Kremtimet për Nënë Terezën risollën në qendër të vëmendjes raportet midis katolicizmit dhe shqiptarisë, të cilat kanë qenë historikisht të frytshme dhe të mbara, edhe pse kohët e fundit, si çdo përbërëse tjetër e vetëdijes kombëtare, kanë degraduar.
Archive for August, 2010
KATOLIKË PËR NESËR
Posted in Antropologji, Histori, Kulturë, Sociologji, tagged fetë në Shqipëri, islami, katolicizmi, komuniteti katolik, ortodoksia, shqiptaria, Vatikani on August 31, 2010 | 27 Comments »
NËNË TEREZA MAJTAS
Posted in Antropologji, Politikë, Sociologji, tagged e majta, konformizmi, Nënë Tereza, patriarkalizmi, Plenumi IV on August 30, 2010 | 50 Comments »
Mungesa e një analize kritike të figurës se Nënë Terezës (në vijim NT) në skenën intelektuale liberale apo të majtë shqiptare mund të ketë disa arsye.
Që të jemi të qartë që në fillim, me të majtë shqiptare nuk mund të kuptohet ajo apo ato forca politike, që e përkufizojnë veten si të tilla (partitë politike), por ai grupim social, i cili falë një shkollimi adekuat dhe një “sqarimi” (po përkthej nga gjermanishtja: “Aufklärung”, se nuk e shoh të dobishme të përdor termin “iluminim”, ngaqë ky më është dukur gjithnjë abstrakt), orientohet mirë e mjaftueshëm në epokën ku jetojmë.
SHQIPËRIA FESTON MURGESHËN E VET
Posted in Antropologji, Histori, Kulturë, tagged Fatos Nano, Gonxhe Bojaxhi, Jozefina Topalli, kombëtarizmi, Nënë Tereza, origjina e Nënë Terezës on August 29, 2010 | 4 Comments »
Në vijim të diskutimeve për shqiptaren Nënë Terezën ja edhe një përkthim (i fundit) i një reportazhi të shkurtër të stacionit radiofonik gjerman Deutschlandfunk të datës 26.08.2010 të orës 09:36 me autore Anne Zimmermann.
E MAJTA QË HESHT
Posted in Antropologji, Kulturë, Sociologji, tagged aborti, e majta shqiptare, feminizmi, katolicizmi, Nënë Tereza on August 29, 2010 | 13 Comments »
Siç mund të merret me mend, Nënë Tereza murgeshë katolike dhe misionare është figurë e pozicionuar shumë fort ideologjikisht, pavarësisht nga profili i saj etik dhe historia e saj personale.
Për shkak të qëndrimeve të saj, të bëra të ditura botërisht, atë zakonisht e mbajnë për katolike ultra-konservatore dhe krejt të konformuar me rendin social patriarkal që mishëron vetë Kisha Katolike.
DY LIBRA PËR NËNË TEREZËN
Posted in Histori, Kulturë, Media, tagged Gregg Watts, Leo Maasburg, Nënë Tereza on August 28, 2010 |
Duke parë interesin për vështrime alternative për Nënë Terezën, këtë figurë të rëndësishme të diskutimeve shqiptare, menduam të botojmë një përkthim nga gjermanishtja të një bisede letrare me teologun, kritikun letrar dhe gazetarin televiziv e radiofonik Andreas Malessa, transmetuar më datën 26 gusht në stacionin radiofonik gjerman Deutschlandradio Kultur mbi dy libra: “Nënë Tereza. Shenjtorja e errësirës” të autorit britanik Greg Watts dhe “Nënë Tereza. Historitë magjepse” me autor Leo Maasburg. Shënimet e përkthyesi vijojnë në kllapa [] katrore.
CILA GONXHE?
Posted in Antropologji, Kulturë, tagged bamirësia, Nënë Tereza, të varfrit on August 28, 2010 | 6 Comments »
Duke rilexuar një artikull të Dorian Koçit, që autori pati mirësinë ta sjellë në komentet, mendova se pikërisht ky aspekt i ka munguar krejt debatit tonë: vallë nuk po e përdhosim Nënë Terezën, duke e përqendruar vëmendjen në origjinën e saj etnike?
MOTRA E TË GJITHA MOTRAVE
Posted in Antropologji, Histori, Kulturë, tagged kombëtarizmi, Nënë Tereza, shovinizmi në Ballkan on August 26, 2010 | 96 Comments »
Sot radioja gjermane “Deutschlandfunk” kujton 100 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut me reportazhin e shkurtër të përkthyer më poshtë nga Pifto.
100 vite më parë lindi Nënë Tereza
nga Wolf Oschlies
Nënë Tereza, të cilës ju dha në 1979 Çmimi Nobel i Paqes, është për disa humanistja më e madhe e shekullit të 20, për disa të tjerë simboli i një naiviteti të devotshëm. Sot mbushen 100 vjet nga dita e saj e lindjes, megjithëse datëlindja e saj është akoma diçka e diskutueshme.
IDENTITETE URBANE
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged brezi i dytë i emigrantëve, emigranti, identiteti, identiteti urban on August 25, 2010 | 24 Comments »
Shumë prej nesh identitetin vazhdojnë ta mendojnë në terma romantike të shekullit XIX, duke iu referuar dheut, kockave dhe varreve.
Të mos harrojmë poetin tonë fshatar, Çajupin, që i këndonte baltës dhe mjaltës.
Të mos harrojmë as edhe që një pjesë e mirë e të rinjve sot baltën e kanë parë dhe përjetuar ku e ku më rrallë se rërën – dhe këtu s’e kam fjalën për himariotët, që baltën edhe ta duan nuk kanë se ku ta gjejnë.
PSIKOZA E SHELBUESIT
Posted in Antropologji, Politikë, Sociologji, tagged cargo cult, faktori i jashtëm, kulti i kargove, mercenarizmi, shelbuesi, shpëtimi, shpëtimtarët on August 23, 2010 | 9 Comments »
Një tjetër çelës për të kuptuar enigmën e grekofilisë në Himarë ofrohet nga prirja e përgjithshme, ndër shqiptarë, për ta identifikuar një faktor të jashtëm çfarëdo si shpëtues (shelbues).
Paradoksalisht, ky çelës e afron Himarën me shqiptarinë, gjithë duke ia shpjeguar disi prirjen ose tërheqjen grekofilike.
MACJA DHE KORBI
Posted in Politikë, tagged Ballkani, Izraeli, kundërshtimi, sovraniteti on August 23, 2010 | 9 Comments »
Te Gazeta Shqiptare sot ndesha një analizë të Petrit Halitit, për ofensivën e tanishme diplomatike të Izraelit në Ballkan. Autori vëren se Shqipëria “është lënë jashtë kësaj ofensive diplomatike izraelite për arsyet që i dinë vetëm në Tel Aviv, sikurse [ë]shtë lënë jashtë edhe Kosova, të cilën Izraeli nuk e ka njohur.”
AUTOKRITIKA NË LIGJËRIMIN TOTALITAR
Posted in Antropologji, Gjuhësi, Komunikim, Totalitarizëm, tagged autokritika, falja, kritika, pendesa, potlatch, rrëfimi politik, shqipja e drunjtë, shqipja totalitare on August 22, 2010 |
Nga Arbër Shtëmbari
Gjatë regjimit komunist autokritika ka qënë jo vetëm një teknikë e vlerësimit të vetvetes, por në Shqipëri (si në të gjitha vendet e tjera ish komuniste), ishte edhe një kulturë sjelljeje, që e kishte burimin në teorinë marksiste-leniniste. Në Historinë e PPSH, faqe 220, nënvizohej, se «Për të revolucionuar edhe më tej jetën e brendshme në Parti, Kongresi V i PPSH kërkoi thellimin e mëtejshëm të kritikës dhe të autokritikës…”
TËRMET NË KISHËN E LINDJES
Posted in Humorr, Media, tagged albanologjia, krishterimi, ortodoksia, Vatikani on August 22, 2010 | 40 Comments »
Gazeta Shqiptare rregullisht është shquar për qëndrime të forta, të pakompromis ndaj mosmarrëveshjeve “etnike” shqiptaro-greke.
Prandaj nuk u habita shumë kur vura re sot që suplementi Milosao ua paska mohuar ortodoksëve – anembanë – të drejtën për t’u konsideruar të krishterë.
PISQOLLË E KOTË
Posted in Antropologji, Histori, Politikë, Sociologji, tagged arbërorët, arvanitasit, Greqia, greqizimi, helenizimi, Himara, identiteti etnik, ndërrimi i identitetit on August 20, 2010 | 38 Comments »
Pala që argumenton se himariotët janë shqiptarë dhe se pretendimet e tyre të sotme janë të rreme, ose rezultat i propagandës, trushpëlarjes, premtimeve dhe joshjeve të fqinjit etj., arsyeton në mënyrë historiciste: himariotët janë shqiptarë sepse kanë origjinë shqiptare; me fjalë të tjera, janë shqiptarë sepse kanë qenë shqiptarë.
ANALOGJI E GABUAR
Posted in Politikë, tagged arbërorët, arvanitasit, Himara, pakicat, shtetësia on August 18, 2010 | 27 Comments »
Gazeta shqiptare boton një intervistë të Ministrit alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas, dhënë televizionit “SKAI”.
Nuk është e qartë se si ka përfunduar te GSh kjo intervistë, nëse është përcjellë nga ndonjë agjenci lajmesh, apo e kanë zbardhur këta vetë dhe më pas përkthyer me forcat e brendshme.
