• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« BOOMERANGU MBI GJOL
ME PUPLA TE RREME »

GЁZUAR SMS

December 26, 2010 by Pishak Zhgaba

Urimet me SMS vijnё kryesisht nё trajtё orteku. Dy janё mё kryesorёt. Orteku i parё e ul vrapin andej nga fundi i vitit, tjetri me fillimin e vitit tё ri. Siç mund tё përfytyrohet lehtë, dallga e parё e SMS-ve merr forcë nga urimet e Krishtlindjeve, dallga e dytё e gjen energjinё tek urimet e vitit tё ri.

Karakteri fetar i SMS-ve tё Krishtlindjeve shkon e puqet diku me karakterin laik tё urimeve tё vitit tё ri. Pёr pak ditё urimet vijnё bashkё, duke krijuar njё grupim tё tretё ndёrkategorial: “Gёzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri”,  ose mё pёrgjithёsisht “Gёzuar festat”. Kёto tё fundit janё urime “politikisht korrekte”, pasi nuk mund tё akuzohen pёr diskriminime ose keqkuptime fetare. Statistikisht, orteku i parё me SMS shprehet pёrgjithёsisht nё gjuhё tё huaj, çka tregon se tё huajt u japin mё rёndёsi Krishtlindjeve se sa Vitit tё Ri. Vala e dytё ёshtё kryesisht nё shqip, plot e pёrplot me folje nё dёshirore, ku forma foljore “qoftё” ngatёrrohet me emrin “qofte”, ngaqё nё celular “ё”-ja pothuajse nuk ekziston: “Qofte ky viti i ri…”. Por ngatёrresa ёshtё jo aq e rastёsishme pёrderisa era e qofteve kundërmon gjithё shtёpinё.

SMS-tё me urime, përjashto numrin standard tё shkronjave, nuk janё si mesazhet e tjera gjatё vitit. Janё mё formale e kanё mё pak lidhje me pёrditshmёrinё. Por pasi i lexojmё SMS-tё, çfarё duhet tё bёjmё me to? Pyetje e ligjshme pёr sa kohё nuk tё arrijnё mё shumё se katёr SMS urimesh. Kur janё pak mund t’u pёrgjigjesh, emёr mё emёr, por kur janё lumenj nuk i bёn dot ballё vёrshimit tё pandalshёm. Ja disa “kёshilla” se si mund t’i trajtojmё, duke pёrfituar, dyndjet e SMS-ve gjatё festave:

- Lexojini me kujdes SMS-tё, njё pёr njё, dhe pёrgjigjuni edhe ju me SMS tё pёrsonalizuara me emёr, ose mё mirё me shkurtime emri. Kjo do t’ju marrё kohё deri vitin e ardhshёm, por nuk ka zgjidhje tjetёr nёse doni tё mbesni njeri me ndjenja tё sinqerta.

- Lexojini dhe fshijini pa u pёrgjigjur. Kjo ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё kursyer kohё, por rrezikoni tё dukeni i paedukatё. Pёr fat tё keq, SMS-tё nuk mund tё trajtohen si e-mailet, ku mund tё futёsh ose funksionin “bllokim spam”, ose “pёrgjigje automatike” e llojit “Nuk jam i pranishёm, dёrgomёni SMS nga viti qё vjen”.

- Prisni deri afёr festave, zgjidhni SMS-nё mё tё bukur qё ju kanё dёrguar deri nё atё çast, kopjojeni e pastaj dёrgojuani tё gjithё atyre qё gjenden nё rubrikёn tuaj telefonike, pёrveç autorit origjinal: mund t’ju kёrkojё tё drejtat.

- Pёrzgjidhni SMS-tё me urimet mё tё bukura dhe vijini mёnjanё si zairetё pёr vitin e ardhshёm. Mund t’i pёrdorni, ose mund tё krijoni njё faqe internet me shёrbimin e urimeve SMS, dy qindarka njё urim: mund tё jetё biznes me perspektivё.

- Vini mёnjanё SMS-tё qё ju drejtohen me emёr. Zakonisht SMS-tё me urime nisen me parti prej 50 njёsish. I njёjti tekst pёr shumё marrёs, e njёjta letёr pёr shumё adresa. SMS-tё me emёr e kanё domethёnien brenda, kur nuk kanё dёrgues inteligjent, ose dёrgues me smartphone qё i fut emrat automatikisht, duke ruajtur tekstin origjinal.

- Mblidhni tё gjitha SMS-tё dhe studiojini. Shkrimi i SMS-ve ёshtё art i vёrtetё, anipse urimet janё bёrё pёr SMS-tё ose e kundёrta, SMS-tё janё krijuar pёr urimet. Nuk ёshtё e lehtё tё shprehesh me pak shkronja, pёrndryshe rrezikon tё kalosh nё mesazhin e dytё dhe tarifa dyfishohet.

- Inventarizoni tё gjitha SMS-tё, pёr tё parё sa prej tyre nuk do t’ju shkruajnё vitin e ardhshëm. Mund tё dalloni miqtё nga kinse miqtё.

- Kategorizojini mesazhet sipas grupmoshave, gjinive dhe shtetёsive. Mund tё dalin pёrfundime interesante nё lёmin sociologjik, por edhe pёr pёrcaktimin e kompanisё mё tё mirё telefonike qё ofron SMS-tё mё tё lira. Ndonjёherё njerёzit mesazhohen (jo masazhohen) pёr tё shfrytёzuar paketat me oferta SMS, jo se i ka marrё malli pёr urime.

- Koleksiononi SMS-tё qё ju vijnё. Nё qoftё se ka koleksionues fluturash, pullash, kartolinash, pёrse mos tё ketё edhe koleksionues SMS-ёsh? Njё ditё mund tё vlejnё njё grusht me parà. Njё anonim i sotёm mund tё jetё i famshёm nesёr. Njё militant i sotёm mund tё jetё ministёr nesёr.

- Shikoni me vёmendje prurjet e SMS-ve. Kur shterojnё domethёnё qё festat kanё pёrfunduar. Nё kёtё rast nuk keni absolutisht nevojё pёr kalendar.

- Shqyrtoni lidhjen midis SMS-ve dhe emotikoneve. Nuk ёshtё aq e pafajshme. Ka nga ata qё komentojnё çdo gjё me emotikon :-) , ose emotikojnё çdo koment. Vini re pёrputhjen e ndjenjave, urimet mund tё shoqёrohen edhe me emotikone me lotё :-( .

- Krahasoni tё gjitha SMS-tё e ardhura nё celularin tuaj me ato tё njё mikut tuaj. Do tё zbuloni gjёra interesante. Psh. qё mesazhet janё klone anonime, ose qё tё tuat janё tё papersonalizuara, kurse mikut i drejtohen me emёr.

- Pasuroni rubrikёn tuaj telefonike. Breshёria me SMS ёshtё rasti mё i mirё pёr tё plotёsuar rubrikёn tuaj tё dёmtuar ose tё papёrfunduar. Nё SMS-tё e urimeve do tё gjeni numra celularёsh qё kishit humbur ose fshirё gabimisht, ose thjesht “miq” qё nuk i kujtonit qё nga SMS-ja e kaluar, e vitit tё kaluar.

- Mёsoni gjuhёn e ardhshme me SMS-tё e sotme. Aktualisht nёpёrmjet SMS-ve njerёzit dashurohen, ndahen, flirtojnё, shahen, kёrcёnohen, pajtohen,… Nesёr SMS-tё mund tё pёrbёjnё standardin e komunikimit, me prurje ose jo dialektore. Nё tё ardhmen edhe vetё Parlamenti mund tё funksionojё me SMS, ndoshta edhe seks mund tё bёhet me mesazhe celularёsh. Gatiteni qё tani tё ardhmen tuaj, mund tё jeni deputetё ose Don Zhuanё.

Pra urimet me SMS, qё ju vijnё nga çdo cep i globit, nuk e kanё vlerёn e vet vetёm tek dёshirat e pёrcjella. Pak rёndёsi ka se tashmё e kemi harruar se ç’do tё thotё akronimi SMS, sikurse USB, apo PPSH. Rёndёsi ka çfarё kuptimesh i japim ne akronimit SMS (Shume mesazhe standard? Si mesazhe soliste? Sa mesazhe soj e sorollop? Sikurse mesazhet soliste? Sikundёr mesazhe skolastike? Sa mesazhe sidokudo? Silur mesazhi skandaloz? Sinjal mesazhi simptomatik? Si mesazh special? Spikat mesazhi spitullaq? Sulm mesazhesh spekulluese? Suazё mesazhesh sqaruese? Syth mesazhi surbull? Shёrbim mesazhesh snob?).

Tek e fundit ne sms-ojmё, pra jemi. Nga ana tjetёr, mes zhurmёs sё tingujve qё lajmёrojnё mesazhin nё celular, ne komunikojmё mё shumё me ata qё nuk na dёrgojnё tё tilla; se mungesa flet detyrimisht edhe pёr praninё. Por pastaj celulari bosh, pa SMS, do tё ishte i padurueshёm.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Humorr, Për ajrim, Sociologji | Tagged anonim, celulari, celularёt, mesazh sms, mesazhet tekst, sms, teksti sms, urime, urime me sms, urimet sms | 2 Comments

2 Responses

  1. on December 26, 2010 at 7:28 pm b.

    xhaxhi, sot Agron Tufa ka publikuar nje shkrim të titulluem
    ‘Standardi i Standartit’
    besoj qe je kurreshtar te njihesh me te, meqe debatet e fundit ketu jane zhvilluar rreth kesaj teme

    http://www.gazetastart.com/analist.php?kategoria=Analistet&analist=Agron_TUFA&nr=1169


  2. on December 27, 2010 at 2:42 am flo

    Aq më inatosin ata që nuk vendosin ë-në në fund… më vjen t’i korrigjoj dhe pastaj t’ua ri-dergoj…



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    fatma on RRETH KOLIQIT
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    anonimi on RRETH KOLIQIT
    pifto on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 18 hours ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,750,743 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,044 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: