Feeds:
Posts
Comments

Archive for October, 2010

Ka disa ditë që gjendem në Tiranë, qytet që është shumë më imi se New York-u.

Ka disa ditë edhe që po vë re, nga mëngjesi në darkë, se mjedisi në Tiranë  po i vret dalëngadalë qytetarët.

(more…)

Read Full Post »

Në faqen e letrave të lexuesve, gazeta Shekulli ka edhe një rubrikë me titullin premtues “Enciklopedi”.

Në këtë rubrikë, me sa kam parë, ekspertët u përgjigjen pyetjeve të lexuesve për çështje nga më të larmishmet.

(more…)

Read Full Post »

Libri “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” u prezantua mbrëmë, në Teatrin e Metropolit në Tiranë.

Shumë prej të pranishmëve në sallë ishin miq të mi dhe të botuesit A. Klosi, të afërm dhe përfaqësues të mediave.

Çfarë më preku veçanërisht, ishte edhe se, mes publikut, kishte edhe nga ata që kishin ardhur aty nëpërmjet blogut Peizazhe të fjalës, duke e kapërcyer barrierën midis virtuales dhe reales pikërisht kur po prezantohej botimi i një libri të lindur dhe të promovuar në Internet.

(more…)

Read Full Post »

XHAZI MAGJIK I ELINËS


(Ajo kthen në ar gjithçka që prek)

Në  ditë grevash je fort më i fituar të ndjekësh rubrikat e jetës sindikale nëpër gazeta se sa gjësendi tjetër që të intereson më nga afër. Pavëmendja më e vogël mund të ketë si pasojë që metroja të frenojë diku në stacionin e fundit të një kantoni, që ti vetëm sa i ke dëgjuar emrin apo tramvaji vendos të mos lëvizë më në një udhëkryq, ku nuk të mbetet veçse të numërosh yjet për gjithë natën…

(more…)

Read Full Post »

MAKS GJERAZI BOTOHET

Makthet e Maks Gjerazit, të cilat lexuesi i PTF i ka ndjekur këtu prej kohësh, më në fund po dalin në një vëllim më vete, i cili do të prezantohet ditën e enjte, më dt. 28 tetor 2010, në orën 6 pasdite, në Teatrin e Metropolit, Tiranë.

Përmbledhja me me titull Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit, botohet nga K&B nën kujdesin e Ardian Klosit, dhe vjen me një pasthënie të Ervin Hatibit – të cilëve përfitoj nga rasti t’ua shpreh edhe një herë mirënjohjen time për ndihmën e çmuar.

Hyrja është e lirë, pjesëmarrja juaj si miq, kolegë dhe kundërshtarë debatesh do të më nderojë.

Read Full Post »

Kësaj teme i jam kthyer shpesh, por jo ngaqë më intereson shumë; vetëm e vetëm sepse miti i lashtësisë së shqipes mbetet nga më kokëfortët, në të gjitha nivelet e vetëdijes kolektive.

Për ta përsëritur, të thuash se shqipja është “gjuhë e lashtë” nuk ka kuptim. Më anë tjetër, të thuash se një pohim nuk ka kuptim, nuk do të thotë se është i gabuar dhe nuk i përgjigjet së vërtetës (pohimi duhet të ketë kuptim, që të jetë i gabuar). P.sh. “shqipja rrjedh nga hebraishtja”, nuk i përgjigjet së vërtetës; por “shqipja është teokraci” ose “shqipja është e pjesëtueshme me 34” janë pohime pa kuptim.

(more…)

Read Full Post »

Në shkrimin e titulluar “Gjuha, identiteti dhe dinjiteti” botuar në Shekulli më dt. 20 tetor 2010, Albri Brahusha flet për nevojën e standardizimit të gegërishtes, një kërkesë legjitime dhe e bërë në kohën e duhur.

Gegërishtja temë e shkrimit vihet përballë dy sistemeve: toskërishtes dhe standardit, të cilat kanë dallime mes tyre, me gjithë lidhjet gjenetike të padiskutueshme. Ky dyzim i përballjes, ia vështirëson punën dhe argumentin autorit.

(more…)

Read Full Post »

Në një shkrim të M. Nanos te Res Publica, i cili i referohej një njoftimi në të përditshmen italiane Corriere della Sera, përmendeshin, edhe në krahasim me Shqipërinë, rreziqet e mëdha, për ekologjinë dhe mjedisin, të një hidrocentrali të madh që qenka menduar të ndërtohet në Mal të Zi.

(more…)

Read Full Post »

Atributet e fjalës të gjithë i njohim dhe i përdorim, shpesh pa e vrarë mendjen se çfarë po themi dhe me ç’logjikë.

Ndarja e parë e madhe, në fjalë shqipe dhe joshqipe, na është sugjeruar që nga Rilindja e këtej; edhe pse me të fundit kemi parasysh zakonisht fjalët e huazuara – që këtej jo vetëm purizmi, pastrimi i gjuhës, përndjekja e fjalëve për shkak të origjinës (ose gjuhësia policore) dhe varfërimi i gjuhës; por edhe vetë kultivimi i një vetëdijeje diakronike ndër ligjëruesit, të cilëve u bëhet natyrë e dytë të marrin në pyetje fjalën, për të mësuar nga vjen (e kujt je ti, moj bijë?).

(more…)

Read Full Post »

Kur ndiqja studimet gjatë viteve 1978-1983 në Fakultetin Histori-Filologji, e kisha bërë zakon të përfytyroja sikur instaloja fshehurazi, në hyrje të godinës së fakultetit dhe në oborr përjashta, altoparlantë të fuqishëm, dollapë mijëravatësh, prej nga do të luaja një mëngjes të zymtë dimri, me volumin në maksimum, këngën Another Brick in the Wall, të grupit prog rock Pink Floyd; duke e kurorëzuar të gjithë këtë sabotim ideologjik-akustik me solon e famshme të kitarës së David Gilmour-it.

(more…)

Read Full Post »

Ka tekste që, edhe të shkëputura, fragmente tekstesh më të gjata, dorëshkrimesh dhe librash, mjaftojnë për të rikrijuar tërësinë kulturore prej nga kanë ardhur, njëlloj si ADN-ja që teorikisht do t’i mjaftonte biologut për të rindërtuar një organizëm në laborator, ose një eshtër paleontologut, për të rikrijuar një skelet dhe identifikuar organizmin që e ka pasur.

(more…)

Read Full Post »

Edhe këtë vit shkrimtari ynë i preferuar Ismail Kadare nuk e mori dot çmimin Nobel, me gjithë parashikimet, urimet dhe magjitë përkatëse.

Pritja e tanishme përkoi me botimin e romanit “Aksidenti”, i cili, pavarësisht nga ç’tha Tibor Fischer, nuk hyn ndër veprat e mira të shkrimtarit.

(more…)

Read Full Post »

Një pyetje që më bënë jashtë teme, në komentet për shkrimin e mëparshëm dhe që m’u desh ta fshij për arsye teknike, më kujtoi paragrafin e mëposhtëm nga kritiku dhe filozofi frëng Roland Barthes (f. 390):

(more…)

Read Full Post »

Të fut në mendime lajmi për arrestimin e një imigranti shqiptar në Itali, të akuzuar se ka abuzuar seksualisht me djalin e vet pesëvjeçar, duke ia puthur organin gjenital.

Gjykata italiane, në Reggio Emilia, e paska regjistruar aktin me anë kamerash të instaluara në apartamentin e të pandehurit, pasi vetë fëmija u kishte rrëfyer edukatoreve, në kopsht, për zakonin e të atit.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: