Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2011

Personalisht do t’i ndaja krahasimet në politikë sipas dy kritereve. Së pari, në bazë të sinqeritetit: krahasimet bëhen, o me mirëbesim, o me prapa-para-mendim. Kur hodha dyshim për krahasimet e tepruara (si Hitleri, si Stalini, si Hoxha, si Gedafi, si Ben Ali,…), midis të tjerash, kisha parasysh faktin se figura të tilla retorike ishin në thelb manipuluese, sepse në rastin më të mirë shprehnin një dëshirë, në rastin më të keq përbënin ftesë për të kopjuar një model të mëparshëm. (more…)

Read Full Post »

Më bëri përshtypje një paragraf në intervistën e shkrimtarit italian Roberto Saviano dhënë emisionit “Shqip” të R. Xhungës.

Duke folur për lidhjet mes organizatave mafioze të Italisë dhe atyre të Shqipërisë, Saviano thotë:

(more…)

Read Full Post »

Ditë më parë, kur pata nxjerrë një shkrim ku flisja për Berishën dhe Berlusconi-n si bashkëvuajtës, shumë komentues u irrituan: “mos e krahaso Berishën me Berlusconi-n!”

Disa e thanë këtë sepse nuk duruan që të fyhej kryeministri italian, të tjerë për ta mbrojtur kryeministrin shqiptar nga përqasja me një gruar të zvetënuar si kolegu i tij në Romë.

Berishën e kanë krahasuar me të tjerë liderë këto ditë: Kadafin, Mubarakun, Ben Alinë (të Tunizisë, jo të birin e Ramizit tonë). Si gjithnjë, këto gjeste të të menduarit simbolik kanë përftuar të fyerit përkatës – të cilët janë ngutur të argumentojnë se pse Berisha nuk është as i pari, as i dyti, as i treti; edhe pse, çuditërisht, krahasimi mund të bëhet vetëm mes dy entiteteve që nuk janë identike.

(more…)

Read Full Post »

Ligjërimi publik shqiptar po ndotet dita ditës. Tashmë në vend të komunikimit ka sharje, fyerje, akuza. Mjafton të hapësh një gazetë çfarëdo e do të lexosh fjalë nga më të rëndat. Për provë, natyrisht pa mëtime statistikore, mora dy komente të botuara nga një e përditshme shqiptare dhe i bëra një vjelje të shpejtë leksikore. (more…)

Read Full Post »

Të flasësh për përdorimin e figurave stilistike në ligjërimin publik shqiptar e t’i kritikosh, duke filluar ta zëmë nga krahasimet, është si të merresh me qimet në sy ndërkohë që trarët të kanë rënë mbi kokë. Si të thuash, tingëllon finesë e tepruar kur sharjet në politikë po ua kalojnë mejhaneve më të pista nënurbane. (more…)

Read Full Post »

Shoh që diskursi politik i palës në pushtet, në Tiranë, po kalcifikohet me të shpejtë në zhargon, çfarë u intensifikua veçanërisht pas ngjarjeve të 21 janarit dhe krizës institucionale që pasoi. Ky nuk është më aq diskurs që kërkon të komunikojë, sesa një ritual që synon të konfirmojë raportet e forcës brenda pushtetit dhe rolin katalitik të Berishës, brenda këtyre raporteve.

Dukuria bëhet interesante në atë masë që eksponentë të PD-së dhe të ekzekutivit adoptojnë manierizmat, retorikën, metaforat dhe senjaletikën e përdorur nga kryeministri Berisha, veçanërisht në daljet e tij në publik këto muajt e fundit. Çka në rrethana të tjera do të mund të interpretohej si një tik idiolektal ose megalomani diskursive e një individi, tani është adoptuar, pothuajse zyrtarisht, si manual stili i ligjërimit politik të pushtetit.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë një vizite në Shkodër, ku përuroi një Qendër të Informimit të Bashkimit Europian, kryeministri Berisha deklaroi publikisht:

Ne jemi kombi i vetëm, i cili mbështet mbi 95 përqind integrimin europian. 3-4 përqind janë ata flakëvënësit që nuk kanë të ardhme në Shqipëri. Një komb i vogël si i yni nuk mund të ketë parajsë tokësore më të bukur e më të mirë se Bashkimi Europian, për të ndërtuar të ardhmen e tij.

Edhe pse i tërë fjalimi i kryeministrit kullon retorikë boshe, ky pasazh tërheq veçanërisht vëmendjen edhe në lidhje me çfarë thuhet pikërisht.

(more…)

Read Full Post »

POLITIKA PËRMBYS

nga Xhibi

Perversiteti dhe absurdi janë dy konstante të politikës shqiptare, dhe me kalimin e kohës janë bërë gradualisht, më normale, më të pranueshme, më pak të kontestueshme, në mos normë. Ndryshojnë vetëm rrethanat dhe argumentet e momentit.

(more…)

Read Full Post »

TUNDIMI

Ishim ulur rreth një tavoline të ulët në gjysmerrësirë, për të shijuar një gotë verë port pas darke, kur njëri prej të ftuarve, Gent më duket se e quanin, më zgjati paketën. “Ndize një,” tha.

Nuk ia ktheva dorën, tërhoqa cigaren nga paketa, ia ndieva erën prej çaji duhanit të ngjeshur, pastaj një nga vajzat më afroi çakmakun, me flakën që m’u lëpi sensualisht pas letrës me vija të holla të kaltra.

(more…)

Read Full Post »

Votimi familjar është dukuri e dëmshme, sepse e minon nga brenda procesin zgjedhor duke ia kushtëzuar zgjedhjen qytetarëve. Nga ana tjetër, përballë kutisë së votimit, riprodhohen forma negative të trysnisë sociale, duke e mohuar lirinë individuale, si p.sh. patriarkalizmi. Demokracia, pra, e ka domosdoshmëri luftën ndaj votimit familjar, i cili e deformon vullnetin e zgjedhësve.

(more…)

Read Full Post »

Nuk di nëse i ka matur kush orët që kalojnë fytyrat e liderëve politikë shqiptarë në ekranet e televizionit, ose herët që u përmendet emri në lajmet, në debatet, ose në mediat e shkruara.

Televizioni transmeton drejtpërdrejt mbledhje të qeverisë, seanca parlamentare, konferenca shtypi të kryeministrit, të kryetarit të opozitës, të këtij apo atij politikani të shquar ose zyrtari të lartë.

(more…)

Read Full Post »

A duhen mbajtur zgjedhjet e majit?

Kësaj pyetjeje ia dëgjon përgjigjen vetëm kur të paanshmit dhe të huajt nisin të shpjegojnë se zgjedhjet lokale të majit duhen mbajtur pa tjetër, meqë kjo ka lidhje me plotësimin e këtij ose atij kushti, të kësaj ose asaj pike, të këtij ose atij kriteri…

Më duket se është një nga ato pyetje së cilës po ia japin përgjigjen pak si me shumë siguri.

(more…)

Read Full Post »

Shumë prej nesh e komentuan intervistën e fundit të ambasadorit të ShBA në Tiranë Arvizu, dhënë Zërit të Amerikës; dhe me të drejtë. Edhe pse z. Arvizu është para së gjithash diplomat dhe shumë herë është i detyruar të flasë me gjuhë diplomatike, fjala e tij dëgjohet si fjala e shtetit që ai përfaqëson, dhe pesha e ShBA në politikën shqiptare mbetet vendimtare.

(more…)

Read Full Post »

Mes romaneve që mbaj mend nga fëmijëria, vend të veçantë zë Rruaza e katërt, i shkrimtarit finlandez Martti Larni.

E kam gjetur në bibliotekën time, prandaj them se do të jetë botuar në Tiranë para vitit 1965.

Ky roman, që rrëfen peripecitë e një finlandezi në Amerikë (Jerry Suomalainen, më pas Jerry Finn), duke ia bërë edhe një analizë satirike mënyrës amerikane të jetesës, është pothuajse i panjohur në Perëndim.

Megjithatë, po të gjykosh nga numri i madh i hit-eve në Google, i përkthimeve dhe i botimeve në rusisht, duket se Rruaza e katërt paska qenë jashtëzakonisht popullor në Bashkimin Sovjetik, pasi ky roman u botua atje i përkthyer, në fund të viteve 1950.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: