Feeds:
Posts
Comments

Archive for April, 2011

Pyetja nëse emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet lokale mund të ketë përgjigje të thjeshtë, por mjafton të grishës pas “jo”-së së mundshme, për të zbuluar dritëhijet e një sfondi të ndërlikuar, që shkon përtej kufijve të komunës apo të bashkisë ku marrim certifikatën e lindjes.
(more…)

Read Full Post »

Që fushata aktuale e zgjedhjeve vendore ka marrë tiparet e zgjedhjeve politike është e qartë për të gjithë. Kjo nuk vihet re vetëm në polarizimin e politikës, në personalizimin e fushatës, në anashkalimin e problemeve vendore, në programet e përgjithshme, në pritshmërinë pas janarit, por edhe në mënyrën se si po zhvillohet kjo fushatë e acaruar.

(more…)

Read Full Post »

- aktualiteti i një debati të vjetër për leksikografinë shqipe -

Te një libër i tanishëm i Rexhep Ismajlit kushtuar Selman Rizës (Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës, Prishtinë 2009), lexoj për një kundërvënie mes këtij të fundit dhe Androkli Kostallarit dikur në fillim të viteve 1960, në lidhje me drejtimin që duhej të mbante leksikografia shqipe, ose ç’fjalor u duhej pikërisht shqiptarëve.

(more…)

Read Full Post »

Edhe pse janë më të bukurit, më enigmatikët dhe nga më të cituarit e poezisë shqipe, edhe pse janë të vetmit që mbajnë mend edhe ata që kurrë nuk i kanë shkuar deri në fund një teksti poetik, megjithatë gjithmonë më është dukur se diçka ka mbetur pa thënë për dy vargjet e famshëm të Lasgushit: “Se s’dashuroja as un’ as ti/ Po dashuronte dashuria

(more…)

Read Full Post »

Në një shoqëri që e ka përqafuar ekonominë e tregut si të ishte Libri i Shenjtë i Modernizimit dhe i Qytetërimit, kush ofron shërbime të vlefshme për publikun duhej të ishte në gjendje të jetonte nëpërmjet të ardhurave nga këto shërbime.

Të paktën teorikisht.

Këtu unë do të doja të pyesja sa shkrimtarë dhe artistë janë në gjendje të nxjerrin bukën e gojës, sot në Shqipëri, duke shkruar dhe duke bërë art.

(more…)

Read Full Post »

Siç mund ta keni mësuar tashmë, gazeta online ResPublica është duke u mbyllur, për shterrim fondesh.

Themeluesi i saj, Mustafa Nano, arriti të krijojë një faqe Interneti ku analizat, esetë dhe opinionet e kolegëve kombinoheshin me blogimin e tij të shpeshtë për lajmet e përditshme.

Faqja u financua për ca kohë nga një grant i Universitetit Europian të Tiranës, që me sa duket tashmë nuk do të rinovohet.

(more…)

Read Full Post »

Nuk ka shumë kohë që u njoha me termin “nation branding”, pavarësisht se konceptin, si shumë të tjerë, e kisha të qartë prej kohësh në mendjen time. Me pak fjalë mund të shpjegohet kështu: çdo vend ka reputacionin e vet, sikurse ndërmarrjet e ndryshme dhe produktet e tyre. Ky reputacion i ngjason, si të thuash, markës së produktit.

(more…)

Read Full Post »

Mund të pretendohet se një prej efekteve të incidentit mes Ambasadorit Amerikan dhe Gazetës Shekulli është se do të nxisë dënimin moral që duhet t’i japë shoqëria shqiptare fenomenit të racizmit. Historikisht, lufta kundër racizmit është konsideruar si luftë legjitime. Skllaveria në Amerikë ishte e bazuar në përkatësi racore, dhe zhdukja e kësaj skllavërie konsiderohet me të drejtë fitore e gjithë njerëzimit për periudhën moderne. Po ashtu, dënimi i gjenocidit të shkaktuar nga nazistët përkundrejt çifutëve konsiderohet po njësoj fitore e njerëzimit kundër këtij fenomeni.

(more…)

Read Full Post »

Incidenti i fundit mes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gazetës Shekulli ka ngjallur interes të madh në opinionin publik. Një shpjegim timin për shkaqet e mundshme të këtij incidenti mund të lexohet në ResPublica (në një version disi më teknik dhe linguistik, edhe këtu; vëreni ironinë që, një problem që në thelb lidhet me komunikimin mes një gazete dhe një përfaqësie diplomatike ka në qendër një profesor të shkencave të komunikimit – Ilir Yzeirin; të cilit me këtë rast i uroj sa më pak telashe me langonjtë e shpagimit).

(more…)

Read Full Post »

Tiranës i duhet një sistem i plotë dhe funksional adresash, thotë kandidati për kryebashkiak. Rrugët kanë ende emra gjeneralësh komunistë, thotë analisti. Nuk e bëj dot punën tamam, thotë postieri.

(more…)

Read Full Post »

Po i kthehem çështjes së emigracionit të brendshëm drejt Tiranës, me shpresë se do të ngjallë debat.

E quajta “dyndje” në një shkrim të mëparshëm; një komentuesi kjo fjalë nuk i pëlqeu.

Atëherë po e korrigjoj: nuk është dyndje, por invazion barbar. Valë shkatërrimtare. Sjellëse e kaosit dhe rrëgjimit.

(more…)

Read Full Post »

Lindita Çela, Shekulli përshkruante kapjen e organigramës së Policisë së Shtetit nga tropojanët: në 90 sektorë të 22 drejtorive të Policisë, gjenden së paku 50 drejtues me prejardhje nga ajo krahinë.

Këta burra i bashkon jo vetëm prejardhja, por edhe gjaku – “shumë prej tyre janë farefis”, thotë Çela.

Asocimi me kryeministrin e tanishëm Berisha, tropojan edhe ai, nuk mund të shmanget; edhe pse emërimet i ka miratuar ministri i Brendshëm Basha, i cili, veç të tjerash, ka dyfishuar organikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga 300 në 600 punonjës.

(more…)

Read Full Post »

Një anketë e mençur te “Peshku pa ujë” i fton lexuesit të përmendin një figurë ose person(alitet) shqiptar që admirojnë ose respektojnë pa rezerva – me kusht që të jetë fjala për dikë ende të gjallë.

Varfëria në përgjigjet duhet të më lërë pa gojë, por në të vërtetë s’po më habit. Është varfëri që do ta kisha parashikuar, po të më kish pyetur kush; sikurse është varfëri që mund të interpretohet në të paktën dy mënyra: (1) të rinjtë sot – po supozoj që PPU frekuentohet nga të rinjtë kryesisht – nuk ndjekin kënd si role model, nuk admirojnë as respektojnë kënd pa rezerva, përveçse po të jetë i vdekur; ose, të rinjtë sot kanë frikë ose turp të pohojnë se admirojnë, adhurojnë ose respektojnë kënd, për shkak të trysnisë prej bashkëmoshatarëve (peer pressure). Natyrisht flas për shqiptarë dhe shqiptarë.

(more…)

Read Full Post »

Fushatën e tanishme, për zgjedhjet lokale, nuk e ndjek dot lehtë, meqë nuk i veçon dot lajmet nga propaganda dhe skriptet e zyrave partiake; në një kohë që sondazhet, siç dihet, nuk i bën kush ose nuk i beson kush.

Unë, me aq sa më vlen fjala, e pata thënë dhe e përsërit që këto zgjedhje nuk duheshin mbajtur tani; ose në rrethanat e një krize institucionale që u krijua brenda shtetit shqiptar pas 21 janarit – vrasjeve të demonstruesve dhe akuzave të Kryeministrit kundër Prokurores së përgjithshme, Presidentit të Republikës dhe kreut të Opozitës.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: