Shkruaj edhe ti një gjë, më tha dikush përpara dy tri ditëve. “Po ç’të shkruaj”, thashë me vete, prapë për Berishën?
I.
Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit është antiligjor nga që i përvetëson kompetencat një organi tjetër të një pushteti tjetër. Gjykata Kushtetuese është shprehur dy herë në lidhje me konfliktin institucional midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ku në të dyja rastet ka konstatuar, se hetimet e Prokurorisë nuk mund të jenë objekt i punës së një Komisioni Hetimor Parlamentar. Kjo është e shkruar edhe në kushtetutë aq qartë, që vetëm një lopë nuk do të mund të mos e kuptonte dot.


