Feeds:
Posts
Comments

Archive for March, 2010

Vizioni jo rrallë i përciptë i analizave të shtypit për politikën ndërkombëtare është trajtuar shpesh herë në këtë blog, por përgjithësisht jam i prirur t’i relativizoj “mëkate” të tilla sepse nuk i gjej vetëm në shtypin në gjuhën shqipe. Por deri tani nuk më kishte qëlluar të ndesh në qëndrime që i afrohen aq shumë mendësisë së një provinciali, që kur i ia bie hera të zbresë në qytet në vend që të mbajë re çfarë i thonë, i ngul sytë te kostumi i folësit dhe për më tepër nis të përshkruajë atë, në përgjigje të asaj që ka dëgjuar deri atë çast.

(more…)

Read Full Post »

Një film francez që pashë tani së fundi, Nid de guêpes, ku një bandë jashtëzakonisht e dhunshme kriminelësh shqiptarë pikturohej e themeluar e tëra mbi Kanunin dhe gjakmarrjen, më bëri të mendoj për stereotipizimin që po ia bëjnë dhe që po ia bëjmë shqiptarit të sotëm nëpërmjet këtij kodi zakonor arkaik.

(more…)

Read Full Post »

Siç dihet, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, qytetarët e disa vendeve ballkanike si Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia, kanë të drejtë të lëvizin lirisht (pa viza) në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

(more…)

Read Full Post »

PRURËSIT

Cili prej nesh, ende fëmijë, nuk është mrekulluar nga bankënotat vallë, sidomos kur ia falnin ndonjëherë të freskëta, të papërdorura kurrë më parë, lule të sapokëputura, që kundërmonin aromë solventi tipografik; me gjithfarë ornamentesh e arabeskash përsipër, numrat të shkruara bukur, grafikën aq realiste-socialiste me mbitone të ëmbla sovjeto-kineze…

(more…)

Read Full Post »

Vite më parë, në kohët kur Shqipëria ishte kala e pamposhtur në brigjet e Adriatikut, një i afërmi im shkodran, Fejzi H., e përfytyronte kështu momentin e pagjasë të hapjes së kufijve:

Ban me ngri deti, n’çorap leshit e fill n’Itali.

(more…)

Read Full Post »

Që statistikat ia përcaktojnë thelbin politik, ekonomik dhe sociologjik bashkëkohësisë, kjo nuk ndahet dot nga vërshimi i masave shumëmilionëshe në paraskenë të botës moderne: konsumizmi, prodhimi masiv, ekonomia e tregut, financa spekulative për masat, mjekësia për masat, sistemet e asistencës sociale e kështu me radhë.

(more…)

Read Full Post »

[botuar në numrin 2 të revistës AKT, dimër 09-10; ndërkohë, numrin 1 të kësaj reviste mund ta shkarkoni këtu.]

Studiuesit e mediave dhe të komunikimit artistik prej kohësh e kanë pikasur prirjen për rekuperim vlerash nga mbetjet e proceseve përftuese të mesazheve, që praktikisht manifestohet edhe si ripaketim.

Deri diku, kjo prirje i është faturuar urisë së publikut për vepra nga autorë ose emra të njohur, të cilët mund të kenë vdekur ose shterruar ose hequr dorë nga arti. Ashtu, grupi Beatles ka dyzet vjet që është shpërndarë, por materiale të reja muzikore, shpesh të etiketuara si masters ose outtakes; ose edhe regjistrime amatoriale në shtëpi ose në klube çfarëdo paketohen rishtaz dhe nuk e kanë të vështirë të gjejnë publikun e tyre. Edhe shkrimtarit Michael Crichton, autor ndër të tjera i Jurassic Park, por që ndërroi jetë vitin që shkoi, sapo ia kanë botuar një roman që ia zbuluan në kompjuter, Pirate Latitudes, në thelb trajtim për video-lojë; dhe tani po gatiten t’i botojnë, me ndihmën e një ghostwriter-i, romanin tjetër pas gjase të lënë përgjysmë.

(more…)

Read Full Post »

ZARET E STATISTIKËS

Në tetëvjeçare, na patën mësuar një citat të Marksit ose të Maos: “çdo shkencë arrin përsosmërinë kur fillon të përdorë matematikën,” ose diçka të ngjashme.

Në kohët e sotme, për një numër të madh punëtorësh të mendjes, ky citat do të duhej rishkruar, duke e zëvendësuar matematikën me statistikën.

(more…)

Read Full Post »

A janë ruajtur gjëkundi fletë-rrufe nga vitet 1960-1970 në Shqipëri?

Vështirë të jenë ruajtur. Për vetë natyrën e tyre, fletë-rrufetë ishin sende unike, të shkruara me dorë dhe të prodhuara me mënyra artizanale – duhet të gjeje tabakun e kartonit, lapsat me bojëra, mundësisht edhe ndonjë “teknik” që i zinte dora për të vizatuar ose që shkruante bukur.

(more…)

Read Full Post »

Diskutimet për homoseksualët në mediat shqiptare e kanë humbur tashmë sensin e masës, aq sa ndoshta është momenti të pyetet nëse vetë homoseksualëve u vjen ndonjë e mirë ose përfitim nga e gjithë kjo rrokopujë.

(more…)

Read Full Post »

(Teoria e funksionarit të bindur nuk qëndron më në këmbë)

Problemi i masës së fajësisë së administratës së lartë të një regjimi diktatorial nuk shtrohet vetëm për shoqërinë shqiptare. As nuk vërehet që shoqëria shqiptare të japë shenja të një natyre më pak tolerante se ajo e vendeve të tjera, që kanë përjetuar një të kaluar të afërt po aq të mundimshme.

(more…)

Read Full Post »

Si formë e propagandës totalitare, fletë-rrufeja në Shqipëri u popullarizua në vitet 1960, gjatë fushatës për revolucionarizimin e jetës së vendit.

Në parim, fletë-rrufe mund të shkruante kushdo dhe ta afishonte në vende të caktuara për këtë qëllim; më pas të quajtura “tabela të fletë-rrufeve”, të cilat i gjeje shpesh edhe në vende publike anembanë.

(more…)

Read Full Post »

Ka shumë njerëz në rrugë, të thonë; shumë kallaballëk.

Pastaj ti del, vjen rrotull nëpër qendër, shkel rrugët dhe sheshet, negocion me automjetet në udhëkryqet, shmang tryezat e shtruara në trotuaret, nuk gjen karrige të ulesh në kafenetë; admiron pallatet majtas, pallatet djathtas, pallatet në veri dhe në jug, pallatet që ua zënë diellin pallateve të tjera; dhe në fund hakmerresh duke i rënë diagonalisht bulevardit të mbushur me gjithfarë veturash, targash e alfabetesh, që kanë ngecur në trafik.

(more…)

Read Full Post »

NJË GUR, DY ZOGJ

Një shaka e kanalit televiziv Imedi, në Gjeorgji, bëri që shumë qytetarë të atjeshëm të përfshihen prej panikut.

Në emisionin e lajmeve, kanali Imedi njoftoi se tanket ruse sapo kishin pushtuar kryeqytetin Tbilisi dhe presidenti Saakashvili kishte mbetur i vrarë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: