(Uzurpimi i patrazuar i N. Hoxhës)
Edhe pse ngjan si të jemi para një fushate për të blerë gjakun, shënimet e ditëve të fundit të znj. Nexhmije Hoxha për marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me prof. Çabejn, mund të cilësohen si përdorim mjaft inteligjent i asaj që njihet si strategji e gjysmë të vërtetave, me synimin e qartë që të sjellë në sy të lexuesit të painformuar elementë që do të mund t’i jepnin sadopak dritë portretit tashmë tepër të frikshëm të bashkëshortit të saj.
Tannhauser më lajmëroi dje për një përkim të rëndësishëm me trojet e Arbërit të zbuluar ose së paku vënë në dukje nga historiani Kolë Luka; dhe pikërisht me toponimin Albeigne, i cili ia zë vendin toponimit tjetër, më të zakonshëm, Baile (Balide, Pali, Pallia, Baile) në një nga motërzimet e Këngës së Rolandit; dhe përdoret në vend të Glos në një motërzim tjetër.
Epi i 
Po i kthehem sërish farsës së kërkesës shqiptare për “kthimin” e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, më tepër për të analizuar konceptin e pronësisë kulturore, të trupëzuar në një mendësi sa provinciale, aq edhe të gënjeshtërt.
Kur e kapi një sëmbim i thellë në nofull xha Rexhon, të jatin e fqinjit tonë Uran P., të gjithë kujtuam se i kishte ardhur ora për të vdekur. Me të birin, Uranin, mbanim vetëm një përshëndetje, meqë ky ishte fjalëpak sepse ashtu ia donte puna dhe figura e ushtarakut; por xha Rexhon e njihnim mirë, sepse na kish ardhur, si veteran i Brigadës XXVII, të na fliste kur ishim ende nxënës të shkollës “Fitorja e Kongresit”; pa përmendur pastaj pasditet që i kalonim duke parë shah, te parku mbrapa Teknikumit.
Herë pas here diskutojmë nëse është e nevojshme të vendosen, për poste të larta publike institucionale në Shqipëri, kuota të prejardhjes gjeografike ose të përkatësisë fetare.
Kam vënë re një obsesionim të shtypit të Tiranës kohët e fundit me çështje që pak a shumë i referohen kombëtarizmit, çka më duket sa artificiale aq edhe shqetësuese.