Feeds:
Posts
Comments

Archive for November, 2010

KOHA E ÇMIMEVE


Nuk di nëse e pa kush një lajm për shpalljen e fituesve të çmimit prestigjioz “Balkanika”, në mbrëmjen e dt. 28 nëntor, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Këtë vit, për arsye të paqarta, u shpallën njëkohësisht fituesit për vitet 2008 dhe 2009.

(more…)

Read Full Post »

Sot, më 28 nëntor 2010, përfaqësues të 22 akademive të spanjishtes anembanë botës miratuan njëzëri versionin e ri të drejtshkrimit të kësaj gjuhe.

Ndër shqiptarë, një akt i tillë do të ishte përfshirë në të ashtuquajturat “ndryshime të standardit”; ndërkohë, koordinatori i projektit, Salvador Gutiérrez Ortóñez refuzon deri edhe të përdorë fjalën “reformë”, për të karakterizuar këtë ndërmarrje të nevojshme.

(more…)

Read Full Post »

Në librin e tij me titull Skënderbeu i shpërfytyruar – nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë (Botimet Dudaj, Tiranë 2009), akademiku dhe historiani i mirënjohur Kristo Frashëri polemizon gjatë me tezat e historianit Schmitt dhe qëndrimet e shprehura nga disa analistë johistorianë në mass mediat shqiptare, gjatë debateve që shoqëruan botimin e monografisë “Skënderbeu” të autorit zviceran.

(more…)

Read Full Post »

Në vitin 1999, një sondë e lëshuar nga NASA (Mars Climate Orbiter) në orbitë rreth planetit Mars u shkatërrua e tëra, ngaqë ekipi i inxhinierëve te Lockheed Martin kishte përdorur njësitë matëse angleze gjatë ndërtimit të pajisjes, ndërsa vetë agjencia hapësinore amerikane përdori sistemin metrik konvencional gjatë ekzekutimit të një manovre kritike në orbitë.

Tirana ende nuk ka lëshuar sonda në hapësirë, por shteti dhe sidomos publiku në Shqipëri e kanë një problem të madh me standardin – dhe këtu nuk po kam parasysh shqipen e njësuar.

(more…)

Read Full Post »

Téa Obrecht, në një ese për muzgun e vampirëve në Ballkan botuar në numrin e fundit të revistës Harper’s (nëntor 2010), vihet në kërkim të gjurmëve të këtyre banorëve të rralluar të legjendave dhe të nënvetëdijes kolektive të gadishullit, duke u ndeshur, dashur pa dashur, me të keqen dhe kundërshtimin e saj, nëpërmjet bestytnisë.

(more…)

Read Full Post »

Ditët e fundit, gjuhëtari Rahmi Memushaj, në një shkrim te Shekulli me titullin “Gjuha standarde, krijesë kombëtare, jo totalitare”, i referohet gjerësisht librit tim Shqipja Totalitare, të botuar në 2009.

(more…)

Read Full Post »

Ёshtё tashmё formulё e njohur: pёr tё gjetur autorёt e ngjarjeve madhore, qё i ndryshojnё rrjedhёn historisё, ose tё manovrave mediatike botёrore, qё mobilizojnё paranojat e fobitё planetare, duhet pritur deri nё çastin kur dalin nё pah pёrfituesit. Pas zёrave pёr pandemi duhen pritur shitjet e vaksinave, pas panikut tё gripit tё shpendёve duhen kontrolluar kuotat e mishit tё derrit, pas ankthit tё lopёs sё çmendur duhen parё aksionet e mishit tё pulёs, e kёshtu me radhё, derisa tё arrijmё nё bursёn e industrisё sё armёve pas luftёs nё…

(more…)

Read Full Post »

Mbrëmë pata rast të vizitoj studiot e studentëve të MFA në Hunters College, NYC, ku ishin ekspozuar punët e tyre gjatë këtij viti.

Pata përshtypjen se kisha shkelur në laboratorë ku po eksperimentohej me kodin gjenetik të artit nesër – eksperimente që zakonisht përfundojnë pa sukses, ose (në fantashkencë) krijojnë mutantë të vuajtur.

(more…)

Read Full Post »

A shihen televizione të huaja sot në Tiranë?

Këtë pyetje ua bëra shumë miqve e të njohurve që pata rastin të takoj, gjatë qëndrimit tim disajavësh në kryeqytet.

Të gjitha herët, përgjigjja që mora ishte JO. Kryeqytetasit nuk shohin televizione të huaja, me përjashtim të atyre që janë të apasionuar pas sportit, veçanërisht futbollit; dhe atyre të tjerëve, edhe më të shumtë, që e kalojnë kohën në lokale bastesh.

(more…)

Read Full Post »

Shkrimtari Primo Shllaku, drejtor i Institutit të Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe, parashtron sot, te Gazeta Shqiptare, qëndrimin e tij në lidhje me standardin ekzistues të shqipes.

Shllaku u kundërvihet jo vetëm të gjithë atyre gjuhëtarëve të cilët gjykojnë se standardi nuk ka arsye të preket, madje edhe vetë konferenca e dhjetorit nuk ka arsye për t’u mbajtur, por edhe atyre të tjerëve, të cilët flasin veç për “meremetime të vogla në fytyrën e standardit, si me thanë, se dikush duhet të marrë nji pickatore dhe, shumë-shumë, të hjekë ndonji qime në vetullën e tij dhe kaq.”

(more…)

Read Full Post »

Herë pas here dëgjon zëra, të të gjitha llojeve dhe nga shumë drejtime, të propozojnë se standardi i shqipes duhet ndryshuar. Arsyet që sillen për propozime të tilla janë të ndryshme; herë të mbështetura, herë emocionale, herë kompetente, herë të pabaza. Megjithatë, në vetvete, kërkesa për të rishikuar aspekte të ndryshme të standardit është legjitime, sa kohë që standardi ngrihet mbi një marrëveshje ose konvencion për të përdorur në publik një sistem të caktuar rregullash gjuhësore, për të siguruar komunikim optimal brenda bashkësisë adoptuese.

(more…)

Read Full Post »

Futja masive e kompjuterit si mjet shkrues, për të zëvendësuar penën, stilografin, stilolapsin dhe makinën e shkrimit ndër shqiptarët, solli një efekt anësor të menjëhershëm: gjymtimin e alfabetit shqip.

Edhe pse ekzistojnë tastiera të modeluara enkas për gjuhën tonë (si harduer dhe softuer), këto mbeten një kuriozitet, sepse nuk kam parë t’i përdorë kush; më anë tjetër, shqipen mund ta shkruash lehtë edhe me tastierën e frëngjishtes, por për arsye të vetëkuptueshme, shqipshkruesit përdorin zakonisht tastiera standard të anglishtes.

(more…)

Read Full Post »

Natën time të fundit në Tiranë, më ftuan të shihja dramën Darka e gabuar me regji të Fatos Haxhirajt, të mbështetur në romanin me të njëjtin titull të I. Kadaresë.

Ngaqë romani nuk më ka entuziazmuar dhe aq, nuk prisja ndonjë epifani as nga pjesa teatrale, por çfarë pashë i tejkaloi edhe parashikimet e mia më pesimiste.

(more…)

Read Full Post »

Një artikull me titull “Sistemi universitar skandaloz, kreu i Agjencisë së Akreditimit Bardhyl Musai abuzon me akreditimet” i gazetës “Sot” akuzonte kryetarin e Këshillit të Akredimit dhe MASH për korrupsion. Nuk do t’ia vlente të merremi me artikullin që ishte krejtësisht i bazuar mbi opinionin e shkruesit, ku i vetmi fakt që përmendej ishte dyshimi mbi pavarësinë politike të Këshillit të Akreditimit. Ndërkaq Prof. Dr. Musai nuk është kreu i agjencisë, pasi drejtor i Agjencisë është Dr. Avni Meshi. Por tema në vetvete ja vlen të diskutohet.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: