Feeds:
Posts
Comments

Archive for September, 2009

Në librin e vet High Albania, udhëtarja britanike Edith Durham përmend, më se një herë, gojëdhënat që qarkullojnë mes malësorëve të veriut të Shqipërisë, sipas të cilave këta kanë ardhur në vendbanimet e sotme prej gjetiu, për të gjetur aty një popullsi tjetër.

(more…)

Read Full Post »

luxPeriudha totalitare e historisë sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së studiuesve. Por edhe ne qytetarët e thjeshtë nuk i kemi lënë asnjëherë jashtë tryezave tona “përse-të” që na paraqiste ajo kohë. Diskutimet përfundonin ndonjëherë edhe në grindje midis miqsh, fjalët e rënda fluturonin nga cepi në cep i odës, por tek e fundit, jemi përpjekur t’u përgjigjemi pyetjeve madhore të llojit: Si funksiononte totalitarizmi? Si nyjëtohej ideologjizimi i masave? Si ushtrohej pushteti? Si shfrytëzohej arti? Si manipulohej historia? E qindra pyetje të tjera serioze si këto. (more…)

Read Full Post »

Kopertina e botimit italian të Statuteve

Nuk ka mënyrë më të mirë për të ndriçuar raportet midis historiografisë shqiptare dhe kombëtarizmit, sesa analiza e disa shembujve veçanërisht të spikatur, ku ravijëzohet qartë edhe teknika – herë e qëllimshme, herë e pavetëdijshme – e përvetësimit.

Një shembull të tillë, këto vitet e fundit, e japin të ashtuquajturat “Statute të Shkodrës”, një dokument i shek. XIV me rëndësi të madhe për ballkanistikën, i zbuluar tani vonë në Itali.

(more…)

Read Full Post »

TUNDIMI

white sneakerPasi forcat tona të Sigurimit asgjësuan bandën e frikshme të Gani G., që kishte zbarkuar në bregdetin e Shëngjinit me qëllim që t’i afrohej kryeqytetit dhe të bënte terror mbi masat punonjëse dhe kuadrot e larta të Partisë dhe të shtetit, armatimet, pajisjet dhe sendet e ndryshme që iu kapën bandës u ekspozuan në Muzeumin e Ministrisë së Brendshme:

(more…)

Read Full Post »

nga Endri Deliu

Pakkush mund ta ketë dëgjuar por në Gjermani këtë të diel ka zgjedhje parlamentare. Nga mungesa e dinamikës dhe mënyra e zhvillimit të fushatave të partive kryesore ekziston konsensus për pagëzimin e tyre si “zgjedhjet e gjumit”. Megjithëse këtu nuk do të futem në detajet e politikës gjermane më duket me mjaft interes të vë në dukje dy dukuri të këtyre zgjedhjeve. Së pari do të doja të trajtoja përdorimin e Internetit për fushatat e partive kryesore. Por akoma me më rëndësi mendoj se është trajtimi i fenomenit të lindjes së lëvizjes/partisë së Piratëve.

(more…)

Read Full Post »

SHQIPTARËT NË NATO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO – shumë bojë është derdhur për ta komentuar dhe interpretuar që nga ajo ditë, ndoshta edhe më shumë do të derdhet, madje edhe në hapësirat e këtij blogu.

(more…)

Read Full Post »

Kjo është pjesa e tretë dhe e fundit e këtij materiali, të cilin e dërgoi në blog autori Doan Dani

Heremiti (Tarot)Duke iu rikthyer letërsisë së hershme shqiptare (në gjuhën shqipe), pionieri i parë i saj, deri sot, është padyshim Buzuku. Nga titulli i veprës ‘Meshari’ kuptohet qartë qëllimi fetar: gjuha si mjet dhe jo identifikim. Libri përmban meshë, komente të lutjeve, dhjetëra urata, 27 psalme, pjesëza biblike, katekizëm. Tema këto, të toleruara në vulgare nga Kunderreforma, siç pohojnë Çabej dhe Ashta, përkundër qëndrimeve të Shuteriqit dhe Zamputit.

(more…)

Read Full Post »

Po mendoja nëse mund të ekzistojë vërtet një Enciklopedi Maqedonase e shkruar në mënyrë të tillë që t’i kënaqë edhe sllavo-maqedonasit, edhe shqiptarët; madje edhe pakicat e tjera që jetojnë në atë shtet.

Sikur të arrihej një mrekulli e tillë, nuk do të mund të ishte veçse rezultat i një kompromisi midis historianëve të të dy krahëve; meqë tani për tani dy kulturat kanë vizione të ndryshme, në mos të kundërta të historisë.

(more…)

Read Full Post »

Këtë material, që po e nxjerrim me disa pjesë, e ka dërguar në blog autori Doan Dani [Xh2]

incunabulumMe 95 tezat e tij, Lutheri, shtron një problem të rëndësishëm, përveç atij doktrinal, që përqendrohet tek lidhja direkte me Hyjninë pa ndërmjetës. Kjo arrihet nëpërmjet njohjes së shkrimeve të Shenjta jo nga trasmetues, por me kontaktin direkt ndaj shkrimit i cili duhet të jetë i kapshëm nga masa. Kështu lind nevoja e përdorimit të gjuhës vulgare (nacionale) si objekt/mjet që ndihmon arritjen e besimit.

(more…)

Read Full Post »

ENCIKLOPEDIZMI MAQEDONAS

FAKTI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka botuar një Enciklopedi të Maqedonisë, në të cilën historianët dhe në përgjithësi intelektualët shqiptarë kanë gjetur pohime dhe interpretime të papranueshme – shkencërisht dhe ideologjikisht.

Dje dhe sot gazetat e Tiranës janë përmbytur nga shkrime që e denoncojnë këtë botim: nga Kim Mehmeti, Nazim Rashidi, Shkëlzen Halimi e të tjerë, pa përmendur lajmet për denoncimet madhështore që i janë bërë enciklopedisë nga përfaqësues të dijes dhe të kulturës shqiptare anembanë Ballkanit.

(more…)

Read Full Post »

Këtë material, që do ta nxjerrim me disa pjesë, e ka dërguar në blog autori Doan Dani, me ç’rast edhe e falënderojmë [Xh2]

biblaBesimi në rolin nacionalist të Kishës së Romës shkakton paqartësi doktrinale, nëse pretenduesit e këtij fakti do të lexonin mësimet e Mesias: “Nëse ndokush vjen tek unë e do më tepër babain, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat, madje edhe jetën e vet se sa mua, nuk mund të jetë nxënësi im”, apo “Kush e do të jatin e të jëmën më shumë se mua […] Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua”.

(more…)

Read Full Post »

TË VDEKUR E TË PAKALLUR

Njërit prej nesh, aktorit dramatik Vilson Z., i vdiq papritur i vëllai, që e kishte ushtar në një repart afër fshatit të vogël Palivadh në brigjet të Jonit; u tha se i kishte shkrepur arma në duar ose diçka e ngjashme, por shokun tonë dhe askënd tjetër nuk e lanë ta shihnin kufomën, përveçse për së largu, në një ceremoni mortore çuditërisht të mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes.

(more…)

Read Full Post »

Dua t’i futem biznesit por nuk di në cilën fushë. Në Shqipëri nuk është e lehtë si dikur. Tregtia frymëzohet nga tregu i lirë, por dyert i ka të mbyllura. Politika është demokratike, por qytetari nuk vendos gjë. Ndërtimi ka fitim, por e merr dikush tjetër. Turizmi është e ardhmja, por se e kujt nuk dihet. Pastaj, për disa gjëra duhet të jesh i prerë. Që në vegjëli.

(more…)

Read Full Post »

Në fakt, unë nuk desha ta diskutoj çështjen e besës shqiptare në shkrimin e parë, sepse nuk e njoh aq sa duhet; ose më mirë nuk e njoh aq sa për të thënë diçka të re.

Përkundrazi, kam bindjen se pasqyrimi i besës në një vepër arti mund të bëhet pavarësisht prej origjinës etnografike të asaj praktike ose mekanizmi zakonor; ose raporteve midis prejardhjes së temës dhe prejardhjes së artistit vetë ose publikut.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: