Feeds:
Posts
Comments

Archive for April, 2010

Një artikull i para disa ditëve i The New York Times (We have Met the Enemy and He Is PowerPoint) i kthehej një teme të trajtuar edhe më parë nga kjo gazetë dhe të tjera zëra të shqetësuara në mediat: idiotizimit që sjell me vete programi i kudogjendur PowerPoint.

(more…)

Read Full Post »

Jo rrallë qëllon që për shkak se një katastrofë nuk ndodhi të jemi të prirur të besojmë se rreziku nuk ka ekzistuar kurrë. Kam parasysh rrezikun e një komete, që vetëm pak vjet më parë kaloi më afër tokës  se kurrë ndonjë herë tjetër që kur njerëzimi mban shënime për këtë punë. Informacioni mbeti i mbyllur në rrethe astrofizicienësh dhe në mediet e mëdha as që u duk fare.

(more…)

Read Full Post »

Është bërë e modës që faqet online të mediave të Tiranës dhe të diasporës të botojnë herë pas here ndonjë anketë ose sondazh me natyrë politike, sa për qejf ose për ta dëfryer lexuesin.

Nuk merret vesh se kush i harton këto sondazhe, por një analizë e shpejtë e disave prej tyre tregon se autorët nuk tregojnë shumë respekt për opinionin publik, të cilin më tepër se ta vjelin, duan ta futin me forcë në llogore të gërmuara paraprakisht, nëpërmjet kornizimit.

(more…)

Read Full Post »

ART NË RAFT

Këto ditë një koleksion privat arti, “Ca’ la Ghironda” i Francesco Martani-t, u ekspozua në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Veprat e ekspozuara i përkasin traditës dhe modernitetit dhe janë të organizuara në dy seksione: “Shkëlqime klasike” dhe “Atmosfera të shekullit XX”; arti modern prezantohet me autorë si Pablo Picasso, Réne Magritte, Giorgio de Chirico, Piet Mondrian, Marc Chagall, Lucio Fontana, Jean- Michel- Basquiat, Andy Warhol, Michelangelo Pistoletto.

(more…)

Read Full Post »

Cili nga ne nuk ia ka parë emrin ambasadorit amerikan në Shqipëri Withers të shkruar si Ëithers?

Këtë version drejtshkrimor e ndesha sot në mëngjes te Gazeta Shqiptare; por Google më kthen rreth 5,000 hits, të cilat nuk janë pak.

(more…)

Read Full Post »

FROJDI, PO BIE?

Që në fillim dua t’ju qetësoj, duke ju siguruar se personi i fundit, për mbrojtjen e të cilit Sigmund Frojdi do të kishte nevojë, jam unë. Megjithatë, në kushtet e një demokracie virtuale, kjo nuk më pengon aspak që të marr edhe unë fjalën, në zallahinë që ka krijuar ditët e fundit libri i filozofit Michel Onfray Perëndimi i një idhulli. Sajesa frojdiste.

(more…)

Read Full Post »

Për të kuptuar çfarë nuk shkon me ligjërimin politik sot në Shqipëri, nuk është e thënë të analizosh vetëm shembujt e gjuhës së keqe, ose të retorikës “hostile”, e cila mbizotëron debatet dhe konflikteve në kontekste pseudo-pluraliste. Shenja alarmante të distancimit të këtij ligjërimi nga e vërteta i gjen edhe në shembujt më të pafajshëm të ligjëratave ceremoniale, me të cilat liderët politikë nuk e humbin rastin për t’iu imponuar publikut si personalitete.

(more…)

Read Full Post »

NE FLASIM, JU DËGJONI

Në një artikull te Gazeta Shqiptare, Kiço Blushi denoncon atë çka ai e quan “politikë me ‘i bëjmë thirrje…’!”, dukuri e cila është përhapur në mënyrë virale, duke infektuar një pjesë të madhe të ndërfaqes midis mediave dhe palëve në komunikimin publik.

(more…)

Read Full Post »

PUÇI

Adoleshenti problematik Rezart I., pas një konflikti të hapur me të jatin, veterinerin e respektuar Krenar I., në lidhje me një palë pantallona jeans të blera në tregun e zi, të cilat nuk ia lanë t’i vishte, vendosi të hakmerrej nëpërmjet vetë-sakrificës: dhe pikërisht duke përpiluar, me përkushtim të admirueshëm dhe në kohë rekord, një ditar voluminoz me ngjarje dhe histori të gënjeshtërta e krejtësisht të sajuara, që u referoheshin planeve dhe veprimtarive të ndryshme të agjenturave të huaja në Tiranë e më tej.

(more…)

Read Full Post »

SHTRIRJE DORE

Kur u tërbua njëri prej qenve në postën kufitare të Qishëqafës dhe lëndoi me kafshime të thella katër kufitarë, duke përfshirë edhe postëkomandantin Nikolin M., para se ta vrisnin në vend, ministri i brendshëm, Argjir B., pasi urdhëroi asgjësimin e menjëhershëm të qenit tjetër efektiv të postës dhe u informua se për shkak të kohës së keqe me suferinë dhe stuhi dëbore ishte e pamundur të dërgohej autoambulanca ose helikopteri për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, autorizoi gojarisht ndihmësmjekun e postës Hiqmet E. të merrte kontakt me postën kufitare jugosllave matanë për t’u kërkuar disa doza shpëtimtare serumi kundër tërbimit, ndonëse i bindur se ky gjest, në vetvete sentimental dhe krejtësisht i shmangshëm, do të regjistrohej në dosjen përkatëse dhe një ditë do të përdorej kundër tij, kur t’i vinte radha atij për t’u kafshuar nga qeni.

Read Full Post »

Para pak ditësh lexova në “Panorama” procesverbalin e një mbledhjeje ose takimi të krerëve të regjimit totalitar në vitin 1954, ku diskutohej se ç’duhej bërë me anëtarët e arrestuar të grupit të Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut.

(more…)

Read Full Post »

Sot ka filluar, në Sofje të Bullgarisë, matçi për titullin kampion bote në shah midis kampionit të tanishëm, indianit Vishi Anand, dhe sfidantit, bullgarit Veselin Topalov.

(more…)

Read Full Post »

Disa herë i jemi kthyer, në këtë blog, temës së importimit të shoqërisë civile ose të demokracisë, nga këndvështrimi i çfarë po ndodh sot në Tiranë, ose në ndërfaqen zyrtare të shqiptares me të huajën.

(more…)

Read Full Post »

INTERNIMI

Mesnata duhej të kishte kaluar me kohë, kur poshtë dritares nisi të gjëmonte zhurma e motorit të një kamioni. Ai tërhoqi batanijen mbi kokë, por kalimthi mundi të shohë siluetën e së ëmës, që kaloi me nxitim përmes dhomës së tij dhe shkoi drejt e te dritarja,duke shtrënguar lidhësen e rrobës së natës. Ishte e vetmja dritare e apartamentit të tyre që shihte nga oborri i pallatit. Foli diçka si përgjumësh dhe u kthye në anën tjetër.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

%d bloggers like this: