• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« FLUTURIME ME PRESH II
EKSTREMET QË U PUQËN »

LE TË KRAHASOJMË

February 27, 2011 by Xha Xhai

Ditë më parë, kur pata nxjerrë një shkrim ku flisja për Berishën dhe Berlusconi-n si bashkëvuajtës, shumë komentues u irrituan: “mos e krahaso Berishën me Berlusconi-n!”

Disa e thanë këtë sepse nuk duruan që të fyhej kryeministri italian, të tjerë për ta mbrojtur kryeministrin shqiptar nga përqasja me një gruar të zvetënuar si kolegu i tij në Romë.

Berishën e kanë krahasuar me të tjerë liderë këto ditë: Kadafin, Mubarakun, Ben Alinë (të Tunizisë, jo të birin e Ramizit tonë). Si gjithnjë, këto gjeste të të menduarit simbolik kanë përftuar të fyerit përkatës – të cilët janë ngutur të argumentojnë se pse Berisha nuk është as i pari, as i dyti, as i treti; edhe pse, çuditërisht, krahasimi mund të bëhet vetëm mes dy entiteteve që nuk janë identike.

Dje ose pardje, dëgjova që PS-ja kish deklaruar zyrtarisht diçka si “Shqipëria nuk është Tunizi.” Edhe këtë herë, kjo e vërtetë triviale sillet për të mohuar një krahasim të bërë më parë, dhe pikërisht mes Shqipërisë dhe Tunizisë, ose Egjiptit, ose tani vonë Libisë.

Kuptohet se krahasuesit në fjalë nuk kishin ndërmend t’ia ndërronin identitetin atdheut të tyre; por vetëm të gjenin disa pika të përbashkëta mes dy entitetesh të ndryshme, të themi Shqipërisë dhe Tunizisë, në mënyrë që (1) të parashikonin zhvillimet e mëpasme dhe (2) të dallonin një rregullsi (pattern) që do t’i ndihmonte për të kuptuar se çfarë ndodh në Tiranë.

Në një koment, Lulian Kodra vërejti, me të drejtë, se Berisha dhe Kadafi, në cilësimet që u bënë protestuesve, deri edhe që këta kishin përdorur drogë e thanë njëlloj, thuase po e lexonin nga i njëjti manual kundër-akuzash për burra shteti të trembur.

Që këtej, krahasimi mes të dyve vjen natyrshëm, megjithë indinjimin e pakufi të përkrahësve dhe dashamirësve të kryeministrit shqiptar. Si guxoni ta krahasoni tonin me autokratin, mitomanin, pseudologun, pulastrenin Kadafi?

Natyrisht, ky indinjim vjen ngaqë, një nga motivet e fshehta por djegëse të krahasimit, në këto kontekste, është poshtërimi.

(Nuk po presim që ta krahasojë kush tonin me De Gaulle-in ose Perikliun e Athinës…)

Berishën e kanë përqasur, ndër të tjera, edhe me Enverin – por vetëm ngaqë Enveri është shndërruar tashmë në një arketip, ose shifër të liderit shqiptar, për mirë dhe për keq.

Edhe Ben Alisë, Kadafit dhe Mubarakut nuk ua ka ngrënë kush hakun; teksa metafora e lodhur e “bijve”, në gojë të politikanëve të PD-së, njohu një zhvillim të ri në gojën e deputetes së PD-së Raimonda Bulku, kur kjo deklaroi se “bijtë e Ben Alive, Gedafëve e Mubarakëve që përmbysëm 20 vjet më parë, janë jo vetëm organizatorët e këtij grushti shteti por dhe autorë të organizimit të dhunës dhe vrasjes së viktimave që i përdorën si mish për top për karrigen e tyre”.

Në të njëjtën kohë, lexoj se zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj e paska quajtur Edi Ramën “pasardhës të Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve të Shqipërisë.”

Sa më shumë që zgjerohet sfera e aplikimit të krahasimit, aq më tepër zbehet nga kuptimi gjymtyra e tij e parë. Liderët arabë të rrëzuar nga pushteti ose në prag të rrokullimës shërbejnë tani vetëm si konkretizime të së keqes politike, ose të liderëve që duhen hequr qafe. Nuk duam edhe shumë për të arritur te Hitleri, ose pjesëtimi me zero, ose momenti kur krahasimi shndërrohet në një akt supersticioni.

Para disa javësh, dëgjuam si një i intervistuar arab, në Tunizi ose Egjipt, u lëndua thellë kur mori vesh që ia kishin krahasuar vendin e vet me Shqipërinë… Për të, Shqipëria ishte diçka si etaloni i turpit, ose emri i përveçëm i një shteti që i ka bërë me hije qytetarët e vet. Ne si Shqipëria? Mos e dhëntë Zoti!

Arabët, që nuk mbeten pas nesh për ndjeshmëri ndonjëherë kokëtrashë ndaj krahasimeve, duan t’i përqasësh me majat e qytetërimit dhe të kulturës; për shembull, sot lexoja që liderët e revolucionit demokratik në Egjipt kishin shprehur solidaritet me [kolegët e tyre në Libi? Jo.] protestuesit sindikalistë amerikanë që janë ngritur të protestojnë anembanë, kundër çorbës së prishur që u gatua në Wisconsin.

Krahasimi vepron jo vetëm si instrument i mendjes, por edhe si tonik i vendosmërisë; kush i afroi protestat e Tiranës me ato të Kairos, u uroi protestuesve shqiptarë të njëjtin sukses me të egjiptianëve.

Është si një dritare që hapet në një anë të shtëpisë ku as e dinim se ekzistonte – sjell dritë brenda dhe ajër brenda, por nga një drejtim i befasishëm.

Kujt nuk i kujtohet një krahasim, nga më të famshmit, i vetë Berishës, i cili e përqasi kryeprokuroren Rama, që e kish përzgjedhur vetë, me personazhin e një seriali televiziv italian, Silvia Conti-n?

Të gjithë lexuam atë që deshëm në atë krahasim: admirimin e kryeministrit për një funksionare publike të kalibrit të lartë, kompetente dhe sypatrembur; shijen e burrit për një grua të fortë dhe të bukur; mendjen e Berishës mizerabilisht të nginjur me kulturën pop shqiptare të viteve 1980, në mos identifikimin e tij adoleshent me komisarin Cattani.

Të gjithë gjithashtu e dimë se Berisha, me daljet e fundit në publik, ia ka shkruar vazhdimin La Piovra-s si komedi, ose më mirë, si vaudeville.

Në atë kohë duhej të kishim vërejtur se krahasime të tilla nuk premtonin asgjë të mirë, sa kohë që e zëvendësonin realitetin e korrupsionit në Shqipëri me fiction-in e një filmi televiziv italian.

Nuk e bëmë, ndoshta sepse nuk gjetëm dot një krahasim të përshtatshëm. Jo të gjitha dukuritë dhe personazhet në histori përsëriten – ndonjëherë ia beh diçka e re, për të na lënë gojëhapur.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Komunikim, Media | Tagged diskursi politik, krahasimi, retorika politike | 62 Comments

62 Responses

  1. on February 27, 2011 at 8:01 pm xhibi

    Nuk vjen krahasimi natyrshem thjesht se behen protesta dhe ne Shqiperi dhe ne Tunizi ne te njejten kohe, apo qofte dhe se Gadafi dhe Berisha paten akuzuar protestuesit si te droguar apo kokepalare.

    Ky krahasim eshte kaq i sforcarur, stonon kaq shume, po aq sa krahasimi i Shqiperise me Tunizine/Egjiptin/Libine dhe krahasimi i kauzes se protestuesve aty me protestuesit sardele te paketuar ne autobuzat e Rames, qe me telekomande irritohen kur dhe per cfare u thote Rama.

    Stonimin e ketij krahasimi e kuptoi dhe vete opozita qe ishte nismetarja e kesaj retorike, here direkt vete dhe shume here indirekt me opinionistet merecenare te saj, e cila opozite me ne fund e ktheu pllaken e retorikes boshe nga krahu tjeter; ne s’jemi Libi prandaj Berisha s’duhet te sillet si Gadafi.

    Ose mbase e ktheu nga presioni nderkombetar/amerikan, se keta vertet insistuan per te rrezuar kete mit te ngritur nga opozita, per arsye se kjo retorike synonte te shfajesonte dhunen dhe jashteinstitucionalizimin e aksionit opozitar; ne jemi si ne Tunizi dhe prandaj na lejohet te bejme protesta dhe te luftojme ne rruge e jo ne Kuvend.

    Dmth deri dje Shqiperia ishte Tunizia dhe opozita qe kerkonte demokraci aty ishte njesoj me opoziten e Rames qe kerkonte kuti ketu, e sot nuk qenkan keto njesoj, po qenka njesoj vetem Berisha me Gadafin.

    Boshllek total, ben eko, e pertej ekos keto lloj retorikash (nga te dy palet, sic e veren dhe xhaxhai ne artikull) nuk lene hapesira per debat real, e aq me pak per kompromise dhe dalje nga kriza, e ky eshte problemi, jo se u ofendua Berisha e Rama me njehesimet me diktatoret qe bejne ne shtyp Muc Nano e Fahri Balliu.


    • on February 27, 2011 at 9:04 pm Xha Xhai

      Xhib, çdo lloj krahasimi mund të bëhet – sepse krahasimi është figurë retorike, shërben për diçka tjetër, nuk është qëllim në vetvete. Natyrisht, figurat mund të jenë të qëlluara ose të paqëlluara, por nuk ka shumë kuptim t’i thuhet tjetrit: këtë nuk e krahason dot. Mund të kundërshtohet seriozisht argumenti të cilin e mbështet krahasimi, por jo krahasimi vetë – sepse është pak qesharake. Jam dakord me ty dhe të tjerët që e shohin paralelizmin e Shqipërisë me vendet arabe si të sforcuar; por ndoshta pikërisht krahasimi me çfarë po ndodh këto vende ndihmon edhe për të nxjerrë në pah dallimet dhe për t’i kuptuar më mirë.


      • on February 27, 2011 at 10:05 pm xhibi

        Shiko, mund te krahasonim situaten dhe me nje vullkan apo nje perzjerje patatesh te zjera ne nje tenxhere me presjon, pavaresisht sa qendron krahasimi.

        Por ne krahasimin me Tunizine e vendet e ngjashme, vihej re ne shtyp/media qellimi per te perligjur aksionin opozitar, te tille sic eshte qe ka dy vjet qe anashkalon cdo instance shteterore dhe ligjore dhe synon rotacion pushteti me krize, por dhe dhune sic u pa se fundmi.

        Prandaj ketu synimi ne vetvete per keto krahasime ishte i pamoralshem, i ndryre. Dhuna ne protestat e tunizise etj qe synojne permbysje sistemi s’ka hic te perbashket ne legjitimitet me dhunen e orkestruar nga Edi Rama per ti marre karrigen Sali Berishes.

        Pertej synimit, jane dhe pasojat sic thashe qe keto hiperbolizime dhe fluturime me presh, sic i quan Pishaku, nuk lene vend per debat midis politkaneve, por dhe synojne polarizimin e masave nepermjet demonizimit te kundershtarit politik.

        Dmth ngado qe ta kthesh s’kemi te mira nga kjo gje.

        Ketu synon kundershtimi i disave, te pakten i imi, me krahasime te tilla dhe insistimet qe megjithate kemi te perbashketa me Tunisine e Libine, dhe jo se krahasimi apo metafora ne vetvete (dhe e shkeputur nga ky kontekst real, aktual politik shqiptar) eshte dicka e keqe.


        • on February 28, 2011 at 1:43 am lulian kodra

          “nuk lene vend per debat midis politkaneve”

          I shkreti ti qe sheh endrra me gjelle krokodili. Vetem ju mos i zini, tha, po nejse.

          Fatkeqesisht, ti dhe te tjere “neutrale” si ty, provoni dite e per dite qe nuk jini ne gjendje te dilni jashte nje argumenti qe perdor ad hominemin rrethanor vend e pa vend. “Rama e te tijte,” thoni, “bejne krahasimin sepse kane qellimet e veta, ato te pushtetit, etj, etj, rrjedhimisht, ky krahasimi nuk eshte argument i ligjshem.”

          Deri tani, i vetmi argument qe perdorni kunder krahasimit, apo kunder kerkeses per te protestuar, eshte ky. Nderkohe, anashkaloni krejt tre aspekte, (tre se eshte numur i bukur, rrumbullak, por po deshe ka dhe te tjere) dhe deri sa t’i merrni keto aspekte seriozisht, nuk do beni gje pervecse do e coni zerin tuaj dem. Dhe keto aspekte jane:

          i pari, jo gjithmone ky argument krahasimi behet nga Rama e te tijte, e as per qellime pushteti gjithmone, keshtu qe kur therrisni “faull” nuk qendron per tjeter gje pervecse per te bere bajat nje argument qe e kemi degjuar me miliona e here, e qe nuk ben gje tjeter pervecse ushqen apatine e status quo-ne.

          Aspekti i dyte, krahasimi merr parasysh edhe modele te caktuara ku Rama e te tijte konsiderohen si objekte kunder te cileve duhet protestuar po me aq kembengulje sa edhe kunder Berishes e te tijte: ne Tunizi, psh, protestat nuk u ndalen deri sa jo vetem ai me te cilin mund te krahasohet Berisha u largua, por derisa u largua edhe ai me te cilin mund te krahasohet Rama.

          Dhe aspekti i trete, pervecse jeni duke refuzuar cdo zgjidhje duke ngulur kembe si kalamajte, jeni duke refuzuar edhe faktin qe e vetmja menyre se si populli mund t’i marre ne duar fatet e veta ne kushte te farses demokratike qe ofrohet sa nga nje pale dhe nga tjetra eshte te tregoje prezencen e vet, fuqine e vete, duke refuzuar rolin e spektatorit qe i ofron vota si i vetmi mjet, e duke dale ne shesh.

          Nje, dy, tre objeksione konkrete ndaj pozicionit tend. Pergjigju konkretisht, e jo sikur je perballe Rames a Berishes ne ndonje olimpiade retorike, ku dhe sqaron se pse deshtoi “protesta dy vjecare e opozites.”

          Me krahasimin abuzohet, e vertete, por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per te braktisur krahasimin e te zesh pozicionin e neutralitetit, pasi keshtu mbetet ne dore vetem te abuzuesve krahasimi, apo me te njejten logjike, edhe me Shqiperine abuzohet, por arsye e mjaftueshme per ta braktisur nuk eshte, pasi mbetet ne dore te abuzuesve.

          Mesoni elementaren njehere: politike dhe neutralitet jane terma praktikisht kontradiktore; pastaj ejani e na shisni mend per zgjidhje politike nga pozita e neutralitetit. Vetvrasjet nuk kane te sosur ne Shqiperi. Jetesa eshte bere e paperballueshme. S’mund te zgjedhesh te jesh neutral ne kete pike. Cfare duhet te ndodhe me teper se sa te vriten kater veta nga shteti; mos duhet te vriten patjeter 13 mije, si dhe po shkon numri ne Libi qe t’iu duket krahasimi jo fluturim me presh juve? Apo duhet te dale ndonje fukara e te djege veten ne bulevard qe ta marresh vesh ti se ndjehet ne te njejtat kushte te pashpresa me tunizianin, apo edhe atehere nuk do te mjaftonte krahasimi?


        • on February 28, 2011 at 4:55 pm bardhi

          “… qellimi per te perligjur aksionin opozitar, te tille sic eshte qe ka dy vjet qe anashkalon cdo instance shteterore dhe ligjore dhe synon rotacion pushteti me krize, por dhe dhune sic u pa se fundmi”

          Jashte mase dukshem, arsyetim i anshem deri edhe i verber, pothuaj se aq i vendosur ne verberi sa bindesh si lexues se vetem te jesh pjese e sistemit ne pushtet, qe erdhi me dhune ne pushtet, te bene te arsyetosh ashtu.

          Nuk te ben dem, ndonjihere ne se do, gjithnji, te shohesh veten ne pasqyre, tek opzita.


      • on February 28, 2011 at 3:26 pm gaforja

        Berisha eshte ndoshta individi per te cilin eshte harxhuar me shume leter, boje dhe fryme ne te gjithe rruzullin tokesor, duke pasur qellimin e vetem dhe dashamires te demonizimit te tij, qe me pas ta perdornin demonin per te ndersyer turmat. Kete taktike te se majtes, qe vazhdon sot e gjithe diten, vazhdon edhe ketu ne PTF, nuk e mohon dot si do qe ta perdredhesh arsyetimin. Qe Berisha ka te meta ne komunikimin me publikun e majte, sepse ne pergjithesi te vetet e adhurojne, eshte diçka e vertete, ai asnjehere nuk ka bere as tentativen me te vogel per ta shkundur pafundesine e shpifjeve nga syte e publikut te majte dhe ti tregoje ketij publiku se nuk eshte demon por nje individ normal, familjar si te gjithe te tjeret, aspak makut si shumica e te tjereve dhe njeri me sjellje te bute (ne praktike) ndaj kundershtareve politike, jo si te tjeret. Edhe me ata qe dikur u soll ashper sot eshte ne aleance. Ndersa dhuna verbale qe ushtron Berisha ndaj kundershtareve politike, eshte ne realitet mburoja qe i ben Berisha vetvetes, per te justifikuar pamundesine e tij apo mungesen e deshires per te bere dekomunistizimin real ne Shqiperi. Por kjo dhune verbale si pakujdesi, perjetohet keq nga populli i majte dhe ky eshte nje mekat i Berishes, sepse tingellon si provokim ndaj kesaj pjese te popullit. Gjithashtu Berisha here pas here, e tejkalon shume masen e reagimit ndaj sulmeve te kundershtarit, edhe ky eshte nje gabim, por ne fund te fundit njeri eshte edhe ai, patjeter qe eshte konsumuar e flet me shume se sa duhet, por kush me shume se ai do te mundej te perballonte sulmet e ashpra dhe te pafundme te armiqve te panumert? Sa per krahasimet me diktatoret, ato jane qesharake, veç te tjerash edhe se kjo eshte e pamundur te ndodhe ne Shqiperine ku sundon nje ndikim i forte i perendimoreve, sidomos pertej Atlantikut. Nese disa ne Evrope e endrrojne nje diktator te ri ne Shqiperi, qe pastaj te rrine e te bejne perseri sehir, siç bene per pesedhjete vjet,. kjo nuk mund te mohohet, por dhurata e Bushit e beri hiç kete enderr. Pastaj kur behet krahasimi me Kadafin, mendoni pak Kadafin te ulur ne tavolinen e Natos, perballe Bushit dhe do te kuptoni se sa gabojne ata qe bejne krahasimin. Po Rama a mundet te rrije lirshem ne kete tavoline te kryeministrave te Natos siç rri aty Berisha, nese nje dite ai behet kryeminister? Shume e veshtire, sepse me e pakta retorika qemalstafiste eshte e urryer per ate tryeze. Prandaj Rama duhej te ishte menduar gjate teksa kundershtonte per te disaten here keshillat kembengulese te amerikaneve. Por nga ana e vet krahasimi eshte edhe nje figure letrare qe sherben per te nxitur fantazine, ndersa ne politke behet me qellim qe fantazia te grumbullohet si te ishte zahire, e te perdoret ne dimer per tu ngrohur kur ben ftohte… Ne fund te fundit Berisha e ka meriten se beri diçka per kombin, beri rrugen e Kukesit, kush te mundet le te beje nje perpjekje per te gjetur krahasimin…, po lind pyetja : te tjeret çfare kane bere veç vajtimit se pse kjo rruge u be me 4 kater korsi e jo me dy? Dhe a mjafton ky vajtim per ta krahasuar Berishen me Ben Aliun?


        • on February 28, 2011 at 7:51 pm lulian kodra

          “Sa per krahasimet me diktatoret, ato jane qesharake, veç te tjerash edhe se kjo eshte e pamundur te ndodhe ne Shqiperine ku sundon nje ndikim i forte i perendimoreve, sidomos pertej Atlantikut.”

          A thua se ne Egjipt nuk sundonte nje ndikim i forte prej vellezerve Amerikane. Madje jo vetem aq, por ku Shqiperia ku Egjipti po te llogarisesh se mbeshtetja amerikane ndaj Egjiptit te Mubarakut ishte mbeshtetja me e larte qe Amerika i ofronte nje vendi pas Izraelit.


          • on March 1, 2011 at 4:03 am gaforja

            Eshte nje deshire e çmendur qe nuk shuhet ajo qe kembengul te krahasoje Egjiptin me Shqiperine dhe maredheniet e SHBA-ve me keto dy vende t’i identifikoje, por sado qe te kerkosh nuk do te gjesh asnje ngjashmeri. Shqiperia ekzistencen e vet ja detyron SHBA-ve. Ku eshte ketu lidhja e “ndikimit te forte” me zhvillimin e ngjarjeve ne keto dy vende? Ndikimi ka pasur kahje plotesisht te kundert. Nje llogjike e tille qe leviz mbi parafabrikate dhe deshira te importuara çalon shume dhe nuk shpjegon asgje. Nuk ka shqiptar qe ja arrin te mendoje lirisht dhe pa paragjykime, qe shprehjen ironike “vellezerit amerikane” ta gjeje duke levizur ne mendimin e vet. Te pakten mirenjohja si nje veti e fisnike e atij qe e zoteron nuk mundet ta pranoje ironine te levize keshtu, aq me teper qe kjo eshte edhe kunder interesave te veta.


  2. on February 27, 2011 at 9:00 pm Metal boy

    Shtetet pavaresisht nese jane demokratike apo totalitare ne disa aspekte ngjajne. Nje shtet demokratik mbledh informacione per qytetaret e tij ashtu siç mbledh edhe nje shtet totalitar apo autoritar. Dallimi behet me masen e kontrollit dhe informacionit qe ka nje shtet demokratik dhe nje shtet totalitar dhe sigurisht me rregullat ligjore e kushtetuese qe ne shtetet demokratike funksionojne per te kufizuar abuzimet. Ne nje shtet totalitar kontrolli eshte i plote dhe informacionet te tepruara, ndersa ne nje shtet demokratik ka nje mase qe mundohet te ruhet. Nese do te benim nje gjykim feminor, pa marre ne konsiderate dallimet esenciale edhe Amerika do te na dilte Rajhu i Trete apo Bashkimi Sovjetik i kohes se Stalinit.

    Ne politiken shqiptare, krahasimet ne thelb pa permbajtje behen per efekt propagande. Por, nuk mund te abuzoje me kete lloj propagande drejtuesi i ish-partise se punes, Edi Rama, qe ka mbledhur ne parti gjithe brezin e dyte te drejtuesve te PPSH-se (kujto: ben alite shqiptare), duke akuzuar Berishen qe rrezoi nje diktature si i ngjashmi i ben alive, mubarakeve etj.

    Gjithe problemi eshte 21 janari, nga ku shkaktohen edhe keto lajthitje. 21 janari ishte vija e kuqe qe nuk nuk duhej shkelur. 21 janari ishte veprim haptas kunder Kushtetutes dhe tentative per te thyer kornizen e sistemit politik. Praktikisht kemi partine me te madhe te opozites, e perfaqesuar ne parlament me 47% te tij, qe eshte kthyer ne parti te dhunes dhe zjarrvenies, siç jane grupet e ekstremeve politike qe nuk kane ze ne parlament apo sistem.

    Kjo dhune pastaj kerkon edhe propagande per ta justifikuar apo frymezuar.


  3. on February 27, 2011 at 11:25 pm edrus

    Pas kaq ditë që Mubaraku dhe Ben Alija janë shfronësuar, në Egjypt dhe Tunizi vazhdojnë të vriten protestues.
    Kjo tregon se protestuesit nuk ishin në pjacë për të rrëzuar Mubarakun apo Ben Alinë, por për të ndërruar atë klasë politike të korruptuar që ishte stabilizuar në ato vende.

    Prandaj edhe për opozitën shqiptare “Shqipëria nuk është Tunizi”… sepse, nëse populli do të ngrihej seriozisht në këmbë dhe të bënte si tunizinët, atëhere s’do kishte vend më në qeverisje as për kundërshtarët e Berishës.


  4. on February 28, 2011 at 3:58 am Agroni

    “Gjithe problemi eshte 21 janari” – thote Metal Boy. Keshtu mendoj dhe une. Nese do te ishin shmangur amatorizmat qe shkaktuan tragjikisht te vraret, diskursi do te ishte krejt ndryshe. Pamja e nje grushti agresiv protestuesish, te paguar me euro, qe i pashe vete para Kryeministrise, pa asnje perfaqesues te opozites, eshte shume here me reale se cdo spekulim politik me narrativen mbi kete ngjarje. Me ka bere shume pershtypje fakti i “romantizimit revolucionar” nga meditesit e mediave te opozites kundrejt kesaj turrme te xhindosur me euro ne xhepa. Gjithe kete ngjarje dhune e shoh ne paradigmen “Midis Akropolit dhe Barbareve” (titull i nje shkrimit tim), ku ne njeren ane kemi mesymesit e portave te Romes/Konstandinopolit – hune, gote, skithe, hazare, peçenege etj, etj., dhe Akropolit qe don te mbrohet. Banoret e polisit mungojne midis mesymesve, sepse jane perfaqesuar me legjitimitetin e mbrojtesve. Besoj se kjo paralele asociative ka me shume vend ne skemen krahasimore, se sa krahasimi me pervojat e diktatoreve te vendeve arabo-berbere. Po vazhdoi diskutimi keshtu, nuk mbetet frymor pa u paragjykuar!
    “Mos na beni budallenj, xhanem”!


    • on February 28, 2011 at 6:21 am STALKER

      Nese “grushti agresiv i protestuesve” nuk do ish ndare me gaz lotsjelles nga turma disa mijeshe qe afrohej per te manifestuar drejt kryeministrise, a nuk do te evitohej keshtu edhe “spekulimi politik me narrativen mbi kete ngjarje” ?
      ;)


    • on February 28, 2011 at 7:58 pm lulian kodra

      “pa asnje perfaqesues te opozites,”

      Kjo eshte genjeshter sy per sy. Ne momentin qe populli filloi te acarohet Tom Doshi u doli ne krah policeve, dhe kjo eshte e filmuar. Shikoni ndonje here edhe ndonje kanal tjeter pervec ABC-se, qe edhe mos beni gafa te tilla pastaj.

      “te paguar me euro,”

      Edhe ky fakt eshte i pergenjeshtruar nga prokuroria. Nderkohe qe Basha dilte dhe genjente pa piken e turpit se protestuesve te arrestuar u ishte gjetur ne xhepa nje shume e njejte eurosh, prokuroria tha se nuk ishte gjetur as edhe nje euro ne gjithe xhepat bashke te protestuesve te arrestuar. Por, dhe nje here, nga do i dish keto gjera kur e mban televizorin vetem tek ABC.

      Pse ere, me genjeshtra do e rrezoni “romantizmin revolucionar” juve?


      • on February 28, 2011 at 8:29 pm Metal boy

        Na e sjell pak se cfare ka thene prokuroria?


        • on February 28, 2011 at 9:06 pm lulian kodra

          http://www.24-ore.com/index.php/kronika/4460-prokuroria-kunder-bashes-te-arrestuarve-te-demonstrates-s-iu-gjeten-para-me-vete.html


          • on February 28, 2011 at 9:35 pm Metal boy

            Pikerisht ne kete lajm nuk thuhet kerkund se “prokuroria tha se nuk ishte gjetur as edhe nje euro ne gjithe xhepat bashke te protestuesve te arrestuar”. Kjo eshte shpikja jote e momentit siç kane qene edhe shpikjet e tjera per mospasje protestuesish me precedente penale, me arme apo per synimin e Rames per te rrezuar qeverine me dhune etj.

            Te pakten ngrihu ne lartesine e Koloreto Cukalit qe ta tha cope se disa po na thone te besojme qe ata te shkretet qe humbjen jeten, e humben per demokracine e lirine. Koloretua nuk e beson, ndersa ti e beson, je degraduar ne ramist te rendomte.


            • on February 28, 2011 at 10:46 pm lulian kodra

              Jo nuk thuhet se nuk kishte gjetur as edhe nje kokerr euro, por as une nuk thashe se po citoja prokurorine verbatim. Nderkohe qe thuhet se shumica ishin te varfer e nuk ishin lek fare ne xhep. Nderkohe, se ku paskam thene une qe nuk ka pasur protestues me precedente penale, ti e di. Sa per kishin arme a jo, ate e di prokuroria qe kur i cuan njerin se medemek paska pasur arme, e leshuan kur pane ne film se “arma” ishte ne fakt cader. Nderkohe, ajo qe kam thene, eshte se nuk ka asnje fakt qe te kete pasur arme ne protestues. Mund te kete pasur me arme, as nuk u mora me kete, por te thuash se “kishin arme” duhet ta faktosh, e fakte s’jane prodhuar. Po ashtu per qellimet e Rames, kam thene se jane te paprovueshme ato qe thoni. Dhe ki parasysh se cdo te thote e paprovueshme para se te japesh verdiktin “ramist.”


  5. on February 28, 2011 at 9:21 am theollogos

    Ja nje ndertim profesional i ngjarjes se shumeperfolur:

    Kronologjia e ngjarjeve ndahet në 3 faza ose 3 episode ku, në secilën prej tyre janë vërtetuar shkelje të rënda të ligjeve, të cilat kanë çuar deri në pasoja tragjike. Sigurisht, në hetime do të zbuloheshin e duhet të zbulohen, jo vetëm ekzekutorët ose shkelësit e drejtpërdrejtë të ligjeve, por edhe personat të tjerë. Ngjarja, siç thashë, ka 3 momentet e saj. Momenti i parë është grumbullimi i njerëzve në vendet publike. Forcat e rendit në zbatim të ligjit kanë kërkuar disa herë që të shpërndaheshin personat e grumbulluar…Kështu që forcat e rendit, në bazë të ligjit kanë ndërhyrë me forcë, duke përdorur shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e të grumbulluarve. Momenti i dytë, dhe që është më i rëndësishmi që solli ngjarjet më të dhimbshme, ato të vrasjeve të 4 personave i është dhënë përparësi në hetim, pavarësisht nga rezultatet e arritura. Kjo ndodhi në këto rrethana. Personat e grumbulluar kanë qëlluar me gurë në drejtim të forcave të rendit. Në këto kushte tensionimi, nga persona të forcave te rendit është hapur zjarr, duke paralajmëruar të shpërndahen; por ndërkohë, disa nga pjesëtarët e forcave të rendit, në kundërshtim me kërkesat e ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të personave të grumbulluar. Janë vrarë 4 persona pa përmendur të plagosurit në radhët e policisë. Në bazë të Rregullores dhe ligjit, armët e zjarrit si rregull nuk lejohen të përdoren në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Armët E Zjarrit Në Këto Raste, D.m.th Në Vende Publike, Ku Ka Mbledhje E Grumbullime Njerëzish Mund Të Përdoren Vetëm Kur Përdorimi I Masave Të Tjera Shtrënguese Nuk Kanë Dhënë Rezultatet E Dëshiruara. Në kushtet konkrete, si ishte zhvilluar ngjarja, armët e zjarrit nuk duheshin përdorur nga forcat e rendit. Pra, grumbullimi i personave duhesh shpërndarë duke përdorur mjetet e tjera, por jo armët e zjarrit. Po të zbatohen kërkesat e ligjit, kjo ngjarje kaq e dhimbshme nuk do të kishte ndodhur. Për këtë moment të ngjarjes, siç jemi në dijeni, janë proceduar disa persona…


  6. on February 28, 2011 at 12:48 pm Agron

    Pranohet, Theollogos, me perjashtim te atij versionit, se gjoja, i ka provokuar me pare policia(!). Meqe e kam ndjekur ne distance, s’ka zot te ma mbushe mendjen per kete rrenë klluqe, sic thote A. Podrimja.
    Mungon ndertimi kronologjik i ngjarjes (vendngjarjes) se ku gjendeshin gjate kesaj kohe Udheheqesit e Opozites, qe i kishin thirrur e parapaguar ne “dasem”… Po deshe ta the, por besoj se e di dhe vete…
    Tung


    • on February 28, 2011 at 1:23 pm STALKER

      Edhe une nuk jam i bindur per ate vesionin se “i ka provokuar me pare policia”. Por meqe je i mirinformuar per parapagimin e manifestuesve nga ana e Opozites, ndofta di dhe se me urdher te kujt u hap nga brenda dera e oborrit te Kryeminsitrise, andej nga treçereku i protestes ? (dhe pas disa minutash, ndodhen 4 vrasjet).


      • on February 28, 2011 at 8:27 pm Cyprinodon diabolis

        Stalker,
        dy gjera,
        e para nga kinemaja, asnje nga pala tjeter nuk marrka vesh nga filmi, nga rendesia e montazhit, ne ndikimin e gjithanshem qe ky ka te shikuesit, ne perceptimin, reagimin; se po te dinte s’besoj se do te ta kursente kategorizimin ne shkollen sovjetike, sipas gjuhes dhe stileve te sjella ne keto temat e fundit.
        e dyta, nuk e di gjetiu, por ketu e ke perseritur disa here dhe me te zeze ate detajin e hapjes se kanatave te portes nga brenda. Nuk ta ka marre njeri fjalen, e vete nuk e ke thene. Te lutem, ne e di e s’po ben filma, a s’na e thua kush dha urdher e kush e hapi ate dere (sic e quan ti).


  7. on February 28, 2011 at 2:44 pm Evdotea

    Ideja qe epitete te ndryshme qe une vete kam perdorur per te cilesuar, me qellimin fare eksplicit per te poshteruar, Berishen, I gjen se fundmi ne nje sere artikujsh te shkruar nga djemte e rinj dhe antiberishiane te bindur, mua ne vetvete me perkedhel sedren.

    Kjo per nje sere arsyesh. Pike se pari sepse une besoj se blogu po behet, gjithnje e me shume, nje platforme e mirefillte nacionaliste. Dhe kete une e kam shprehur fare qarte, qe ne fillimet e nderhyrjeve te mia te vrullshme ne kete blog. Nese na lexojne te rinjte, dhe na lexojne te rinjte, te rinjte qe kane filluar te shkruajne si Migjeni, kaq e pashprese dhe ne kufijte e mediokritetit duket te jete resti I panorames intelektuale mbareshqiptare, mua me behet qejfi.

    Kam konfirmimin qe blogu eshte I shtrenjte edhe per ta dhe sidomos qe ata, te pakten ata, na e vleresojne qellimin fisnik te nderhyrjeve tona, deshiren e fundit per ta pare Zonje. Por ne me keta te rinj kuptohemi fare kollaj, nacionalisti e njeh nacionalistin tjeter me hunde, dhe nese nuk ndodh, do te thote qe njera nga palet po luan dhe nuk eshte ne mirebesim.

    Une vete kam parapelqyer te adoptoj nje stil rrefenjes jo sepse me mungon prifti por me qellimin e qarte per t’u folur te rinjve, per t’u treguar qe jo qe te gjithe ata qe linden dhe u rriten ne diktature perbenin nje turme idjotesh trushpelare nga propaganda. Kishte mes tyre njerez qe kishin arritur te krijonin disa hapesira lirie, ne mes te
    barbarise se pergjithshme. Cmimi ishte I larte, jetoje me makthe dhe teper I ri, rrjedhimisht makthet te shenonin perjete, kur do na kapin, kur do mberrijne te ne? Dhe cfare do u ndodhe prinderve, te cilet makthet I kishin prej kohesh. Qe behej fjale per genjeshtra, qe idealet ishin tradhetuar prej kohesh, keta e kishin kuptuar shume shpejt.

    Bulku thote se ajo dhe ata, dhe I bie qe te jemi ne, e permbysem diktaturen. Une isha e bindur qe diktaturen e permbysa une dhe shoket e mi, dreq, ka dicka qe nuk shkon ketu, apo jo?

    Gjithe cka di une eshte qe familjet qytetare shqiptare, ne fillim te viteve ’90 ndaheshin ne dy grupe te medha, ne baze te pranise apo jo ne biblioteken e shtepise ose te koka e divanit kinez, te vepres se plote te Enverit. Une as nuk e di sa vellime ka pasur,im ate qellimisht dhe deri ne fund refuzoi ta blente dhe aq me pak ta ekspozonte ne biblioteke. Sigurisht mbanim ndonje veper jashte kolane, Titistet, Kinezet, Eurokomunizmi eshte antikomunizem, sa per te genjyer ndonje sy vigjilent dhe te kujdesshem ndaj detajeve.

    Nje pjese tjeter familjesh e kishin per nder te prisnin me ankth diten kur udheheqesi botonte te saten veper mbi naften dhe mbareshtrimin e blegtorise. Vraponin, vraponin per ta blere. Dhe pastaj vraponin per ta ekspozuar te koka e divanit kinez, aty afer ores po kineze. Por shyqyr qe I ekspozonin, ti e kuptoje shpejt qe me shoket e rritur ne kesi rrethanash nuk mund te tregoje barsaleta per antaret e byrose. Ne shtepi lexohej Zeri I Popullit. ja, djali simpatik prej metali, duket se e njeh mire Zerin, duket puna edukuese e prinderve, duket qe tutje..

    Per cudine time te madhe, keta shoket e familjeve te grupit te dyte, u riveluan jo vetem antikomuniste te bindur dhe te vjeter, por keta moren edhe mikrofonin. Megjithate une per vete, aty per aty, I dhashe dum se nuk kishte ndonje problem. Dreqi e mori, njeriu mundet te ndryshoje,
    gjithmone dhe disa here. Disa aspekte te ligjerimit publik te Sales, eshte e vertete, me tingelluan ca problematike, qe ne ate kohe. Por e justifikova, dhe jo vetem me vete. Dreqi e mori, nuk eshte faji I tij nese nuk mbaron dot nje fjali, mjaft me klasizmat e ne tiranasve te
    perkedhelur, nuk eshte faji I tij nese I jati ka ngrohur gjithe jeten shilten ne maje te minderit, nuk kane te gjithe fatin tim.

    Sinqerisht keshtu kam arsyetuar, sinqerisht u thom, sinqerisht.
    Dhe une vazhdoj ta mendoj keshtu.

    Kam vetem nje hall, dua qe te rinjte te mos na gjykojne keq edhe neve.. Ne vertet donim dhe duam me te miren per ta, dikur diku dhe deri ne fund…

    Sigurisht, deshira per te lene stafeten me vrap fillon e te le kur lexon Xhibin. Djale I mbare, ty ketu ne blog te eshte shpjeguar me durim te admirueshem nga nje ekspert jurist se cili ishte grushti I shtetit dhe se cfare ndodhi ne 21 janar dhe me tutje. Ti duhet ta kishe kuptuar tani djale, se perpara se te nxitosh e te vesh fytyra te buzeqeshura, me lehtesine tipike te qenies tende ne thelb te mire, se ketu nuk ka arsye me per te qeshur. Zgjohu shqipo zgjohu, kur do protestosh shqipo po nuk protestove as sot? Apo po prisni autobuzin e Kazmes, sic e prisnit dikur dhe sic jeni gati ta prisni gjithmone?

    Po qe shkruan mire ti, desh te mora per autor. Ma bej hallall ore koketunxh, mos ma merr per ters, se, ta kam thene, nuk e ka njeri me ty. Dhe as me Berishen, ndoshta, te shohim, varet si do sillet, ne te ardhmen, nuk I dihet, ndoshta ndryshon..


  8. on February 28, 2011 at 3:27 pm xhibi

    nuk eshte faji I tij nese I jati ka ngrohur gjithe jeten shilten ne maje te minderit

    Po i jati c’hyn ketu? Apo nenkuptohet qe meqe i jati ka qene fshatar me shilte, ky sado i mencur qe te ishe s’mund te dilte jashte IQ-ve shilte-minderse?

    Sa per ate qe me adresohesh mua, se me ke thene etj, me thene te drejten s’te kam fiksuar se ca ke thene ose jo, drejt meje apo ne pergjithesi, mbase s’ke shkruar shume ose s’me ke bere pershtypje, s’e di, por s’kam fiksuar gje pertej qe mbaj mend te kem hasur kete nickname ketu, dhe s’mbaj mend te kemi diskutuar bashke ketu.

    Por, pavaresisht, fakti qe e mendon veten si autoritet qe (sidomos ketu ne internet) mund–ne mos duhet–te me ‘thuash ti mua’ (dmth te me iluminosh apo tregosh vendin) me ben te qesh; donkishotizmat dhe sharlatanizmat e mentalitetit qe percjellin tipa si ty jane gallate me vete dhe gjithmone me bejne te qesh. E kam sinqerisht kete, keshtu qe shpresoj te mos te ngele qefi qe do ve nje kokeverdhe tani: :D


  9. on February 28, 2011 at 4:10 pm Agron

    Po, Stalker, Tarkovskit i interesojne detajet lirike, deri diku, filozofike, por jo dedektive! Puna e deres, se kush e hapi, eshte si puna e palmes, se kush e dogji… Pse, me keto detaje do merremi? Thelbi eshte tek Udheheqesit, telefonatat e Rames nga celulare te ndryshem gazetaresh, eurot ne xhepa qe iu gjeten disa prej atyre mesymesve qe paten fatin e keq te “sqarohen” ne polici. Ky eshte fakt i informacionit publik, nuk e kam me te degjuar ne kafe. Si eshte e mundur qe e njejta shume – 170 – 150 euro ne xhepat e secilit!? Te pakten te diskutohet nga faktet, jo nga hamendjet. Perndryshe biem ne nivelin “mishngrenes” te PPU. Sa per deren, se kush e hapi, ma sqaro, te lutem, kur te mundesh, ta mesoj dhe une vete. Edhe une do pres ta mesoj, ndonese edhte detaj me margjinal se te tjeret.
    P.S: nuk pranohen hamendjet, aq me keq prej kafeneve


    • on February 28, 2011 at 6:24 pm STALKER

      Nese puna e hapjes se deres nga brenda eshte detaj, i bie qe Le Pen-i (udheheqesi i ekstremit te dhathte francez) ka te drejte kur thote se “kampet e perqendrimit gjate Luftes se II Boterore ishin nje detaj”. Dhe me sa dihet, rrejdhoje e asaj hapjeje dere nga brenda, ishin 4 te vdekur ! Detaj ??!

      Nga ana tjeter, nese pranojme se “thelbi eshte tek udheheqesit”, i bie qe te bejme ‘lojen’ e Rames e Berishes. Ose thene ndryshe, te ripranojme rishtazi se Azem Hajdarin e paskerka pas vrare Fatos Nano (besoj te kujtohet se si u kalua ’98-a : nga rrafshi (domaine) i armeve, ne ate te udheheqesve). Besoj gjithashtu se e kujton dhe rezultatin : pas disa vitesh, Berisha deklaroi se kish gabuar… Ose siç thote shpesh : ato ishin limonada !
      Prap me limonda te merremi ??

      Shkurt, po vazhduam te pranojme se ‘thelbi qenka tek udheheqesit’, eshte njesoj sikur te pranojme deklaraten e kryeministrit ne mbremjen e 21 janarit : demonstruesit u vrane nga afer, me urdher te Rames ! (tjeter limonade, qe fale kamerave nuk zgjati shume). Prap me udheheqesit te merremi ?? JO JO. Une jo njehere. Nuk haet dy here e njejta kokerr ulliri ! Ose ne rastin konkret, une nuk pi më limonada.

      Kjo nuk do te thote per asnje sekonde te vetme qe une besoj se urdher per vrasje ka dhene politika, pra kryeministri apo ministri i brendeshem. Por po aq e papranueshme eshte qe, nese nje minister dha doreheqjen (Meta – po bej dhe une avokatin e djallit, per nje here te vetme !), si shpjegohet qe komandanti i Gardes nuk jep doreheqje ??? Te pakten doreheqje !! Te pakten !!!
      Nuk me duket se kjo qe them ka sens dedektiv. Eshte nje arsyetim, qe ndihmon per te kuptuar deri ku shkon klentelizmi i shtetit shqiptar.
      Perndryshe, gezuar me limonade !


    • on February 28, 2011 at 8:04 pm profani

      ja ta them edhe une teorine time te hapjes se deres, komplet e imja kjo teori. Dera u hap qe te mos benin rikoshete plumbat te kangjellat, se mund te ktheheshin mbrapa e tu binin gardisteve. Jo per te provokuar ata jashte qe te futeshin brenda dmth, po thjesht per te mbrojtur ata brenda nga plumbat qe do qellonin vete. Thjesht nje hamendje kjo, mund ta kem edhe gabim.


  10. on February 28, 2011 at 4:16 pm xhibi

    Ok ja ca shembuj te fresket per keto retorika dhe hiperbolizime, tani qe i hodha nje sy shtypit online, dhe me thuani se ca eshte kjo pervecse lehje si qente, ca me kete ane e ca ne anen tjeter te gardhit…

    Thote deputeti i PD-se Luçiano Boçi:

    Edvin Kristaq Rama, njeriu që ktheu Partinë Socialiste në parti të dhunës, kreu i pjellave të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991 [...] kryepuçisti i grushtit të dështuar të 21 janarit, i njohur në botë si Mr.20%, i njohur në Tiranë e Shqipëri si ai që rreh e dhunon çdo grua të tij, e para tyre nënën e tij [...] ai që akuzoi babain e tij se ishte i ati i fëmijës së tij, ai që mohoi fëmijën e tij [...] http://www.noa.al/2011/02/boci-rames-o-turp-ku-e-ke-skuqjen/

    Thote Elisa Spiropali e FRESH:

    I them sot Lulit të Saliut, ik vrasës, ik. Ky vrasës, ky kusar, ky gënjeshtar surrat zgërdhirë, i cili duhet të ishte sot prapa hekurave na ka çuar mbrapa horrat e Saliut për na thyer zemrën, duke na thyer xhamat dhe çuar mesazhe mafioze. [...] Shqipëria nuk është as Tunizi dhe as Libi që të mbajë mbi kurriz sulltan Saliun dhe pasardhësin e tij Lulin. [...] http://www.noa.al/2011/02/fressh-para-mb-se-ik-vrases/

    Tani he si i bie, duhen bere keto krahasime, keto retorika, keto fluturime me presh te perveluar ne prapanice?

    Po ne si popull ca perftojme nga kjo?

    Ku e con kjo politike-berjen shqiptare, ne ca stad?

    Te mbrosh keto retorika ne emer te lirise se shprehjes apo lirise se berjes se metaforave dhe krahasimeve, me duket po aq e pamundur sa permbajtja e vete ketyre retorikave, plus negative per ato arsye qe kemi thene.


    • on February 28, 2011 at 4:40 pm edrus

      Qentë që lehin, nuk të hanë… e kalova në shumës për të qënë bipartizan, sepse e di që je shumë i ndjeshëm ndaj ekuilibrizmave… dhe… ka të drejtë Evdotea: I riu si veriu… fluturon! por ti do kesh shtuar shumë në peshë, se në vend që të fluturoje , mbete vetëm duke notuar në llumrat e gazetave


    • on February 28, 2011 at 6:20 pm ipare

      …”i njohur në botë si Mr.20%,..”, etj, etj,etj.

      Cuditem se si Edi Rama nuk hedh ne gjyq gazeten ( meqe nje deputet ka nje imunitet – qe i cili edhe mund te hiqet nen kushte te caktuara) ku jane shkruar keto rjeshta, nese c`ka thuhet nuk eshte e vertete. Sistemi legal ne vend nuk eshte per tu marre vetem me ceshtje “madhore”, por edhe per te percaktuar rrugen se ku duhet te “ecin” njerezit ne nje shoqeri.
      Apo ka frike thua?

      Por kjo me duket nje si lloj frike e pergjithshme, nga te gjitha palet, per ti nxjerre rrobat e pista njeri tjetrit ne treg.


      • on February 28, 2011 at 6:36 pm STALKER

        E ka hedhur. Dhe ka fituar.

        Ja pergjigja : http://infoarkiv.com/lajme/artikull/iden/1046975136/titulli/Prokuroria-pushon-akuzat-e-Vokshit-per-20

        ose ketu : http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/29708/

        ose ketu : http://www.shekulli.com.al/2010/12/29/hec-et-prokuroria-e-tiranes-pushon-ceshtjen-ndaj-albana-vokshit-1.html


  11. on February 28, 2011 at 6:32 pm Evdotea

    Xhib e di qe te ka ngelur hatri nga permendja e shiltes, e di, e kuptoj edhe arsyen.

    Ti, si nje firaun djale I paedukuar, qe me kujton shitesin e zarzavateve poshte pallatit, dhe me te cilin une kam pasur gjithmone nje veshtiresi te lindur per te komunikuar, perfiton nga dashamiresia e disa prej komentuesve dhe nga deshira jone per te te trajtuar ty si njeri. Si njeri te thashe, jo si te barabarte.

    Pertej kembenguljes sfilitese per te mos kuptuar dhe keqkuptuar cdo ide te percjelle ne nje shkrim apo koment, pertej frikes dhe nenshtrimit tipik qe shfaq sa here qe e percepton qe tjetri po behet gati te te fuse nje shpulle, ti ishe dhe je I rendesishem. Sepse ti deshmon, me mire se kushdo tjeter, qe cfaredo lloj njeriu qe lexon analizat e shqiposferes, mund te mbushe tre kater faqe me fjali qe te kene nje lloj sensi dhe madje te lexohet dhe votohet. Ndaj dhe une te perzgjodha ty, me beso, nuk pret kush ide nga ti, por ti, me ekzistencen tende modeste, je shume I rendesishem. P.sh. Xhib, une lexova vetem nje paragraf nga sa kishe shkruar, m’u mbush mendja qe po lexoja dike tjeter qe shkruan mire dhe vetem me vone, kur lexova komentet, u riktheva dhe rilexova se kush ishte autori I vertete.

    Por Xhib, ti ben pjese tek cmimi qe duhet paguar per te shijuar blogun,
    edhe marrja me ty. Dhe perderisa me ty vazhdon te merret Luliani, edhe une ben vaki do vazhdoj, veshtire gjithsesi, por nuk I dihet.


    • on February 28, 2011 at 7:27 pm Read Me

      Evdotea,

      Nese mund te mesohet(ngjan si nje eminence e letrave) me kete lloj narcizizmi nga pozitat e kujt flet? Blogu sigurisht nuk ta jep kete autoritet.

      Kush jeni ju, qofte edhe nen masken e Evdoteas, per te folur per te tjeret duke perdorur “firaun, “shites zarzavatesh”, etj.

      E per me shume, merr persiper te flases ne emer te te tjereve se po toleron kaq shume per te trajtuar dike tjeter si njeri ne nje endje te pashprese, “kembengulje sfilitese” rropatese per te mbijetuar kualitetin e blogut!

      Si shkruan zotrote “nuk pret kush ide nga ti”? Apo “ky eshte cmimi qe duhet paguar per te shijuar blogun”?

      Mos more!

      E di ate peshtjellimin qe provon kur te vjen per te vjedhur?

      Secili e ka provuar por ne rrethana te ndryshme. Dikush nga te ftohurit ne prapanice, dikush nga te ftohurit ne koke, dikush nga kavjari, dikush nge e njejta gjelle qe eshte i detyruar te haje per dite, dikush nga era e keqe e nje haleje natyrale ala shqiptare te improvizuar brenda nje bunkeri, dikush nga qe ka futur gishtat ne fyt per te nxjerre ushqimin e per tu shtruar perseri per te ngrene pas nje agjerimi te gjate, dikush ngaqe eshte zene kaps e prej sforcimit e nxjerr ushqimin nga goja, dikush nga neverija e te ngrenit te tepert, … e dikush kur lexon apo degjon se cfare flet nje homo sapiens tjeter.


    • on February 28, 2011 at 7:53 pm xhibi

      Or ti, mos te fillon emri me R, se qenke rrodhe e lezecme ti, si ato macet e lagjes qe po i hodhe nje here buke te qepen nga pas dhe heret e tjera sapo del ne rruge. :D

      Besoj se ishte aq e qarte nga replika e pare qe une nuk kam aspak deshire te diskutoj me ty.

      Megjithate, ti po s’pate menyre tjeter per ti mbushur mendjen vetes qe je babaxhan te cilit duhet ti degjohen gazrat bashke me fjalet, bejj monologje me mua ose mbama ne goje, nofken, si te duash. Nuk do ishte i vetmi, kshu qe mund te beheni dhe kor.


    • on February 28, 2011 at 9:04 pm Read Me

      Ne vazhdim…

      Ndjenja e te vjellurit qe provova kur lexoja homo sapiensin narcizist te PTF me kujtoi nje poezi te Lorkes ne anglisht:

      Landscape of a Vomiting Multitude
      ….
      There’s no other way, my son, vomit! There’s no other way.
      …..

      Who could imagine my sadness?
      The look on my face was mine, but now isn’t me,
      the naked look on my face, trembling for alcohol
      and launching incredible ships
      through the anemones of the piers.
      I protect myself with this look
      that flows from waves where no dawn would go,
      I, poet without arms, lost
      in the vomiting multitude,
      with no effusive horse to shear
      the thick moss from my temples.


    • on February 28, 2011 at 10:03 pm lulian kodra

      Evdotea, me qe me ke permendur emrin, dhe nuk eshte hera e pare qe e permend. Une besoj se Xhibi ofron nje argument shume te vlefshem, dhe e respektoj dhe e vleresoj per kete, po njesoj si dhe kedo qe ofron te njejtin argument. Eshte thene e sterthene qe asnjeri as tjetri nuk ka nje vizion politik, dhe ky eshte fakt qe duket qarte. E verteta nuk zhvleresohet vetem pse perseritet, sa do ad nauseam. Madje, te themi te verteten, me te qarte e ka vizionin Berisha, i cili adopton “policies” tipike te shkolles se Cikagos (pavaresisht faktit qe keto jane vizione politike te gabuara per te mos thene kriminale) se sa Rama. Rama psh nuk e ka kerrkund, as aftesine, dhe as vizionin qe kishte Nano, merita e te cilit si ekonomist dhe politikan eshte riformatimi ideologjik, te pakten ne leter, i PS-se gjate viteve 90. Kjo mungese vizioni politik nga Rama ka sjelle edhe ate mungese vizioni ne urbanistiken e Tiranes, pavaresisht faktit ketu se per moloch-izimin e Tiranes jane fajtore te dyja palet, sa Bashkia dhe KKRT. Po ashtu, shqetesimi mbi metodat autoritare te Rames eshte real, dhe eshte manifestuar pas 28 qershorit, kur dhe duhet te jepte doreheqjen si kishte premtuar ne rast te humbjes se zgjedhjeve. Kutite mund te kerkoheshin te hapeshin edhe ne 2005-en prej Nanos, por argumenti i Rames ishte se kjo ishte nje justifikim, dhe se nje lider humbes ne zgjedhje duhet te jepte doreheqjen ne menyre qe te vinte dikush tjeter me i zoti. Ironikisht, ne 28 qershor, Rama u gjet ne te njejtin pozicion me Nanon e 2005-es, por ne vend qe te jepte doreheqjen, ndryshoi rregulloren e brendshme te PS-se ne menyre qe te vazhdonte te ishte kryetar partie. Pra, per sa i perket ketyre argumentave, shto te tjerat ne lidhje me spektaklizmin e politikes e te protestes, Xhibi eshte i nderuar e i respektuar, po aq sa edhe Lubonja qe i ka bere perpara tij. Problemi eshte se Xhibi ka “one track mind,” dhe se se bashku me shume te tjere komentatore e intelektuale, vuan nga nje mungese tempoje qe eshte per te ardhur keq: edhe kur shteti arrin deri aty sa te vrase qytetarin e vet, Xhibi vazhdon e merret me Ramen; edhe atehere kur eshte e nevojshme qe te ngrihet zeri universalisht e pa ndalim kunder kesaj ri-shfaqjeje te papritur te tiranise e te diktatures nder shqiptare, Xhibi e te tjere shpallin “neutralitetin” e tyre e harxhojne zerin e kohen me argumenta qe jane bere e do behen ne kohe te vet; edhe kur pandeshkueshmeria e politikaneve ka arritur kulmin me te padurueshem te absolutizmit, Xhibi merret me kostumet e Rames.

      Per ta mbyllur, jam dakord me komentuesit qe tonin e zerit ta kane lexuar si te papranueshem, dhe eshte ton me te cilin nuk bashkohem, keshtu qe rrjedhimisht, edhe emri im aty nuk eshte ne vendin e duhur.


      • on March 1, 2011 at 4:17 am gaforja

        “kur shteti arrin deri aty sa te vrase qytetarin e vet”

        Ne te vertete kjo shprehje permban brenda nje injorance te thelle, sepse me shtet nenkuptohet qeveria. Shteti si koncept perfshin gjithçka shoqerore, deri edhe individin dhe komentuesin qe e perdor shprehjen. Keshtu edhe opozita eshte pjese e rendesishme e shtetit. Vetem ne kete kuptim mund te perdoret shprehja e mesiperme, por kuptohet kjo nuk ndodh, nuk mund te ndodhe, dhe prandaj ngjarje kaq te thjeshta dhe lehtesisht te kuptueshme si grushti i shtetit i 21 janarit do te duhen edhe shume vjet akoma qe te kuptohen dhe te perceptohen si te tilla, pra si te thjeshta, nga ai mendim qe pluskon ne siperfaqe dhe leviz ne erresire. Sa per njohuri garda dhe policia jane organe qe i perkasin ne menyre te barabarte sa pozites aq edhe opozites, e kam fjalen ligjerisht, se ne praktike gjerat ndryshojne.


        • on March 1, 2011 at 10:41 am lulian kodra

          Jo, une me shtet nenkuptoj aparatet shteterore, per rastin ne fjale, ate nen urdhrat e te cilit jane te efektshme forcat e armatosura, qe nga policia, garda e deri tek ushtria. Ne do ta quash edhe qytetarin pjese te shtetit, e quajme, pavaresisht se vetem ne shtete totalitare eshte qytetari e individi shtet. Gjithsesi, plumbi doli nga garda, jo nga qytetari, e garda varet nga qeveria, perkatesisht ministria e brendshme.

          Nuk je duke ngritur ndonje kundershtim, pervecse je duke u marre me teorira te kota mbi perkufizimin e shtetit. Eshte njesoj sikur une te te them, bujrum, ulu, e ti te me thuash, “po c’eshte e ulura? Ti ke karrike, shilte, kolltuk, tavoline, dysheme, raft librash, televizor, lavaman, mur?”


          • on March 1, 2011 at 12:59 pm gaforja

            Ne fakt ajo qe une perpiqem te shpjegoj eshte veshtire te kutohet nga njerezit e zakonshem. Prandaj po e lehtesoj kuptimin. Keshtu mund te behet pyetja se nese PD shpall se populli i djathte eshte i nevrikosur nga Basjhkia e Tiranes, se nuk mban me puna, dhe se ne filan date dhe filan ore ketij populli te djathte do ti hype nje zemerim i madh e i papermbajtur, do te dale ne demonstrate dhe se PD tashme nuk do te mundet me ta permbaje me zemerimin popullor siç ka bere deri me tani etj.. etj…, pra shtrohet pyetja a do ta mbrojne policia e shtetit dhe garda republikane bashkine dhe kryebashkiakun nga populli i qe i ka ardhur ne maje te hundes me bllokimet disa vjeçare te rrugeve te Tiranes? Sipas botkuptimit tend per shtetin, pergjigja eshte jo, nuk do ta mbrojne, ndersa une them se do ta mbrojne njesoj si kryeministrine, ose te pakten duhet ta bejne nje gje te tille sipas ligjeve qe jane ne fuqi. Prandaj ajo qe thashe me lart per shtetin tani mbase kuptohet me lehte, dmth ky ishte kundershtimi im qe ti nuk arrite te dalloje.


            • on March 1, 2011 at 2:16 pm lulian kodra

              Edhe ne shkolle te budallenjve thuhen gjera qe veshtire te kuptohen nga populli i zakonshem. Ne nje fare menyre jam dakord me ty qe ke nje intelekt te vecante. “You’re special” do te thoshin kendej ku jam une.

              “Sipas botkuptimit tend per shtetin, pergjigja eshte jo, nuk do ta mbrojne”

              Na fal ne qe jemi pak te trashe e nuk e thithim dot intelektin tend te jashtezakonshem, por ku dreqin bazohesh kur thua qe ky eshte botkuptimi im? Apo bjeri t’i biem? Garda e shtetit ka per detyre te mbroje te gjithe institucionet e shtetit, qe nga bashkia, presidenca, prokuroria, gjykatat, parlamenti, avokati i popullit, e gjithcka. Cfare gjen ne botkuptimin tim qe te mohoje kete? Apo ke mesuar fjale te re, “botkuptim,” edhe po e perdor. Apo ndoshta e ka fajin intelekti jot special, qe kur robi thote se zinxhiri i komandes se gardes kalon nga qeveria, e rrjedhimisht eshte vetem ky segment i shtetit, se bashku me garden vete, QE MBAN PERGJEGJESI LIGJORE PER VEPRIMET E GARDES, ty te duket sikur thuhet se garda nuk ka per detyre te mbroje institucionet? Keshtu eshte kur merresh me kuptime qe nuk i thith populli i zakonshem. Edhe sikur populli i PD-se te ngrihej kunder bashkise se Tiranes, e garda te ushtronte dhune vdekjeprurese, pergjegjesia ligjore do binte mbi garden, ministrin e brendshem dhe kryeministrin, qe jane edhe segmenti qe merr vendime ne lidhje me veprimtarine e gardes. C’lidhje ka ketu se cfare institucioni ishte duke mbrojtur garda? Ceshtja eshte kush mban pergjegjesi ligjore per veprimtarine e gardes, dhe edhe pse garda mund te mbroje eventualisht bashkine, gjykaten e larte apo parlamentin, ajo nuk varet as nga bashkia, as nga gjykata e larte dhe as nga parlamenti. Ne dac te jete qytetari duke protestuar ne bulevardin para kryeministrise, ne dac te jete duke protestuar ne bulevardin para bashkise, shteti (lexo garda dhe zinxhiri i komandes) nuk mund te ushtrojne dhune vdekje prurese mbi kete qytetar. Pike. Princip kushtetues ky. Ku e gjen botkuptimin tim ketu se garda ka per detyre te mbroje ca institucione, por ca te tjera jo? Apo je duke folur kunder ndonje kundershtari imagjinar? Atehere ke te drejte qe ajo qe thua nuk kuptohet nga njerezit e zakonshem, por vetem nga njerezit imagjinar. Mund te vazhdosh e te flasesh me vete.


              • on March 1, 2011 at 2:32 pm gaforja

                Me ne fund por me veshtiresi te madhe arrite tek Ligji, ndersa pak me lart thua se i vrau shteti, nenkupto qeveria. Pra pse nuk pret qe te veproje ligji, prokuroria dhe gjykata, qe ato te shpjegojne ligjerisht, dhe te percaktojne ligjerisht fajtoret qe te marrin denimin e merituar, por paragjykon gjykimin e gjykatave por thua sei vrau qeveria? Pse mos te duket vetja prokurori apo gjykate qe jep gjykime e denon? Keshtu pra jane keto organe shteterore, pjese e shtetit qe do te vendosin kush jane fajtoret, qofte ky Berisha apo Rama, qofte garda apo policia, kushdoqofte ligji duhet te veproje njesoj, sipas ligjeve ne fuqi. Ky eshte koncepti im per shtetin qe ty fatkeqesisht te mungon.


                • on March 1, 2011 at 3:18 pm lulian kodra

                  “Pra pse nuk pret qe te veproje ligji”

                  Pres une pres, por s’pret drejtesia. E di ti moton e drejtesise shqiptare apo jo? Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e munguar. Moto e gjykates se larte, kjo. Pritem te hetohej Mediu, hic, madje u be minister prape. Pritem te hetohej Basha per 21 janarin, hic, madje ka hedhur kandidaturen per bashki. Presim, presim, se nga oxhaku do bjere. Por mos harrojme edhe kete tjetren. Pret Berisha? I vrau opozita me pistolete pas koke, tha. Kishte cadra kallash ne proteste, tha. Prokuroria eshte puciste, tha. E jo vetem per veprimet e gardes, per te cilat eshte pergjegjes ligjor vete, por edhe per keto akuzat gadafeske nuk mori pergjegjesi. Presim, o presim. Presim amerikanet, po si jo. Mbase edhe hapin ndonje shkolle speciale ku te shprehim intelektin tone te jashtezakonshem.


                  • on March 1, 2011 at 3:36 pm gaforja

                    Nuk eshte e ndershme ti largohesh debatit, keto qe thua nuk kane te bejne me çfare po debatonim, apo me çfare kam thene e qe ty nuk te pelqeu. Lavdi zotit qe ketu ne virtualitet s’mund te besh zhurme e kush desheron i nxjerr lehtesisht konkluzionet nga ato çfare kemi thene.


                    • on March 1, 2011 at 4:00 pm lulian kodra

                      Ku e shef qe po i largohem debatit. Lexo me kujdes, se edhe kupton me shume se njerezit e zakonshem. Te thashe qe:

                      Pres një shenj’ e pres një dritë,
                      Pres me vjet’ e pres me ditë,
                      Se ç’u tera, se ç’ u mpaka,
                      Se ç’u çora, se ç’ u mplaka

                      Pres, por kjo e pritura jone nuk ka dhene rezultate. Pandeshkueshmeria vazhdon dhe kjo kritika ime, qe ta moresh vesh ti, nuk eshte thjesht kunder Berishes, por edhe kunder prokurorise qe ende nuk ka kerkuar prej Berishes qe te paraqitet ne gjykate e aty te kendoje per pucin, e per faktet e pakundershtueshme mbi pucin, per cfare urdhrash e cfare komunikimi ka pasur me garden gjate 21 janarit duke qene se eshte pjese e hallkes, etj. Cfare te pres une? Te pres Berishen te dale ne TV e te me thote qe Rama donte te merrte pushtetin me dhune kur nuk eshte faktuar as edhe nje mjet qe ta perligji kete akuze? Nuk po i bej bisht debatit. me the “prit,” te thashe qe boll kam pritur e madje kjo e pritura e tepert na ka sjelle ketu ku jemi, deri aty sa edhe arrin te thuash se ekzistenca e Shqiperise eshte merite amerikane. Cfare te pres? Do me thuash “jo me pathos,” e di. Por pse jo me pathos? Jemi desensitivizuar fare. Ata te vrasin, ti thua prit. Ja pritem per Gerdecin. Popull langaraq thane. Kur nuk qene ne gjendje te fitonin drejtesine aty, bjeri, vriji, se qen pa dhembe jane. Ja mentaliteti i pritjes. Ti pret, shteti te vret. Shqipetar, tha, mos rri, por duku, shqipetar. Pathos, e di. Por edhe adept te arsyes se kulluar, mo, e kena kenoq.


                  • on March 1, 2011 at 8:58 pm gaforja

                    Lulian, ti po i largohesh debatit aty ku nisi sepse debati nisi keshtu:
                    “kur shteti arrin deri aty sa te vrase qytetarin e vet”,
                    dhe une te thashe se: “Ne te vertete kjo shprehje permban brenda nje injorance te thelle, sepse me shtet nenkuptohet qeveria.”

                    Por ti kembengul dhe thua perseri se : ” une me shtet nenkuptoj aparatet shteterore, per rastin ne fjale, ate nen urdhrat e te cilit jane te efektshme forcat e armatosura, qe nga policia, garda e deri tek ushtria”. Kjo eshte e drejta jote te thuash keshtu, por une them se kjo eshte injorance e thelle, sepse tek koncepti i shtetit futet edhe opozita, madje eshte pjese e rendesishme e shtetit po aq sa pozita. Keshtu kur injoranca thote se “ata te katert i vrau shteti” padashur, megjithese nuk e desheron, ajo pohon se ata i vrau dhe opozita, perveç qeverise. Por nga ana tjeter nxitimi per te shpallur vrasesit eshte mungese serioziteti per te mos thene me shume. Te thuash se une “nuk pres” perfundimet e hetimeve se “boll” kam pritur”, te besh ironi pa fund me konceptin normal te pritjes, ç’fare do te thote? Do te thote te autosugjestionohesh, se desheron vetgjyqesi, mbasi tani ti e di kush i ka vrare. Kjo perseri eshte nje ngrefosje e injorances, mosnjohje e shtetit, ose eshte nje parashikim i papergjegjshem, sepse ku i dihet, po sikur te mos jete keshtu siç thoni ju? Nese ju e dini, atehere s’ka nevoje as per gjykata as per prokurori, as per “policies”, as per shtet, madje duhen hequr edhe avokatet, nuk kane se çfare duhen, e kishte mire diktatura ne kete pike, sepse jeni ju, ju qe i dini te gjitha qe me pare, vendosni ju, dhe keshtu o burra demonstrata, revolucione, ndeshkime dhe rezultati? Mbas revolucionit te kuq vjen revolucioni blu, mijra te vrare si me 97-ten dhe asgje nuk rregullohet, gjithçka fillon nga fillimi, dhe nga rremuja ne rremuje kjo dihet se kujt i intereson. Ju nuk prisni, por padurimi eshte semundja me tipike e te majteve e trasheguar nga i pari i tyre, qe nuk priste dot qe kapitalizmi ta kryente ciklin, por shpiku ne studion e tij teorine e padurimit qe ti e adhuron aq shume edhe sot e kesaj dite. Por ajo teori deshtoi ne praktike, deshtoi perfundimisht ta rregulloje boten, ajo teori nuk mundi ta perfaqesonte shtetin e te drejtes siç pretendonte, prandaj eshte kote te riprovohet perseri ne Shqiperi. Me qe me pyete, te pergjigjem se ky eshte ai botkuptim qe te shtyn te mos kuptosh se edhe garda eshte pjese e shtetit, eshte urrejtja qe keni per garden sepse besoni se i perket qeverise, prandaj kerkoni dhe arrestimin ne bllok te”zinxhirit” te komandes, sepse botkuptimi nuk te lejon te besosh se mund te kete edhe gardiste qe kryejne detyren dhe zbatojne ligjin, se nuk mund as ta imagjinoni e jo me te besoni, se garda nuk vepron nen urdhrat e qeverise, por nen urdhrat e ligjit, dhe te rregullores. Ky eshte botkuptimi qe nuk denjon ta pranoje shtetin si te tille, si unitet i te gjitha hallkave, si unitet brenda sistemit, por ju dilni me deshire nga sistemi, prandaj kur per nje çast te duket se e mesove qe garda i perket edhe opozites po aq sa pozites, nje çast me vone perseri e harron dhe mbetesh ne padituri te thelle e thua se ata te katert i vrau shteti. Edhe nese ata te katert i ka vrare garda, perseri pergjegjesite jane specifike, individuale, nuk eshte shteti qe i vret, shteti gjen dhe ndeshkon fajtoret, shkelesit e ligjit, cilet do qofshin ata, qofte edhe Berisha qe ti desheron aq shume qe te jete, por nuk mund te thuash se i vrau shteti, qeveria, opozita, etj por do te thuash detyrimisht ate qe do te thote gjykata, sepse kjo eshte demokracia, po kush pyet nga te majtet per demokracine.


                    • on March 1, 2011 at 9:53 pm lulian kodra

                      Or zoteri, te thashe edhe njehere, por nuk te kam faj une se do te lexosh vetem si retorike, ti. Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e munguar, nuk eshte moto e se majtes, por e drejtesise shqiptare. Eshte princip i gjykates se larte te shtetit, kriter pune i saj, dhe si i tille, kriter qe mat ne eshte bere apo jo puna prej pushtetit gjyqesor. Tashti ti me thua “prit,” sepse ashtu e kerkon ligji, qe te presesh. Ku e gjete ti kete kriter. Kalo njehere nga gjykata dhe lexoje te gdhendur me shkronja te arta qe drejtesia nuk pret. Ti tashti mund te thuash se une jam i majte, se kerkoj ta rrafshoj shtetin me revolucion, se ky padurimi, se ky mentaliteti i mospritjes eshte komunizem, a ku di une cfare tjeter. Por kjo or zoteri eshte retorike prej teje, sepse kur them nuk pritet, jam duke kapur per llafi vete moton e drejtesise shqiptare.

                      Tashti, te thashe edhe nje here llojin e injorances qe po tregoj, dhe te vura ne dukje se kur them shteti vret qytetaret, kam parasysh ate segment shteteror qe mban pergjegjesi ligjore mbi veprimet e gardes, e qe eshte shtet, pavaresisht faktit se edhe opozita mund te jete shtet, edhe presidenti mund te jete shtet, apo edhe kryetari i bashkise se Shkodres eshte shtet. Shiko qe ta bej te qarte edhe nje here kundershtimin tend dhe sa i kote qe eshte. Une te them qe Asqeriu rrahu gruan, bie llafi. Ti kunderpergjigjesh dhe thua, “kjo qe thua ti, shfaq nje injorance te thelle, pasi dora e Asqeriut i ra gruas, e jo Asqeriu – Asqeriu ka kembe, ka koke, ka edhe gjunj apo brryla, prandaj nuk mund te thuash se Asqeriu rrahu gruan, pasi kjo do te thote se i ra me shkelm, me koke, me brryl, kur ai ne fakt i ra vetem me dore (no pun intended).” Po mire, anatomine e Asqeriut po bejme? Me perkufizimin e shtetit po merremi? C’lidhje ka kjo?Zevendeso shtetin, me Asqeriun, dhe kaq i pakuptimte eshte kundershtimi jot.

                      Dhe per sa i perket te fundit, nga e di une qe shpall se shteti vrau qytetarin e vet? Po ca te them, kam tendence t’u besoj me shume syve te mi, si dhe pashe qe plumbi doli nga tyta e gardes, se sa t’i besoj Berishes qe thote se u vrane me kaliber te vogel nga mbrapa koke, nga njerezit e Rames. Me ben komunist kjo? Ku di une, po te jene komunistet ata qe u besojne me shume syve te veta se sa propagandes te cmendur te nje maniaku qe flet per cadra pistolete e per protestues te droguar, mbase edhe komunist jam.


                    • on March 1, 2011 at 10:24 pm lulian kodra

                      Edhe dicka te fundit, sa i perket gardes, rregullores dhe botkuptimit tim ne lidhje me kete pune. Vetem perpiqu te kuptosh thelbin e problemit. Eshte nje ceshtje e famshme e gjykatave amerikane, ku dikush hedh ne gjyq nje kompani sigurimesh makinash, sepse pas aksidentit, kjo nuk kishte marre persiper koston e sherbimit shendetesor te personit, por ne baze te letres se kontrates se sigurimit, vetem koston e demtimit te makinave. Me ligj, e me rregullore, ky person kishte firmosur kontraten, garancine, dhe nuk kishte pse kerkonte gje. E megjithate, gjykata vendosi se, duke pasur parasysh rrezikshmerine mbi jeten qe makinat kane, si dhe faktin qe gjykatat e drejtesia nuk mund te perdorin ligjin e rregulloren ne sherbim te padrejtesive, e duke qene se e drejta eshte ajo qe merr parasysh mireqenien e njeriut, kompania e sigurimeve, edhe pse nuk kishte firmosur gje, ishte e detyruar te paguante personin per demtime qe kontrata nuk i parashikonte. (Ndonje juridiks amerike mund te me ndihmoje ketu me referencen e sakte te ceshtjes).

                      Tashti, c’lidhje ka kjo? Lidhja eshte ketu, qe rregullorja e gardes, nuk eshte nje ore me sahat qe vihet ne levizje dhe nuk pushon. Garda ka nje rregullore, ku thote se “po te kalosh territorin e institucionit, behet nje paralajmerim me goje, po nuk ndaloi personi qellohet tre here ne ajer e po nuk ndaloi personi prape” rragazhdraga rragazhdraga si ore me sahat, apo si kontrate ligjore te cilen e kemi firmosur te gjithe qe kur kemi pranuar te hyjme ne territorin e republikes se Shqiperise. Ekziston kjo, e vertete. Por duke qene se behet fjale per mjete qe ne krahasim me makinat e rastit qe solla me lart, jane ku e ku me vdekjeprurese, aq me teper qe qellimi i tyre eshte pikerisht te jene vdekjeprurese, arma zjarri pra, ka dhe nja hallke hierarkike vendimmarrese ne diskrecionin e se ciles eshte lene qe te behet me e mira, e jo qe rregullorja te hyje ne fuqi mekanikisht. Kjo hallke hierarkike vendimmarrese, eshte edhe ajo qe ka pergjegjesi ligjore, dhe keta jane njerez. Eshte kollaj te thuash qe gardistet kane bere detyren, ashtu thote rregullorja, dhe pike. Por behet fjale per jete njerezish. Askush nuk ka te drejte t’i shpetoje drejtesise duke u fshehur pas rregullores kur kostoja eshte kaq e larte. Rregullorja mund te jete, por eshte pergjegjesi ligjore e atyre qe kane fuqi te c’aktivizojne kete rregullore dhe nuk e kane c’aktivizuar. Mosveprimi i tyre eshte veprim, dhe pergjegjesi direkte per vdekjen e atyre kater njerezve. Natyrisht, i gjithe ky arsyetimi im bie nese protestuesit kane pasur me vete cadra pistolete, stilolapsa kallash, thika me helm, dhe makina me tritol. Atehere rregullorja nuk ka pse te c’aktivizohet. Por problemi eshte qe deri tashti, asnje stilolaps kallash nuk eshte gjendur. Me siguri do i kene eksportuar andej nga Libia keta kokpalaret, t’i bien ne qafe edhe Gadafit, se duke i rene ne qafe Berishes se shkrete, mor amani sa i mire e i duruar qe eshte, nuk u ngopen.


      • on March 1, 2011 at 5:37 pm dod

        …”i cili adopton “policies” tipike te shkolles se Cikagos (pavaresisht faktit qe keto jane vizione politike te gabuara per te mos thene kriminale) …” – tha Madame Guillotine.


        • on March 1, 2011 at 6:38 pm Metal boy

          Ne fakt i ka humbur edhe serioziteti kritikes. Dikur e akuzonin Berishen se kishte rreshqitur majtas, se nuk aplikonte ne qeverisje “policies” te djathta, se kryesonte te djathten por mendjen e kishte majtas, etj. Tani na thone qe Berisha po zbaton “policies” te shkolles se Çikagos. Atehere nese kjo eshte e vertete, debati duhet te hyje ne ligjerim normal politik, ku te kete perplasje platformash dhe jo lufte krahasimesh boshe.

          Nese kete nuk e ben opozita, atehere neomarksistet te merren me te, jo me Berishen.


          • on March 1, 2011 at 8:00 pm lulian kodra

            Po pse ca e quan ti kete programin per privatizimin e gjithckaje qe shpalli Berisha? Aq me teper pikerisht ne ate moment kur akoma nuk e ka marre njeri veten nga shock-u i 21 janarit? Nuk eshte kjo strategji tipike e shkolles se Cikagos? Nuk eshte kjo tipike e doktrines se shock-ut?

            Apo nuk eshte serioze te evidentohet kjo? Mjafton qe Berisha te adoptoje politika ekstremiste dhe eshte ne rregull; eshte me mire se Rama qe nuk adopton asnje lloj politike; eshte pertej kritikes, qofte per gjithe e gjithe te tjerat, qofte per faktin qe adopton politika ekstremiste?

            Por me e keqja eshte se mire qe e ka adoptuar si doktrine, por ec e merru me ty tashti kur pretendon qe adoptimi i kesaj doktrine mund te kundershtohet me ane te nje “ligjerimi normal politik,” a thua se ka ndonje gje normale kjo doktrine, apo a thua se sjell ndonje vizion tjeter pervec ngritjes se statusit te kusarit ne status politikani.


            • on March 1, 2011 at 10:08 pm Metal boy

              Shoku, ju jeni grup i menjanuar nga shoqeria shqiptare, nuk gjeni hapesire dhe mirekuptim tek asnje shtrese e grup shoqeror ne Shqiperi. Komunistet si puna jote, ithtaret aktuale te Chavezit qe kerkon te shtetezoje çdo gje, Shqiperia i ka perzene me kohe. Ju beni zhurme pa dem ne internet.

              Çfare kupton ti njehere me privatizim te gjithçkaja qe paska thene Berisha? Shiko se t’i kane dhene gabim ilaçet ata te saktivistes. A po privatizohet sherbimi shendetsor (jo sherbimi ambulator, kujdes), arsimi? Jo. Po privatizohen ndermarrjet dhe pronat shteterore shumica te rrenuara. Kjo do te thote me pak korrupsion, me shume efiçence etj.

              Sa me pak shtet, aq me mire. Çdo gje duhet te funksionoje (si administrim dhe menaxhim flas dhe jo si perfitim, kujdes edhe ketu) me frymen e korporatave. Privati sherben me mire, zhvillon me shume, korrupsion nuk ka.

              Fryma dhe praktika etatiste ishte ajo qe na çoi ne rradhet me bidona vajguri dhe shishe qumeshti qe ne tre te nates.

              Puthi doren Rames edhe pse eshte nje zero me xhufke, politikisht e kam llafin. Komplet bosh, pa asnje platforme me kah ideologjik. Ndersa Berisha po jeteson vizion e djathte politik, gjithmone duke mbajtur syte tek shtresat ne nevoje (fatura sociale e qeverise se djathte eshte disa here me shume se ajo e qeverive gjoja te majta). Shiko rezultatin: rritje ekonomike, me pak te varfer (sipas BB), me shume pune.

              Ekstremizem eshte etatizmi yt dhe jo tregu i lire dhe sipermarrja private. Mundesite e barabarta dhe ambicie per te ecur perpara.

              Nuk dua te jem i barabarte me ty une. Ne asnje aspekt kjo dhe jo vetem ate ekonomik.

              P.S. serioziteti i kritikes nuk ishte per ty, se ti je peshe puple, ishte per te tjere qe ankoheshin dikur per majtizmin e Berishes ndersa tani ankohen per djathtizmin e Berishes. Kllounade me nje fjale kjo puna e kritikes dhe 21 janari ishte shock sigurisht, pasi u perdor dhune per te marre pushtetin, por ata qe mbeshtet ti, deshtuan me turp dhe kane per te dhene llogari per kete. LLogari politike dhe ligjore. Kuptove?


              • on March 1, 2011 at 10:56 pm lulian kodra

                I vetmi argument qe ke dhene eshte qe sa me i vogel shteti, aq me mire, pasi eleminohet korrupsioni. Ja e zeme se qendron. Por gjithe keto ofendimet e tjera, pse duhet t’i duroj nga nje si puna jote?


  12. on February 28, 2011 at 6:38 pm Metal boy

    Ka tre momente gjate protestes se dhunshme (mund te kete edhe me shume) kur protestuesit kane hyre ne perimetrin e KM dhe qe ne baze te ligjit, Garda mund te kishte hapur zjarr drejt protestuesve dhe as nuk mund te akuzohej per asnje gje nga prokuroria pasi ishte ne zbatim te ligjit. Por nuk e ka bere. Ka qene rasti kur makina ka sulmuar hyrjen e KM, momenti tjeter kur nje grup prej te pakten 20 vetash ka hyre ne KM dhe ka dale duke u shtyre nga gardistet dhe momenti kur eshte hapur porta dhe nje ose disa protestues kane kalur porten dhe kane hyre brenda perimetrit duke gjuajtur me gure ne drejtim te gardisteve. Nuk eshte qelluar asnjeri. Viktimat jane pasoje e aksidenteve dhe gjendjes se renduar, ku gardistet ishin ne breshrin e gureve e copave te betonit dhe arma edhe mund te kete levizur ne kete kohe. Por te gjitha keto jane ne hetim dhe shpresojme qe hetimi te jete profesional e te nxjerre te verteten. Thelbi i gjithe kesaj eshte veprimi i organizuar antikushtetues. Aksion i dhunshem kunder KM nga opozita qe kerkonte te vdekur si ne beteja. Kur gjendja po rendohej dhe grupi i sulmit, me shuma eurosh te njejta ne xhep, po sulmonte nga te tre anet KM, drejtori i policise ka thirrur ne telefon Edi Ramen per te terhequr turmen, nuk eshte pergjigjur. I ka derguar edhe sms, perseri nuk eshte pergjigjur. 21 janari ishte dita kur opozita siç e kishte paralajmeruar, doli nga sistemi politik dhe korniza kushtetuese. Kishte derguar trupat e sulmit per te arritur qellimin e saj me çdo çmim, edhe me vdekjen e 4 apo me shume njerezve. Ne kete pike nuk duhet te heshtet.


    • on February 28, 2011 at 10:33 pm bardhi

      “Thelbi i gjithe kesaj eshte veprimi i organizuar antikushtetues. Aksion i dhunshem kunder KM nga opozita qe kerkonte te vdekur si ne beteja. Kur gjendja po rendohej dhe grupi i sulmit, me shuma eurosh te njejta ne xhep, po sulmonte nga te tre anet KM, drejtori i policise ka thirrur ne telefon Edi Ramen per te terhequr turmen, nuk eshte pergjigjur. I ka derguar edhe sms, perseri nuk eshte pergjigjur”

      Humbje kohe duke lexuar shume, edhe te tjere rreshta si keto.


    • on March 2, 2011 at 2:02 pm jshm

      Mua më duket qesharake që 20 vetë t’i quash trupa sulmi. Po njësoj aspak profesionale më duket që drejtori i policisë t’i telofonojë X-it për t’i thënë të vijë e të tërheqë turmën. Vetë karakterizimi i protestuesve “turmë” dëshmon se nga ç’pozita po komenton.


  13. on February 28, 2011 at 7:24 pm LG

    Evdotea, ky blog nuk eshte (ose te pakten une shpresoj se nuk eshte) as Klubi i Gjuetareve, as ajo ish-kafja perballe Ministrise se Brendshme, as forme edukimi ku brumosen njerezit, as fidanishte e PS.

    Delirin e madheshtise, apo ato idete qe mund te kesh per veten (me ose pa te drejte, s’ka rendesi fare) leri tek dera para se te ulesh per muhabet ketu.

    Te zotet e shtepise po te lene te livadhisesh, e ti japesh gojes, por ketu ka ca miq te vjeter te blogut, qe nuk para u pelqen kur prishet muhabeti.

    Ne ke gje per te thene, thuaje, perndryshe mos u merr me “kush jam une, e kush je ti” se na duket vetja sikur jemi ne mencen e kooperatives.


  14. on February 28, 2011 at 7:54 pm ipare

    Meqe jemi te krahasimet, e vetmja pike e perbashket qe mund te shohesh midis Kadafin, Mubarakun, Ben Ali dhe Berishes sone eshte fakti se ata jane qartesisht produkte te Pax Americana, dhe prominenca e tyre eshte shume me teper e kushtezuar nga elemente te jashtem se sa nga elemente te brendeshem te shoqerive te tyre perkatese. Si udheheqes ata nuk duket se kane nje lidhje organike me shoqerine nga kane dale, sepse nuk shihet se cfare interesash te brendeshme perfaqesojne dhe mbrojne. Ca me pak kane qene ata ne gjendje te avancojne shoqerite e tyre, pa kete lloj lidhje te brendeshme. Plus kesaj, asnje prej tyre nuk mund te thote ball hapur se “varferia ime qendron si deshmitare e besnikerise dhe miresise time”. Ata duken te jene thjeshte kleptokrate te nje niveli te caktuar, ekzistenca e te cileve behet rastesisht e mundeshme vetem ne saje te natyres predominuese te interesave qe shohin tek ata nje vlere te caktuar.

    Kjo puna e Pax- eve eshte interesante.
    Pax Romana vazhdoi per nja 200 vjet, qe nga koronimi i Octavianit, ne 23 bc deri ne 180 ad.
    Pax Mongolica, edhe kjo, vazhdoi nja 200 vjet, mbas Xhenghis Khanit
    Pax Britanica vazhdoi per nja 100 vjet, nga 1815 deri ne 1914.
    Pax Americana, ka filluar qe ne 1945, e siguruar me ane te forces ushtarake dhe ekonomike te SHBA.

    Sa te gjate e ka, asnje nuk e di dhe varet se cilen pjese te gotes sheh. Cfare dihet eshte se fundi Pax-eve eshte gjithnje i turbullt dhe i pergjakshem. Prandaj them se po qe se njerezit luten ne Shqiperi, ata t’i luten Zotit qe SHBA te jete ne gjendje te “prodhoje” gjithnje politikane te afte e te ndjeshem, sepse cfare mendojne e cfare vendosin ata ka aq shume rendesi edhe per gerxhe te tilla sic eshte Shqiperia.


  15. on February 28, 2011 at 8:59 pm Zeri i Popullit

    “Njeri me sjellje te bute (ne praktike) ndaj kundershtareve politike” – shkruante dikush ketu me siper per Sali Berishen – dhe mua me ngriheshin qimet e kokes perpjete si me telekomande se krahasimi me Enverin me lindte vetiu. Po si mund te shtremberohet keshtu realiteti? Po kush nuk e di se te pakten liderit te tanishem te opozites, ky i ka thyer kafken me leva dhe desh e ka lene te vdekur. Per te mos folur per sa e sa te tjere nga lideret e opozites se dikurshme qe i kane akoma shenjet e rrahjeve publike qe njerezit e tij u kane bere. Po t’i kalojme keto. Po a eshte e mundur te thuash nje gje te tille kur vetem nje muaj ka kaluar nga ngjarja e 21 janarit, gjate te ciles u shti me arme zjarri? Po si te mos e krahasoj une me Enverin. A nuk thuhej edhe per te se i kishte buzet me sheqer megjithse kishte urdheruar vrasje apo internime. Eshte e njejta situate. Te njejtat fjale e mbase edhe te njejtet njerez qe i thone. Dhe s’ke çfare ti besh se keto krahasime te lindin natyrshem, sado qe arsyeja mund te mos i pranoje. Po keshtu edhe ato me Kadaf e Musharaf.


  16. on February 28, 2011 at 11:03 pm Evdotea

    LG, une nuk kam qene kurre as ne klubin e gjuetareve, as ne kete kafenene para ministrise se brendshme. Ku ishte, meqe ra fjala ?Une nuk kam asnje lidhje me fidanishten e PS, dhe, ben vaki, une e mendoj me zi se ce mendon ti per ramen si politikan.

    Une gjithashtu nuk kam qene kurre ne nje mense kooperative. Do isha shume kurioze te njihja ndonje aspekt te jetes ne kooperative dhe nese ti do te kishe kohen te flisje per to, une do te te lexoja me endje. Dhe nuk do te mendoja kurre se ti vuan nga deliri I madheshtise, vetem e vetem sepse ti do ndjeje deshiren per te treguar.

    Kjo e lena per te livadhisur mua me duket koncept totalitar dhe mua ligjerimi totalitar me ben per te qeshur. Qeshja qe kur isha adoloshente me keto lloj pohimesh. Me vjen per te qeshur edhe tani, por ngaqe e kuptoj seriozitetin e nderhyrjes tende, dhe po mundohem te te pergjigjem me seriozitet. Sigurisht, mendoj se ndonjehere e meritoj te censurohem, jam gezuar kur nuk e kane bere. Po nuk e besoj se jam une problemi I Shqiptarise, as yti, mos me merr me kaq seriozitet, une nuk e bej me veten, jam brez tranzicioni, une mund te kisha vdekur shume kohe me pare, brez I humbur.

    Kete punen e pjesemarrjes ne blog une e mendoj keshtu. Kam respektin me te madh per miqte e vjeter te blogut. Per te gjithe ata qe une I perceptoj si me te medhenj ne moshe dhe me pervoje jetese me te madhe se imja, une jam vetecensuruar, me raste, dhe kurre nuk jam kunderpergjigjur me armiqesi. Por mund te kesh te drejte ti, une nuk e perjashtoj mundesine qe edhe une te tregoj tendenca totalitare.
    Xhibin une e perceptoj te ri, fare te ri, dhe ne cdo rast, I kisha thene te ma bente hallall. Jo vetem qe nuk ma beri hallall, por vazhdoi dhe krijoi nje zenke nga hici.

    Une kam qene e shkeputur prej shume vitesh nga shqiposfera dhe vazhdoj te jem relativisht e shkeputur. Kur rashe ne kontakt me blogun u entuziazmova. Une nuk e dija qe mund te ligjeroja edhe shqip. Ka vite, shume vite, qe une ligjeroj ne nje gjuhe tjeter. Per mua ishte dhe eshte fitore e madhe qe arrij te shprehem shqip. Ketu hyn dhe stili I te shkruarit, them une, ndoshta imi, megjithese une kam qene goxha veteironike, gjate kesaj kohe, perceptohet si kushedi sa mendjemadh. Ne qofte keshtu, une kerkoj ndjese, pikerisht sepse je mik I vjeter I blogut. Ne mos qofte keshtu, ndjesen duhet te ma kerkosh ti, sepse ti, mezi prite qe te beheshe pjese e korit dhe ti je I vetmi qe e ke deduktuar, nga gjinia femerore e nickut, qe behej fjale per nje femer.


  17. on March 1, 2011 at 12:37 am Evdotea

    Po Lulian ke te drejte, emri yt nuk duhet te ishte aty.
    Pra zere se nuk eshte. Tani une duhet te kerkoj te fshihet komenti qe te te heq ty emrin. Nese per ty eshte ceshtje thelbesore, kerkojua ti admineve, them se do e bejne.

    Une nuk I kontestova Xhibit ndershmerine intelektuale,une jam e bindur qe shkruan ne mirebesim.

    Ajo qe nuk arrij une te kuptoj eshte se si mund te ngaterrohen planet e diskutimit ne kete fare feje. Pra se si cdo diskurs kritik I gjendjes aktuale duhet te perfundoje ne nje pseudo perleshje midis berishianeve dhe ramisteve. E lexova komentin tend mbasi nisa pergjigjen per LG. Dhe une, sic thosha edhe ne kete moment, nuk e mendoj ramen si ndonje politikan te afte. Nuk ka as pervojen e nanos dhe as luciditetin mendor te ketij te fundit. I marre nga rruga nga nano, ne nje menyre fare te paskrupullt dhe me qellime perfitimi vetjak ia arriti jo vetem te nxjerre jashte partise nanon vete, por edhe ta ktheje partine qe trashegoi ne nje qender interesash ekonomike, fare te paprincipte dhe thellesisht totalitare.

    Por kjo eshte fare irrilevante, po fare ama, ne kuadrin e diskutimit mbi te drejten e qytetarit shqiptar per te protestuar. Sepse, kur ta zeme neser, ta marre pushtetin rama dhe ti kaloje nder mend te trajtoje me te njejten monedhe demokratet, qe neser do te dalin ne shesh per te protestuar sic dolen dje socialistet, une njesoj gjalle do te jem, per ti
    kujtuar rames se kurren e kurres nuk mund te shtjere mbi popullin qe proteston. Kurre.
    Shiko se une per fat gjysmen e jetes e kam kaluar ne nje vend evropian perendimor, dhe ne Evrope, ndoshta dhe e di, nuk ka gje me normale se te qenit kunder dhe te protestuarit kunder qeverise, nga ana jo vetem e opozites, por deri edhe e segmenteve te pavarura nga politika. Sindakatat p.sh. te bejne gjemen ne evrope. Nje dite greve e pergjithshme e ben qeverine te heqe dore mga projekligje qe rreken te bjerrin te drejta tashme te fituara per qytetaret. Pra, sidomos kur ti jeton ne Evrope, te duket akoma me dramatike rreshqitja ne dhune e cdo proteste qytetare shqiptare.

    Mbas asaj qe ndodhi ne Shqiperi, e vetmja mundesi qe kishte vendi per te shmangur riperseritjen e 21 janarit ishte denimi kolektiv nga ana e shoqerise shqiptare I dhunes qeveritare. Per fat institucionet e pavarura qe mes njemije hallesh e problemesh ai vend ka arritur te krijoje, reaguan sic duhej te reagonin. Shenje e mire. Tani, pritej qe gjithe shpura e opinionisteve, jo te bente kushedi se cfare, por te pakten, te harxhonte dy llafe kunder sa e sa poshterimeve qe rrodhen nga goja kryesisht e metes. Eshte shprehje e rende ajo e kokepalareve, shprehje shume e rende.Sic eshte e rende te degjosh cdo dite te pergojohet Prokurorja. Tani, ne qoftese shoqeria shqiptare nuk e ka arritur as kaq pjekuri, kjo perseri eshte shenje e keqe. Por ketu dhe ne kete pike mos pretendo ndonje lloj gjakftohtesie
    te madhe, as nga une. Sepse une druaj qe mund te riperserikderdhja dhe une nuk mund te bej gje tjeter vecse te inatosem me sa nuk arrijne te kuptojne gjera elementare dhe me sa vendosin fytyra te buzeqeshura, kur qe sot ndoshta eshte vone, teper vone edhe per cikerrimat tona. Ose ndoshta, cikerrimat tona, jane efekt I drejtperdrejte I gjendjes se tensionuar ne Shqiperi.

    Duhet te shkruaja kaq gjate qe ti mos te me keqkuptoje, apo jo?
    Por une doja te rrija relativisht e shkeputur nga shqiperia, si gjithmone. Pra tia hidhja vetem me nje koment, tek e tuk.

    Me fal per emrin, nuk do te perseritet me


  18. on March 1, 2011 at 3:15 pm LG

    Evdotea, nuk isha vetem une qe me beri pershtypje toni yt. Lexo komentet e Read Me dhe Lulianit.

    Nuk me duket se ka lidhje me mosjetesen ne Shqiperi apo me faktore te tjere gjuha qe perdor. Megjithate, te shkuara e te harruara, meqe qenke e re dhe nuk dike as c’eshte mensa e kooperatives :)

    Sa per ceshtjen ne fjale, une nuk di sec c’beni ju atje ne Evrope, por ketu tek une, nuk ben vaki as ta shohesh shtrember policin, e jo me te te shkoje mendja ta qellosh….e pastaj te habitesh pse te pergjigjet polici.

    Nese une apo xhibi apo dikush tjeter, pyesim, si guxojne qytetaret qe kane dale ne proteste paqesore ti turren policise me gure apo se si nje parti opozitare e mban vendin ne sherr e ne tension dy vjet rresht, derisa njerezit vene e vriten ne nje proteste qe duhej te ishte paqesore….kjo nuk do te thote se po mbrojme vrasjen e njerzve ne proteste, nuk po justifikojme perdorimin e dhunes.

    Ne po perpiqemi te kthejme pak medaljen edhe nga ana tjeter, se ashtu gjykohen gjerat….degjohen argumentat e te gjitha paleve, pastaj shihet nga anon balanca….nuk rrembehet nje flamur ne dore dhe o burra perpara me besim te verber se e drejta eshte me ne.

    Sepse pastaj, sic kane thene shume kolege blogista, s’mbetet tjeter po te presim qe pas ca vjetesh te riperseritet historia me ca protestues te tjere e me ca te vrare te tjere. Pas 20 vjet tranzicion, kete faze, te nderrimit te pushteteve pa dhune, duhej ta kishim arritur. Ky eshte pikellimi yne.


  19. on March 1, 2011 at 11:55 pm Evdotea

    Ne fakt ke te drejte, edhe une isha mesuar me policet e Evropes, nuk e di sa here i kemi kapur me çadra me shqelma dhe me gure neper sheshet e qyteteve dhe nuk kane bere ze…kane pesuar goditjet ne heshtje…

    Por me duhet te pranoj qe tutje Evropes me duken ca si me te vendosur, ca si me me shume temth, te gatshem per te te shembur ne dru nga çasti ne çast….

    Po provoja te beja shaka. Ndajme te njejtin pikellim. Por une mendoj se qytetari ka te drejte te protestoje pa u akuzuar njekohesisht edhe si perkrahes i nje force te caktuar politike. Ne mos po duam te ripermasojme gjithçka dhe ta mendojme qytetarin jo si nje qenie politike por si nje zgjatim te liderit politik, te paafte per te menduar dhe vepruar ne menyre te pavarur, rrjedhimisht polisin si bashkesi zgjatimesh.

    Sepse ideja qe njerezit shkuan e u vrane per Edin, une them se aty na çon. Njerezit u vrane sepse ate dite e kishin marre persiper edhe rrezikun qe mund te qelloheshin e te vriteshin. Mundet fare mire te kene qene ithtare jo vetem te PS-se por edhe te Edit ne veçanti. Nuk ka asgje per t’u çuditur ketu. Se mua nuk me pelqen Edi kjo per nje socialist nuk ka asnje lloj rendesie. Dhe, per te qene te sinqerte me veten deri ne fund, ne nivel thashethemesh qendrojne deri me sot edhe hipotezat e korrupsionit qe rendojne mbi kete te fundit.

    Por LG nuk u vrane ata qe iu sulen policeve me çadra, u vrane disa te tjere qe nuk ishin as te armatosur dhe as ne pozicion kercenues, nuk perbenin asnje lloj rreziku, jo per forcat e policise. LG, berisha nuk e la rehat as te fundit, as kur ishte duke vdekur, edhe atehere e gjeti menyren per t’ia njollosur emrin. Por LG, kjo eshte hera e fundit qe do me lexosh duke shkruar per berishen.

    Le te kemi besim te drejtesia, une kam besim te femrat, sidomos kur jane ne drejtim te institucioneve te rendesishme. Do te jete miresia qe rrezaton personi fizik i Prokurores ne fjale, por une kam besim.

    Njerezit do te vazhdojne te protestojne ne Shqiperi dhe tjeterkund, per nje mije arsye. E rendesishme, them une, qe ne Shqiperi dhe tjeterkund, kokepalaret te mbeten, per ne te pakten, o mik sinqerisht i djathte, me te rendesishem se kokat e Sales, Edit, Jozefines dhe kujtdo qofte.


  20. on March 2, 2011 at 4:33 am theollogos

    Tha Berisha ne 21 janar:

    “Pra për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, t’i vënë asaj zjarrin dhe të vendosin këtu pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte: duhej me çdo kusht të merrej kryeministria, duhej me çdo kusht të merrej parlamenti, duhej me çdo kusht të merreshin ministritë.

    Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë.

    Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave , theksoj se të Dhënat Paraprake flasin se secili prej tyre është Qëlluar nga Afër me Armë Pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”.

    Jane qelluar nga afer me psitoleta te lehta qe nuk jane ne armatimin e Policise dhe te Gardes dhe per keto Kryeministri kishte te dhena Paraprake. Prej kujt? Njerezve ne turme, informacioneve te tjera ne rruge operative, apo ishte nje deklarim reflektiv ne gjendjen e shock-ut te pergjithshem. (Ato dite Berishes i plasi buza ne krahun e majte).

    Pra ne mbremjen e kesaj dite Kryeministri i Shqiperise flet per nje sulm te organizuar nga opozita me nje njesi agresive 200-300 bandite, pa shpjeguar sesi do te mundin vetem keta qe te merrnin edhe kryeministrine edhe ministrite edhe pushtetin? Jemi ne kushtet kur Kryeministri nuk e di ende se ne pucin e trojkes se kuqe qendron edhe Prokuroria, Presidenti dhe kreu i Sherbimit Informativ. Pra puci ne logjiken e shifrave mbetet i pamundur sipas ketij versioni.

    Edhe njehere Berisha per te gjithe ata qe mendojne se Pretorianet e Pushtetit kane vrare ngaqe u ka levizur dora nen bresherine e gureve:

    “Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta. Por kjo do të faktohet shumë thjesht, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk ka përshkruar dot shtresat. Madje thuhet, po t’i shohim se janë me silenciator. Këto janë të dhënat e deri tanishme që akuzojnë direkt skenaristët, por megjithatë, këtu do të ketë do të ketë një hetim, një ekspertizë mjeko ligjore serioze që do të nxjerrë të gjithë të vërtetën”.
    Pra skenari i pare eshte se jane vrare nga afer, me silenciator.

    Kete thote kryeministri i qeverise ne 21 janar, tjeter gje thote dite me vone, madje te kunderten, c’ka edhe i jep kohe shume kujt te oksigjenoje irracionalen qe i ka zene koken. Por edhe ligesine e pergjithshme, e cila eshte e vetmja qe simetrizohet me opoziten.

    Meqenese Prokuroria eshte pjese e pucit, sikunder Presidenti dhe SHISH, perse Berisha nuk vijon ne mbeshtetje te informacioneve qe ka t’i permbahet ketij versioni? Perse ai nuk artikulon “faktet” e mesiperme si edhe diten e pare?



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    peshperitesi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Q
    Bashkimi on Q
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,742,584 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (15)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,034 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: