjes ose për arsye të tjera. E para nyjëtohet kryesisht në jus sanguinis (e drejta e gjakut) dhe në jus soli (e drejta e vendlindjes). Arsyet e tjera kanë të bëjnë me martesën, ndryshimet e kufijve, ligjin, natyralizimin.

(more…)

Read Full Post »

BUDALLA JE VETË

what the heckGjithnjë më kanë ngacmuar opinionet e çuditshme që kanë njerëzit për veten.

Një businessman durrësak, që njoha rastësisht në një hotel, e pikësonte çdo bisedë me fjalët: “ku di un, mër jahu, un jom katunar mër jahu.” Nga mënyra si i thoshte e nga intonacioni që përdorte, dukej se kishte pasur kohë ta kolaudonte mirë këtë manierizëm, ndaj së cilës të pranishmit zakonisht reagonin duke i thënë se nuk ishte fare katundar, se përkundrazi puna gjithnjë i kishte ecur mirë, e ashtu me radhë.

(more…)

Read Full Post »

BARCELETA

Ishte hapur fjala se aktori i njohur i estradës Mario A. kishte treguar një barceletë tepër të mbrapshtë, në një darkë private në shtëpinë e mikut të vet, Kryetarit të Federatës së Sporteve të Rënda Pashko G.; një barceletë politike nga ato që, pa mbaruar ti akoma së qeshuri, të mvishet e ngjethta e vdekjes nëpër gjymtyrë, sepse ia kupton pasojat, afatshkurtra dhe afatgjata.

(more…)

Read Full Post »

diploma-shqiptareAskush nuk mund ta mohojë inflacionimin e diplomave universitare në Shqipëri. Në fakt, vitet e fundit, diplomat janë lëshuar me shumicë nga universitet shtetërore e private. Kanë mbetur pa e marrë vetëm ata që nuk e kanë dashur. (more…)

Read Full Post »

Adrian Paci. Centro di Permanenza Temporanea [Temporary Shelter Centre], 2007Elitat shqiptare të postotalitarizmit nuk është se kanë bërë shumë për ta pastruar projektin Evropë nga keqkuptimet dhe si rrjedhojë nga instrumentalizimet. Në fakt, hyrja në BE për opinionin publik aktual do të thotë pak a shumë liri lëvizjeje, mundësi për të emigruar.

Klasa drejtuese shqiptare ka luajtur këto vite demokracie në mbrojtje, rreth portës, duke i përsëritur ad libitum vetes dhe të tjerëve se Shqipëria bën pjesë në Evropë. 

(more…)

Read Full Post »

Harta-SchengenNë imagjinarin kolektiv shqiptar, Evropa është përvijuar si hapësirë lirie e mirëqenieje. Skicat e saj të para, sipas gjasës, janë hedhur gjatë periudhës së totalitarizmit, kur Evropa shikohej nga vrima e derës, në trajtën e ekranit televiziv, të një nga vendeve më të mbyllura në botë. Klaustrofobia e shqiptarëve i gjen fillesat e veta pikërisht gjatë ndërtimit të shtetit diktatorial, i cili i ngjasonte më së tepërmi burgut, me mure, roje, kufij e tela me gjemba. Në atë kohë, Evropa shihej në mënyrë trashendentale, si një kimerë për t’u arritur vetëm me imagjinatë. Nga ana tjetër, siç dihet nga të gjithë, kalimi pa leje i kufirit ishte ilegal dhe i dënueshëm rëndë nga kodi penal. (more…)

Read Full Post »

nga Eni

Në eksperiencën time në internet dhe komunitetet virtuale brenda tij, më ka rënë në sy shpesh herë një cikël i përsëritur i zhvillimit dhe jetës së brendshme të grupeve të internetit.

(more…)

Read Full Post »

calculusRolin qëndror të shkrimit në qytetërimin dhe kulturën perëndimore e shembëllzon më së miri matematika, e cila pjesërisht është gjuhë e koncentruar, dhe pjesërisht përshkrim i vetive të figurave pak a shumë ideale.

(more…)

Read Full Post »

 

eye of horus

Meqë ky debat është shtjelluar rreth shkrimit dhe rolit të tij në kulturë, në raport edhe me sistemet e tjera të shenjave, ndoshta është vendi për të sqaruar edhe mënyrën si është përftuar shkrimi historikisht.

(more…)

Read Full Post »

nga Ujku i Zi

Përpara se të flasim për përparësitë e një gjuhe komunikimi ndaj një tjetre, ndoshta duhet theksuar se të gjitha këto gjuhë; pamoret, zanoret dhe ato të shkruajtura, përdorim shënjuesin, apo siç njhet ndryshe “indeksin”, për të mundësuar komunikimin. Fjala e shqiptuar, ndryshe nga një tingull i çfarëdoshëm, ka vlerë të ndryshme vetëm nëse i shënohet (i bashkangjitet) një kuptim, qoftë ky send apo koncept. Në komunikimin pamor, Ylli Polar merr kuptim midis mijëra yjeve sepse shënon veriun, kurse hieroglifet marrin kuptim sepse shënojnë, për ata që i kuptojnë(!), sende dhe koncepte.

(more…)

Read Full Post »

kaligramÇ’ndikim do të ketë Interneti mbi raportin midis komunikimit me tekst të shkruar dhe komunikimit zanor/vizual? Vallë mund të quhet ky i dyti më “i natyrshëm” se i pari?

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: