Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2009

DEMOKRACI MITESH

Ylli Michael JacksonGlobalizimi shtjellohet edhe nëpërmjet miteve. Sidomos të miteve që bazohen në ikonat e muzikës pop. Madje, mund të thuhet se globalizimi modern ka marrë forcë pikërisht nga energjia e star system-it dhe e grupeve muzikore me matricë anglosaksone. Kushedi sa borxh i ka globalizimi i sotëm ekonomiko-financiar modelit të yjeve hollivudiane e të muzikës pop… (more…)

Read Full Post »

Oil SpillPakkush e vë në dyshim që lajmet për zgjedhjet, gjatë kohës që zgjedhjet ende janë duke u kryer, ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Për shembull, në qoftë se në një zonë garojnë dy kandidatë, Trashi dhe Holli; dhe exit polls, të marra në mesditë, njoftojnë se Trashi po merr gati 60% të votave, ndërsa Holli 40%, atëherë Partia e Hollit mund t’u bëjë thirrje militantëve të lëkundur që të shkojnë e të votojnë për njeriun e tyre që përndryshe rrezikon humbjen e menjëhershme; por mund të ndodhë edhe që Partia e Trashit të shpallë fitoren që pa u mbyllur kutitë e votimit, dhe simpatizantët e Hollit që ende nuk kanë votuar të binden se vota e tyre nuk vlen më dhe ta kalojnë mbrëmjen me ndonjë veprimtari, si me thënë, më produktive.

(more…)

Read Full Post »

MUZGJE IDHUJSH

Prison GarbVdekja e pop star-it Michael Jackson pati efektin e papritur që ta zhvendosë nga kryetitujt “revolucionin” në Iran.

Ka megjithatë një lidhje më të thellë mes këtyre ngjarjeve, që ilustron edhe natyrën e trazirave në botën e sotme, të përcjella e ndonjëherë të katalizuara nga mediat.

E them këtë edhe ngaqë, gjithë këtë javë dhe pavarësisht nga ç’i ndodhi Michael-it, kam përtypur në mend disa ngjashmëri strukturale midis ngjarjeve në Iran dhe atyre në Shqipërinë e pas 1990-ës, të sotme dhe të djeshme.

Korriku dhe dhjetori i 1990-ës asnjëherë nuk do të ndriçohen dot; ka mundësi që revolta popullore të jetë nxitur, madje ndezur sa prej agjenturave të huaja aq edhe prej vetë Sigurimit të Shtetit, që vetëm ashtu do të mund ta ruante disi kontrollin mbi ngjarjet.

Edhe pse nuk kam qenë në Tiranë atëherë, e mendoj veten si një nga ata që mezi e kanë pritur ditën kur do të rrëzohej statuja e krimbur e diktaturës; prandaj e kam të lehtë të identifikohen me banorët e Teheranit, që dalin të protestojnë rrugëve kundër regjimit të atjeshëm obskurantist, censurës brutale dhe sundimit të ajatollahëve mbi jetën kulturore dhe filozofike.

(more…)

Read Full Post »

ÇMIME NË EURO

Kadareja fiton një tjetër çmim letrar ndërkombëtar – el Premio Príncipe de Asturias de las Letras, provë e suksesit të tij artistik në vendet spanjisht-folëse.

Meqë jam rritur me veprën e tij, e cila madje më ka edukuar ndjeshmëritë estetike dhe intelektuale, gëzohem sinqerisht për këtë arritje, të cilën e përjetoj disi edhe si timen, ose shpagim të brezit tim.

(more…)

Read Full Post »

ME LOT NË SY

gas maskGazin lotsjellës e kam provuar katër herë.

Herën e parë, diku afër Mulletit, gjatë një zbori të plogët në pragvere në fund të viteve 1970; pasi na dhanë urdhrin të vinim maskat kundërgaz, na futën njërin pas tjetrit në një çadër fushore ku kishin çliruar një sasi të vogël klorpikrine. Brenda në çadër, në gjysmerrësirë, duhej të kryenim disa veprime standard me maskën, madje edhe ta hiqnim krejt e të mbanim frymën për 30 sekonda.

(more…)

Read Full Post »

CICËRIMA DHE XIXA

twitterKëto ditë ka plasur zhurmë shurdhuese në mass mediat, tradicionale dhe post-moderne, për zgjedhjet në Iran dhe protestat popullore kundër manipulimit të rezultateve nga fituesit.

Më duhet ta pohoj menjëherë se fatet e demokracisë në Iranin e largët janë shumë larg përparësive të mia, dhe se në përgjithësi nuk më intereson se çfarë ndodh në atë anë të botës; edhe pse qytetarëve të Iranit u uroj gjithnjë sa më shumë liri, mbarësi dhe mirëqenie.

(more…)

Read Full Post »

votaMësoj sot nga shtypi, se Robert Bosch, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka thënë se “duhet t‘i jepet fund votimit familjar në zgjedhjet e 28 qershorit”.

(more…)

Read Full Post »

LOPËT E FUATIT

herefordShoqja Mexhite H., kryetare e Kooperativës së Tipit të Lartë të Kësuljes, u habit kur e morën në telefon nga Kryesia e Këshillit të Shtetit, për t’i thënë se rojes së stallave të kooperativës Fuat B. i ishte akorduar titulli i lartë i Heroit të Punës Socialiste.

Vetëm një javë më parë Fuatin e kishin dënuar me vdekje dhe pushkatuar, pasi gjyqi e kishte gjetur fajtor për djegien e stallave të kooperativës, e cila kishte shkaktuar ngordhjen e 45 lopëve dhe 3 demave të importit; përveç dëmeve të tjera materiale të pallogaritshme.

(more…)

Read Full Post »

Heroi shpesh vlen më shumë i vdekur se i gjallë, sidomos kur vjen puna për ta përdorur politikisht.

Këtë e ilustron më së miri historia kontroversiale e Pat Tillman-it, që e pata përmendur kalimthi në një seksion të mëparshëm të kësaj teme e që tani po e përmbledh në vijim, duke u mbështetur kryesisht në çka raporton Wikipedia.

(more…)

Read Full Post »

A mund ta krahasojmë Shqipërinë me Libinë? Absolutisht jo. Përveç historive dhe kulturave të pangjashme, kanë sisteme politike thelbësisht të ndryshme. Megjithatë, në lëmin e politikave të emigracionit, në raport me vendet perëndimore, ndonjë përqasje ballafaquese edhe mund të bëhet.

(more…)

Read Full Post »

HOMOLOGIME

Fjalori i Khazarëve, i Milorad Paviç-it, ekziston në dy versione: femër dhe mashkull. Dy versionet janë pothuajse identike mes tyre – ndryshojnë vetëm në 15 rreshta. Më duhet të pranoj se unë kam blerë e lexuar vetëm versionin mashkullor, ndërsa femërorin e kam lënë ta qëmtoj në një kohë më të përshtatshme.

(more…)

Read Full Post »

urdhri i Shen Luigjit

Kush e ka lexuar Vitin 93 të Hugo-it, do ta mbajë mend se çfarë ndodhi në korvetën “Claymore”, pasi hipi atje markezi Lantenac. Një prej topave nën kuvertë (një carronade) u shkëput prej zinxhirëve që e mbanin të mbërthyer në pozicion, dhe zuri të rrokullisej kuturu nën kuvertë, duke shkatërruar gjithë ç’i dilte përpara, sipas një logjike të diktuar nga kaosi i elementeve përjashta: detit, erës, dallgëve.

(more…)

Read Full Post »

NJOLLA TË MURRME

Një shoku ynë fotograf amator, i apasionuar pas gjallërisë në rrugët e lulëzuara të ish-Bllokut në Tiranën e viteve 199…, na tregoi foton që ia kish shkrepur një grupi pleqsh, teksa këta kundronin vilën që dikur i kishte përkitur partiakut të lartë Xheladin G. Njëri prej nesh njohu menjëherë në foto disa anëtarë të Këshillit të atëhershëm të Shtetit, mes të cilëve ish-drejtorin e Drejtorisë së Censurës dhe Retushimit, Babaçe Ç., ish-kryetaren e Komisionit të Përgjimeve Fatushe I., dhe ish-shefin e Komitetit të Pushkatimeve, Miti Y.

(more…)

Read Full Post »

Marrëdhëniet e heroit me opinionin publik janë të tilla që parakuptojnë feedback të dyanshëm. Tradicionalisht, këto marrëdhënie shtjelloheshin pak a shumë në mënyrë të vetvetishme, meqë narrativat qarkullonin gojë më gojë, ose shumë ngadalë, madje edhe kur manipuloheshin nga institucionet (p.sh. kisha) dhe elitat.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: