• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MUZIKË PËR NESËR (II)
SHËNIME TË VIGJILJES »

AVATAR?

December 31, 2009 by Xha Xhai

Meqë jemi në kontekstin e një diskutimi për raportet e teknologjisë me krijimtarinë artistike, ndoshta ia vlen të thuhen dy fjalë edhe për fenomenin mass-cultural të momentit, ose filmin Avatar, të James Cameron, i cili është duke u shfaqur anembanë botës, duke u pompuar, nga një pjesë e madhe e kritikës, si e ardhmja e kinematografisë.

Stalker i ka bërë një analizë të mirë filmit, me të cilën pajtohem krejt; përndryshe, kritika pro dhe kundër, por sidomos pro, i gjen kudo në Internet – ose të përmbledhura në Rotten Tomatoes.

E pashë filmin para pak ditësh, në 3D – edhe pse jo në IMAX. Nuk mund të them se u mërzita, meqë filmi teknikisht nuk ka të sharë, madje është konceptuar në mënyrë të tillë për ta lënë publikun gojëhapur. Nëse ka kuptim të flitet për kinema baroke, Avatar do të zinte atje kryet e vendit.

Nga ana tjetër, sikurse e dinë edhe fëmijët, filmi është shumë më tepër se imazh; dhe pikërisht këtu “Avatar” ka dështuar – meqë më tepër se film, është një alegori infantile dhe propagandistike, që e përcjell mesazhin e vet ekologjik, irracional dhe antiteknologjik pa kurrfarë finese. Aq i rreshtuar është filmi, sa më kujtoi ca produkte të lashta e të mjerueshme të Kinostudios “Shqipëria e Re”, që ilustronin, me anë personazhesh të zbehta dhe stereotipike, vendimet e Kongresit të fundit të PPSh-së.

Avatar është teknologjia e vënë në shërbim të irracionales, shqetësimit për ngrohjen e klimës të kthyer në mit histerikësh, adhurimit për primitiven dhe natyrën, urrejtjes metafizike për njeriun e bardhë dhe konceptin e punës dhe të shfrytëzimit të natyrës.

Filmi vërtet nuk më mërziti, por ama shumë herë më zemëroi. Ndryshe nga Cameron-i, unë e kam të pamundur të adhuroj një kulturë krijesash që jetojnë brenda në pemë dhe që e kalojnë jetën duke iu lutur mëmës natyrë, duke kënduar e kërcyer ritualisht, duke mbledhur lule dhe fruta në pyll e duke fluturuar mbi pata; sikurse e kam të pamundur të ndihem fajtor, meqë i përkas një kulture tjetër, ku të bie bretku në punë, për të arritur qoftë edhe komfortin minimal.

Nga kritikat që i janë bërë filmit poshtë e lart, po veçoj dy që më bënë përshtypje.

Së pari, kontradikta madje hipokrizia implicite e një filmi që mbështetet në arritjet më të fundit të teknologjisë dhe që ka kërkuar financime të tilla që mundësohen vetëm nga akumulimi i kapitalit në shoqëritë moderne, për t’i përcjellë publikut mesazhin se teknologjia është e keqe dhe e pashpirt, prandaj duhet të shkojmë të jetojmë në pyllin primordial për t’u sintonizuar me natyrën.

Së dyti, kontradikta, këtë herë simbolike, e një filmi që e përcjell mesazhin në 3D, por që i ka personazhet rigorozisht në 2D, ose të sheshta.

Për mua, Avatar ishte diçka midis një filmi të animuar në kompjuter (si Finding Nemo), një videoloje grafikisht të mrekullueshme dhe një dokumentari për jetën e nënujshme – me ngjyra marramendëse, korale, peshq rrezëllitës dhe meduza fluturuese. Më tepër sesa një vepër arti, ishte një demonstrim i mundësive shprehëse që i ofron artit filmik teknologjia e imazhimit kompjuterik, filmimit në 3D dhe integrimit të aktorëve të gjallë me figura të animuara.

Prandaj unë nuk do ta konsideroja as në lartësinë e filmave të tillë tashmë të vjetër, si Terminator 1 dhe 2, Aliens dhe Jurassic Park; për shkak të skenarit të keq, të rënduar me klishe dhe me një efekt moralizues që nuk mund të honepset.

Çfarë të thuash më tepër, për një film që e arrin efektin e vet jo aq drejtpërdrejt në sallë të kinemasë, sesa nëpërmjet zhurmës që përfton dhe që i shoqërohet si paratekst? Vallë nuk është edhe kjo ndërhyrje imja këtu, konfirmim i të njëjtit dyshim?

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Art, Kulturë, Teknologji | Tagged ambientalizmi, arti, ekologjizmi, filmi, kinemaja, teknologia | 10 Comments

10 Responses

  1. on December 31, 2009 at 6:33 pm Kapedani

    Xhaxha une e pashe filmin ne Shqiperi, gjate vezhgimit pata disa momente reflektimi ngase iken dritat ne kinemane Imperial.

    Une jam i njohur me mitologjine e Gaias, ne te cilen bazohen filma te tjere japonez vizatimor si “Final Fantasy: The spirit within.” dhe “Monoko-Hime”. Te dyja keto filma i rekomandoj dhe besoj se Cameron eshte mbeshtetur edhe tek to dhe jo vetem tek “Vallezim me Ujqerit” dhe “Mogli: Djali i Xhungles”. Mitologjia, apo me mire te them filozofia e Nenes Natyre, apo nje energjie te perjetshme pozitive, nuk eshte e keqe, sidomos nese mendojme se kjo ka motivuar shume levizje pozitive pro-mjedisit. Pastaj edhe si ide me duket interesante, mistike.

    E keqja me AVATAR eshte se kerkon te perfitoj nga keto ide meqe jane bere popullore nder shume njerez. Duke e nderthurur kete dhe me vlera amerikane kulturore. Persa i perket filmit nuk ishte i keq. Ngase ka dicka ne te, si per kritike edhe per popull. Per shumekush qe nuk ka pare asnjerin nga filmat e siperpermendur, as e njeh mitologjine e Gaias, nuk eshte i ndergjegjshem per problemet e mjedisit etj., filmi eshte edukativ. Mos harrojme pastaj qe ky eshte bere per publikun amerikan, e mbase e vetmja menyre per t’i terhequr vemendjen e perqendruar ne konsum eshte pikerisht nepermjet filmave te tille, fantastik, aspak real, large te vertetes se perjetuar.

    Fundja nuk me duket ide e keqe qe nje film te jete si blockbuster por edhe me nje mesazh te thjeshte e pozitiv.


  2. on January 1, 2010 at 9:41 am STALKER

    Që te isha me i “ndershem” ne opinionin tim me AVATAR-in, e meqe nuk më ish dhene te shihja deri më tash nje film ne 3D, arrita te gjej nje salle te tille dhe te rishohe filmin ne formatin per te cilin pretendon se mbi te gjitha edhe eshte bere. Keshtu qe po shkruaj disa rradhe per pershtypjet e mia pas ketij rishikimi.

    Më teper se me avancimin e perdorimit te tre dimensionales, nga AVATAR prisja nje reflektim estetik ne perdorimin e saj. Më konkretisht : mu duk paradoksale qe, nje film i xhiruar me kamera 3D, te perdore “flou/focal” (blur/focus), pasi nje gje te tille, e shikojme ne filmat “normale” (2D), ndersa ne rastin ne fjale, nje gje e tille supozohet se e zevendeson relievi ! Ishte ndofta kjo arsyeja qe ne disa momente, filmi me dha dhimbje te lehta koke :( .

    Keshtu qe edhe ne nje shikim te dyte, mu perforcua opinioni se AVATAR nuk eshte veçse nje film i zhanrit aventure, me ngjyra fluo te “lezeçme”, e gjitha kjo e shoqeruar me nje nen-tekst politik foshnjeror (ekologjik, me demek… !). Qe filmi te me mbante lidhur më fort pas vetes, do doja qe te pakten heroi i filmit te ishte më i dyzuar (më i lekundur) ne raport me intrigen e filmit, pra ne ate se anen e cilit do mbante : anen e civilizimit nga vinte (planeti Tokë) apo ate te planetit Pandora. Ndersa ne film, qe ne minuten e 9-te, e kemi te sigurt qe heroi kryesor “eshte çun i mire” ;) ! Manikeizmi eshte total, ndarja me thike midis te mires dhe te keqes eshte foshnjerore : per asnje sekonde te vetme, nuk pata dyshim se ai do i tradhetonte Na’vis-ët, banoret e planetit Pandora, edhe pse filmi, permes mizaskenes, ben gjoja sikur “nuk i dihet, edhe mund ti tradhetoje, keshtu qe, kujdes i dashur spektator, ki mendjen ke filmi !”.

    Tjeter gje qe me irritoi rendshem kesaj here, jane skenat e ceremonive dhe riteve te Planetit ne fjale. Nje film qe evokon shamanizmin (shamanism) dhe e percjell ate permes imazhesh ceremonish gjigandeske te natyres musolino-hitleriane eshte …per te qare e qeshur ! Meqe i perngjan nje shamanizmi ku evokohet degjimi i zerave te stergjysherve, eshte torturuese qe ne vend te tyre, te degjojme muzike te tipit “Indian Sacred Spirit” apo zerin e Maria Carey-t ne sfond ! Nuk mund te gjente Cameron diçka më origjinale per te reprezentuar (pershfaqur) keto rite (nga ana vizuale) dhe keto zera (nga ana fonike) ?? Jemi vite drite larg elegances qe perdor gjeniu Terrence Malick tek filmi i tij i mrekullueshem “The New World”, teksa pershfaq ceremoni dhe rite spirituale te Indianeve te Amerikes, ne shek XVI.

    Pak, shume pak e ka krruajtur koken Cameron-i kesaj rradhe…


  3. on January 1, 2010 at 9:49 am asnjan's

    Një kërkim të bësh për box-office të filmit Avatar, të krijohet menjëherë përshtypja se po shemben kinematë nga turmat e njerëzve që kërkojnë me çdo kusht të shohin “çudinë” e radhës të një regjizori që tashmë është i salduar përjetësisht me sistemin fitimprurës të studiove në kodrën H.

    Në dy jave shfaqje në Francë, filmin e kanë parë më shumë se pesë milion e gjysëm njerëz. Në USA, filmi ka mbledhur me shumë se 212 milion $. Pa llogaritur vendet e tjera. Pra, siç shihet, JC me shokët e tij të punës, i janë sjellur për dhejtë vjetë këtij projekti, dhe ia arritën qëllimit? Thonë që 3D do demokratizohet. Por kjo në dëmin e shumë kinemave që do i duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm, për të projektuar filmat në 3D apo dhe në dixhital. Dihet se SONY (meqë edhe është pronar e një studioje të famshme të kodrës H; si dhe simotrat të tjera the big five të cilat janë blerë e shitur e riblerë nga kompani të ndryshme: Paramount, MGM, Warner, Twentieth Century Fox, RKO) po punon rëndë për t’i kthyer filmat në file dixhitalë dhe ta varrosi përfunidmisht shiritin. Por a do ia arrijë qëllimit? Kjo do të shihet pas disa vjetësh, pasi tani për tani shiriti akoma ka besnikë dhe ndonjë laborator akoma gjen punë.

    Po filmi i shumë reklamuar kudo anë e mbanë globit tokësor? Cfarë thotë për gati 2h42 minuta? Ku është historia? Si tregohet ajo? Për çfarë na jepen këto lloj ingranazhesh teknollogjike? Që të jemi më të pasigurtë në planetin tokë? Po pse gjithë kjo dshuri për fantastiko shkencoren? Pse?

    Të gjitha këto pyetje si dhe shumë të tjera nuk arrita t’i marr në formën e një përgjigjeje të prerë: ja ku është historia, mesazhi dhe detyrimi që unë i kam njerëzimit!

    Ata që kanë parë shumë filma e dinë se John Ford ka bërë disa filma me indianë. Indianët me shigjeta, të bardhët me pushkë, me intriga, me kurthe, me urrejtje. Indianët me lutje shamanike, të bardhët me gjeneralë të sprovuar, me ushtarë të etur për pushtim.

    Po kështu dhe spanjollët apo portugezët, me Mayat të cilët u shfarosen nga pushtuesit e rinj. Po ashtu dhe JC me jashtë tokësorët të cilët duhet të shfrytëzohen nga tokësorët për ndihma të tjera.

    Kësaj radhe tokësorët nuk arrijnë të fitojnë, megjithë armatimin deri në dhëmb të ushtrisë ultra moderne. Përsonazh me optimizmin e tij arrin të nënshtrojë patën gjikande Towok dhe t’i rrëmbejë zemrën vajzës së krytarit të fisit.

    për mua s’kishte asgjë tjetër ky film që nuk më la gojë hapur me teknologjinë e tij. Në disa plane i hoqa syzet, dhe 2D ishte e mjaftueshme. Nuk e kuptoj këtë konfuzion me arritjet gjoja të mëdha të 3D-së? Për mua është një argument marketingu se si e si t’i shfrytëzojnë konsumatorët. T’i rrjepin ato se përveç çmimit të biletës, duhet të paguash edhe për syzet e kauçukut të shoqëruara me një facoletë të njomur për fshirjen e yndyrës e përdoruesit para nesh.

    Pra me Avatar, apo pa Avatar, nuk besoj se e ardhmja e kinemasë do të ketë ndryshime. Filma si Avatar, Matrix, e të tjera produksione të sofistikuara, bëjnë shumë zhurmë për asgjë, fundja gjithë kinemaja (në shumë raste) bën zhurmë për asgjë, se mbetet dhe konsiderohet si një art i ri, i cili akoma s’ka kaluar moshën e adoleshencës. Presim se si në vitin 1154, tokësorët apo jashtë tokësorët do e përdorin këtë art për t’u argëtuar dhe propaganduar mesazhe dhune e dashurie.


  4. on January 1, 2010 at 10:39 am sa keq!

    eeeee, o asnjan’s po pse thua finalen e findit mo? ne s’e kemi pare ende?


  5. on January 1, 2010 at 1:41 pm asnjan's

    sa keq!

    Nuk besoj se ia tregova fundin filmit, as dhe enigmën që rri fshehur pas çdo komenti, kritike apo reklame të një filmi.
    E them këtë se që nga fillimi e parashikon (të paktën 99. 9%) fundin.


    • on January 1, 2010 at 8:22 pm STALKER

      Me gjithe shkallen tende te larte te parashikimit (e imja ishte kushedi sa here me e ulet !), më duket se ne nuk vijme ketu per te treguar funde filmash ;)


  6. on January 2, 2010 at 11:56 am Mehr Licht

    “(U)ne e pashe filmin ne Shqiperi, gjate vezhgimit pata disa momente reflektimi ngase iken dritat ne kinemane Imperial. ”

    Me tranoi kjo fjalia e njerit prej komenteve me siper. Tirana jone e mire, me pretendimin e pavdekshem imperial, te cilin padyshim qe ngarkesa e rrjetit vjen nje cast dhe e hedh pertoke, aty buze Lanes, me nje “trak!” banal.

    Xhaxhai thote: “(K)ontradikta, këtë herë simbolike, e një filmi që e përcjell mesazhin në 3D, por që i ka personazhet rigorozisht në 2D, ose të sheshta.”

    Por nje tjeter kontradikte simbolike plus prodhohet ne kryeqytetin tone, ku filmi hiperteknologjik nderprehet gati ekologjikisht permes, me qirinj. Filmin e Cameron-it, sipas rrethanes se dyfishte antiteknologjike (nje te veten e nje te perftuar me forcat tona), mund ta komentonim me ekuacionin 3D + TR(imperial) = zer0D. (c.d.v.)

    Kinematografine, me shume se gjithcka, e kam pare perhere si nje lloj sporti tavoline, midis shahut dhe ping-pongut. Performanca e spektatorit mban ritmin e filmit me teper se e anasjellta. Dhe ja ku ikin dritat e kinemase Imperial dhe na rikthejne per pak luksin klasik te lexuesit: momenti clirohet nga fiziciteti imponues, mendja del nga ingranazhi i konvejerit, per te ecur zbathur sipas ritmit meditativ me te cilin procedohet gjetke, ne arte me “intelektuale” se sensuale.


  7. on January 4, 2010 at 3:27 pm eni

    Si pjesetar i nje brezi te apasionuar pas fantastiko-shkencores dhe si kritik medioker kinematografie :) nuk mund ta humbisja rastin per te pare nje film te pompuar me aq zgjuarsi dhe zhdervjelltesi manaxheriale. Nga filmi mbeta po aq i kenaqur sa nga nje “flix” i realizuar mire por me pak vlera. Teknologjia 3d mua nuk me beri pershtypje fare sepse nuk arriti te amplifikoje asgje nga nga ndonje vlere e filmit. Ishte thjesht nje loje interesante teknikisht per tu pare.

    Ndersa thenieve se ky film eshte nje nga filmat me te mire fantastiko shkencor do ti pergjigjesha qe te shohin nje film tjeter fantastiko-shkencor te dale pak jave/muaj me pare e te titulluar “Moon” (2009, Sam Rockwell). Krahasimi me pas mund te behet relativisht lehte.


  8. on January 5, 2010 at 2:13 am asnjan's

    Thuhet se filmi Avatar, një produksion që ka kushtuar më shumë se treqind filma regjizorësh të talentuar (300-500 milionë $), ka kaluar një miliard $ fitime (nga shitja e biletave).
    Shihet se ka bukur ka funksionuar “loja mashtruese” skenaristike, teknologjike e rrethit JC: ekologji, toka jonë që po shterrohet nga lëndet e para, frika nga pushtimi, dhe vazhdimi i jetës, kushdo qoftë njeriu.


  9. on January 12, 2010 at 4:35 pm lulian kodra

    Mua Avatar me ngjau kryekeput ritregim i Pokahontas dhe Kapiten Smithit. Nderkohe, me ka marre malli per nje fund alla 100 vjet vetmi, ku autori te dergoje nje furtune apokaliptike, apo thjesht te demonstroje shkaterrimin total te botes qe ka krijuar vete.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    nakleonardo on RRETH KOLIQIT
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,749,045 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: