Të gjithë u gëzuam kur shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare mori pak kohë më parë çmimin Princi i Asturias për Letërsinë, i akorduar nga Fondacioni prestigjioz spanjoll me të njëjtin emër. Shumë prej nesh i ndoqën me interes pamjet e ceremonisë për dhënien e çmimit, ku morën pjesë personalitete akademike e politike të klasit të parë. Të gjithë në nderim të marrësit të çmimit, shkrimtarit tonë Ismail Kadare.
Archive for November, 2009
CEREMONI E METACEREMONI
Posted in Kulturë, tagged çmimet letrare, ceremonitë, Ismail Kadare, letërsia dhe shteti, shkrimtari dhe pushtetari on November 30, 2009 | 2 Comments »
EMOCIONE KOSOVE
Posted in Antropologji, Politikë, tagged e majta, gegët, jugu, Kosova, toskët, veriu on November 30, 2009 | 19 Comments »
Si i percepton publiku në Kosovë, partitë politike, institucionet dhe mediat politikën në Shqipëri? Kësaj pyetjeje nuk është lehtë t’i japësh një përgjigje, përtej klisheve “jemi të gjithë shqiptarë”, ‘vëllezër të një gjaku”, etj., të cilat i ndesh rëndom si formula vrasëse diskutimesh.
DUHET TRIALOG
Posted in Gjuhësi, Humorr, tagged dialogu on November 29, 2009 | 6 Comments »
Pakkush e ka ditur se Kryetari i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, ambasadori Helmut Lohan, paskësh qenë edhe etimolog filolog amator; ndonëse inkursioni i tij i fundit në lëmin e historisë së fjalëve provon, mes të tjerash, se diplomacia dhe diskursi politik bëjnë mirë të mos i kërkojnë argumentet në filologji.
SUBLIMIM I MUNGUAR
Posted in Kulturë, Politikë, tagged braktisja e parlamentit, kompromisi politik, taktika politike, turmat on November 26, 2009 | 7 Comments »
Mitingjet e fundit të opozitës, si dhe njoftimet për kundërmitingje të mazhorancës, por edhe historia e viteve të fundit, tregojnë më së miri se në Shqipëri nuk është verifikuar ende sublimimi i përplasjes politike. Ky proces i domosdoshëm për ta zhvendosur ballafaqimin politik nga kallashi tek fjalimet, nga grushtet në debate, nga rruga në parlament, shfaqet sot i papërfunduar dhe i cunguar.
TEATRI I KONFRONTIMIT
Posted in Politikë, tagged kompromisi, konfrontimi on November 24, 2009 | 10 Comments »
Ngjarjet e fundit në Tiranë, që kulmuan me protestën e opozitës para Kryeministrisë, sikur po duan të konfirmojnë se, të paktën për një takëm shqiptarësh, politika nuk është veçse vazhdim i luftës civile me mjete të tjera.
SHTEGTIME VLERASH
Posted in Histori, Kulturë, tagged trashëgimia kulturore on November 23, 2009 | 3 Comments »
Lexoj këto ditë në shtypin e Tiranës se qenka grabitur ikonostasi i vyer i kishës së Leusës, në Përmet.
Sipas gazetës Libertas, njerëz të paidentifikuar paskan shpërthyer derën e kishës, të quajtur Fjetja e Hyjlindëses Mari, dhe paskan shkulur nga vendi ikonostasin e saj të vitit 1817, me famë për vlerat e rralla, nga pjesët e gdhendura.
SEKRETET E FUNDIT
Posted in Nostalgji on November 22, 2009 | 3 Comments »
Kur u paraqit ditën e parë në detyrë Ministri i ri i Brendshëm, Çelik H., hija e paraardhësit të tij, tashmë armikut të popullit Argjir Z. vërtitej ende korridoreve.
MISHI TRETET, KOCKA MBETET
Posted in Histori, Kulturë, tagged eshtrat, irracionalizmi, muzetë, reliket on November 20, 2009 | 4 Comments »
Mes lajmeve shkencore të agjencive sot në mëngjes, më tërhoqi vëmendjen një sihariq: dy gishta dhe një dhëmb, të cilat i përkasin trupit të Galileo Galilei-t, u gjetën pasi ishin kujtuar si të humbura për një kohë të gjatë.
HAZRETI LENIN
Posted in Humorr, Politikë, tagged bolshevizmi, dialektika, krimi, Lenini, leninizmi on November 20, 2009 | 91 Comments »
Në debatin për krimet e regjimit komunist në Shqipëri, Leninin e përmenda unë, pothuajse kalimthi, duke iu referuar një incidentit tim me një konferencë të filozofit Zizek në NYC.
POPULIZËM PENAL
Posted in Sociologji on November 18, 2009 | 7 Comments »
Duhet patur frikë nga ajo drejtësi që krijon armiq të brendshëm për hir të miqve të jashtëm.
Këto ditë u njoftua se gjykata e Tiranës hodhi poshtë kërkesën për t’i hequr masën e arrestit dhe ndjekjen në gjendje të lirë të biznesmenit R. Taçi, i cili akuzohet për rrahjen e gazetarit Mero Baze.
KU TA HEDHIM KAZMËN?
Posted in Histori, tagged arkeologjia, brendatoka, judaizmi, Saranda, sinagoga on November 17, 2009 | 3 Comments »
QITJE TË LARGËTA
Posted in Histori, Politikë, tagged krimet e komunizmit, lufta civile, pushkatimet on November 17, 2009 | 44 Comments »
Këto ditë u nderua, në Tiranë, kujtimi i disa intelektualëve të shquar, që u pushkatuan nga regjimi komunist në vitet e para pas Luftës.
Mjafton një vështrim i shpejtë në skicë-biografitë e të vrarëve në artikullin në “Shekulli”, për të kuptuar – edhe një herë – se çfarë katastrofe ishte për Shqipërinë terrori i kuq; dhe si u krasitën e dhjetuan pa mëshirë elitat që shqiptarët mezi i kishin nxjerrë, ruajtur e kultivuar pas vitit 1912.
WIKI SI VIRUS
Posted in Kulturë, Sociologji, tagged cilësia e informacionit, shqiptarët në internet on November 15, 2009 | 17 Comments »
Që informacioni i hapësirës shqiptare në Internet ka nevojë për (s)pastrim nuk ka pikë dyshimi. Si unë, ashtu edhe Xha Xhai, por edhe Parrulla, i kemi kushtuar jo pak vëmendje cilësisë së tij të dobët në gjuhën shqipe. Por a mbetet i kufizuar në hapësirën shqiptare virusi i informacionit të mangët? Kam frikë që jo.

