Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2009

shtepi shkodraneLexoj sot në gazetën Tema përshkrimin e një udhëtimi në Shkodër nga një Xhenc Bezhi, me titull “Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur”.

I dimë hallet dhe plagët që vuan Shkodra sot, sidomos në krahasim me mitin e saj ende të ruajtur në vetëdijen e kombit. Megjithatë, kurrë nuk është e tepërt t’i dëgjosh të përmendura sërish, aq më tepër nga një këndvështrim i freskët si ky i Bezhit, i cili deri më sot e paska njohur atë qytet nga “librat e lexuar” (sikurse do të thoja unë për Timbuktunë ose Lhasën).

(more…)

Read Full Post »

shkruan Endri Deliu

social networks

Nuk ka dyshim se rrjetet sociale në Internet siç i gjejmë tek Myspace, Facebook etj. bëjnë pjesë tashmë në lëminë e rëndësishme të mediave.

(more…)

Read Full Post »

POETI DHE PROFETI

typewriterPër shkrimtarin Myrto M. dëgjoje vetëm fjalë të mira.

I ardhur nga gjiri i klasës punëtore, sipas disave, ose i fshatarësisë kooperativiste, sipas disa të tjerëve, Myrtoja ishte marrëzisht i dashuruar pas bukës dhe kripës, bagëtisë dhe bujqësisë, kantiereve ku vlonte puna ndërtimtare, nëntokës së minatorëve, kromit dhe qymyrgurit, shtyllave të tensionit të lartë, saldatorëve dhe fillrojtësve, heronjve të heshtur, kufitarëve dhe pilotëve, valltarëve popullorë, fustanellave dhe xhubletave, nënave me duar të rreshkura si putra e breshkës, malësorëve kreshnikë e fjalëpakë me mustaqe të zverdhura nga duhani, mjelëseve të kolme cipëbardha si kajmaku.

(more…)

Read Full Post »

Calvin_Klein_AdGazeta shqiptare e hap sot faqen e vet në Internet me një lajm për dy çifte homoseksualësh që kapen duke kryer marrëdhënie seksuale në publik (Homoseksualët seks në qendër të qytetit). Pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimit të të kapurve në komisariat, këta paskan deklaruar se  “nuk kanë shkelur asnjë ligj pasi këto marrëdhënie janë të lira”.

(more…)

Read Full Post »

LAJTHITJE VERORE (II)

pikëpyetjeShtypin e përditshëm mund ta përfytyrojmë edhe me dy përmasa, por shtypi periodik kërkon domosdoshmërisht tri përmasa. Gazetat mund t’ia lejojnë vetes të rrëmbehen nga rrjedha e përditshmërisë, ndërsa revistave të përjavshme, të përmuajshme ose disamujore, nuk u lejohet aspak, sepse lexuesi u kërkon shkrimeve thellësinë e mendimit, atë çka nuk e gjejnë pikërisht në faqet e gazetave.

(more…)

Read Full Post »

sisyphusPo i kthehem pak më shtruar çështjes së “shqiptarëve të vërtetë” dhe të hapësirës se “ku janë ruajtur ata”.

Sipas një ideje që qarkullon prej shumë dekadash, kjo farë shqiptarësh ruhen në malet e Veriut, duke qenë pak a shumë të identifikueshëm me malësorët.

Përsëri sipas kësaj ideje, malet e Veriut u kanë ofruar shqiptarëve mbrojtje natyrore ndaj asimilimit dhe dhunës së të huajit, duke i lejuar ta mbajnë të paprekur thelbin etnik.

(more…)

Read Full Post »

E DREJTA E RIPUNIMIT

bukeMësova që shtëpia botuese që ka nxjerrë në treg pjesë nga krijimtaria e Kadaresë të ripunuar nga ana gjuhësore duke zëvendësuar në mënyrë masive fjalë të huaja më të tilla shqipe nuk e vë në dijeni lexuesin për këtë ndryshim nga origjinali i botuar e ribotuar dhe i nxjerrë në treg më herët, duke shkaktuar kështu për mendimin tim dy probleme jo vetëm të karakterit formal.

(more…)

Read Full Post »

Një nga institucionet themelore të jetës malësore që i tërhoqi vëmendjen Edith Durham-it, gjatë vizitës së saj në malësitë shqiptare në 1908, ishte fisi; i cili në thelb mund të përkufizohet si bashkësi njerëzish të cilët, në bazë gojëdhënash dhe besimesh të kaluara brez pas brezi, e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i vetëm, në vijë mashkullore.

(more…)

Read Full Post »

Mungesa e lajmit në verë zakonisht i faturohet stinës. Por tashmë, siç dihet, stinët nuk janë si një herë e një kohë. Pastaj, ka raste që mungesa e lajmit mund të përbëjë lajm në vetvete. Përndryshe lajmi shpeshherë fshihet, si djalli, tek detajet. Pra punët nuk janë aq të thjeshta. Gjithsesi, djallëzitë e gazetarisë mjeshtërore duhen shoshitur dhe hetuar deri në fund.

(more…)

Read Full Post »

Tashmë duket qartë, të paktën për mua, se diskutimi për fjalët e huaja në shqipen publike po sabotohet nga kutërbimi i kufomës së miteve kombëtariste për gjuhën, të vdekura e të pakallura në tru të kulturës sonë. Jo vetëm problemet me shqipen e sotme lypin qasje më dinamike, por edhe vetë diskursi publik për shqipen duhet rithemeluar, për t’i kapërcyer shabllonet e trashëguara nga periudha dhe mendësia romantike.

(more…)

Read Full Post »

CLS

Gazeta shqiptare boton sot një intervistë të Fatmira Nikollës me Skënder Sherifin, i cili shpjegon se si e ka ndaluar antropologun e madh Claude Lévy-Strauss që të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 1970.

Meqë Claude Lévy-Strauss nuk ka nevojë për prezantim, po mjaftohem të them se Skënder Sherifi është poet dhe autor relativisht i njohur brenda dhe jashtë sferës kulturore shqipfolëse. Ky qytetar belg me origjinë shqiptare rrjedh nga një familje e persekutuar politikisht nga regjimi totalitar i Tiranës (meqë i jati kish qenë kolonel i Zogut).

(more…)

Read Full Post »

industriaShpesh zgjidhjet e problemeve të shoqërisë sonë post-totalitare, të shpërfytyruar dhe kaotike, shumëkush i kërkon me të drejtë në proceset modernizuese, standartizuese dhe unifikuese, qofshin këto të karakterit ekonomik, politik, urban, gjuhësor, apo kulturor. E megjithatë duhet thënë se këto lloj procesesh nuk është se janë një risi për këtë shoqëri –  përveç faktit se i ka përjetuar ato në rrethana krejt të tjera historike dhe politike.

(more…)

Read Full Post »

musical chairsNjë dukuri kurioze që po ndesh relativisht shpesh në faqet e shtypit shqiptar në Internet: editorialistë dhe analistë nga më të njohurit e më të respektuarit ndërrojnë gazetat ku botojnë, pa paralajmërim.

Kështu, qëllon që Fatos Lubonja të botojë në Panorama, edhe pse dikur ka pasë botuar në Korrieri dhe në Standard; Mustafa Nano del befas në Korrieri, edhe pse deri vonë ka qenë një nga autorët përfaqësues të Shqip; Eduard Zaloshnja ka pasë botuar në Panorama, por tani e shoh të shkruajë për Shekullin; Mero Baze, emri i të cilit mbetet i lidhur ngushtë me gazetën Tema, po shfaqet gjithashtu rëndom në Shekulli

(more…)

Read Full Post »

DogHerë pas here, ndonjë lexues do të më vërejë se përdor fjalë të huaja të panevojshme në tekstet, sidomos kur shkruaj për çështje të kulturës së gjuhës, barbarizmave dhe mënyrës së mënjanimit të tyre.

Në sipërfaqe, duket sikur një autori që ngre shqetësimin për prishjen e normës leksikore të shqipes së sotme publike nuk i lejohet të marrë pjesë edhe ai në këtë “prishje”, duke e ulur vigjilencën; në të vërtetë, çështja është më e ndërlikuar se kaq.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: