Shumë nga protagonistët e debateve të tanishme për etninë, kombësinë dhe shtetësinë shqiptare në kuadrin e diskutimit të nevojës për regjistrim etnik të popullsisë vërtet mund t’u referohen objektivisht autorëve dhe autoriteteve të fushës, por në thelb përdorin si fushë testimi për dilemat etnike vetveten, nëpërmjet introspeksionit.
Archive for March, 2011
LAVJERRËSI I IDENTITETIT
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged Arbëreshët, identiteti, identiteti etnik, identiteti periferik, periferia, qendra, regjistrimi i popullsisë on March 30, 2011 | 27 Comments »
KUJTESA E TEKSTIT (II)
Posted in Art, Komunikim, Kulturë, Nostalgji, Sociologji, Totalitarizëm, tagged arti i aplikuar, Beatles, Buzz Aldrin, dekontekstualizimi, design, e bukura në art, e bukura në design, fetishizimi i objektit, kitsch-i, konsumerizmi, l'Europeo, libri, libri si fraktal i kulturës, Novela e shahut, privimi informacional, rileximi, Sharon Tate, Stefan Zweig, Woodstock on March 30, 2011 | 5 Comments »
Libri është për nga natyra e vet, botë e mbyllur; ku mund të humbasësh si në pyll ose të dergjesh si në qelinë e burgut. Në këtë kuptim, ai vjen e përftohet si skaji i kundërt, ose antiteza e Bibliotekës së Babelit të Borges-it, ose labirintit të pacak, të përfytyruar nga argjentinasi.
Pafundësisë së titujve në bibliotekë, libri i vetëm i ofron pafundësinë e interpretimeve, ose një labirint të një lloji tjetër.
ALIGATORËT
Posted in Komunikim, Kulturë, Media, tagged fanatizmi, fetë në Shqipëri, Janullatosi, KOASH-i, ortodoksia greke, toleranca fetare on March 29, 2011 | 13 Comments »
Elsa Demo, sot në Shekulli, rrëfen për një mozaik 600 m2-ësh që po realizohet nga artistët Josif dhe Liljana Droboniku për kupolën e katedrales ortodokse në qendër të Tiranës.
Artistët flasin për vështirësitë e kësaj sfide, teknikën e mozaikut, stilin e imazhit që do të përftohet.
PETKAT E REPUBLIKËS
Posted in Politikë, tagged autoritarizmi, Bamir Topi, format e Republikës, konjukturat politike, Presidenti i Republikës, Presidenti Shqiptar, republikë parlamentare, republikë presidenciale, sistemi republikan, zgjedhja e Presidentit, zgjidhje konjukturale on March 28, 2011 | 38 Comments »
Mësojmë nga shtypi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur hapur për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri dhe për të ardhmen e tij pas mbarimit të mandatit të tij. Për pikën e dytë nuk mund të thuhet shumë, përveç urimeve më të përzemërta në adresë të Presidentit Topi për suksese të mëtejshme në fushën politike.
PAGESA E FRIKËS
Posted in Komunikim, Media, tagged gjeografia televizive, indiferenca provinciale, katastrofa, konsumi i lajmit, lajmet në televizion, lajmi si dëfrim on March 27, 2011 | 2 Comments »
Kur ndodhesh përballë mynxyrash si kjo që ka pllakosur Japoninë sot, vështirë t’i shpëtosh frikës – si emocion të menjëhershëm, instinktiv, atavik; por edhe si reagim pothuajse ekzistencial, të njeriut që ndihet i pafuqishëm përballë kozmosit.
Pastaj vjen një çast kur kjo frikë, e përzier me dhembshuri, mëshirë dhe përulësi, tërhiqet njëlloj si vala e tsunamit, për t’ia lënë vendin reflektimit; dhe mendja përsiatëse nuk mund të mos konstatojë se e gjithë kjo pjesëmarrje në fatkeqësi po ndërmjetësohet nga mediat.
MERIMANGA E LOUISE BOURGEOIS
Posted in Letërsi, tagged Louise Bourgeois, Moikom Zeqo on March 26, 2011 | 1 Comment »
nga Moikom Zeqo
Në 31 maj 2009 në apartamentin e artistes së famshme Louise Bourgeois në New York erdhi kritiku i artit, gjermani Jan Verwoert. Ora ishte 10.
Jani ishte mbi të 50-tat. I mprehtë, mendjemadh më shumë se krenar, me pak mjekër mefistofeliane dhe i veshur me bluxhins.
Ai ishte kryeredaktor në revistën “Frieze Magazine”, por bashkëpunonte edhe me revista të tjera arti si “Metropolis M.” Jepte leksione edhe në Piet Zwart Institute në Roterdam të Holandës. Kishte ardhur në New Jork për të intervistuar Louise Bourgeois-in.
Nuk e kishte takuar kurrë më parë.
NJË MIK NË AFRIKË
Posted in Komunikim, Kulturë, Lojëra, tagged Albanian mafia, Albanian Mob, Bledar Morina, Dardan Petrela, Far Cry 2, Grand Theft Auto IV, imazhi, imazhi i shqiptarit, imazhi i shqiptarit në Perëndim, Josip Idromeno, Kalem Vulaj, kanuni, Kanuni i Lekës, kriminaliteti shqiptar, Lufta e Kosovës, mafia shqiptare, SOCOM II on March 25, 2011 | 8 Comments »
Josip Idromeno. Kush është ky Josip Idromeno?
Nga emri, të kujton një jugosllav të famshëm, Titon; nga mbiemri, një artist tonin të traditës nga Shkodra, Kol Idromenon.
Josip Idromeno, në të vërtetë, është shqiptar Kosove, 48 vjeç, lindur në Prizren; ai peshon 120 kg, është 1.90 m i gjatë, flokëthinjur, me sy bojëkafe. Ish luftëtar i UÇK-së, më parë parashutist në Armatën Jugosllave, ka punuar herë pas here si bodyguard dhe ndonjëherë kamionist; më pas është aktivizuar si mercenar në Afrikë.
TSUNAMI I VETMISË
Posted in Politikë, Sociologji, tagged bunkeri, busulla, centrali bërthamor, etnocentrizmi, indiferenca, integrimi në BE, kriza libiane, lufta në Libi, mbyllja në vetvete, mediat shqiptare, politika e jashtme, realpolitika, tërmeti japonez, tsunami on March 24, 2011 | 13 Comments »
Dy ngjarje madhore shkundën botën në pragpranverën e këtij viti: tërmeti në Japoni dhe lufta në Libi. E para ishte kataklizëm biblike, për nga forca e tërmetit të paparë dhe nga përmasa e tsunamit pasues, por edhe nga incidenti i centralit bërthamor në Fukushima. Ngjarja e dytë ishte lufta e papritur në Libi, që erdhi pas konfliktit të armatosur midis forcave rebele dhe mbështetësve të Gedafit. Edhe pse kriza libiane duhet futur në zinxhirin e krizave që prekën vendet arabe të Afrikës Veriore, përshkallëzimi i konfliktit, me futjen në lojë të disa vendeve perëndimore, u realizua me shpejtësi të madhe. Siç mund të parashikohej lehtë, si tërmeti në Japoni, ashtu edhe lufta në Libi, zunë faqet e para të të gjitha mediave botërore. Por jo në Shqipëri. Përse vallë? (more…)
LOST IN NEOLOGISMS
Posted in Gjuhësi, tagged fjalët e huaja, fjalët e reja, leksiku i shqipes, neologjia, neologjizmi, purizmi, shqipërimi, terminologjia on March 23, 2011 | 3 Comments »
Nga fillimi i javës që shkoi në Gazetën Zyrtare u bë i njohur vendimi i Komisionit të Përgjithshëm të Terminologjisë dhe Neologjisë për të emëruar me fjalët « rrasë » ose « pllakë » (përkatësisht tablette dhe ardoise) kompjuterin e sheshtë të firmës « Apple », të njohur me emrin « Ipad ».
Po aq sa ky lloj organizimi që vepron për të mos ia lënë rastësisë trysninë që ushtrohet mbi gjuhën interes paraqet edhe mekanizmi mediatik në prag të daljes në treg (shtator-tetor) të ribotimit të përvitshëm të një prej fjalorëve të njohur të gjuhës frënge, kur gazetat dhe Tv-të vihen në garë të fortë gjuetie për të zbuluar dhe paraqitur kush e kush më parë lexuesit të tyre hyrjet e reja të Fjalorit. Përgjithësisht është fjala për tre-katër deri në gjashtë fjalë të reja për të cilat flitet gjerësisht ku janë mbledhur si janë përdorur çfarë kuptimi kanë.
NJË MJEK NË BARRELË
Posted in Politikë, Sociologji, tagged etika mjekësore, mjekësia, mjekësia publike, shëndetësia, shëndeti publik on March 22, 2011 | 31 Comments »
Sapo lexova në Shekulli që ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili paska bërë një aksident me makinë, ku është plagosur, por jo rëndë.
Më erdhi keq, sepse e njoh madje e kam pasur shok vite më parë, kur ishim të dy shokë gjimnazi; dhe më pas, kur kemi qenë bashkë gjatë zborit tremujor te Rrapi i Trishit.
PARTITË DHE PARATË
Posted in Politikë, tagged biznesi dhe politika, financimi publik i partive, fushatat elektorale, kostot e fushatave elektorale, mani pulite, partitë politike, partitokracia, referendumi, shpenzimet parazgjedhore, transparenca e arkave të partive on March 21, 2011 | 6 Comments »
Kemi folur edhe herë të tjera për partitë politike sot në Shqipëri, rolin e tyre në polarizimin dhe segmentimin e shoqërisë shqiptare, partitokracinë, pseudo-pluralizmin, shndërrimin e partive në automjete të blinduara për nevojat e liderëve përkatës.
T’I GËZONI BOMBAT
Posted in Gjuhësi, Komunikim, Politikë, tagged leksiku politik, NATO, retorika politike, Shqipëria në NATO on March 20, 2011 | 5 Comments »
Më la përshtypje të keqe titulli i një lajmi në Tema, në lidhje me qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj operacioneve ushtarake në Libi.
Natyrisht, e kam fjalën për foljen përshëndet, e cila – gjithnjë për mendimin tim – e bart me vete një konotacion gëzimi ose entuziazmi.
MODELI AL GORE
Posted in Politikë, tagged Al Gore, ambasadori amerikan, Arvizu, gjykata e lartë, presidenca, rinumërimi i votës on March 19, 2011 | 59 Comments »
Rastësisht lexoj, në një artikull të Skënder Minxhozit në Shekulli, se ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, në një takim me studentët, duke ilustruar si duhet të sillen palët kundërshtare në rast mosmarrëveshjesh gjatë procesit zgjedhor
[...] evokoi para studentëve rastin e ish-kandidatit presidencial Al Gore, i cili pranoi në heshtje verdiktin e Gjykatës së Lartë të Amerikës, megjithë pretendimet jo të pakta të demokratëve për numërimin e votave në Florida.
Shumë prej nesh e njohin rrjedhën e ngjarjeve që çuan në “dorëzimin” e Al Gore para vendimit të asaj gjykate – ata që nuk e njohin mund ta mësojnë lehtë, duke kërkuar në Google.
KUR PIKON LEKSIKU
Posted in Antropologji, Gjuhësi, tagged hipoteza Sapir-Whorf, izomorfizmi leksikor, leksiku, mangësitë leksikore, neologjizmi, tabuja, tabutë on March 17, 2011 | 28 Comments »
Një diskutim sot në blogun Language Log, nëse japonishtja e ka apo nuk e ka një fjalë të përshtatshme për plaçkitjen (looting), më solli ndërmend një dilemë timen të pazgjidhur, në lidhje me si ta sjell në shqipe fjalën dhe konceptin e blackmail-it.
Dihet se gjuhët janë sisteme autonome të organizimit të perceptimit; jo nomenklatura, shifra ose kodifikime të të njëjtës hartë konceptuale. Megjithatë, ideja e përhapur se mungesa e një fjale në leksikun e një gjuhe mund të thotë diçka në lidhje me botëkuptimin e folësve të asaj gjuhe është, përgjithësisht, e pambështetur.

