• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« JANË MIDIS NESH
ORNITOLOGJI »

NOKTURN TIRANE

November 4, 2010 by Xha Xhai

Muaj më parë, një e njohura ime në Tiranë më pat thënë se kishte blerë, fare lirë, një sasi librash të vyer të bibliotekës private të akademikut B. L., vdekur për shkaqe natyrale dikur në fillim të viteve 1990.

Më pat thënë edhe se vetëm duke lexuar dedikimet në faqet e para, autografet, vulat dhe të tjera shenja admirimi ose autoriteti, mund të ndiqej nga një këndvështrim i veçantë historia e degës së dijes ku B. L. kishte sunduar i pakundërshtuar për dhjetëvjeçarë.

E kotë të shtoj se B. L. ishte nga ata baronë të shkencës shqiptare të cilëve librat gjithnjë ua dhuronin; ose e shumta, që harronte t’ua kthente bibliotekave publike dhe të institucioneve.

Nuk di pse kish përfunduar trotuareve biblioteka e tij private, as e kam idenë se ku kanë përfunduar tani pjesa e mbetur e familjes (me siguri jo trotuareve). Ndoshta këta në krye janë përpjekur t’ia falin ndonjë institucioni, por ky ka refuzuar, me arsyen se kostoja e transportit do të jetë gjykuar si më e lartë se vlera e librave vetë.

Ekonomia e tregut: e ashpër, por e drejtë.

Pas vitit 1990, shumë familje tiranase, sidomos intelektuale, kanë pasur dava për të ndarë me bibliotekat e tyre; veçanërisht me gurët e veprave të Enver Hoxhës, të cilat përgjithësisht tani kanë përfunduar plehrave. Nuk kam qenë në Tiranë në atë kohë dhe nuk di se ç’fat kanë pasur libra të këtij kallëpi në bibliotekën time; por më vjen keq vetëm për një botim të bukur të veprave të zgjedhura të Marksit dhe të Engelsit, me një përkthim të përsosur në shqipe, e që tani nuk e gjej dot më.

Gjithsesi, zemra bibliotekës sime private i rreh ende mirë; dhe ime më nuk pranon të hedhë asgjë nga biblioteka profesionale e tim eti, madje as enciklopedinë sovjetike të viteve 1950, aq toksike, sa as krimbat nuk e hanë dot më.

Përkundrazi, po t’i besoj asaj shoqes sime, biblioteka e B.L.-së përmbante vepra albanologjike të vyera, botime të rralla e botime të vjetra, që do ta bënin krenar çdo bibliotekë. Që të ketë përfunduar rrugëve, më trishton disi.

Tani që ndodhem në Tiranë, më qëllon shpesh të kaloj përmes Parkut Rinia ose tek Urat e Lanës dhe t’u hedh një sy librave të ekspozuar përtokë ose në parapetet: të gjithë të vjetër, të vjetëruar, të përdorur; me kapakë ndonjëherë të përdredhur prej lagështirës.

Çuditërisht, nuk arrij dot ta heq nga koka mendimin absurd se edhe këta libra mund të jenë të bibliotekës së B. L., të përzgjedhur negativisht, ose të mbetur pa u shitur, për shkak të mungesës së interesit.

Shoh mes tyre fjalorë të shqipes, dispensa universitare, botime të Akademisë së atëhershme, gjëra njëkohësisht me vlerë dhe shumë të shëmtuara estetikisht; produkte të shtypshkronjave ushtarake të dhuruara bujarisht nga Bashkimi Sovjetik, me letër të verdhë, acide, që mban erë pluhuri të athët.

Them me vete se B. L. gjithsesi nuk i ka blerë këta libra, madje ndoshta as që e ka ditur se i ka pasur në bibliotekë; thjesht i ka sjellë në shtëpi nga zyra, pasi ia kanë dhuruar në konferenca, simpoziume, sesione shkencore, inaugurime, takime festive.

Më tërheqin vëmendjen veprat e plota të disa autorëve: D. Agollit, I. Kadaresë, A. Xhuvanit, Dh. S. Shuteriqit; dikur krenari e tipografisë shqiptare, sot të mbuluara në zgjyrën e trafikut të qendrës.

Më tërheqin vëmëndjen edhe botime pompoze, në frëngjishte, të disa materialeve albanologjike si Le chansonnier épique albanais. Këtë të fundit nuk dua ta marr në dorë dhe ta shfletoj, nga meraku se mos lexoj ndonjë autograf në hyrje dhe më prishet gjaku.

Më tej, shoh një fjalor të termave të ekonomisë: në shqip, frëngjisht dhe rusisht. Për një moment ndiej një si zbrazëti, pastaj e kuptoj menjëherë psenë: ndër gjuhët e renditura në kopertinë, mungon anglishtja.

Profesori B. L. kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik – por libra rusisht në trotuaret nuk sheh. Po të kesh parasysh historinë e tij familjare, është e arsyeshme të supozosh se rusishten ky e kishte dëbuar prej kohësh nga biblioteka e vet shtëpiake, për të shmangur ndonjë keqkuptim të mundshëm me organet vigjilente të Sigurimit të Shtetit.

Përkundrazi, biblioteka e tim eti është ende e fundosur nën peshën e librave rusisht, gjithfarë manualesh dhe traktatesh mjekësore, që tashmë janë vjetëruar dhe ndoshta nuk i hyjnë në punë kujt, përveç ndonjë koleksionisti objektesh pa vlerë përdorimi. Të gjithë këta libra, bashkë me të gjitha cirilicat që kanë brenda, veç konotojnë vjetërim, zverdhje, zvjerdhje, erë të rëndë tutkalli, kapitullim.

Koleksioni rusisht në bibliotekën e B. L. mund edhe të jetë shpërbërë vetvetiu në duart e hamejve, si afresket romake në katakombet e Romës së Fellini-t, në kontakt me oksigjenin e depërtuar rishtas ose edhe thjesht prej ndërrimit të klimës politike.

Pastaj më shkon në mendje se, edhe sikur librat që ofrohen trotuareve dhe parqeve të mos vijnë drejtpërdrejt nga fondi privat i albanologut të njohur, me siguri që ky i ka pasur këta tituj në zyrë dhe në shtëpi. Disa syresh edhe do t’i ketë redaktuar, kryeredaktuar, komentuar, shkurtuar, keqtrajtuar, miratuar, censuruar, vonuar, manipuluar, shtrembëruar; si çdo mamí kulturore që e merr seriozisht profesionin e vet.

Tekste universitare të folklorit, letërsisë shqipe, drejtshkrimit; akte të konferencave albanologjike dhe të kuvendit të studimeve ilire; botime për Skënderbeun, të vitit 1968; numra revistash Studime Filologjike dhe Studime Historike; revista Studia Albanica; një vepër e vetme e Enver Hoxhës për superfuqitë, që duhet t’i ketë shpëtuar asgjësimit pse është në portugalisht; materiale të Institutit të Folklorit, këngë epike dhe lirike të popullit shqiptar, këngë të Luftës Nacional-Çlirimtare; madje edhe një botim fotostatik i fjalorit Petit Robert të frëngjishtes, të cilin e përdornim të gjithë në vitet 1980.

Tani e kuptoj pse më shqetësojnë këto fragmente, ndoshta reale ndoshta imagjinare, të bibliotekës private të profesorit B. L.: këto janë librat me të cilat kam studiuar unë atëherë, librat e bibliotekës virtuale që unë ruaj ende në kujtesë; librat e albanologjisë akademike të viteve 1980.

Titani i djeshëm B. L. tani prehet i qetë 2 metra nën dhé, në varrezat e Kombinatit, së bashku me prestigjin e kulturës që administroi ex cathedra. Çfarë gjej dhe i jap të njohur në trotuaret është, përkundrazi, biblioteka ime virtuale, ose fondi kulturor i një epoke që po zbërdhylet e po shkërmoqet, brenda dhe jashtë meje, aq sa tani s’mund të flas më as për kujtesë, por vetëm për pluhur dhe jashtëqitje insektesh.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Kulturë | Tagged biblioteka, biblioteka private, kultura ruse, librat, rusishtja, vjetrimi | 1 Comment

One Response

  1. on November 4, 2010 at 3:37 pm theollogos

    Pa dashur te prish hermetizmin e inicialeve qe nuk i deshifroj dot ne emer konkret, nje rast “tjeter”(?) qe e shohin te gjithe rrugeve eshte ai i akademikut I, vdekur edhe kjo. Thuasje, e gjithe seria e librave te tij ne italisht, botime te para 1940-s, shiten lirshem ne uren e re te Lanes, mbi borduren e saj te dekoruar. Jane te vulosura dhe firmosura nga vete autori. Pyetjes sime per librashitesin ambulant, se perse te gjithe keto libra gjenden ne shitje, pergjigja erdhi e menjehershme: i ka nxjerre i biri. Nuk e di nese kjo eshte e vertete, por them se kjo eshte nje dukuri shume me fisnike sesa ajo tjetra qe lidhet serish me librat e vjeter, por qe per shumekend mund te jene edhe te Vjeteruar. E kam fjalen per libra te periudhes se Diktatures- e quajtur keshtu edhe me Kushtetute- libra te ideologjise, te cilet gjenden padyshim rrugeve, por ku pervec lidhjes cilesore bie ne sy edhe gervishtja apo mbulimi me korrektor i ish – poseduesit te dikurshem. Me ka rene ne dore Lenini si prone private e profesoreve universitare, Marksi si kapital i cmuar i emrave apo me sakte Mbiemrave te njohur. Nuk e paragjykoj kete distancim jo dhe aq akademik, por thjesht them se me “dyautoresine” me duket se libri fiton nje vlere dyfishe; ate informative dhe ideore, por edhe si deshmi e nje kohe me sa duket po aq trullosese sa kjo tani. Te pakten per me te vegjlit.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ana on LOST IN STATISTICS
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
    • TESTE DHE TEKSTE June 6, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 4 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,791,263 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (15)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,071 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: