Comments on: KOMPLOTE, ZHBIRIME, PARANOJA

By: Stultifera Navis
http://www.wingmakers.com/.

“Teoritë e komplotit janë, kësisoj, produkt i paranojës; ose i dëshirës që kemi, të gjithë, për shpjegime të tilla që të rrokin të gjitha të njohurat e të panjohurat, duke i lidhur së bashku në sisteme koherente, ku pjesët të jenë në shërbim të së tërës”.

Kjo mbase eshte e vertete edhe pse me kete formulim juve e vini ne diskutim bazen e vertetesise se ketyre teorive a priori.

Adresa e mesiperme dhe informacioni qe ajo shfaq (nuk e di sa kohe keni ti hidhni nje sy) me duket shume me teper se nje teori konspiracioni. Edhe sikur te jete kerkon nje perkufizim tjeter.

By: Xha Xhai
Hyllin, elitat në pushtet gjithnjë sundojnë nëpërmjet sekretit (po të parafrazoj një shprehje të konspiracistit të njohur amerikan Jim Marrs – Rule by Secrecy); sepse çështjet më të rëndësishme nuk mund të diskutohen ditën me diell, në prani të publikut. Sundimi, me fjalë të tjera, ka nevojë për spektatorë aq sa ka nevojë peshku për biçikletën (përsëri, po të parafrazoj këtë herë një shprehje të… who cares).

Nga ana tjetër, në qoftë se Kujtimi është pronar i gjysmës së vendit, ka tetë fabrika çimentoje dhe katër kanale televizive dhe tre banka dhe dy kompani të telefonisë celulare, është vetvetiu më shumë i interesuar për punë të qeverisjes sesa, bie fjala, Shpëtimi, që e kalon gjithë ditën e Perëndisë duke pirë alternativisht salep ose raki, te kafja e mëhallës. Prandaj ideali demokratik, i barazisë në pjesëmarrjen në pushtet, duhet kuptuar si garanci, jo si realitet; sepse në realitet ajo barazi ekziston po aq sa ç’ekziston edhe barazia në të ardhura, në prona, në mirëqenie, në fat dhe në virtyt.

Puna këtu është nëse Shpëtimi ka apo nuk ka të drejtë të marrë vesh, në hollësi, gjithë ç’bën Kujtimi për të administruar pronat e veta, dhe për t’u kujdesur për interesat e veta që, jo rrallë, koincidojnë me ato të vendit.

Natyrisht, Shpëtimi paguan taksa (OK, ta zëmë se paguan), voton, dhe ka të drejtë t’i kërkojë llogari qeverisë së vet, deputetit të zonës, përfaqësuesve të pushtetit lokal e kështu me radhë, për mënyrën si këto qeverisin ose nxjerrin ligje; dhe mjetet publike të informacionit, p.sh. RTSH në Shqipëri, ose RAI në Itali, ose BBC në Britaninë e Madhe, kanë për detyrë ta mbajnë Shpëtimin të informuar, në mënyrë sa më objektive, për çfarë ndodh përreth.

Në këtë skenar detyrimisht të thjeshtuar, teoritë e komplotit harlisen (në mendjen e Shpëtimit) për shkak të (1) iluzionit të Shpëtimit dhe të shokëve të tij se vërtet kanë të drejtë të marrin vesh gjithçka që ndodh përreth dhe (2) përpjekjeve të elitave në pushtet për t’ia mbajtur të gjallë Shpëtimit këtë iluzion.

Unë besoj se dukuria e teorive të komplotit nuk mund të shpjegohet veçse nëpërmjet kapjes të shoqërive moderne prej mass mediave; sepse mass mediat ia bëjnë të mundur Shpëtimit & Co. iluzionin se ky mund të informohet rregullisht për ngjarjet që ndodhin përtej, madje jashtëzakonisht përtej pragut të shtëpisë së tij. Kështu, në fund të viteve 1960, mediat i treguan Shpëtimit dy astronautët amerikanë që zbritën në Hënë, madje i përcollën edhe pamje të filmuara, që nga lëshimi i raketës Saturn 5 deri te kthimi i kapsulës Columbia në oqean një javë më pas. E gjithë kjo ngjarje nuk mund të gjente vend në jetën e Shpëtimit, përveçse si diçka midis thashethemit dhe dëfrimit; dhe gjithsesi, si diçka skenike, që shtjellohet në një univers të ndryshëm nga ai i përditshmi i kafes, i kalamajve që duan sandale, i cigareve “Partizani”, i dhëmballës së prishur, i tubit në banjë që pikon, i banakieres që i duken sutjenat, e kështu me radhë.

Të tilla rrëfenja “kozmike” e sjellin, me fjalë të tjera, teorinë e komplotit me vete.

Në kohën e misioneve Apollo luftohej ende Lufta e Ftohtë, dhe Perëndimi kishte të drejtën morale me vete; prandaj njerëzit u besonin mediave, sepse alternativa ishte e papranueshme. Sot, që Lufta e Ftohtë thuhet se ka përfunduar, e drejta morale u ka kaluar atyre – besoj unë – që kanë vendosur ta trajtojnë informacionin e përcjellë prej mediave njëlloj siç trajton mjeku psikiatër historitë që i tregon pacienti i vet skizofren. Kush ka pasur ndonjëherë të bëjë me skizofrenë, do ta dijë se këta jetojnë në një botë që nuk është ekzaktësisht e njëjtë me botën e ashtuquajtur “normale”; në kuptimin që të vërtetat atje nuk janë të bashkëmatshme me të vërtetat këtu.

Dikur, gjuhëtari Noam Chomsky pat sajuar një fjali sipas tij gramatikisht korrekte, por përndryshe krejt pa kuptim: colorless green ideas sleep furiously; që atëherë, më se një herë janë ngritur zëra në mbrojtje të kuptimit të kësaj fjalie të famshme, të cilat zëra madje kanë gjetur atje poezi të hollë, metafora, imazhe kuptimplotë.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me rrëfenjat e mass mediave; përpjesëtimisht me distancën midis botëve – të publikut, dhe të rrëfimit. Rrëfimi ka logjikën e vet, e cila ia tërheq gjymtyrët si të ishte kukull prej llastiku, për ta sjellë në atë formë që dëshiron, pavarësisht nga ç’kërkon realiteti. Vrasja e Kennedy-t ishte ngjarje reale, e parë nga mijëra vetë e më pas nga miliona në TV; por e përcjellë nga mediat u shndërrua në një rrëfim, i cili shtjellohet sipas gramatikës së vet rrëfimtare – me subjekte dhe objekte, shkaqe dhe pasoja, aktorë aktivë dhe aktorë pasivë, e kështu me radhë.

Çdo ngjarje madhore, që përcillet në masën e duhur nga mediat, gjithnjë rrethohet nga një mjegullnajë teorish komploti, shpesh në kontradiktë jo vetëm me versionin zyrtar, por edhe e sidomos mes tyre. Nuk ka asnjë mënyrë për të vënë rregull mes këtij kaosi, përveçse duke i besuar një autoriteti – dhe sot ky autoritet nuk mund të jenë më mediat vetë, meqë këtyre u ka humbur besueshmëria, njëlloj si edhe institucioneve publike.

Në Perëndim, versionet zyrtare ende hartohen nga gjithfarë komisionesh parlamentare, për ngjarje vërtet të rëndësishme; ose nga gjykatësit, për ngjarje më pak të rëndësishme (për rolin e gjykatave në këtë mes, ju ftoj të kaloni në mendje historinë e Italisë në periudhën 1945-1990, që nga Enrico Mattei e deri te Gladio, gli Anni di Piombo, la Strategia della tensione, la Strage di Ustica, il MIG libico, la Loggia Massonica P2 e ashtu me radhë për të arritur te Mani Pulite dhe Dossier Mitrokhin). Në thelb, e vërteta historike mbetet në dorë të organeve ligjvënëse ose të drejtësisë.

A është për t’u habitur, pastaj, që këto organe ligjvënëse ose të drejtësisë kujtojnë se mund ta vendosin historinë me ligj?

By: Hyllin
Racionaliteti i njeriut fillon aty ku mbaron besimi. Besimi ne dicka ( fe, parti, individ, ide, ngjarje ) kushtezon fuqimisht aftesite kritike ndaj informacionit qe lidhet me dickane dhe aty ku aftesite kritike ndaj informacionit dobesohen kemi edhe erresiren, pavaresisht oqeanit informativ.

Duke qene se besimi ne dicka eshte faktori kryesor ngjizes i nderveprimit njerezor, .atehere mund ta quajme edhe cmimi i pashmangshmem qe te gjithe duhet te paguajme.

Marrim rastin e djeshem, kur Rama tha se i qante zemra per 83 mije zemrat e majta te LSI qe lengojne.

Per anetarin e PS, i cili beson tek Rama (tek individi, partia,ideja) behet automatike qe Rama eshte i sinqerte.

Fakti qe 83 mije zemrat, me ligjin zgjedhor, Rama desh ti eliminonte ose maksimumi te nxirrnin nje deputet ne Skrapar, nuk ka pike rendesie, ashtu si nuk ka rendesi fakti se 83 mije zemrave te majta u takojne 8 deputete , ndersa me 4 deputete, 40 mije nga keto zemra jane asgjesuar.

Po ashtu qe faktori nderkombetar u shpreh se duhet te dale patjeter nje qeveri nga keto zgjedhje , nuk ka pike rendesie.

Marrin edhe rastin e Kenedit. Ai fitoi me ngushte se cdo president para tij dhe ne Cikago u mbeshtet tek Mafia e organizuar per te fituar, nje lloj cmimi qe duhet te paguante Mafia e Cikagos, per te hequr qafe sulmin e Bob Kenedit i cili  kishte kohe qe u rrinte mbi koke. Marreveshja parazgjedhore gjithsesi nuk u respektua, sepse Bob Kenedi sapo u be minister i drejtesise, vazhdoi ti godase ( hodha lumin, te dhjefsha kalin) prandaj edhe mafia ka qene e dyshuar per vrasjen e Kenedit.

Fakti qe Kenedi realisht ka hipur ne pushtet fale manipulimeve ne Cikago, nje njeriu qe besonte e beson tek Xhon Kenedi (tek individi,ideja), i duket si blasfemi.

Pra faktori besim, eshte shume i rendesishem si ne perzgjedhjen e informacionit ashtu edhe ne perceptimin e nje realiteti te caktuar.

Po ky faktor ben te kene sukses teorite e komploteve e njekohesisht ndikon fuqimisht edhe ne ndalimin e  zbardhjes  se ngjarjeve.

Ata 40% qe votuan PD, kishin besim tek Sala, kur ky lante duart nga Gerdeci, keshtu qe jane ata qe ndaluan zbardhjen e ngjarjes.

Ne Amerike ashtu si ne bote, ne castin e pare, pothuaj te gjithe ishin te bindur kur pane avionet, se ishin terroristet islamike e sot shumica derrmuese beson se ishin terroristet , keshtu qe ngjarja nuk ka per tu zbardhur plotesisht, dmth pikepyetjet e ngritura nuk kane per te marre pergjigje, pervec se nga teorite e komplotit.

Mendoj se njeriu eshte shume i kushtezuar nga vete domosdoshmeria e besimit ne dicka, qe te arrije nje ndergjegjesim te atille sa ti lejoje pavaresine e arsyes, pavaresi qe i ofron shfrytezimin optimal te oqeanit informativ.

Pra per mua eshte lufte e humbur qe ne nisje.

By: Besnik
Pjese e problemit eshte se skepticizmi ndaj burimeve mainstream te informacionit nuk vjen vec prej producenteve amatore te teorive te konspiracionit, por dhe nga kritike serioze edhe pse tejet partizane si Noam Chomsky. Eshte indikuese mendoj se sa i lexuar eshte chomsky ne rrethet e myslimaneve ne perendim. Ok, mund te debatohet se shumcka ka ndryshuar ne mediat qe kritikoi chomsky ne vitet ‘80 nga sot. Po nese shohim nje nga eventet me te rendesishme te politikes boterore si pushtimi i Irakut dhe rolin e The New Yrok Times, p.sh. per te bindur publikun per pranine e armeve te shkaterrimit ne mase ne irak, te ben te pyesesh nese vertet kane ndryshuar parametrat qe “manifakturojne konsentin.” Ne kete klime te kuptueshme skepticizmi ndaj mediave, eshte natyrale te krijohet hapesire per “fabrikuesit e komploteve.”