Feeds:
Posts
Comments

Archive for July, 2010

Ka një fije të padukshme që e lidh romanin “Ujdhesa e askujt”, të shkrimtarit Mehmet Elezi, me veprën e fundit të tij “Adn-ja e korbave”. Fija kalon nga natyra e njeriut, herë dramatike, herë tragjikomike, për t’u ndalur në fund në kundërshtitë e saj të thella, ku paradoksi fatal nuk gjen shpjegim as tek instinktet kafshore.

(more…)

Read Full Post »

Filmi i llojit heist tregon aventurat e një grupi njerëzish që përpiqen të vjedhin diçka: personazhet në fillim bëjnë planin (faza përgatitore), pastaj e zbatojnë (zakonisht me sukses) dhe më në fund e ndajnë plaçkën e vjedhur mes tyre (si rregull, këtu do të lindin mosmarrëveshje mes tyre).

(more…)

Read Full Post »

nga Pseudonim NgaHalli

Shqiptarët duan të dinë çfarë pi Edi Rama?

Po ku di unë mor mik se çfarë dreqin duan të dinë shqiptarët; unë nuk jam drejtues Lë-Së-Ist rrogëtar në Ministrinë e Ekonomisë, se ata me sa duket e paskan të lidhur spinën me të gjithë shqipot dhe e ditkërkërshin  se ç’duan të dinë këta të fundit, jo or jo, unë dua të di se çfarë pi Dritani.

(more…)

Read Full Post »

NJË DREJTOR

Do ta keni ndjekur zallahinë e ditëve të fundit, në media, për kreun e opozitës Rama, si përdorues të supozuar droge. Për mua, kjo stuhi e fundit në një gotë uji veçse provon në ç’gjirize është futur lufta politike në Tiranë.

(more…)

Read Full Post »

Regjisori i njohur amerikan, Oliver Stone; autor filmash të kalibrit të Platoon, Natural Born Killers, JFK, Wall Street, The Doors, Alexander dhe një numër filmash dokumentarë, u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave amerikane, pasi i deklaroi një gazete britanike, ndër të tjera, se fokusimi i kulturës amerikane mainstream në Holokaustin ka të bëjë me sundimin e lobit hebre në mediat.

(more…)

Read Full Post »

Jorida Pasku, te Shekulli, shkruan për ekspozitën “Kush ka frikë nga e kuqja, e verdha, jeshilja”, të hapur në Vlorë, me punë të artistëve shqiptarë bashkëkohorë Anri Sala, Alban Muja, Adrian Paci, Driant Zeneli, Artan Shabani dhe Fani Zguro.

Ekspozita, në thelb, ka dështuar, meqë nuk ka arritur të tërheqë vizitorin dhe artdashësin.

(more…)

Read Full Post »

Ditët që kalova në Zvicër fluturuan mes habisë e admirimit. Kudo që vajta ngela me gojë hapur, çka do të thotë shumë për njerëz të dalë si puna ime. Si të thuash, pasaportën nuk e kam të virgjër, e kam plot viza e vula hyrje-daljesh. Pra jam i bredhur.

(more…)

Read Full Post »

Miratimi i ligjit të ri për SHISH-in duket temë kryesore në politikën e ditës, në Tiranë. Siç mund të pritej, Berisha me të vetët po bëjnë të pamundurën për ta kaluar ligjin në parlament, opozita është parimisht kundër; siç nuk mund të pritej, LSI-ja e Metës po sillet si ndryshore e çmendur.

(more…)

Read Full Post »

Inception është nga ato lloj filmash që kushtojnë aq shumë, sa nuk mund veçse të konceptohen që në krye si mainstream. Megjithatë, regjisori Christopher Nolan dëshmon se edhe formula e stërmunduar e action movie mund ende të mbarset me ide e ngarkesë intelektuale, duke i dhënë publikut një eksperiencë filmike të jashtëzakonshme – unë sapo e pashë sonte, dhe jam gati të shkoj ta shoh sërish menjëherë.

(more…)

Read Full Post »

TALENT PËR GJESTE

Nga një editorial i The New York Times, me titullin pompoz “Arti në Moskë, ende i ndaluar”, mora vesh se një gjykatë moskovite kishte dënuar me gjobë organizatorët e një ekspozite me titullin “Art i ndaluar – 2006”, e cila përmbante vepra arti të ndaluara nga muzeumet ruse nga frika se mos shkaktonin reaksione në publik.

(more…)

Read Full Post »

Tani që vapa po na shtrin duart drejt fytit, duke na shtrënguar me forcën e 40 gradëve, tani që djersët çurg na barazojnë si në komunizëm, tani që qarqet e trurit fillojnë e ngadalësohen, pikërisht tani, dëgjoj në radio pyetjen fatale: ajri i kondicionuar është i djathtë apo i majtë?

(more…)

Read Full Post »

Në kuadrin e debatit tonë për raportin midis shtetit dhe dhunës si përgjigje ndaj dështimit të shtetit, Lulian Kodra më referoi te një analizë e Zizek-ut, në librin “Dhuna” (përkthyer nga Arbër Zaimi dhe botuar në blogun Saktivista), ku ndër të tjera përmenden edhe trazirat e vjeshtës 2005 në periferitë e qyteteve të mëdha në Francë, veçanërisht në Paris.

(more…)

Read Full Post »

Shpresoj që t’i keni ndjekur, sado përciptazi, peripecitë e tanishme të regjisorit Roman Polanski me ligjin.

I kërkuar nga drejtësia e SHBA për përdhunim të një vajze të mitur në 1977 dhe i arrestuar në shtator të vitit 2009 nga policia zvicerane në zbatim të urdhër-arrestit amerikan, Polanski u lirua nga arresti shtëpiak këto ditë, pasi autoritetet zvicerane deklaruan se nuk do ta ekstradojnë personalitetin e njohur, për arsye teknike.

(more…)

Read Full Post »

Përemrat pronorë, jo vetëm në shqipe, lejojnë luhatje kuptimore nga më marramendëset.

Çfarë do të thotë, pikërisht, im? Të papërgatitur, do ta përkufizonim kështu: “që më përket mua, që është prona ime”; çka lidhet edhe me vetë emrin e përemrit – pronor.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: