Feeds:
Posts
Comments

Archive for May, 2010

Lajmi është mëse i rëndomtë, nga pikëpamja e kronikës së zezë. Dy shqiptarë në Margera të Italisë, afër Venecias, zihen keqas me një djalosh italian. Por ku qëndron e veçantja e këtij lajmi?

(more…)

Read Full Post »

FESTA E SAJ

Sot është festa e nënës, por Ajo nuk është më . Dhe sa herë kujtohem për një gjë të tillë (nganjëherë mendoj se kjo më ndodh në çdo sekondë, se një vatër e trurit rri përjetësisht e ndezur për të), gjithmonë kujtohem edhe për një tingëllime telefoni.

(more…)

Read Full Post »

Këto ditë, The Huffington Post ka publikuar një video të xhiruar fshehurazi në fermën blegtorale Conklin Dairy në Ohio, e cila rrëfen mizorinë e papërfytyrueshme të punonjësve të atjeshëm ndaj kafshëve për të cilat duhet të kujdesen.

(more…)

Read Full Post »

Liri apo demokraci?

Nëse demokracia interpretohet si sundim i shumicës ndaj pakicës nëpërmjet votës së lirë, atëherë do të zgjidhja pa dyshim lirinë.

Nga ana tjetër, siç i kuptoj unë këto punë, demokracia është veç një mjet për të fituar dhe ruajtur dhe konsoliduar lirinë – e individit, të grupit, etj.

(more…)

Read Full Post »

LETËR ME BOJËRA

Shekulli lajmëron sot për një letër që shefi i opozitës Edi Rama i ka shkruar José Manuel Barroso-s, për t’i kërkuar që vendimi për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë të mos ndikohet nga kriza politike në vend.

Lajmi shoqërohej me një foto të Ramës me stilolaps në dorë, i ulur në tryezën e vet të punës; fotoja është përgatitur nga zotmedia.tv – internet web show.

(more…)

Read Full Post »

Si shumë të tjerë, kam njohur plot femra dyshuese, që i vështrojnë plot mosbesim lëvizjet e meshkujve. E kam konsideruar diçka normale. Nuk jam përpjekur kurrë t’i jap një shpjegim biologjik, duke u mjaftuar me faktin, logjikisht pasqyror, se ka shumë femra që kanë njohur meshkuj dyshues. Në kuadrin e shumëllojshmërisë vetë kureshtja shkon e humbet në mozaikun e karaktereve njerëzore.

(more…)

Read Full Post »

Një lajmërim për një konferencë kombëtare për Skënderbeun – historinë dhe imazhin, që do të mbahet këto ditë në Durrës dhe një vështrim i shpejtë në programin e kësaj konference, më bëri të mendoj për tensionin e ripërtërirë midis dy konceptimeve madhore historiografike për Skënderbeun dhe luftrat e tij anti-osmane: kombëtarist dhe fetar.

(more…)

Read Full Post »

MIKPRITJE

Në atë fshat thoshin miku është Perëndi.

Më çoi rruga në të ngrysur trokita në portën e parë që m’u shfaq idhtas mes mjegullës.

Thirra a pret miq o i zoti i shtëpisë.

(more…)

Read Full Post »

Në një analizë të botuar sot në Gazetën Shqiptare, Ahmet Shqarri vajton për gjendjen mjerane të futbollit në Shqipëri.

Edhe pse futbolli shqiptar mua sot nuk më intereson fare në vetvete, përsëri më vjen keq që brezat e atjeshëm po privohen nga përvoja dhe emocionet që kam provuar unë dhe shokët e mi, vite më parë, kur ia mbushnim Tiranës stadiumin çdo të diel.

(more…)

Read Full Post »

Një vërejtje që dëgjon shpesh t’ua bëjnë kosovarët bashkatdhetarëve të tyre nga Shqipëria është: “ju të Shqipërisë nuk jeni patriotë.”

Siç është sqaruar mirë, ky dallim në qëndrimin ndaj kombit, shqiptarisë, flamurit, gjuhës shqipe e të tjerave shenja kombëtare lidhet me statusin tonë të ndryshëm – në Shqipëri pas 1912-ës të qenët shqiptar nuk është rrezikuar kurrë si në Kosovë.

(more…)

Read Full Post »

Ironia: greva e urisë e opozitës u mbyll, të paktën simbolikisht, me një summit në Strasbourg, ku dy liderët politikë shqiptarë hëngrën së bashku.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Njëzet vitet që pasuan monizmin gjithëfushor të enverizmit kanë qenë të mangëta në studime të plota dhe objektive. Të shtyrë nga interesa materiale ose emocionale, historianë dhe imitues të këtij “profesioni” pasqyrojnë enverizmin (e jo vetëm atë) si sekuencë sinkronike gjysmake. Sistemit i mënjanohen shumë elemente duke i hequr kështu logjikën e kontekstit, vetëm për të krijuar mite dhe paradigma të reja.

(more…)

Read Full Post »

VITRINAT

Kudo, në sheshet, rrugët, kolonat, pallatet e Tiranës, mesazhet e celularëve, xhamat e makinave, xhamat e dyqaneve, vizatime nën këmbë e sipër kokës, të zë syri vetëm një fjalë. Jo “grevë”, “punë”, “para”, “duhan”, “makina” apo “seks”, porse “Universiteti Vitrinat”.

(more…)

Read Full Post »

Ditën e nesërme e paskan shpallur anembanë Perëndimit si “Dita e karikaturave të Muhametit” – profetit të fesë islame. Një kërkim në Google, për “Draw Muhammad Day” si frazë më kthen gati 2 milion hite; iniciativa ka ngjallur interes dhe debat të madh, siç mund të merret me mend.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: