Lajmi për veprimtarinë e pajtimit të gjaqeve në Shqipëri duket si normal, ndonëse i tillë nuk është.
Archive for June, 2010
PAJTIMTARË VRASJESH
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged besa, bujaria, gjakësi, gjakmarrja, gjaqet, kanuni, Kanuni i Lekës, pajtimi, pajtimtarët on June 30, 2010 | 1 Comment »
SHTERIMI MAJTAS E DJATHTAS
Posted in Politikë, tagged e djathta, e majta, Europa, politika e jashtme, zgjedhjet on June 29, 2010 | 3 Comments »
nga Ismail Ademi
Tre vitet e fundit kanë qenë vite elektorale për shumë vende të Evropës me 27 shtete. Viti në të cilin ndodhemi ka qenë ndoshta më domethënësi për të kuptuar së paku drejtimin që po marrin tendencat politike në kontinentin tonë.
QITJE PËRJASHTA
Posted in Art, tagged arti si provokim, efekti shokues në art, hapësira private, McCarthy, urbanizimi on June 28, 2010 | 4 Comments »
Ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe të kalimtarëve, këto ditë, skulptura e artistit amerikan Paul McCarthy në bienalen e 14-të të Carrara-s, Itali: një jashtëqitje dy-copëshe, me përpjesëtime natyrore, por e zmadhuar deri në pafajësi (dy metra).
McCarthy, i cili e quan veten më shumë “kloun” sesa “shaman”, thotë e ka vendosur maksi-jashtëqitjen e vet mú para një banke të qytetit, në shenjë proteste kundër kapitalizmit.
SHTETI PËRBALLË ARSIMIT TË LARTË PRIVAT
Posted in Arsim, tagged akreditimi i institucioneve arsimore private, arsimi i lartë, arsimi privat, arsimi publik, diplomat Master, universitetet private on June 28, 2010 | 1 Comment »
Me përfundimin e provimeve të Maturës Shtëtërore së fundmi është hapur edhe fushata publicistike e universiteteve private. Nëpër rrugë dhe kanale televizive të zë syri një mori reklamash mbi universitete private që ofrojnë një sërë programesh studimore për ciklet e studimit të parë dhe të dytë. Edhe pse pritet ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë, i cili do të njesoj Masterat e Nivelit të Parë (MNP) dhe Masterat e Nivelit të Dytë (MND) me Master-a profesional apo shkencor, përsëri vazhdojnë reklamat për këto programe studimi.
NGASHËNJIMI I ARRIVISTIT
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged arrivisti, arrivizmi, elitat, katundari, katundaria, parvenuja, shoqëria e lartë, tranzicioni, tranzicioni i elitave on June 26, 2010 | 6 Comments »
Shumëkujt prej nesh do t’i kujtohet Xha Gorioi, i Balzakut, lexim pothuajse i detyruar në bibliotekën e lejuar të regjimit të vjetër. Kjo kryevepër e letërsisë frënge dhe botërore, njihet ndër të tjera edhe si romani ku përmendet për herë të parë një prej karaktereve kyç të Komedisë njerëzore: arrivisti social Rastinjaku (Eugène de Rastignac).
PO TË DONIM
Posted in Gjuhësi, Kulturë, tagged anglicizmat, huazimet on June 24, 2010 | 1 Comment »
Një blog gjuhëtarësh italianë, të nxitur nga shembulli i një konkursi francez i paradokohshëm, u ka hedhur tani së fundi një sfidë lexuesve të vet: dhe pikërisht, të gjejnë fjalë italiane të përshtatshme, për të zëvendësuar blog, chat, newsletter, provider dhe spamming.
INXHINIERËT E LESHIT
Posted in Gjuhësi, tagged dija gjysmake, përkthimi, përkthimi teknik, terminologjia on June 24, 2010 | 12 Comments »
Ndonjëherë më qëllon të punoj për të hartuar fjalës (glosarë) terminologjikë, të cilët pastaj përdoren për përkthime teknike.
Për terminologun shqip, një punë e tillë gjithnjë kërkon guxim në lëmin e neologjisë, sepse shumë prej fjalëve të reja shqipja nuk i ka dhe institucionet përkatëse nuk e çajnë kryet të hartojnë lista termash dhe t’i bëjnë publike, sapo këta hyjnë në përdorim.
VRASJE TË VOGLA MIDIS MIQSH
Posted in Totalitarizëm on June 23, 2010 | 3 Comments »
(Një thikë shfaqet më në fund)
Nëse në librin e fundit që botoi, Jeta ime, Ramiz Alia përpiqet të verë pak eshtra, ligamente, muskuj e ngjyrë në portretin e tij prej udhëheqësi të formatit të xhepit, gjithçka nuk mbyllet këtu. Disa fakte të reja tregojnë se shërbimet e tij ndaj Enver Hoxhës i tejkalojnë së tepërmi ato çka mund të bëjnë « shokët e armëve », për njëri tjetrin. Kemi të bëjmë me shokë krimi të mirëfilltë në gjirin e komunitetit. Thënë ndryshe me vrasje të vogla midis miqsh.
FEHMIU JUGOSLLAV
Posted in Kulturë, tagged Bekim Fehmiu, identiteti kosovar, Jugosllavia, jugosllavizmi, kombëtarizmi, Kosova, shovinizmi serbomadh on June 22, 2010 | 28 Comments »
Pas vdekjes së dhimbshme të aktorit të madh Bekim Fehmiu, anembanë botës u përmendën arritjet e tij në skenën e teatrit dhe të filmit, ndërsa mes shqiptarësh u diskutua me zjarr edhe nëse ky kishte qenë shqiptar dhe sa ose si pikërisht.
Unë, që si shumë të tjerë Bekim Fehmiun e njoh nga interpretimi i Uliksit në filmin e Franco Rossi-t, por edhe nga një vizitë e tij e bujshme në Shqipëri në fillim të viteve 1970, lexova me këtë rast se Fehmiu paska dhënë kontribute të mëdha në teatrin e Beogradit.
GJËZË AUTORI
Posted in Gjuhësi, Letërsi, tagged autorësia, autori, parodia, plagjiatura, teksti on June 20, 2010 | 3 Comments »
Para pak javësh, gazeta kanadeze Edmonton Journal botoi, në rubrikën e letrave të lexuesve, një kritikë të një projekti për të rinovuar një lagje qendrore të qytetit Edmonton.
PUNË BLOGJESH
Posted in Kulturë, Letërsi, tagged dija, ekspertët, eksperti, filozofia, intelektuali, Saramago on June 20, 2010 | 2 Comments »
Shkrimtari i njohur portugez, nobelisti José Saramago, që sapo u nda nga kjo botë, kishte edhe një blog të vetin në portugalishte: Outros Cadernos de Saramago.
TRISHTIMET E TURMËS
Posted in Media, tagged gjyqësori, opinioni publik, privatësia on June 19, 2010 | 104 Comments »
Tashmë shumë media të Tiranës e kanë përcjellë lajmin se ish-ministri i Kulturës Ylli Pango e fitoi gjyqin me stacionin televiziv privat Top Channel, teksa gjyqtari Agim Bendo e gjeti fajtor këtë të fundit dhe e dënoi me 400 mijë euro gjobë.
KORSAKOF
Posted in Letërsi on June 18, 2010 | 3 Comments »
Nuk e kujtoj me saktësi arsyen përse drejtoresha më kishte thirrur në zyrë. Nganjëherë më thërret vetëm për të më thënë ato që kishte harruar t’i thoshte të shoqit. Mëngjesin e kaluar, kishte qenë fjala për karburantin e makinës. Si i kishte kaluar një kuqëlim i rreptë që i ngjitej deri te rrënjët e flokëve, më shpjegoi se kishte ardhur me vonesë ngaqë i shoqi kishte lënë në të thatë makinë e saj, që e përdorte kur harronte ku e kishte lënë të tijën. As nuk më njoftoi, foli duke u ngritur dhe qëndruar para meje, sikur desh të më thoshte: çfarë jeni ju burrat që as të njoftoni nuk dini? E kishte aq të papërballueshme aftësinë transferuese, sa më bëri të ndjehem fajtor dhe desh i kërkova falje.
