• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MË SHUMË PËR GRUAN, MË PAK PËR PRIFTIN
VIKTIMA TË RETORIKËS »

VIKTIMA TË GRAMATIKËS

January 16, 2011 by Xha Xhai

Atentatori i Arizona-s Jared Loughner mund të lexohet edhe si një katalog i paranojave që kultivon dhe katalizon Interneti – po të gjykosh nga çfarë ka shkruar e ka thënë, dhe nga gjurmët që ka lënë rreth vetes.

Mes produkteve të kësaj mendjeje të sëmurë, por edhe të sëmurur nga klima e molepsur politike dhe sociale e provincës amerikane, më tërhoqi vëmendjen – natyrisht – obsesioni i tij me gramatikën.

“Qeveria po u imponon kontroll mendjesh dhe shpëlarje trush qytetarëve, duke kontrolluar gramatikën,” shkruan ai, në një video të afishuar në YouTube.

Analistët kanë vënë në dukje se, prapa këtij pohimi në dukje të marrë, fshihet premisa bazë e argumentit të teorisë së qytetarit sovran, dhe pikërisht se “qeveria përdor mjete gjuhësore në ligjet e veta për të na zhveshur [ne qytetarëve] nga të drejtat.”

Me fjalë të tjera, siç komenton Clyde Haberman në The New York Times (Subjects and Verbs as Evil Plot) qeveria e përdorka gramatikën për të kontrolluar mendjet e njerëzve.

Sipas Patricia T. O’Conner, filologe dhe autore e disa librave për gramatikën e anglishtes, ka “njerëz që besojnë se është e gabuar të përpiqesh të imponosh anglishten e duhur, sepse ky është një lloj komploti për kontrollin e mendjeve [...]. T’i thuash dikujt se kryefjala duhet të pajtohet gramatikisht me kallzuesin, për shembull, do të thotë t’ia shkelësh liritë, meqë të gjithë ne kemi një të drejtë të dhënë prej Zotit, për të folur dhe për të përdorur çfarëdo fjalësh që duam… [...] Mirëpo këta e shohin si një lloj komploti për të standardizuar mendjet e njerëzve dhe për t’i uniformuar të gjithë, si robotët.”

Ben Zimmer, që shkruan për The New York Times Magazine thotë: “Kur njerëzit ballafaqohen me autoritet gjuhësor të çfarëdo lloji, pavarësisht nëse ky është fjalor apo libër gramatike, ata që priren të mendojnë në mënyrë konspirative mund ta përdorin këtë si provë të ndonjë skeme themelore, ose si shenjë se dikush po e përdor gjuhën për të manipuluar mendjet e njerëzve…”

Që gjuha mund të përdoret për të riprodhuar pushtetin dhe mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë s’ka nevojë të jesh konspiracist, që ta besosh.

Megjithatë, kalimi nga rregullat gramatikore te shqipja totalitare nuk është i drejtpërdrejtë; madje edhe po të faktorizojmë këtu standardizimin e shqipes.

Argumentet e cituara më lart më kujtuan një debat që patëm dikur në blog; kur një komentuese pat pyetur se “me ç’të drejtë dikush, qoftë edhe i veshur me pushtet, mund t’ia imponojë të përdorë fjalën qumësht në vend të fjalës tamël.”

Sikurse më kujtojnë edhe librin e Arshi Pipës, Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste, i cili i kushtohet në masë të madhe marrëdhënieve mes politikave gjuhësore totalitare dhe Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.

Më në fund, më kujtojnë edhe librin tim, Shqipja totalitare…

Unë besoj se çdo akt komunikimi, nëpërmjet gjuhës, e përfshin një aspekt manipulues; folësi manipulon dëgjuesin, dhënësi marrësin, adresuesi të adresuarin.

Kur shteti (qeveria) u flet qytetarëve, njëkohësisht edhe përpiqet t’i manipulojë ata, në atë masë që i përdor thëniet e veta për të përcjellë kuptim ose informacion.

Vetë fjala “informacion” e përmban, në vetvete, nocionin e manipulimit, ose “të formuarit” (latinishtja informare duhet të ketë pasur, në krye, kuptimin “i jap formë diçkaje”).

Brenda një shteti demokratik, edhe qytetarët mund të manipulojnë pushtetin, ose qeverinë (“the Government”, siç thonë amerikanët) duke i folur. Kushtetutat demokratike i përcaktojnë edhe institucionet që do t’i shërbenin këtij dialogu të qytetarëve me qeverinë – ku, me dialog, nënkuptohet një shkëmbim ose manipulim i dyanshëm.

Prandaj vetë rreziku i manipulimit është rrezik fiktiv; jo ngaqë nuk ekziston, por ngaqë i bashkëlidhet çdo akti komunikues, privat dhe publik.

Individë të emargjinuar, si Loughner-i; ose kaktuse të shkretëtirës kulturore që kanë krijuar në Amerikë mediat, i druhen ligjërimit të pushtetit pikërisht ngaqë ndihen të emargjinuar e të përjashtuar nga cirkuitet normale të komunikimit me institucionet; ose ngaqë nuk i përgjigjen dot monologut të qendrës.

Nuk di nëse kjo mënyrë shtrimi e çështjes do të kishte vlerë, në hapësirën e debatit tonë për raportet midis standardit dhe të folmeve si raporte vertikale, ose force.

Kolegia që kërkonte të përdorte fjalën tamël në publik, pa u censuruar nga autoriteti gjuhësor – ose nga “gramatikani” mitik, manipulues dhe shpëlarës i truve – në thelb i druhej mundësisë se, po ta përdorte atë fjalë, autoriteti përkatës nuk do ta dëgjonte, ose do ta përjashtonte vetvetiu nga trajektoret e parashikuara për qytetarët e rangut të parë.

Arshi Pipa, në veprën e lartcituar, ngatërron në mënyrë masive – dhe të qëllimshme – hartën me territorin; duke e trajtuar Fjalorin e Kostallarit si vepër fund e krye parashkruese (preskriptive) e duke ia përjashtuar krejt aspektin përshkrues (deskriptiv).

Më në fund, mbeturina toksike të shqipes totalitare, të cilat i kam përshkruar, janë ende të pranishme në ligjërimin publik shqip dhe vijojnë të mbjellin viktima; jo aq duke ua manipuluar mendjet, por duke ua bllokuar aftësitë e gjykimit kritik, ose virtytin e të përgjigjurit.

Por unë nuk besoj se shteti demokratik e përdor gramatikën për të nënshtruar qytetarët; sepse shteti, me përkufizim, është i qytetarëve, dhe sepse një gramatikë e përbashkët është kusht jo vetëm për shtetin që ta përmbushë funksionin e vet, por edhe për qytetarët, që të përftohen dhe të riprodhohen si të tillë, ose si qytetarë.

Anglishtja standard, së bashku me dollarin amerikan (US$), kushtetutën dhe rrjetet televizive kombëtare, është një nga ato fare pak institucione që e ruajnë nga shpërbërja kaleidoskopin social, politik, etnik, ekonomik dhe kulturor të Shteteve të Bashkuara. Nuk është rastësi që Loughner-i, në elukubracionet e veta, u referohet autorëve që denoncojnë, në traktatet e tyre, jo vetëm gramatikën e anglishtes si mjet kontrolli të mendjeve, por edhe të këqijat e monedhës së përbashkët, taksave dhe ligjit.

Tani, sa për shqipen e njësuar…

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi, Politikë, Sociologji | Tagged Arshi Pipa, gramatika, ligjërimi i pushtetit, manipulimi i mendjeve, paranoja, rregullat gramatikore, shqipja e njësuar, shqipja totalitare, standardizimi i gjuhës, teoritë e komplotit | 6 Comments

6 Responses

  1. on January 16, 2011 at 10:26 am presja

    “Unë besoj se çdo akt komunikimi, nëpërmjet gjuhës, e përfshin një aspekt manipulues; folësi manipulon dëgjuesin, dhënësi marrësin, adresuesi të adresuarin.
    …
    Prandaj vetë rreziku i manipulimit është rrezik fiktiv; jo ngaqë nuk ekziston, por ngaqë i bashkëlidhet çdo akti komunikues, privat dhe publik.”

    Loughner kete lloj veshtrimi nuk e pati kurre, dhe ne fakt nuk mund ta kuptonte kete. Me ka rene rasti te flas per kete lloj manipulimi me njerez te ekuilibruar, te zgjuar e te kulturuar, por me formime larg gjuhesise e shkencave shoqerore, qe gjithashtu e kane te veshtire ta rrokin kete koncept.

    Ne dicka qe lexova per Loughner thuhej se nje nder ato pese libra qe ai i donte me shume ishte 1984 i Orwell-it (te ka faj?!). Besoj se aty mori idene e manipulimit gjuhesor nga qeveria, por qe nuk e pertypi dhe nuk e treti dot kurre ne trurin e vet. E beri Perendi, por ne fakt urdherat e kesaj perendie i krijoi nga mendja e vet e semure, dhe atyre u bindej.
    Kishte po kete koncept psh per matematiken, jo vec per gramatiken. Logjikimi i tij ishte ne te dy rastet mekanik dhe bazohej mbi te drejten absolute te individit per te thene gjithcka qe ishte e vetmja garanci sipas tij, qe ishte i lire nga qeveria. Psh nga klasa e matematikes doli (pasi ish thirrur policia me duket) sepse sipas tij ai ishte i lire te konsideronte, per operacionin 3+8, si pergjigje te drejte rezultatin 18. Profesoresha nuk kish te drejte ta shtrengonte qe ai te thoshte 11. (Numrat nuk ishin keto qe une permend, sidoqofte).

    E ngajshme pak me ‘tamel’, por e cuar per tej, ne absurd.


  2. on January 16, 2011 at 11:45 am Wiktima

    Duket se gjuhesia i ben viktimat ne perputhje me relievin kulturor te vendeve. Keshtu viktimat ne rradhet tona i ofrohen gjuhesise sipas nje rendi problemesh e zhvillimesh qe shqetesojne me tipikisht e masivisht, e sipas meje, dy jane me te rendesishmet syresh: kombetarizmi e komunitarizmi. Rrjedhimisht viktimat e gjuhesise tek ne plaget i marrin e perpiqen t’i japin kryesisht mes etimologjise dhe leksikografise.

    Pulsioni drejt vjetersimit qe fisnikeron origjinat, rivendikimet revizioniste qe kerkojne te korrigjojne padrejtesite e ndryshme qe vazhdojne t’u behen ‘shqiptareve ne shekuj’, shtyn keshtu sipermarrjen masive te dekriptuesve dhe restauruesve free-lance neper rrenjet e pleksura french-kiss te gjuheve, per te dale prej andej me bindjen se atje poshte gjerat jane te qarta: Bibla, Vedat dhe Iliada, varret etruske e perendite egjiptiane lobojne dite e nate (vecanerisht naten) per sqarimin e rolit qendror te shqipes ne univers, po kush po i degjon se… Nga fronti komunitarist-leksikografik, ne anen tjeter, po ne emer te korrigjimit te padrejtesive dhe vjetersise se gjenealogjive, metohet futja ne qarkullim e sa me shume formave dialektore te mundshme, forma te cilat komunizmi i la te vdesin maleve, duke ua refuzuar pasaportizimin per qytet: me kete, ne ligjerim perdite e me shume vijne e montohen tekste qe kane nevoje per glosar shoqerues per t’u kuptuar edhe prej gjuhetareve, tekste ku arroganca imponohet deri me grafi te reja, si puna e helmetes hundore ^ me te cilen pajisen tashme disa zanore.

    Keshtu nese semundja ne Amerike vjen e shprehet rreth konspiracioneve gramatike, ne reflektim te frikerave te vjetra kunder qendres/elites se larget qe tenton te permbledhe gjithe nje kontinent ne nje dore, tek ne shfaqet me etimologjine si tentative per te provuar te drejten e vjeter mbi token e kontestuar, apo per t’u pranuar, ne mos superiore, te barabarte ne familjen e kombeve; ne anen tjeter me ‘leksikografine’ komunitariste, tentativa eshte ne riperkufizimin e kombit dhe hegjemonine mbi te.

    Keto probleme jane cekur gjeresisht e periodikisht edhe ketu ne PTF, deri ne piken sa nje nga te vetmet liri qe nuk u njihet komentatoreve ketu eshte ‘etimologjizimi’.

    ps-Kaperceva nje medyshje te vogel per te transportuar ketu nja dy linqe ilustruese, pasi besoj se nuk duhet te tallem me hallet e njerezise, po per sa kohe behet fjale per materiale te publikuara, nuk ma do mendja se po e teproj aq shume. Plus qe nuk ma do mendja se po sjell ndonje shembull te panjohur.

    http://www.calameo.com/books/000138112f934d5ebe501

    http://clirimxhunga5.blogspot.com/2010/06/si-mund-te-shpetosh-moj-elizabethe-nga_28.html


  3. on January 16, 2011 at 12:16 pm Qafir Arnaut

    Ben vaki qe me kete punen e gramatikes te kete te drejte. Si njohes i mire i anglishtes (dmth testoj te 95th percentile ne teste te standardizuara) gjithmone pyes veten si eshte e mundur qe une si i huaj tja kaloj 95% te test shkruesve?
    Une ne fakt ne gramatike anglisht jam komplet brryl. Por neperjet leximit te gazetave dhe librave te veshtire kam arritur nje fare kompetence qe me lejon te lexoj between the lines.

    Ndersa nje amerikan si Laughner nuk eshte ne gjendje te lexoje ne nivelin e 8-vjecares. Kam pershtypjen se kjo eshte jo per faj te instruktimit shkollor, as prej mosleximit si ushtrim/gjimnastike, por sepse anglishtja eshte nje gjuhe konfuze, perdoremi i te ciles dallon ‘sans culote’-in nga borgjezi.

    Anglishtja ‘gramatikore’, kam pershtypjen se le nje segment te gjere te popullates pa informacion. Ne nje program per ‘financial literacy’ ku punoj si vullnetar me ka tronditur shume fakti qe shume studente te shkollave te mesme nuk e dinin se c’ishte ‘mortgage’. E ne fakt nuk u ve faj se kjo fjale NUK ESHTE ANGLISHT! Besoj se ketu e ka fjalen Laughneri..jo te gramatika, po te vokabulari i nje gjuhe qe ka arritur deri ne 1 milion fjale e qe shperndan tym e i le njerezit ne mjergull e analfabetizem para ‘masturbacioneve intelektuale’ financiare apo te ndonje zhanri tjeter.


  4. on January 17, 2011 at 11:58 am Evdotea

    17 Janar 2084. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje mbasdite në ambientet e Fondit Bibliotekar të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë. Shtetasi Rr. Sh., mbasi ka mundur të shmagë mjeshterisht kontrollet e rrepta të rojes civile të ndërtesës duke u paraqitur si një mësues fshati i përkushtuar ndaj gjurmimit të fjalëve plaka e të harrueme, të cilat më pas dhe na i paskërkësh përmbledhur në një qitap që kërkonte ta depozitonte në kasafortën e Kartotekës së Institutit në fjalë, e pra, ky i paudhë, ka depërtuar në drejtim të mjediseve të brendshme të Fondit Bibliotekar të Institutit dhe mbasi i ka spërkatur me benzinë mësohet t’u ketë vënë zjarrin shtatë vëllimeve të Studimeve Etimologjike në fushë të Shqipes, si dhe teksteve të citura në vijim, vepra themelore dhe themeluese të gjuhësisë shqiptare : “Fonologjia historike e gjuhës shqipe”, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I – Morfologjia si dhe Vëllimi II – Sintaksa, “Parashtesat” dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” , “Fjalori i gjuhës shqipe” i vitit 1954, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” i vitit 1980, “Fjalori i shqipes së sotme” i vitit 1984.

    Fatmirësisht mësohet t’i kenë shpëtuar zjarrit “Meshari i Gjon Buzukut”, “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste” si dhe “Shqipja totalitare, tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990”. Ky fakt ka lënë shteg për spekulime nga ana e disa mediave si dhe të hamendësimeve nga ana e disa analistëve të njohur telvizivë, për ekzistencën e një lidhjeje të mundshme midis aktit më të fundit të zjarrvënies dhe klimës së helmatisur që shoqëron prej vitesh debatin intelektual për rishikimin e standardit.

    “Prite Zot me përzhit i krishteni Sapiencën, anipse titujt në fjalë për mue janë as ma pak e as ma shumë se njifarsoj parasapiencet arketipale shqyptare, njikshtu kisha mujt me i përkufizue une”, mësohet të jetë shprehur për “Zërin e Amerikës” gjuhëtari dhe antikomunisti i njohur Pipa, njeriu që i dha shtyrjen kryesore drejt rropullimës regjimit të tmerrshëm komunist, dhe pikërisht nga valët e Radios më të dashur për shqiptarët e viteve ’80.

    I menjëhershëm reagimi për opinion i autorit të Shqipes Totalitare. “Si gjithmonë bëhet fjalë për lexime të titullit të veprës sime, madje lexime të cunguara të vetë titullit.E kisha parashikuar shumë kohë më parë, madje që në çastin e botimit të veprës sime që kjo e fundit do të mund të përdorej nga anë të ndryshme për qëllime të ndryshme. Por kjo është e tepërt, sinqerisht, unë nuk mund të përgjigjem për çdo psikopat që lexon për së prapthi veprën time”.

    Ndërkohë që sociologia e njohur Luli Karadaku Shtjefni mësohet të jetë shprehur literalisht “Të hedhë gurin e parë ai që është pa faj. Faj kam unë, faj ke ti, faj kemi ne të gjithë. Andaj mos e kërkoni fajin tek ky i ri i paformuar por te sovietiku Kostallari”.

    “Omnia vincit Amor”, mësohet të jetë përgjigjur sovietiku në fjalë nga ajo botë.


  5. on January 19, 2011 at 2:19 am a ndodh...

    “Unë besoj se çdo akt komunikimi, nëpërmjet gjuhës, e përfshin një aspekt manipulues; folësi manipulon dëgjuesin, dhënësi marrësin, adresuesi të adresuarin.
    …
    Prandaj vetë rreziku i manipulimit është rrezik fiktiv; jo ngaqë nuk ekziston, por ngaqë i bashkëlidhet çdo akti komunikues, privat dhe publik.”

    Ateherë, a ndodh që atë librin “Shqipja totalitare” kot që e paske shkrojtur? Nëse secili akt komunikues përfshika aspekte manipulimi, nuk paska bërë asgjë që s’bëhet shteti shqiptar komunist? Vetë rrëzimi i diktaturës tregoi se manipulimi i tjetrit kërkon më shumë sesa parulla e fraza, pra më shumë sesa gjuhë.


    • on January 19, 2011 at 10:23 am Xha Xhai

      Me ju nuk merrem; kot që lodheni. Ju shkruani me keqdashje dhe armiqësi, kërkoni sherr. Nuk jua kam ngenë.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    fatma on RRETH KOLIQIT
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    anonimi on RRETH KOLIQIT
  • Enzima

    • ARSIMIMI I TRUPIT
    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 1 day ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,751,226 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (19)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,042 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: