Jo rrallë mediat shqiptare u kushtojnë vëmendje emigrantëve kur bëhet fjalë për lajme të këqija. Kohët e fundit, kam përshtypjen se informacioni me konotacione negative për emigrantët sikur është shtuar.
Archive for February, 2010
FAJI I EMIGRANTËVE
Posted in Diaspora, Komunikim, Media, tagged dërgesat, Diaspora, emigracioni, emigrimi, integrimi, mërgimi, mërgimtarët, trafiku, tregu i shtëpive on February 26, 2010 | 12 Comments »
MAMI, MAOJA!
Posted in Histori, Sociologji, tagged genocidi komunist, maoizmi, marksizmi, shoqëria civile on February 25, 2010 | 88 Comments »
Një artikull i filozofit Agon Hamza, botuar në saktivista.com, më tërhoqi vëmendjen ndër të tjera edhe për autoritetet të cilave u referohej.
KUR FLASIM PËR SHQIPEN
Posted in Gjuhësi, Komunikim, Media, tagged fjalët e huaja, fjalët e rralla, gjuha shqipe, historicizmi, kornizimi, pastërtia e gjuhës, pasurimi i shqipes, standardi gjuhësor on February 23, 2010 | 9 Comments »
Si diskutohet për gjuhën shqipe në kuvendet publike mbarëshqiptare? Çfarë i intereson publikut të dijë dhe si ndërlidhet kjo me qëmtimet dhe interesat e specialistëve të fushës? Ç’trajta po merr debati për gjuhën në moshën e Internetit dhe të prurjeve gjerësisht anonime në debatin vetë?
DREJTSHKRIMI I MADH SOVJETIK
Posted in Gjuhësi, Media, Totalitarizëm, tagged Bashkimi Sovjetik, cargo cult, cirilizimi, drejtshkrimi, drejtshkrimi i emrave të huaj, emra njerëzish, emra të huaj, kulti i kargove, romanizimi, rusishtja, transliterimi on February 21, 2010 | 20 Comments »
Si duhen shkruar, në shqipen standard, emrat e përveçëm me burim të huaj, të njerëzve dhe të vendeve?
Shumë faktorë janë për t’u marrë parasysh gjatë formulimin e përgjigjes dhe sidomos të rregullave përkatëse – p.sh. që shqipja përdor alfabetin latin, ose që përgjithësisht i shkruan fjalët ashtu siç shqiptohen (i ashtuquajturi parim fonetik); por edhe nevoja për t’iu përmbajtur standardeve të caktuara, që kanë të bëjnë me identitetin e emrit përkundrejt shqiptimeve të ndryshme; dhe më në fund, ekzistenca e një tradite brendagjuhësore për një kategori emrash, e cila shkon ndonjëherë deri në “përkthimin” e tyre (p.sh. Papa Gjon Pali).
PREZANTIM LIBRI
Posted in Uncategorized on February 20, 2010 | 8 Comments »
Libri “Shqipja totalitare” do të prezantohet të shtunën 27 shkurt, 11:00 am, në Silver Building, 100 Washington Square East, Room 405, New York University.
Ky prezantim është pjesë e ciklit “Biseda të hapura – Probleme shqiptare”, të drejtuar nga prof. Shinasi Rama. Iniciativa e admirueshme e prof. Ramës synon të krijojë një kuvend shkëmbimesh intelektuale për të gjithë bashkatdhetarët me banim në New York dhe rrethinat, që interesohen për çështjet shqiptare.
Përveç autorit, në takimin e datës 27 shkurt do të flasin edhe gjuhëtarja Eda Derhemi, University of Illinois at Urbana-Champaign dhe historiani Elidor Mëhilli, Princeton University.
Ju lutem të gjithë të interesuarve për të marrë pjesë të konfirmojnë praninë e tyre duke i shkruar drejtpërdrejt prof. Shinasi Ramës, në adresën sar6@nyu.edu. Konfirmimi kërkohet, për arsye sigurie të institucionit.
Si autor jo vetëm i librit, por edhe i këtij blogu, pres të takoj, me kënaqësi të veçantë, kolegë lexues të Peizazhe të Fjalës dhe këdo tjetër që më ka njohur nëpërmjet shkrimeve në Internet.
VESI I POLIGLOTIT
Posted in Gjuhësi, Komunikim, tagged përkthimi, përkthimi protokollar, shqipja publike, shqipja zyrtare on February 19, 2010 | 10 Comments »
Një pyetje që ia bëra vetes, kur po ndiqja konferencën tashmë famëkeqe për shtyp të krerëve Berisha & Berlusconi, nuk kishte të bënte me vajzat e bukura shqiptare, por me gjuhën e bukur shqipe.
FOTO E KEQE
Posted in Media, tagged identiteti kosovar, Kosova on February 17, 2010 | 21 Comments »
“Shekulli” përcjell festimet për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe me një foto të zotmedia.tv.
PËRTEJ BATUTËS
Posted in Diaspora, Komunikim, Kulturë, Media, Sociologji, tagged batuta, berisha, Berluskoni, berluskonizmi, diplomacia, femrat shqiptare, Itali-Shqipëri, italo-shqiptare, letër e hapur, trafiku njerëzor on February 17, 2010 | 8 Comments »
Takimi i fundit midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë, jemi të bindur të gjithë, do të kishte kaluar pa u vënë re sikur Berluskoni të mos e kishte bërë batutën, tashmë mjerisht të famshme, për femrat shqiptare.
ESHTRA PA GJENERALË
Posted in Histori, Totalitarizëm, tagged eshtrat, kulti i vdekjes, reliket, terrori i kuq on February 15, 2010 | 4 Comments »
Teksa lexoja lajmet për zbulimin e varrezës së viktimave të regjimit komunist në Qerret afër Tiranës dhe mësoja hollësi makabre për mënyrat e njohjes dhe të identifikimit të eshtrave, nëpërmjet difekteve në nofulla, dhëmbëve të shkulur, frakturave të vjetra, kopsave, orët e dorës të markave antedeluviane dhe mënyrave të tjera pothuajse arkeologjike, nuk munda të mos risillja në mendje Gjeneralin e ushtrisë së vdekur, të Ismail Kadaresë.
PAKETIMI I BALKAN FILMIT
Posted in Antropologji, Kulturë, tagged arti, Ballkani, filmi, filmi ballkanik, filmi shqiptar, kultura, Kusturica, shqiptari dhe i huaji on February 15, 2010 |
nga Era18
[Shënim: Pas shkrimit të Roland Sejkos për filmin Muajt e mjaltit dhe diskutimeve që e ndoqën, po i kthehemi sërish temës së kinemasë ballkanike me një ese të Era18, e cila i referohet, në krye, shkrimit tim Caqet e metaforës, që mund ta lexoni në këtë faqe të blogut. Shkrimi im është botuar së pari në gazetën Bota Shqiptare, sikurse e vuri në dukje Sejko në komentin e tij të sotëm. 2Xh]
Në “Caqet e Metaforës”, Ardian Vehbiu trajton problemin e ndërtimit sistematik të një imazhi negativ për shqiptarët i cili është fiksuar herë pas here në celuloid. Vehbiu hedh, ndër të tjera, dhe idenë se ky konstrukt imazhi nuk është një projekt pastërtisht vetëm perëndimor, dhe se intelektualët shqiptarë e ata ballkanas kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë për ta përjetësuar atë. Pavarësisht se, në pjesën dërrmuese, analizës së Vehbiut s’do t’i hiqja presje, do të doja megjithatë të veçoja një pasazh që ndoshta zë një vend sekondar në esse, por që mua më duket se vlen për t’u diskutuar më tej.
RUDIMENTE
Posted in Antropologji, Kulturë, Totalitarizëm on February 14, 2010 |
Më në fund, një lajm i mirë: shkencëtarët paskan konfirmuar se zorra qorre (apendiksi) nuk është, tek e fundit, dhe aq qorre, por shërben si “strehë e sigurt” për florën bakteriale të zorrëve, gjatë infeksioneve të rënda gastro-intestinale.
Natyrisht që kjo nuk ndryshon gjë në nevojën për t’u operuar, në rast se vetë zorra qorre infektohet; por vetëm ndoshta na bën të ndihemi më rehat në shoqëri të trupit.
Në orën e biologjisë, faktin që vijmë në këtë botë me një zorrë qorre që përndryshe nuk luan asnjë rol e nuk përmbush asnjë funksion, na e sillnin si provë të patundshme që njeriun nuk e ka krijuar Perëndia – se po të ish krijuar ky me frymën hyjnore, atëherë pse do ta kishin pajisur me pjesë të tepërta?
Rudimente, i quanin këto organe dhe pjesë të tepërta tekstet tona të biologjisë. Veç apendiksit, kategoria përfshinte, ndër të tjera, edhe kërcen e bishtit dhe membranën që mezi duket në cepin e brendshëm të syrit; ndonjëherë edhe dhëmballët e pjekurisë.
Organet e tepërta ishin edhe kandidatët më të mirë për t’u hequr me operacion – kur s’të duhet, ç’ta mbash kot në trup?
Rrëfenin për kirurgë të shkathët që, në kohën kur ende nuk kish MRI, laparoskopi dhe ekografi, i vendosnin operacionet duke debatuar mes tyre; dhe kur i hapnin të sëmurët dhe s’u gjenin gjë, u hiqnin të paktën ndonjë gjë anësore, të panevojshme.
Sa për të mos e çuar dëm operacionin.
Kur ulesha të hartoja listën e organeve të mia të sakrifikueshme, unë futja aty, veç apendiksit, edhe shpretkën, njërën prej veshkave, një gjëndër mbiveshkore, fshikëzën e tëmthit, 2-3 m zorrë të holla dhe gjëndrën e timusit.
Lista të tilla nuk është se i bëja për sport: ngaqë vuaja nga një infeksion i përsëritur i bajameve, që më shkaktonte probleme edhe me frymëmarrjen, ishte vendosur, në nivel familjar dhe profesional, që bajamet të m’i hiqnin.
Më kishin shpjeguar, me atë rast, se bajamet gjithashtu nuk duheshin për asgjë, por vetëm sa fryheshin, qelbëzoheshin dhe nuk të linin të hidhje shëndet.
Ishin kohë të vështira – nga një anë zbuloje se paskëshe pasur plot organe e pjesë të tepërta në trup; nga ana tjetër, zbuloje se trupi ishte yti, më yti se gjithçka tjetër, dhe do të kishe pasur dëshirë ta administroje vetë.
Harrova të them se sapo kishin filluar të më binin edhe dhëmbët e qumështit.
Bash në ato muaj, në periudhat mes tonsiliteve të përsëritura, shihja filma dhe lexoja libra ku, mes të tjerash, tregohej për partizanët që u bënin ballë torturave naziste.
Një korrieri të vogël, bie fjala, ia kishin marrë bustinën me yll, ia kishin hedhur në tokë dhe i kishin thënë: “shkele, të shpëtosh!”
Por ai s’e kish shkelur që s’e kish shkelur.
(Ky ishte po ai korrier i vogël, në mos gabohem, që e kish ngrënë pusullën, vetëm e vetëm që mesazhi i rëndësishëm, i shkruar nga vetë Tarasi, të mos binte në duart e nemces.)
Ishte pastaj edhe filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, ku Edi Luarasit, me buzë të çarë e sy të nxirë nga grushtat, ia futnin kokën në një kovë me ujë (waterboarding, që atëherë!).
Ngaqë tortura më interesonte veçanërisht, kisha mësuar edhe për vezët e ziera, që ua futnin viktimave në sqetull; si dhe diçka për thonjtë.
Çdo pjesë e trupit tim, çdo milimetër katror, më shndërrohej kështu në pikë të dobët, vulnerabilitet, ose rrugëhyrje për armikun, korrupsionin shpirtëror dhe fizik, degradimin e plotë.
Doja t’u thoja të gjithëve: m’i merrni disa nga organet, po të doni; por vetëm dhimbje mos më shkaktoni, sepse unë kam frikë që, në torturë e sipër do të tregoj.
Po çfarë të tregoja, në qoftë se nuk dija gjë? Ja edhe një arsye tjetër, për të mbetur pa gjumë. Tregoji shokët, të thoshte i ligu, me theksin e rëndë gegnisht të Kinostudios; po ç’shokë xhanëm?
Gjithsesi, kur erdhi dita që të shkoja për tonsilektominë, në mëngjes më thirrën për një mbledhje të shkurtër, ku më porositën se, sidoqë të vinte puna, në çdo rrethanë e në çdo situatë, nuk duhet ta bëja veten dhe të qaja në sy të mjekut.
Kjo ngaqë burrat nuk qanin.
Dhe unë e mbajta fjalën – i ulur në karrigen si prej dentisti të mjekut ORL (që bënte gjithfarë shakash gjatë operacionit), i mbytur në gjak dhe në pështymë, i verbuar nga drita që atij i buronte prej një pasqyre që mbante në ballë, i trembur nga kapelja e tij e shkurtër si kapuç, i bezdisur nga era e formalinës, fenolit dhe dezinfektantëve të tjerë, me gojën të mbushur me vegla metalike, shufra dhe pinca, i plasur vape nga llambat që më rrethonin, unë e mbajta fjalën dhe nuk qava.
As tregova gjë, megjithëse më duhet të pranoj se edhe mjeku (Nesti Boçka) nuk më pyeti.
Bajamet vërtet nuk më bënin punë, madje më prishnin punë; por t’i hiqje nga trupi nuk paskësh qenë e lehtë.
(Në fakt, më erdhi plasja që nuk m’i dhanë bajamet, pasi m’i kishin hequr; mjeku m’i tregoi duke i mbajtur të varura nga një palë pinca, por pastaj i hodhi në plehra – por nuk kisha gojë, të ankohesha.)
Për arsye anatomike, kirurgut nuk i shkoi mendja që, me atë rast, të ma hiqte edhe apendiksin.
Bash në ato vite, një kushëririt tim të së njëjtës moshe me mua iu infektua lafsha e penisit (e penisthit) dhe mjekët, të cilëve nuk u shpëtonte gjë, vendosën t’ia shkurtonin.
Të parët tanë atij operacioni të lehtë i kanë pasë thënë synet; por në Tiranën e viteve 1960 familjet intelektuale nuk bënin synete, prandaj i gjetën një emër tjetër ndërhyrjes (prepucektomi).
Shkuam ta vizitojmë kushëririn pas operacionit – ishte mirë, luante dhe qeshte, por e kishin veshur me një fustan fanellate të bardhë, çka më ngriu gjakun; sepse me operacione atje poshtë nuk bëhet shaka. Mjafton t’i dridhet pak dora kirurgut (që mund të kish kthyer edhe ndonjë gotëz), dhe fustani befas merr kuptim tjetër, të frikshëm.
Përndryshe, siç ma shpjeguan sërish, as ajo lafsha nuk duhej, ishte një gjë e kotë, një mbeturinë, një rudiment, që sa më shpejt ta hiqje aq më mirë.
E hoqi dhe shpëtoi, më thanë për kushëririn; sikurse kisha shpëtuar edhe unë, kur m’i hoqën bajamet.
Kushedi edhe lafshëza e atij mikut shërbente si provë se nuk kishte Zot; por nuk di si u ngatërrua opinioni publik, dhe m’ia këputën një fletë-rrufe babait të kushëririt tim, për ta akuzuar se, në një kohë që gjithë populli punonjës, etj. etj., ky ndiqte zakone prapanike dhe e kish bërë synet të birin, ditën për diell.
U deshën ca ndërhyrje në nivele shumë të larta, që të çlirohej ai goxha burrë nga akuza e rëndë; teksa i biri shërohej dita-ditës, në pafajësi të plotë.
Vitet gjashtëdhjetë ishin unike, në pafajësinë e tyre; jetonim në një shoqëri që, në revolucionarizim e sipër, kish marrë përsipër ta pastronte veten prej çdo vjetërsire – prandaj edhe bajamet që m’i hoqën mua, apendiksi që mund të ma hiqnin në çdo moment, prepuci që ia prenë kushëririt dhe të tjera “heqje” pjesësh të tepërta, duheshin parë dhe kuptuar në kontekstin e ndërhyrjeve ambicioze në indin social, ose në bisturinë politike në shkallë të gjerë, e cila po ia qëronte shoqërisë shqiptare të gjitha pjesët e tepërta dhe të sëmura, duke filluar nga institucionet fetare, bestytnitë, “doket dhe zakonet” prapanike dhe të tjera rudimente e atavizma të së shkuarës.
Si fëmijë, unë nuk mund veçse t’i prisja ndryshime të tilla me një entuziazëm të tillë, që i habiste edhe vetë protagonistët dhe promotorët e tyre.
Tonsilektomia gati sa s’më kish shndërruar në një agjent të pamëshirshëm të kirurgjisë sociale – teksa i ushtroja virtytet e mia revolucionare, duke u munduar të bindja stërgjyshen time se nuk kishte Zot. Kushedi do të kem përdorur edhe argumentin e apendiksit (“më thuaj ti, Ane, se ç’punë bën zorra qorre”), për t’ia vënë kapakun muhabetit.
Ishte kohë tjetër, kur pakkujt i bëhej vonë për florën bakteriale dhe institucione të tjera të traditës; prandaj neve të mbeturve pa bajame, prepuce dhe apendikse dhe inde e organe të tjera të trupit, nuk na mbetet tani veçse të pranojmë, në kor, se shkenca edhe kur gabon ka të drejtë, thjesht ngaqë e sjell të drejtën me vete.
ERRATA CORRIGE: në një version të mëparshëm, organe të tilla si zorra qorre i kisha quajtur gabimisht atavizma. Në fakt, sikurse ma vuri në dukje një koleg, termi i saktë është rudimente (lat. vestigia). Po ia lejoj vetes ta korrigjoj gabimin edhe në titull, meqë shkrimit nuk i ndryshon asgjë në thelb.
NATYRA NË HISTORI
Posted in Antropologji, Histori, tagged Alain Ducellier, Arbëria mesjetare, arbërorët, Durrësi, emigrimi, epidemitë, Kanina, kënetat, malarja, murtaja, Raguza, shpyllëzimet, Spinarica, tërmetet, Vlora on February 12, 2010 | 27 Comments »
Çfarë roli kanë luajtur katastrofat në historinë e shqiptarëve në shekuj?
Zakonisht, historiografia u ka kushtuar vëmendje të veçantë katastrofave historike dhe sociale, për shembull dyndjeve barbare, luftërave të zgjatura dhe pushtimeve si ai otoman.
ÇAMËT E ADRIATIKUT
Posted in Histori, tagged çamët, Dalmacia, Greqia, le foibe, problemi çam, spastrimi etnik, Zara on February 10, 2010 | 2 Comments »
Disa fërkime të fundit diplomatike mes Italisë dhe Kroacisë, në lidhje me masakrat e njohura si le foibe në Venezia Giulia dhe në Dalmaci menjëherë pas Luftës së II Botërore, më kujtuan ngjashmëri të rëndësishme midis fatit të italianëve të ish-Jugosllavisë dhe fatit të çamëve shqiptarë, për të njëjtën periudhë.

